Jemi të parët në Ballkan (përsa i takon borxhit të lartë)

13 Nëntor 2011, 16:59Politika TEMA

Raporti i përvitshëm i FMN-së me titull ‘World Economic Outlook’ nxjerr edhe njëherë në një dritë të keqe borxhin publik të Shqipërisë. Ne kemi borxhin më të lartë në gjithë Europën Qendrore e Lindore (duke përjashtuar Hungarinë, që është pjesë e BE-së). E dhëna e fundit, dmth kjo e vitit 2011, ka regjistruar një nivel borxhi të barabartë me 59,4% të GDP-së, ndërsa vendet e tjera të rajonit janë dukshëm poshtë këtij niveli. Bosnja është në afro 40% të GDP-së së vet, Bullgaria 17,8%, Kroacia 47,5%, Letonia e Lituania rreth 40%, Maqedonia 26,3%, Mali i Zi 43,1, Serbia e Turqia rreth 40%, etj. Mesatarja e borxhit publik të këtyre vendeve të Europës Qendnrore e Lindore është 43,6% të GDP-së, dhe kështu rezulton që Shqipëria ka një borxh shumë më të lartë se sa kjo mesatare, dhe jashtëzakonisht më të lartë se mesatarja e Ballkanit.

Qeveria shqiptare është kapur pas faktit se rritja e borxhit tonë gjatë viteve të fundit është më e vogël se sa rritja që ka ndodhur në vende të tjera, por kjo është e dhëna më pak domethënëse. Çfarë ka rëndësi në këtë mes është fakti që ne kemi borxhin më të lartë. Dhe parashikimiet për vitin e ardhshëm janë edhe më të zymta.

respublica.al

11 komente në “Jemi të parët në Ballkan (përsa i takon borxhit të lartë)”

  1. Pelasgian says:

    se mos perfundojm edhe ne si gerrqia , me te vertet do deshiroja qe te perfundonim ashtu edhe tu mushte me men nje her e mire ky popull !
    ti thoshte – FUCK OFF EDHE PS EDHE PD EDHE TE GJITHE ATYRE HAJDUTEVE QE NGROHIN KARRIGET E PARLAMENTIT !!!!

  2. sali kakabuba says:

    e rendesishme eshte me qene te paret,te tjerat nuk kane rendesi!
    ky eshte nje gabim i gazetarit,sepse ne rradhe te pare ne kemi kete renditje ku jemi te paret:
    1. zgjedhjet e lira dhe demokratike
    2.perpunimin e plehrave dhe mbledhjen e tyre sipas origjines
    3.industrine e perpunimit te pleharve dhe kthimin e saj ne energji elektrike
    4.do jemi te paret gjithashtu per importimin e plehrave.Ky eshte dhe nje tregues kutimplote i zhvillimit industrial te vendit tone.
    5.eshte i vetmi vend ne bote qe emrin e ka Shqiperi dhe banoret shqiptare,por qeveriset nga kombe te tjere( ne kete rast kombi osman).
    6.i pari nga vendet arabe, qe nuk eshte ngrit ne protesta kunder politikaneve te vet.
    7. i vetmi vend europian ku qytetaret e tij kendojne muzike arabe.
    8.i pari vend ne Europe,ku partia ne pushtet erdhi dhe me djegjen e bibliotekave.
    9.i pari dhe i fundit vend ne bote,ku qeveria merr borgje per ndertimin e autostrades,dhe pa e mbaru akoma,thote qe do e nxjerre ne privatizim.Pra,ne qytetaret do e paguajme borxhin,por me e bukura eshte se rrugen duhet tja paguajme dhe nje here tjeter privatit! sa bukur!!!!
    beeeeee beeeeee beeeeeeee beeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  3. trebeshina says:

    le te degjojme kambanat si ne greqi.lufton e majta ,pasurohet e djathta dhe kur te kerkoj te vij e majta ne pushtet, fajin e kane te majtet per kaosin e krijuar dhe borxhet e lena nga kryekomandanti yne skizofren.dhe me e bukura ,brenda e kemi ne te varferit.

  4. Argita_B says:

    Jetojme ne kohen e internetit keshtu qe as 2 min kerkim ne internet dhe titulli i artikullit te mesiperm eshte i gabuar.
    Shqiperia, me nje borxh te brendeshem prej 59% te GDP-se nuk ka se si te jete vendi me borxhin me te larte ne Ballkan dhe as ne Evopre pasi te pakten perpara nesh ne liste eshte Greqia me nje borxh prej 143% te GDP-se greke.
    Eshte e çuditeshme se perpara se te botohet nje lajm te mos kete asnje kryqezim informacioni nepermjet dy burimesh te ndryshme te pakten!
    http://immobilier-finance-gestion.over-blog.com/article-palmares-dette-publique-en-europe-81936012.html

  5. Frutori says:

    Me kete borxh nuk na pranojne ne Europen e bashkuar !

  6. Argita_B says:

    Nje tjeter pike me rendesi, dhe pse gazeta Tema nuk eshte e perditeshme ekonomike, gazetari qe shkruan mbi nje fenomen ekonomik duhet te kete te pakten nocionet se si funksionon ekonomia.
    Eshte e vertete se nje nivel borxhi prej 59% te GDP-se nuk ishte pare ndonjehere ne Shqiperi, eshte e vertete se eshte e larte, por nese keto shifra analizohen, e verteta eshte krejt ndryshe nga konkluzioni i pseudoartikullit te mesiperm.
    Sot çdo shqiptar qe lind ka nje borxh mbi kurriz prej rreth 3000€, nje francez prej 30 mije, pra 10 here me shume (nuk po mar shembuj si greket, italianet, potugezet apo belget pasi jane akoma me ekstreme).
    Fatemiresisht (kjo nuk eshte merite e Sali Sallomit he) shqiptaret kane akoma shume rruge perpara, dhe eshte me pak e veshtire te kalosh nga 5000€ ne vit/person ne 10000€ se sa nga 35 mije ne 70 mije per nje francez.
    Pra borxhi shqiptar aktual nuk eshte shqetesimi kryesor per shqiptaret.

    1. Dean says:

      Une mendoj se e ke gabim Argita_B.
      E para dhe me KRYESORJA.Ne nuk kemi 1 shifer te sakte te GDP-se,pervecse shifrave te ofruara nga INSTAT,qe eshte 1 vegel ne duart e BARBARIT/VE.Nuk eshte nevoja te manipulosh borxhin,thjesht GDP-ne
      Per rrjedhoje,une kam Frike se BORXHI eshte me i madh,por duke manipuluar GDP-ne,borxhi artificialisht deklarohet 59% te GDP-se.
      E dyta,TEMA flet per vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore,duke perjashtuar ketu vendet e Eurozones.Pra,Greqia,eshte 1 Elefant qe s’mund te fshihet ne xhep,por thjesht nuk permendet be artikull pasi eshte vend i EU-se.
      E treta,pikerisht keto argumenta jane perdorur para 10 vitesh ne Greqi,sikur ”borxh i menaxhueshem”, ‘nuk jemi dhe aq keq sa duket”,”ekonomia jone eshte e afte te perballoj”…etj.,dhe tani e shikojme se sa keq vajti Greqia.
      Borxhi ka 1 veti teper magjike.Gjithmon te jep idene se eshte i menaxhueshem.Kjo eshte edhe gracka ku shpesh here bien investitoret privat,individi dhe shtetet.Por me konkretisht ne Shqiperi.1-Nje nga ”motoret” e ekonomise Shqiptare ka qene ndertimi.Une mendoj se ndertimi ka arritur Pikun e vet ne Shqiperi,pasi prej tani e tutje do te mungoje ne treg konsumatori qe eshte i gatshem te paguaj 700,800-1000 Euro per meter katror.Per rrjedhoje,do kemi renie ne ritmet e ndertimeve e cila do te reflektohet ne humbje te vendeve te punes.Qeveria paralelisht nuk ka mundesi te stimuloj nepermjet projekteve publike,pasi nuk ka Leke.
      2-per 2 vitet e fundit qeveria ka rishikuar buxhetin ne mes te vitit fiskal,gje qe tregon se qeveria nuk kam undur te realizoje objektivat e veta ne Mbledhje taksash dhe Investime publike.Ne vendet e industrializuara,vetem kaq mjafton per te lexuar gjendjen e keqe ekonomike.
      E Katerta,duhet pasur parasysh se,ne me pak 2 vjet kohe,do kemi zgjedhje dhe BARBARI i Vucidolit,si ajo Bisha e kapur ne gracke,pasi po e ndien se po i ngushtohet laku ne gryke,do te japi gjithcka qe ka dhe nuk ka per t’i ”fituar” zgjedhjet e ardhshme.Te gjitha veprimet e tij,do reflektohen ne Ekonomi.Ajo KAFSHE e KEQE,ka trguar historikisht se per te shpetuar bythen e vet,eshte i gatshem t’ia vere flaken Shqiperise.Ne rastin konkret,EKONOMISE.Nuk mund te flase dot para kohe se cfare Manovrash do te ndermare BARBARI,por pertej cdo dyshimi ai ka per t’a sakrifikuar Ekonomine.Ka FRIKE MONSTRA…..+ shume te tjera,por qe mendoj se jam zgjatur shume.

  7. I duruari says:

    Perqindja e borxhit (59.4) per Shqiperine e dhene nga FMN eshte e…manipuluar.

  8. isa says:

    pse nuke publikoni qe nga permeti iken aktivistet e püs kalun te lsi 100 persona

    1. tekniku says:

      Who gives a shit about them.

  9. apple says:

    mire barren e borxhit e kane 30.000 € francezet dhe shoket e tyre europiane me rradhe……po rrogen e bere llogarine se sa e kane ne muaj, ti statisticienia sales….????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje