Pasi në faqet 69-70 të librit “Kurban” jep një opinion tejet negativ për Ilir Metën, Edi Rama, në faqen 71, hap një dritare për një rishikim të këtij opinioni në të ardhmen. Shkruan Rama: “Sidoqoftë, e gjitha kjo është një pamje e krijuar në vite, nga afër e larg, nga brenda e jashtë, si bashkëpunëtor e kundërshtar, që, ashtu siç nuk është e thënë të jetë më shumë sesa një e vërtetë thjesht e imja, s’është as e thënë të mbetet e vërteta ime e fundit për Ilir Metën. Kjo botë është e bukur, sepse nuk është e dhënë njëherë e përgjithnjë…” Dhe në faqen 72, Rama e mbyll opinionin e tij me një vlerësim pozitiv për Ilir Metën: “Çka, pa farë dyshimi, koha s’ka për ta ndryshuar në mendjen time e s’do ta ndryshojë as mendimin tim, nëse kaloj ndonjëherë në këta rreshta vite më vonë, është vlerësimi im pozitiv për mbështetjen e tij në kohën kur Tirana nisi fluturimin nga aty ku s’shihej qielli e shpresa kalbej në plehra.”
*respublica.al
Mos e dhente zoti, ndryshe te pirdhet dhe Rama me gjithe kokelopen.
mos bej gabim me meten se meta do vetem te vjedhi…..
meta duhet nxjere fare mga politika qe te shpetoje dhe ajo pak pjes e LSI
futja e metes ne qeveri,,, ndihmoi per ta shkateruar PD
PS kishte një të metë të madhe, sepse ndonëse parti e majtë, kishte marrë më shumë ngjyrë të djathtë. Me programin e ri që publikoi, jo vetëm që mori ngjyrën e vet natyrale të majtë, por qartësisht ka hedhur për konsum më të mirën e mundshme realisht të zbatueshme si fillim.
Por kjo nuk mjafton. Shifrat dhe aq më pak programet nuk nuk mund të jenë kurrsesi aq bindëse për një qeverisje dhe mentalitet shoqëror ndryshe, sesa qasjet e qarta morale, që pretendentët për qeverisjen e ardhëshme duhet të shpalosin.
Kriza ekonomike që po mbërthen çdo vit e çdo muaj më keq Shqipërinë, nuk është asgjë para krizës morale, që po mbërthen çdo javë e çdo ditë më fort shqiptarët dhe po rrezikon të kthejë përmbys çdo vlerë të demokracisë.
Ajo që duhet të shpalosë tani e tutje PS është një jorgan gjigand moral, ku veç vetes duhet të ftojë të mbulohen 99 % e shqiptarëve dhe askush të mos ketë frikë të shtrijë këmbët se mos nuk i del jorgani.
Se si mund të arrijë këtë, kjo mbetet për tu zbuluar jo aq nga kreativiteti politik në PS, sesa nga një transformim moral, që nis nga aty ku ka filluar, pra nga vetja, duke u shpërndarë valë valë deri tek malësori më i fundit, në mënyrë që shumica dërrmuese e shqiptarëve të besojmë, se ajo që sot na duhet më së shumti është pozicionimi i qartë e i papajtueshëm në asnjë rrethanë e për asnjë arësye me imoralitetin politik dhe shoqëror.
Duke mos i lejuar vehtes të jemi bartës të këtij imoraliteti dhe duke abandonuar vendosmërisht ata që e bartin.
Mendoj se veç të tjerash, një nga arësyet e degjenerimit të moralit politik dashur pa dashur janë edhe analistët politikë, të cilët në vënd që ti denoncojnë veprimet dhe mosveprimet imorale të politikanëve si edhe ata vetë si bartës, analizojnë variabilitetin dhe rezultatet e imoralitetit politik, konkurencën dhe konkurentët në këtë fushë, mjetet e metodat e përdorura si edhe efikasitetin e tyre etj. etj.
Qelbësirllëku si temë e përditshme dhe e përorësshme. I trajtuar jo si qelbësirllëk, por si standard normal i të bërit politikë, i të sjellurit në shoqëri dhe i të perceptuarit perspektiv. A thua se qëllimi i vetëm i jetës së shqiptarëve është ngushtësisht i përmbledhur vetëm në karrierizmin politiko-qeverisës dhe përfitimin material të mbështetur jo tek puna dhe morali, por tek korrupsioni dhe imoraliteti politik.
LSI dhe Meta përfaqsojnë sot në mënyrën më konkrete imoralitetin politik dhe korrupsionin qeveritar. Si do mundet PS dhe Rama të lerë një dritare të hapur për riafrim me Metën pa marrë mbi vete thuajse të gjithë llumin, mbi të cilin pluskon Meta ?!..
Nuk më vjen mirë kur një analist serioz si Zaloshnja i kushton vëmëndje intuitive dhe na tërheq edhe neve vëmendjen mbi dritare hipotetike të një qelbësirllëku të ri, kurse qoftë ai si analist, qoftë ne si shoqëri, në vënd që ti kujtojmë PS-së e Ramës rrugët drejt pushtetit që kalërojnë zvarrë mbi kuaj qelbësirllëku, do ishte mirë ti inkurajojmë dhe drejtojmë ata në një luftë të hapur kundër korrupsionit dhe kurvërimit politik për hesap të asaj që neve, shumicës absolute na intereson, shtet ligjor dhe shtet social ?
Mendoj se jo vetëm tek “KURBAN”, por edhe tek politika e re, edhe tek programi e ri, edhe tek qasjet e reja sociale ka vend për të besuar në të kundërtën e asaj që aludon z. Zaloshnja. Pra jo për ti gjetur e hapur,por që duhet mbyllur çdo dritare e imoralitetit politik.
Intuita jonë, vëmendja jonë, dëshira jonë, vullneti jonë dhe vendosmëria jonë duhen përqëndruar papushim tek tematizimi i moralit për ti ngushtuar frymëmarrjen imorales. Kjo është ajo që 20 vjet imoralitet tranzicional na mëson.
Ka kosto në kohëzgjatje dhe kosto të natyrave të tjera. Por një fjalë e urtë gjermane thotë: “Vetëm asgjëja nuk kushton gjë”. Kurse ne shqiptarët themi: “Qejfi dhe e mira paguhen”
Rrespekt te thelle zoti Xibri! Kam kenaqesi te madhe qe te shoh ne radhet e se majtes se vertete. Shpresoj te sjellesh atje, frymen qe te ka karakterizuar deri tani.
Persa i perket komentit tuaj, deshiroj te shfaq nja dy mendime.
1. Tek ne egziston nje mafje e vertete qeveritare, qe vjedh pa u ndalur para asgjeje, deri tek vrasjet.
Si çdo mafje,kjo ka KUPOLEN e vet. Ne maje te kupoles eshte Sali Berisha. Ai eshte PADRINOJA. Duhet nje aleance e gjere per ta larguar kete kancer politik. Ketu duhet te hyjne te gjitha shtresat dhe rrymat politike. Une e kam te qarte kush eshte Iliri,Nano etj. Jane metastazat e padrinos, por aleancat e perkoheshme jane gjithmone llogjike dhe efektive.
2. Mos harrojme se lufta brenda llojit, ne mafje, shpesh i perdor gjithe bota.
Persa i perket “qelbesirlleqeve”, qe kane bere, nuk mund te zgjidhen me fjale dhe ndasi. Me pare duhet vendosur nje rregjim i drejte drejtesije. Kjo gje mund te arrihet duke derguar ne esfel padrinon, qe e ka neneshtruar kete sistem.
Duke ju uruar pune te mbare, ju pershendes!
Siç paguaje ti me para pjesemarresit e protestave.
Te fala Xhafer Dobrushit!
E ka fjalen per LSI pa Ilir Meten. Ilir Meta ka pune me drejtesin.
LSI ka nevoje per reforme, mos ndoshta kete reforme do ta beje nje lider tjeter i LSI ,i cili mund te jete Dritan Prifti.
do jete fat i madh per kombin aleanca midis al kapones dhe ali babes me 40 hajdute.
Ky Dritani qenka burre me i mire thua? Se doli kundra Ilirit iu pastrua figura….
te shohim cdo te ndodhe po te bashkepunoje Arsen Lupeni me Ali baben.do shpetoje ky vend me ne fund.tani kemi al kaponen me ali baben dhe jemi ..te lumtur nga bashkepunimi i tyre
Une e shikoj ne tjeter prizem politik:
Meta eshte nje nder kreret e kupoles qeveritre tek ne. Mbrapa ka jo pak pasues, shumica e te cileve jane qorra me sy hapur.
Kreu i kupoles eshte qoftelargu i politikes sone. Ketu duhet hedhur shikimi kryesor. Largimi i tije do te thote nje çlirim nga ankthi i pergjithshem. Ketu duhet synuar gjithe gjithe tehu polemik.
Mos harrojme se lufta brenda llojit eshte me efektivja.
Prandaj, KURRE NUK DUHET THENE KURRE.
Nderime!
Shefqet, kjo “lufta brenda llojit”, me duket se nuk eshte ne kontekstin e duhur. Une nuk mendoj se Ilir Meta dhe Edi Rama jane specie te te njejtit lloj, si rrjedhim kontradikta midis tyre nuk eshte nje lufte brenda llojit, perkundrazi eshte nje qendrim perjetesisht i papajtueshem. Dy stofe qe nuk kane asnje fiber te perbashket nuk kane shanse te bejne kostume te ngjashme.
Zoti M!
Korniza ishte kupola e mafjes qeveritare. Atje ka padrino dhe karavidhet e tjera, te cilat bashkepunojne por dhe kacafyten. Ketu zhvillohet lufta brenda llojit, se ciles i jam referuar.
Dihet ndihmesa e jashtezakoneshme qe japin te “penduarit”. Ne kemi nje shembull te tille, ish ministrin Prifti, te cilit i heq kapelen per demaskimin e asaj figure tashme te urryer.
Aludimi per Meten dhe Ramen si te te “njejtit lloj” nuk eshte aspak i imi. Perkundrazi jane antipode. Shpresoj qe jemi keq kuptuar, ose nje lapsus.
Nderime e rrespekt.
poe mbajti dhe ai ate atehere te zhduket dhe rama …..ok…..ok….
…moooooooooooooooossssssssssssss,do te ishte fatale per ty Edi,te ndryshosh opinion ,apo me keq,te falesh fytyren me bastarde politikane Meta I.
po e dim se nje cope muti je dhe ti , dhe ilir meta , dhe saliu
kopila te komunizmit jeni , vec per me vjedh e keni menjen !
GABIM i pafalshem,EDI,ne rast se ben ndo1 marveshje me ate Shker………t.
Do ta paguash shume keq,ED
Erla,Gerti e shume te tjere pranuan ta hane mutin per te bere karriere.
Edi mos e ha kete mut ! Edhe nese kjo eshte e domosdoshme per te rrezuar malokun nga kali, nuk duhet pranuar kurresesi.
Do ishte gabim trashanik,tallje bythe me Shqipetaret… Po ndodhi kjo, atehere ndermarja politike e PS-se do ngelet gjithmon Opozite! Shqipetaret se duan Ilir Meten, e Berisha do ngelesh gjithmone bisha sundimtare, nqs me duhesh te zgjidhja nga dy muterit Berisha-Meta, personalisht do zgjidhja (mutin) e pare…!!!
te gjithe njesoj jeni po ishalla u vine ment disave qe shpresojne te ty o lider koti
Po qe se do te afrohet Kokemadhi perseri ne PS, atehere mbaroi edhe morali qe pretendon se ka zoti Rama. Nuk e kam fjalen pse bashkepunoi me Saliun, por korrupsioni i tij eshte i papare, jo vetem per te fituar para por me e keqja e te gjithave (mendimi im) eshte blerja e influences si malli ne pazar.
E thene nga Zaloshnja, qe e ndriti me parashikimet e veta statistikore, edhe kjo s’ka asnje vlere….
Me mire mos t’i shkoje mendja per kete rivlersim te ilirit!!
mos …….me ilirin…..se do na iki kot ai gjak qe derdhem ne 21 janar…..te pakten per viktimat e 21 janarit mos e bej…..po e bere do na vrasesh idealet perfundimisht….
Po pse o shqiptare nuk lexoni mire ne rrjeshta por lexoni vetem titullin qe i ka ven Merua.nuk tha ndonje gje kushe e di se cfare per Lopen, u tregua realist dhe vlersoi faktin qe ai ka kontribuar kur ishte kryeminister i socialisteve ne punet e bashkise se tiranes me edi ramen kryetar…mos i shtremberoni gjerat kot nuk me duket ndonje hamendesim per me tutje.
Zaloshnja lexokerka shume ngadale, paska arritur jo me larg se faqja 72, nderkohe qe Rama jep opinione per Meten, Berishen dhe Nanon thuajse gjate gjithe librit. Keshtu p.sh. ne faqet 302-307 Rama e pershkruan negativisht Meten (kjo pjesez e librit eshte botuar paraprakisht ne shtypin e perditshem) ”..Duhet një penë e fortë, që unë s’e kam, për ta vizatuar me fjalë portretin e Ilir Metës kur është i gjithi i pushtuar prej sëkëlldisë së dyshimit e frikës që i shkon në kockë dhe ia paralizon lidhjet mes trurit, figurës e zërit, fytyra i buzëqesh ndërsa sytë i lëvizin ngado për të mos ndaluar mbi fytyrën e të dyshuarit në karrigen përballë, njërën dorë, atë pa celular, e vë në mes duke kapur rripin e pantallonave, fjalitë që thotë janë të rralla, tek-tuk edhe pa asnjë lidhje me bisedën, një mërmërimë në formë “ë”-je të zvargur i del hera- herës sikur njëkohësisht ndjek bashkëfolësin e i thotë vetes, po të dëgjoj e s’po të flas dot tani, çohet për ndonjë telefonatë pa lidhje, ulet prapë, derisa në fund, pasi e dëgjon e dëgjon, plas papritmas një të qeshur buçitëse me kokën e shtriqur pas e supet që tundet nga gazmendi, pastaj dëgjon edhe njëherë të njëjtën gjë nga ana e bashkëbiseduesit të sëkëlldisur po ashtu ngaqë s’i vjen asnjë valë tjetër veç dyshimit të përçuar nga çdo pore e Ilirit dhe çohet duke thënë gjithnjë një frazë që lidhet me një “mirë do flasim”.
une si shqipetar qe jam do te thosha se ne sna lidh asnje gje me hajdutet,kusaret e politikes tone keto 70-vjete,as na pyesin e as na menderosin,por nje gje ata ta kene te qarte qe ne si popull kurre sdo rreshtim te japim opinionin tone edhe sikur(ne te vertete),ata te vjedhin e kusarisin per 100-vjet te tera,ky eshte vitaliteti i nje populli qe po (rilind)ka maru me kohe…rrofte ;P…..
Disa nga ju ketu flasin me gjuhen idealet gjaku,tradhetia, terma urrjetje,mendimi juaj ok,po nqs se keni byth dilni ne shesh edhe rrezoheni Meten edhe Saliun ,une nuk i perdor keto terma per PS per Edin,por them ka ber gabime Edi, por kjo nuk eshte 1 justifikim per mua qe te shikoj mbrapa hakmarrje e tejra e tjera aspekti shikohet nga te 2 anet,e majta pa LSI Meten ska per te ardhur ne pushtet kurre p[o folem keshtu,dhe une kam votuar LSI dhe do e votoj,por deshira ime esht te jet me PS ajo atej e ka vendin, e saj!Koto perrallat tuaja ,jo gerr po ver skan vler,gjykimi ka dy ane jo nje vetem syt e tu apo te mi ka dhe syt e 1 opinioni te ter qe do te thote dikush e ka votuar PS dikush e ka votuar LSI dikush e ka votuar PD, pra pvarsisht manipulohen apo jo ,se po u futem ketu sdalim gjekundi,uroj qe LSI te jet bashk me PS ne 2013,do me vik keq ,por jo se do me ndryshoj mendim voten!JU uroj shendet te gjitheve te majte te djathte apo pa parti!
Nuk ka asnjë “dritare të hapur” këtu, fraza apo ligjerata, është ca e ndërlikuar, e ndërtuar me fjali nënrenditëse, nga një prozator i shkathët si Rama, i cili, siç pohoi edhe botuesja Dudaj, shkruan me një shqipe të lavdërueshme. Por nuk më duket se ka vend për aluzion.
Kesaj i thone” hedh budallai nje gur ne lume dhe 100 te mençur duan ta nxjerrin”.
Budallai eshte zedhenesi i Marksit ne PS!
Pastaj mos t’ju duket çudi se Rama eshte gati ti beje nje ftese edhe Djallit e jo me Ilir Metes vetem e vetem qe te vije ne pushtet.
Si eshte e mundur qe te ndodhi keshtu ne kete vendin tone?
Si ka mundesi qe nje njeri te ndryshoje kaq shpejt dhe te beje sikur ska ndodhur thuaj asgje se kam vetem per edin apo per ilirin po per te gjithe si puna e meros qe e perzuri saliu nga tavolina me vrap u be me edin dhe kur dikush kercenon edin xsi puna e deputeteve qe gjoja mendojne ndryshe (un them se mendojne ne rregull dhe shume sakte po te keni vemnedjen ti degjoni cfare thone sidomos Malaj) po e kam edhe per dritanin qe ishte bukepjekesi i kesaj buke te hidhur qe ne po na serviret sot nga iliri dhe saliu po edhe sa sa e sa te tjere qe ca thone sot nuk thone neser. nese duan qe te bejne lufte politike lufta behet me ide dhe pa ofendme lufta behet me programe dhe jo me demagogji sa kot keta politikanet tane sikur i loz njeri si marioneta.
cuditerisht,shume analist dhe peudo-opozitar kane dal me tezen se bashkpunimi me ilir meten eshte i justifikuar per te hedhur nje diktat si i saliut.te mendosh se kjo tez mund te gjej dhe mbeshtetjen e edit eshte ti vesh kryqin ketij vendi.i vetmi politikan i majte qe nuk e mbeshtet kete tez,madje e ka sulmuar shume ashper,eshte Gjinushi.por me sa duket,ai nuk paska influencuar sa duhet te edi.per te ardh keq se ne dor te kujt ka ngel vendi,nga njera ane sala e tjetra edi,e nderkohe keta zihen se kush do punesoj ilir hajdutin