Alesandro Del Piero mbush sot 37 vjeç. Për njeriun simbol të Juventusit, kjo do të jetë ditëlindja e fundit si bardhezi, duke qenë se në fund të sezonit atij i përfundon kontrata dhe drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë që për të nuk ka më vend si lojtar tej Juvja.
Del Piero ka marrë urime të shumta për këtë ditë, mes të cilëve edhe nga klubi i vet, në të cilin thuhet: “Në 9 nëntor 1974 në Conegliano, provincë e Trevizos, lindi një fëmijë i destinuar për t’u bërë fenomen. Emri i tij është Alesandro Del Piero. 37 vjet më vonë, historia e tij është një legjendë”.