Ish-deputeti i Shkodrës në PS, Ilir Beqja, është në fakt një nga ekspertët ideatorë të propozimeve të reja që PS ka hedhur së fundmi për ndryshim të sistemit të taksave. Ai pranon të ndajë me gazetën “Tema” si lindi ideja për të propozuar heqjen e taksës së sheshtë dhe sistemin e referencave që e shoqëron këtë taksë, impaktin që pritet të ketë në ekonominë e vendit dhe në ekonomitë familjare gjithashtu. Zoti Beqja gjithashtu komenton buxhetin e ri të qeverisë “Berisha” duke thënë se ai është në fakt një buxhet që pranon krizën ekonomike. Nga ana tjetër ai vazhdon të këmbëngulë në atë që opozita po e thekson çdo ditë e më shumë se borxhi publik po kthehet në një problem të madh për ekonominë e vendit. Sipas Beqjas, janë fatura miliarda dollarëshe që i faturohen në fakt xhepave të taksapaguesve shqiptarë.
Intervistoi: Blerina Gjoka
Zoti Beqja, programi i ri politik i PS-së ka shkaktuar jo pak impakt në media dhe publik dhe një nga pikat më të ndjeshme të tij është çështja e taksave, ulja e TVSH-së dhe ndryshimi i mënyrës së taksimit. Si një nga ekspertët që jeni marrë me hartimin e pjesës ekonomike të programit, mund të na tregoni si lindi kjo ide?
Së pari, më lejoni t’ju falenderoj për mundësinë që më jepni që edhe nëpërmjet lexuesve tuaj të shpjegojmë programin e ri të Partisë Socialiste. Unë jam i kënaqur që programi ka nxitur interesin e publikut. Mesa duket kemi bërë, me kongresin e 5 nëntorit dhe programin e paraqitur në të, atë çfarë opinioni publik e paska pritur. Jam edhe më shumë i kënaqur që interesi i publikut është shfaqur për çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, që përveçse e qëndrueshme, duhet të jetë përfshirëse dhe inteligjente (bazuar në dije dhe inovacion); tregjet progresive; dobishmëria publike e partneritetit publik – privat; sukses sipërmarrës dhe karriere i bazuar tek konkurrenca e lirë dhe puna; zhvillim ekonomik që nuk mbështetet thjesht e vetëm në borxhe e shpërdorim burimesh natyrore; trajtimi i nevojës për arsim, për shëndet, për ujë të pijshëm e për strehim si të mira publike etj. Ne si PS, me programin tonë të ri, kemi përcaktuar qartë vizionin tonë, parimet tona. Ky përcaktim i qartë na e bën më të lehtë edhe hapjen drejt gjithë shoqërisë dhe ftesën për bashkëpunim ndaj forcave politike të të gjithë spektrit. Vlerësimin më të plotë e më të saktë e ka bërë këto ditë prof. Servet Pëllumbi në një të përditshme, kur ka shkruar se PS, me këtë program, e ka ftuar të gjithë politikën në një fazë të re, të dytë të zhvillimit të pluralizmit politik në Shqipëri. Dhe nuk është e rastësishme. E majta ka në gjenezën e saj nevojën për ndryshim dhe ne, e majta shqiptare, i ofrojmë shoqërisë sonë vizion tonë të ri.
Për t’u kthyer tek taksa e sheshtë. Ideja është e hershme, që në vitin e parë të miratimit të saj. Në pranverë 2009 ne kemi mbajtur një qëndrim që edhe sot them që ka qenë i saktë për atë kohë. Kishim shumë pak informacion dhe ndryshimi i menjëhershëm i sistemit fiskal mund të helmonte mjedisin e brishtë ekonomik me krizën që po trokiste në derë. Më vonë, në gjysmën e dytë të vitit 2010, kur rezultatet u bënë evidente, por edhe duke analizuar vështirësinë e buxheteve familjare në përballimin e jetesës konkluduam se me taksën e sheshtë po ndodhte një çarje e madhe në shoqëri. Nëse do të kthehemi prapa në kohë, që prej dhjetorit 2010, shumë deputetë të PS-së në diskutimet e tyre në Kuvend e rimorën këtë çështje. Megjithatë, mendoj se ka qenë një grafik i shpërndarë në rreth të gjerë deputetësh e anëtarësh të Këshillit tonë Kombëtar Ekonomik që na bëri të vetëdijshëm se taksa e sheshtë ishte, jo vetëm një spekulim, por edhe një spostim i barrës tatimore nga kapitali i madh tek të ardhurat e individit. Nuk e di sa me vend është që të ndaj me lexuesit këtë grafik (SHIKO: GRAFIKU 1), por unë po e bëj një përpjekje.
Grafiku paraqet përqindjen që tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat zënë ndaj totalit të të ardhurave tatimore në periudhën 2000 – 2010. Grafiku flet vetë, por edhe ne mbetëm pa gojë. Madje, bëmë edhe një herë disa llogaritje të tërthorta për të provuar saktësinë e efektit të figurës. Ilustrimin më të mirë të këtij grafiku, e ka bërë me shembuj të gjallë Edi Rama në fjalën e tij në kongres kur ka treguar se sa shumë u rritën taksat e për infermierët dhe si u ul taksa për doktorin kryeministër.
Kritikët e taksës së sheshtë pretendojnë se s’ka asgjë të keqe tek taksa e sheshtë në vetvete se sa tek mënyra se si qeveria shqiptare e zbatoi atë duke vendosur referencat, si e keni menduar zgjidhjen e referencave në programin e PS-së?
Përkundrazi, ne në PS mendojmë se taksa e sheshtë është e padrejtë në gjenezën e saj, sepse ngarkon më te njëjtën barrë tatimore persona me të ardhura krejt të ndryshme. Është taksimi progresiv ai që trajton në mënyrë uniforme, njerëz me të ardhura të përafërta, pasi kanë nevoja të përafërta, por duhet të përballojnë edhe përgjegjësi të përafërta. Habitem që më pyesni për kritikët, sepse unë me keqardhje konstatoj se nuk ka më mendim kritik për asgjë që bën qeveria. Ndoshta po kaloj në vetëmburrje, por ne në PS për taksën e sheshtë, por jo vetëm, na është dashur të bëjmë edhe researcher-in, edhe analistin, edhe shkencëtarin, edhe politikbërësin, edhe politikanin. Nuk duhet të jetë kështu, sepse kushdo duhet të luajë rolin e tij në shoqëri.
Ndërsa referencat, për mendimin tim, qeveria shqiptare nuk i vendosi për taksën e sheshtë, por për të zbutur efektet në buxhet të uljes së përqindjes së kontributeve. Madje, promovuesit atëherë deklaronin me cinizëm se po përdornin “karotën dhe shkopin”, a thua se ishin ndonjë regjim pushtues.
Referencat u bënë në kohën e qeverisjes së PD, filli ndriçues i administrimit fiskal. Referenca për numër të punësuarish, për paga, për transaksione patundshmërie, për çmime tregtimi mallrash, etj. Shoqëruar në ndryshimin e shpeshtë të legjislacionit fiskal dhe hyrjen në fuqi me efekte prapavepruese, administrimi fiskal u bë krejt voluntarist dhe me kosto të larta për sipërmarrjen shqiptare.
Ne jemi deklaruar qartë dhe prerë në programin tonë se “Të vetëdijshëm se politikat fiskale janë të suksesshme nëse realizohen përmes mirëadministrimit fiskal, ne do të çmontojmë sistemin e referencave”.
Cili mendoni ju se do të jetë impakti direkt tek njerëzit e thjeshtë, ose pjesës që ju i referoheni si 95 për qind e popullsisë, dhe tek biznesit ose sipas jush 5 përqindëshi i popullsisë? Kur do të fillojë të ndihet ky impakt në buxhetin e qeverisë së socialistëve gjithmonë duke supozuar ardhjen në pushtet në 2013-ën?
Me sa duket dikush po përpiqet të hedhë farën e dasisë midis 95 % dhe 5 % të shqiptarëve. Nuk është ky synimi ynë, por edhe vetë programi ynë e tregon këtë. Që në fillim flet për rritjen ekonomike e për sipërmarrësit. Këta nuk janë 5 % i vendit. Janë shumë më tepër, por që janë lënë të vetëm nga qeveritë e vendit të tyre dhe janë të kërcënuar nga modeli ekonomik i Saliut. Sukses vetëm për një pakicë sekserësh e biznesmenësh pranë oborrit familjar e politik të Saliut. Sektori privat kontribuon me më shumë se 85 % në GDP, por më shumë se gjysma e depozitave të shqiptarëve zotërohen nga vetëm 5 % e depozituesve.
E gjithë politika jonë fiskale do të jetë në shërbim të modelit tonë të ri ekonomik, në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe social pa harruar përdorimin e saj për të mbrojtur mjedisin.
Lidhur me impaktin që taksa progresive do të sjellë në buxhetet familjare, efekti i saj do të jetë i gërshetuar me uljen e çmimeve të ushqimeve e shërbimeve bazë nga shkallmimi i monopoleve dhe me uljen e TVSH-së. Lidhur me impaktin në buxhet, është ende shpejt për të folur. Në kongresin e 5 nëntorit ne u treguam shqiptarëve “thesin” e ideve tona. Në programin elektoral që do të hartojmë prej tani e deri në zgjedhje do të llogarisim edhe “thesin” e parave. Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë makroekonomike, bashkërendimin me institucionet ndërkombëtare, kontekstin rajonal e global dhe të vërtetën e gjendjes së financave të Shqipërisë, në kushtet kur të dhënat zyrtare fshihen, vonohen dhe kur dalin janë përherë e më të pabesueshme.
Zoti Beqja, a ka pasur kundërshtime brenda gjirit të grupit socialist për propozimin e taksës progresive, duke pasur parasysh që keni disa milionerë në grupin e deputetëve?
Prej 20 vjetësh, PS është deklaruar për ekonominë e tregut të lirë dhe epërsinë e saj. Zhvillimi ekonomik i vendit dhe suksesi i sipërmarrësve shqiptarë është synimi ynë kryesor. Jemi të vendosur të mbështesim sipërmarrjen me:
– Sistem ligjor dhe rregullator të qëndrueshëm e të hartuar me pjesëmarrjen e tyre. Parashikueshmëria është një nga elementët kryesorë të mirëqeverisjes. Qeveria aktuale i ka ndryshuar në 6 vjet, 64 herë 6 ligjet kryesore tatimore.
– Zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronësisë, të pronarëve të vjetër e të rinj, në qytet e në fshat. Çështje me karakter juridik, social dhe ekonomik.
– Rikthim të transparencës në prokurimet publike dhe ndryshim të procedurave të dhënies së koncesioneve. Prokurimet gjoja elektronike e kanë bërë hermetik procesin. Nuk dihet më se çfarë ofertash paraqiten dhe si bëhet përzgjedhja.
– Shkallmim të sistemit abuzues të referencave. Referencat ia kanë zënë frymën biznesit. Referenca të numrit të punonjësve, të pagave, të çmimeve të importit, të transaksioneve të patundshmërisë, të çmimeve të mallrave e shërbimeve që shit-blihen.
– Administratë publike në funksion të zhvillimit ekonomik, të qëndrueshme e profesionale.
– Informacion statistikor të saktë, të bollshëm e të shpejtë që të ndihmojë sipërmarrjen. Vënie të INSTAT nën varësinë e Kuvendit për të shmangur keqpërdorimin që qeveria i bën informacionit statistikor.
– Rivendosje të rendit e të sigurisë publike në mënyrë që prona të mos dëmtohet nga kriminelët dhe liria e sipërmarrjes të mos shantazhohet nga kërcënimet mafioze.
Sa më sipër, bashkë me sistemin e ri fiskal, do të mundësojnë që kushdo të fitojë më shumë, jo thjesht e vetëm se edhe 95 % do të ketë mundësi për më shumë konsum.
Zoti Beqja, buxheti i ri i qeverisë është bërë tashmë publik, si çdo vit, edhe këtë herë demokratët janë optimistë për investime dhe rritje ekonomike, si dhe rritje pagash e pensionesh, cili është këndvështrimi juaj kritik mbi këtë buxhet?
Projektbuxheti i vitit 2012 është pranim në heshtje i qeverisë se vendi është në krizë. Edhe deklarimi absurd i deflator-it të GDP-së me 1,1 % e dëshmon këtë. Njerëzit në Ministri të Financave nuk kanë pasur rrugë tjetër për të kënaqur Saliun, përveçse duke kthyer instrumentin më të rëndësishëm publik për zhvillimin e vendit në një lojë kungulleshke.
Shpenzimet janë parashikuar më të ulëta se miratimet fillestare të viteve 2010 e 2011, të ardhurat po ashtu. Rritje njohin vetëm shpenzimet për pagesën e interesave të borxhit.
Ndërkohë që Fondi Monetar u deklarua kundër parashikimeve të buxhetit, ndërsa biznesi vendas i pakënaqur me uljen e investimeve publike. Arsimi, shëndetësia e bujqësia kanë ulje të fondeve.
Duket buxhet i zymtë i një viti të ardhshëm të vështirë, pavarësisht se Saliu shitet si shumë i kënaqur.
Duke qëndruar tek buxheti, një nga çështjet më shqetësuese për PS-në është dhe çështja e borxhit publik, sa reale është frika se ky borxh mund të kthehet në bumerang në të ardhmen dhe pse?
Ne jemi realisht të shqetësuar për borxhin, qoftë publik, qoftë elementë të tjerë të borxhit të përgjithshëm e të ndërvarur që kemi sot në Shqipëri.
Jemi të shqetësuar për nivelin e lartë të borxhit publik për nivelin ekonomik që kemi. Jemi të shqetësuar për borxhin e keq që është mbledhur në sistemin tonë bankar që arriti në 1 miliardë dollarë në fund të shtatorit dhe që vitin e fundit është rritur me 50 %.
Jemi të shqetësuar për rreth 100 milionë dollarë fatura të pranuara e të papaguara që thesari i shtetit i ka kontraktorëve privatë të punëve publike.
Jemi të shqetësuar për borxhin e ndërvarur që sipërmarrës të ndryshëm i kanë njëri-tjetrit dhe se këmbimi me “clearing” nuk mund të jetë zgjidhje.
Jemi të shqetësuar për borxhin që klientë publikë e privatë i kanë kompanive të utiliteteve.
Sa më sipër, bashkë me detyrimet e njohura ndaj pronarëve dhe ish-të përndjekurve bëjnë që borxhet në Shqipëri të kalojnë 100 % të GDP-së. Qeveria është mburrur se shumë vende janë zhvilluar në saj të borxheve, por ne edhe pse kemi shtuar borxhet kemi ngadalësuar e frenuar rritjen ekonomike, nuk kemi shtuar punësimin. Vetëm se kemi shtuar varfërinë dhe polarizimin e shoqërisë.
Borxhet janë bërë barrë e rëndë për familjet shqiptare. Shërbimi i borxhit ka kaluar shpenzimet për arsimin, shëndetësinë apo bujqësinë. Çdo familje shqiptare shpenzon 65 dollarë në muaj për shërbimin e borxhit. Ky borxh po kthehet në rrezik për demokracinë tonë shumë të brishtë dhe në kërcënim për sigurinë kombëtare.
Guvernator në Bankën e Shqipërisë do të jetë sipas gjasave edhe 7 vjet të tjera Adrian Fullani, i atakuar nga PS si njeri që i ka shërbyer qeverisë aktuale, cilat janë gabimet e tij në menaxhimin e BSH-së dhe reagimit të saj ndaj krizës sipas jush?
Mesa duket rikonfirmimi i paralajmëruar i Guvernatorit Fullani do të miratohet bashkë me miratimin e disa ndryshimeve në ligjin për bankat. Pozicionin e PS-së për guvernatorin e ka bërë të qartë kryetari i PS-së. Unë vetë nuk jam përkrahës i faktit që një njeri të drejtojë për 14 vjet rresht një institucion, kushdo qoftë ky person. Duhet të krijojmë hapësira për qarkullim të elitave. Me mirëkuptimin tuaj, do të doja të shprehesha për këtë çështje pas miratimit të Guvernatorit dhe të ndryshimeve ligjore. Kjo edhe pse çështja është e gjerë dhe do të meritonte një intervistë me vete, të cilën, me shumë dëshirë, jam i gatshëm ta bëjmë në ditët në vijim, sapo të jenë miratuar në Kuvend dekreti për Guvernatorin dhe projektligji për bankat.
PRESIDENTET RRINE NE DETYRE JO ME SHUME SE 8 VJET,NDERSA GUVERNATORI I BANKES QENDRORE NA U DASHKA TE LIHET 14 VJET!!!!Haaaaa!!!VETEM INTERESA MAFIOZE BEJNE TE MUNDUR NJE EMERIM TE TILLE SKANDALOZ E ANTI EKONOMIK!!!
Hajde Beqo, se ti na duhesh..e ndrite ne mandatin e pare o kodosh, e ndrite dhe ne programin e pare..pa te shohim tani cdo na qullosesh o Beqo! Nje pyetje kisha une, kete punen e pronareve si do e zgjidhni? ti thua do e zgjidhesh ne nje kohe te shkurter…hajt po ta bejme kabull edhe kohen e gjate, por me thuaj si, qysh?! Please! Apo si Saliu, zer kush te zere,dhe atyre qe ia jane zene tokat paguaju ca miliona nga buxheti i shtetit? Po ne o Beqo, qe ketij mut shtetit si kemi marre gje,vec i kemi dhene, dhe me nder teje nuk i kemi hyre ne hak asnje muti?!Ckusur kemi?!
Edhe sikur xhevahire te nxjerresh nga goja Ilir ti nuk mund ta lash poshtersine tende. Mos harro Gjykata e Larte te ka hequr mandatin si nje hajdut, tjeter pune se ti e quan politike. Po une nuk i kuptoj dhe ata socialistet se si te votojne ty, nje hajdut ordiner!
Edhe ki besim tek kjo parti! Bej qejf o Sali bej! Sa te kesh Edin do mbreterosh dhe Edi do beje kurbane!
Ti o Sinani, nuk di cfare nxjerr nga ajo goja qe t’a ka zene Saliu me lek, pasi ketij zoterise nuk ja kane hequr mandatin per ato gjera si i quan ti, ben mire te informohesh dhe pastaj te flasesh pa patur nevoje per leket e Saliut. Tung koke loqe….
O Mistrec, mos fshih emrin, apo te vjen turp? Sa per ate qe Saliu me ka zene gojen me leke, ta dish qe une nuk kam kokerr leku se mi ka marre Saliu. Pastaj une po diskutoj per njerez, ndersa ti diskuton per organe seksuale se asaj rrace i perket!
Ky shoku yt qe zberthen programe eshte nje hajvan e nje mashtrues qe ty nuk ta merre mendja! Por kur ta njohesh do ulesh koken nga turpi! Veç me vjen keq se eshte djali i nje profesori te ndruar!
Po ti me sa duket nuk jeton ne Shqiperi dhe na shet pordhe nga jashte! Hajt pirdhu tani se boll ta vara!
Sinani, sa per dijeni jetoj ne TR dhe ky miku im qe ti nuk e njeh fare me sa duket eshte nje person qe ka studiuar shume dhe nuk eshte koke loqe si puna e jote. Te keshilloj qe te gjesh ndonje CV te tij dhe te mesosh kush eshte. Ta marrsha po te them edhe nje gje tjeter qe mundohu ti masesh fjalet se nuk e din kush jam dhe nuk ja vlen qe une harxhoj kohe me ty. Por me irriton fakti qe e shet vehten per majte dhe nuk ke lidhje me te majtet. Ti po te kishe pak tru dhe pak shkollim nuk mund t’i drejtohesh me ato fjale nje njeriu qe ka qene gjithmone drejtues per merita dhe jo si sahanlepires, qe me sa duket eshte pjesa e njerezve qe ti ju perket, nese mund te quhesh njeri. Edhe nje info tjeter ky miku im, ka qe ne 1994 qe ben biznes ne Shqiperi dhe qe ka nje nga kompanite me inovative ne fushen e informatikes ne Shqiperi, informohu se je akoma me oren e Saliut…..Sa shume kohe harxhova me nje pa tru si puna e jote….Koha e ime eshte shume e shtrenjte , per nje pa kokerr leku si puna e jote.
Rrofsh per pergjigjen more mistrec! Mbi te gjitha per vleresimin per mua qe e ke bere sigurisht pa me njohur! Po te shkruaj vetem kaq, nuk jam ai qe mendon ti.
Sa per ate mikun tend Ilir Beqjen, vetem po te pyes: Vertet mendon se nuk eshte legen? Kujto debatin e socialisteve me demokratet lidhur me ceshtjen e mandatit kur socialistet bojkotuan parlamentin dhe pastaj nxirr konkluzion.
Sa per ate se ku jeton, tash nuk e ve ne dyshim qe jeton ne Tirane. Por ne computer ora shenon, shikoje “Mistreci123 — 14 Nëntor, 2011 në 12:35 am”, ndaj mendova se mund te jesh diku matane Turqise.
Ej, mistrec! Nga e shkruara kam pershtypje se te njoh! Mos ke punuar ne Bashkine e Tiranes? Hahahaha! Me duket se i rash ne te!
Mireutakofshim!
Program hajdutesh
Nejse xhanem qe programi te jete hajdutesh paksa teper po…Qy Bequa nuk i mbush mendjen njeriu se kur flet sikur ka arra ne goje…po ky ISSH e coi ne falimentim per turp e faqen e zeze..e sa per ekonomine nuk ja thek fare toçi..nejse i ka thene Kumanari te flase e qy do flase..Ediiii
nese do te fitosh, mos u merr me te paafte po rrethohu nga njerez me kapacitete…se po humbe edhe kesaj rradhe ne te majtet do te ta bejme gropen me duart tona…
Komunistat flasin per kthimin e pronave, shume qesharake kjo gje,pse nuk e ben kur ishin 8 vjet ne pushtet, apo e kishin mendjen te plackisnin, e vidhnin, flasin per taksa paradoks, vetem shiko si qeverisen per 8 vjet dhe e kupton qe cdo gje e kane demagogji.
Si ka reaguar z.Ngjela ndaj programit socialist?