Gjykata e Napolit ka dhënë më në fund dje, pas tre vjetësh, vendimin për të ashtuquajturin “Kalçiopoli”. Si përfundim, gjykata ka vendosur që të dënojë ish-drejtorin e Juventusit, Luçiano Moxhi me 5.4 vjet burg, si dhe një sërë ish-drejtuesish të lartë të Federatës dhe gjyqtarë.
Por, gjykata e ka shpallur të pafajshëm Juventusin, duke e bërë paradoksal këtë vendim.
Kjo, duke qenë se, sipas vendimit, Juventusi nuk ka trukuar ndeshje apo nuk është favorizuar nga arbitrat.
Paradoksi qendron në faktin se Juventusi është shpallur i pafajshëm, ndërsa ish-drejtori i saj, Moxhi, i fajshëm. Sipas vendimit, i bie që Moxhi nuk ka veoruar për interesat e Juventusit, por kundër tij.
Përveç paradoksit, Juventusi del më i humburi nga ky vendim, duke qenë se ka vuajtur pasoja të rënda, si zbritja në Serinë B, edhe pse nuk ka bërë ndonjë faj.
nuk ka fare paradoks.
gjyqi u be per personat dhe jo per klubet.
klubet e moren denimin direkte kur ndodhi .
si nuk ka bere faj Juventusi kur ka fituar ndeshjet me arbitra…
te duket gje e vogel kjo????…kshu qe direkte ne seria B.
kurse per ideatoret e calciopolit vazhdonte gjyqi per tiu dhene denimin e merituar…hajt beni nje cike burg se nuk iu gjen gje…shpresoj
te jene shqiptare ne ato burgje ku do rrasen keta…
O tema aman ku i merrni keto lajme kaq tendencioze? si mor nuk ka pasur faje Juventusi!! Po kush i paguante rrogen Moggi-t? Sic e tha dhe parashkruajtesi Juventusi e mori denimin e saj qe ate vit kur ndodhi calcopoli dhe nuk ka ca denimi tjeter te marri, tani ishte rradha e Moggi me shoke te provojne ca vite burg.
P.s mundohuni te zgjidhni paanshmeri burim lajmesh, mos germoni tek blogjet juventine, ne fillim duhet te jeni gazetar pastaj tifoze :))