Ndeshja Xhenoa-Inter, e cila u shty për shkak të përmbytjeve në këtë qytet, do të luhet më 13 dhjetor në mbrëmje. Lajmi është konfirmuar nga ana e presidentit të Xhenoas, Enriko Preciozi.
Kjo ka bërë që të ndryshojë edhe data e ndeshjes Inter Fiorentina, e cila do të luhet një ditë më përpara. Nga data 4 dhjetor, ndeshja do të luhet të shtunën, më 3 nëntor.
Përmbytjet që preken Italinë bënë që të shtyhej edhe ndeshja më e rëndësishme e javës së kaluar, Napoli-Juventus, edhe pse në fakt pati shumë dyshime për shtyrjen e kësaj ndeshje, duke qenë se kushtet në Napoli nuk ishin aq të rënda.