Kapelo nuk do të shkojë në dasmën e të birit, luan me Spanjën

8 Nëntor 2011, 19:35Sport TEMA

Fabio Kapelo nuk do të jetë i pranishëm në ditën më të rëndësishme të djalit të tij, atë të martesës. Shkak për këtë është bërë miqësorja e Anglisë me Spanjën.

Djali i Kapelos martohet të shtunën dhe nuk kishte problem, duke qenë se ndeshja do të luhej të premten. Por, për Kapelon ka dalë një e papritur, pasi Federata Spanjolle e Futbollit ka kërkuar që ndeshja të luhet të shtunën, për shkak të impenjimit të Barcelonës në Kupën e Mbretit.

Kapelo është tërbuar me këtë gjë, por nuk ka se çfarë të bëjë: do të humbasë dasmën e të birit, i cili, duke pasur parasysh axhendën e ngjeshur të të jatit, kishte lënë pikërisht të shtunën për t’u martuar, duke qenë se Kapelo ishte i lirë. Tashmë ai nuk duhet të jetë ndjerë mirë që pikërisht i jati nuk do të jetë i pranishëm në dasëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje