Adrian Mutu, zëvendësuesi i Kasanos tek Milani?

10 Nëntor 2011, 18:24Sport TEMA

Milani është duke marrë në konsideratë çdo alternativë për të zëvendësuar Antonio Kasanon, i cili nuk do të ketë më mundësinë që të luajë këtë sezon, pas operimit në zemër.

Deri më tani janë përmendur shumë emra, ndërsa së fundmi, mediat italian flasin për një interesim të Milanit për sulmuesin rumun, Adrian Mutu, që aktualisht luan së bashku me Erjon Bogdanin tek Çezena.

Alegri e sheh Mutun si zëvendësuesin ideal të Kasanos dhe Çezena është e gatshme që ta largojë rumunin, duke dhënë se ka dhënë shumë pak nga ajo që pritej.

Problem mbetet vetëm fakti se si do të shkojë Mutu tek Milani. Kuqezinjtë kërkojnë ta marrin atë borxh deri në fund të sezonit, ndërsa Çezena kërkon që ta shesë atë.

Përveç Mutusë, Milani ka shprehur interes edhe për sulmuesin e Katanias, Maksi Lopez, si dhe atë të Çelsit, Didier Drogba, që i përfundon kontrata me blutë e Londrës.

 

1 komente në “Adrian Mutu, zëvendësuesi i Kasanos tek Milani?”

  1. tomori beratit says:

    Nuk e kuptoj Milanin perse nuk mer per sulmues sali ram viçidolin pyken me te mire re europes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje