Bie edhe pista e gjermanit Lorenz Günter Köstner për të marrë postin e trajnerit të kombëtares shqiptare. Ndonëse ishte thënë se pritej vetem prezantimi, në çastet e fundit vjen një vendim surprizë nga Köstner. Pas takimit që ka pasur me trajnerin menaxher te Volfsburgut, Feliks Magat, Lorenz Günter Köstner ka njoftuar FSHF-në se nuk mund ta marrë postin e trajnerit të kombëtares shqiptare. Më herët është thënë se Besnik Hasin nuk e lejoi klubi belg i Anderlehtit të bëhet trajner i Shqipërisë. Tani është radha e Volfsburgut që të pengojë Lorenz Günter Köstner për të marrë postin e trajnerit kuqezi. Kush e ka radhën të pranojë së pari detyrën e trajnerit kuqezi dhe shumë shpejt të gjejë pretekstin për të mosardhur?
Kriza per trajner te kombetares eshte treguesi me domethenes se ne cfare derexheje e ka katandisur kombetaren matrapazi Duka. T’i besosh ketij palacoje nje sektor te tille si futbollin,kur dihet sot se cfare impakti ka ky sport per imazhin e nje vendi dhe kulturen sporitve ne pergjithesi,eshte si t’i varesh ujkut melcite ne qafe!
Refuzimi qe iu be kandidatures se Hasit tregon se ky po e perdor perdhunitsht postin e pamerituar qe mban.Pse? Sepse Hasi kerkonte me te drejte nje kontrate 4 vjecare. Ne kushtet kur kombetarja ka deshtuar ne te gjitha objektivat,kur brezi i lojtarve ne shumice po e mbyll ciklin,eshte normale qe trajneri,nese eshte serioz, te kerkoje KOHE per pergatitje.
Kontrata afatshkurter ka kuptim kur ekipi eshte ne forme,me lojtare me nivel te larte dhe ti kerkon rezultate ambicioze. A eshte kjo situata me kombetaren?! Jo kurrsesi. atehere pse Duka vazhdon me avazin e vjeter?! Sepse ka mentalitet bixhozxhiu,bastaxhiu,don te mashtroje si me deritani me flluska-objektiva qe te nxjerre fitime maksimale per xhepin e tij.Pra,ne vend te nje projekti serioz,don te hutoje opinionin si deri me tash me sensacione emrash trajenresh te huaj,te cilet do premtojne mrekullira(mashtrime) me ndihmen edhe te nje taborri pseudo-gazetaresh te cileve u jepet hera-heres ndonje cocke per te lepire ne kembim te venies ne sherbim te klanit mashtrues qe ka uzurpuar FSHF-ne….