Shtyhet seanca për Metën, ekspertët kërkojnë kohë për tu përgatitur për pyetjet

11 Nëntor 2011, 12:22Politika TEMA

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur që të shtyjë seancën ndaj kreut të LSI, Ilir Meta. Shtyrja erdhi për shkak se ekspertët e videos Meta- Prifti kërkuan kohë të përgatiten për pyetjet që ka përgatitur prokuroria dhe mbrojtja. Prokuroria kishte paraqitur 37 pyetje për ekspertët, kurse mbrojtja vetëm 7 të tilla. Pak ditë më parë prokuroria mirëpriti një deklaratë të zëdhënësit të Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, që BE të ofrojë ekspertizë për videon. Megjithatë duket se një kërkesë e tillë nuk do merret parasysh nga gjykata.

Prokuroria ka hedhur dyshime mbi profesionalizmin e ekspertëve shqiptarë dhe pajisjet që ata kanë përdorur.

6 komente në “Shtyhet seanca për Metën, ekspertët kërkojnë kohë për tu përgatitur për pyetjet”

  1. Viktor says:

    Edhe ky i pafajshem do te dale, ashtu sic kane dale plot shoke te tij qe kane qene dhe jane ne pushtet. Mos harroni qe jetojme ne Albanistan,jetojme akoma ne mesjete, ku ligjin e ben i forti i xhungles.

  2. Tironci Lugano says:

    Duan ta shtyjne sa me shume ceshtjen qe dhe njerzit te lodhen e te filloj te harrohet.I takon njerezve te theshte popullit te coje zerin sa me lart e me fort qe ky hajdut me cizme te denohet.Por ne sjemi nga ai popull(perfshi dhe veten) qe bejme dicka.Fakt me te forte se ky si zorr se prokuroria do kete ndonjehere ne dore ndaj nje politikani.

  3. paraziti says:

    nuk e di cfar pytjesh ka ber prokuroria eksperteve? per mendimin tim pytjet duhet te ishin:
    sa lek keni marr?
    kush jua ka dhen?
    vendi ku i keni marr?
    dhe si do i shpenzoni?

  4. Korca says:

    Po kur do e gjejne kohen keta ekspertet, kur meta te dale ne pension?

  5. T.Petro says:

    Shty te shtyjme Shqiperi
    Keshtu ke qene,keshtu ngele ti.
    Shty te shtyjme 65 vjet
    Ashtu dhe jemi kocke skelet.

    T.Petro

  6. laberia says:

    …une nuk arrij te kuptoje…kete loje…duket sikur prokuroria po ben gjyq me gjukaten e larte…!!!!.po mire them une gjykata e larte ..eshte shqiptare????…..punon per te miren e vendit…apo…eshte e ILIR METE KOKEMISHIT..????..po qe se prokuroria ben kerkese per nje expertize nga BE,,,,pse gjykata te mos jete dakord????……ata duan apo jo qe te dale e verteta……..mbase..ata duan me shume parate e pista te ketij pisi…QE QUHET ILIR META KOKEMISHI…..!!!PO DOLI PA LAGUR….na mori lumi…..hapu dhe dhe na perpi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje