Statkraft dhe Statoil çojnë Berishën në Norvegji

14 Nëntor 2011, 11:40Politika TEMA
Statkraft dhe Statoil çojnë Berishën në Norvegji

Kryeministri Sali Berisha pi raki me disa te rinj

Kryeministri Sali Berisha është nisur për një vizitë në Norvegji, duke thyer kështu izolimin e tij të gjatë. Në një njoftim të kabinetit të tij thuhet se ai do takohet me homologun norvegjez, Jens Stoltenberg, po ashtu do ketë një takim me Princin e Kurorës. Por ajo që bie në sy në njoftim është se Berisha do ketë një takim me përfaqësues të biznesit norvegjez, që kanë investuar ose duan të investojnë në Shqipëri.

Dy kompanitë kryesore që kanë mundësuar këtë vizitë në Norvegji janë Statkraft dhe Statoil, dy kompani me pronar shtetin norvegjez.

E para, Statkraft, ka nënshkruar për të investuar në projektin energjetik në kaskadën e Devollit, një projekt i shumëpërfolur në median shqiptare si një projekt me interesa personale i kryeministrit.

E dyta, Statoil, synon ndërtimin e gazsjellësit TransAdriatik. Së fundmi ky projekt u shfaq në përgjimet e sekserit italian, Valter Lavitola. Gazsjellësi synon të çojë gaz në Itali përmes Shqipërisë. Sekseri Lavitola ka ndërhyrë që projekti të marrë jetë. Berisha dhe Ilir Meta janë treguar të gatshëm, por vetë Silvio Berluskoni e ka shpërfillur projektin. Gazetat italiane kanë publikuar një letër të Berishës për Berluskonin, në të cilën kërkohej të niste puna për projektin. Por Berluskoni nuk ktheu përgjigje kurrë.

11 komente në “Statkraft dhe Statoil çojnë Berishën në Norvegji”

  1. sherifi says:

    Ky i shkreti ngaqe kishte shume kohe qe spo ja varte njeri,krijoi kete vizit d.m th qe ja mua bota me do
    kjo vizit ne norvegji eshte pa bereqet se ku eshte norvegjia e ku jemi ne me standarte e mireqenie.

  2. Denisi says:

    E degjuat idiotin Berisha ne Kosove tek perurimi i rruges kujtonte se ishte ne Shqiperi e ulerinte e cirrej sikur ishte ne Vucidol,foli Thaci e Presidentja teper njerezishem pa britma e ulerima.O zot se mos ben te njejten gje edhe atje ku do veje shpellari mbasi ky nuk di te flase ndryshe vetem pellet prandaj dhe Europa ja mbylli dyert kriminelit.

  3. Lalka says:

    Hallall Sali Berisha, na kujton Enver Hoxhen gju me gju me popullin!

  4. Bardhi Tolabi says:

    Keshtu do ju mbetet ne dere kryeministrave te botes,duke shfrytezuar mbledhje biznesmenesh,sepse askush nga kryeministrat nuk fton nje vrases te popullit te tij,nje hajdut te votes,pra nje njeri qe eshte me pushtet te vjedhur.Ne se do ishte zyrtare,tellallet e tij do te njoftonin para nje jave dhe do ju binin tam-tam-eve te triumfit,por nuk ka nje ftese te tille.

  5. nastradini says:

    Shkoi ne Maqedoni dhe Tetova e priti me brohori. Megjithese kishte vare nje biznesmen maqedonas me emerin Remzi Hoxha. Qe rastesisht kishte degjuar per biznesin e Saliut me Milloshevicin. dhe pas tij Hashim Thaci i Kosoves. Remzi hoxha u likuidua si shume deshmitare te tjere te CAMORRAS albaneze ne pushtet. Dhe shqiptaret e Maqedonise te mafiozit Menduh Thaci si edhe shteti maqedonas pas tij brohoret e brohoret me ngazellim me kenge dhe valle per Sali Kriminelin. duke e harruar fare shtatsin maqedonas Remzi Hoxha. Qe u zhduk ne qilaret e SHIK-ut albanez te Saliut dhe Gazidedes pa asnje gjurme. Degjoni nastradinin o shqiptare te Norvegjise dhe hapni syte. Mos t’ju shkoje ne mend t’i afroheni Saliut kur bisedon me firmat famoze te naftes ne Norvegji. Se do t’ju prese fati i Remzi Hoxhes nga Maqedonia.

  6. Ladi Marksisti says:

    shkon ne norvegji vetem te takohet me kriminele kosovare dhe banda mafioze narkotikesh qe jetojne aty …askush nuk e pret kete vemje te ndyre

  7. KOSOVA says:

    PO OR DENIS POR KOSOVARET ME SHUME DUARTROKITEN PER SALIUN SESA PER THAQIN APO ATIFETEN KOSOVARET E DINE SE PO TE MOS E NDERTONTE SALIU PJESEN E RRUGES NE SHQIPERI THAQI AS QE DO TA NDERTONTE KETE RRUGE NE KOSOVE:FALE SALIUT E TE NDJERIT RUGOVA KJO RRUGE PO VIE NE PERFUNDIM.

    1. agbi says:

      Or KOSOVA i nderuar , mos e pe ti Salen tu i ra bretku me kazem e lopat ne dore dhe po na e falenderon . Ate rruge e cdo rruge tjeter e ngrejme ti dhe une e njerzit e tjere se leket tona jane atje ,sta boni dhurat as sala as bala as mala. Kur do ta mesoni qe ne kapitalizem ste fal kush gjo ,te gjitha paguhen e ne rastin e ktij tonit i paguajme njicik si shtrenjt ne shqiptaret.

  8. Vorra bomsi says:

    Vajti me i bo nje vizite krushkut dhe kushuririt te tij qe te thurin plane si ti lajne parate e vjedhura dhe si ta shkaterojne totalisht shqiperine.

  9. gonixhani says:

    Kujdes kur shkruan mos e shtyp caps Lock!

  10. Bardhi Tolabi says:

    Te mbetet ne gryke kjo “dreke e shijshme”o i rrufjasur.Ne nje kohe kur shume Shqiptare,i japin fund jetes,sepse nuk kane me se te ushqejne femijet,ti,ju tregon drekat e shijshme.Perse nuk thua cfare vendoset dhe jo cfare i the apo te premtoi homologu Norvegjes?Keto qe thua ti,jane bisedime ne rang ekspertesh dhe kur konkludohet vendosin firmat kryeministrat.Por ti as ne rolin e ekspertit nuk je,se asgje nuk te eshte marre parasysh,vetem se nje pergjigje shume te thate nga kolegu:”…do te ndihmoje investitoret dhe kompanite Norvegjeze qe do te investojne ne Shqiperi…”.A e di ti,se ne kapitalizem,kryeministri ka “hapset e kashtes” ndaj privatit?Se privati vendos vete ku,kur dhe cfare investimi do te kryeje dhe nuk i merr leje kryeministrit.Ne nje Shtet serioz,askush nga kryeministrat,nuk shkon tek nje homolog,pa nje pergatitje paraprake,pa nje projekt per firmosje mareveshjesh midis dy vendeve dhe vetem per ato gjera qe ka ne dore qeveria dhe jo privati.Po ti as nuk di dhe as nuk do te degjosh nga ky vesh.Ti vetem te behesh lolo neper takime ke lindur,por kurre te tregohesh nje pushtetar serioz dhe me kapacitet.Keto vizita bejne “jehone”vetem tek militantet e tu,ndersa ne bote te nxjerin dhe kallajin e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje