Interi është në një krizë të thellë rezultatesh, teksa në kampionat gjendet në vendin e tretë nga fundi, me pikë të barabarta me Leçen.
Mesfushori holandez, që shihet dhe si lojtari më i rëndësishëm për zikaltërit, Uesli Shnajder, është pëprpjekur që të shpjegojë arsyet e situatës së vështirë në të cilën ndodhet Interi. Sipas Shnajder, shkak për rezultatet negative janë lojtarët rezervë, që nuk janë në një nivel me titullarët dhe mosha e madhe e ekipit.
“Në këto momente, diferenca mes lojtarëe titullarë dhe atyre rezervë është shumë e madhe. Për më tepër që jemi ekipi më i moshuar në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, kam besim që mund të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Shnajder.