Ndër të rikthyerit ka edhe nga ata që u lanë jashtë listës në vitin 2009, si edhe ndonjë që në maj 2011 o stërviste komisionerët e LSI-së, o mblidhte (1500) vota, për Lulin ose Hysniun. Skandaloze? Deri diku. Sepse brenda shtëpisë rozë rryma radikale e luajalistëve me zor po bashkëjetonte para Kongresit, me ndonjë Jago të shkurtër që rrinte ditën e zgjedhjeve e pinte kafe live me Saliun në ‘Rogner’, ndërsa të tjerët përlesheshin me bandat elektorale të të gjitha kampeve dhe ngjyrave. Por duket ky ishte Kongres i surprizave. Aq sa, larmia e Mendimit Ndryshe, ishte kaq në koherencë me mainstream-in e punimeve, sa Kaçi, meqë nuk kishte me kë të zihej, filloi t’u bërtiste gazetarëve. Bile edhe atyre të ABC Njuz (ndjesë se nuk më bën në këtë rast zemra dhe s’më lejon ndërgjegjja, t’ia shkruaj emrin në anglisht): “Po Xhepin, Xhepin pse e shanë?”.
Dëgjova një nga ato mbrëmje Luan Hajdaragën, po tek ABC-ja. Sesi i dha përgjigje të qetë edhe kësaj pyetjeje. “Secili ka të drejtë të mos jetë dakord me tjetrin. Edhe Rama me Meidanin, edhe Meidani me Ramën”.
Bile të nesërmen e kongresit, edhe Meidani nuk ishte më dakord me Meidanin e Panoramës. Sipas tij, media e kishte përkthyer keq sensin e shkrimit të tij. Ka shumë mundësi, megjithëse nuk mund t’u vësh faj redaktorëve që nuk arrijnë më dot të lexojnë deri në fund shkrimet e tij paksa të gjata. I vetmi i mërzitur i këtij Kongresi ishte Jago. Atë as nuk e rrahën (gati i kishte rojet e Gardës jashtë), as nuk e shanë (ABC -gjithmonë gati!-ishte live), as nuk e ngacmuan (përjashto romuzet e Finos, i cili nuk kursen askënd. As nënën e intrigave, babën e budallallëkut apo birin e kurvës). Për fatin e tij të keq – deri diku edhe timin – Jagos nuk ia fishkëlleu njeri.
Dy ditë pas kongresit ishin të gjithë aty, në një tryezë. Një gjendje e pazakontë, por tashmë normale. Malaj, Harasani, Blushi, Bello. Rama duket se më në fund gjeti koherencën mes veprimeve dhe gabimeve. Siç tha dhe Blushi (jo pa helm) te Topi: “PS ka filluar tani të mendojë”. Por më e rëndësishme, alternativa e vetme (e vetmja rrugë me gjasë), përballë Saliut, tani ka një program. Jo përtej të majtës, por një program të majtë. Rama më në fund hoqi dorë nga nostalgjia e tij për PD-në, të cilën – sipas Kurban-it – ia vodhi Saliu dhe iu rikthye partisë që në këto dy vjet sakrifikoi për të, shumë më tepër se Dashin e Lulit. U largua nga sistemi, nga Parlamenti, u shtri në rrugë, ngeli pa rroga, “dogji goma – Blushi”, e së fundi u detyrua të durojë live dhe “në mënyrë transparente”, përdhunimin që iu bë në Tiranë kryetarit të saj. Si personi që i shpëton vdekjes pas një infarkti akut, mesa duket edhe kreut socialist i janë hapur sytë, “pasi pa vdekjen me sy” (Ose “…pasi shkoi në ferr e u kthye prapë”, do thoshte do kohë më parë Tan Hoxha i ‘Panoramës’).
Dhe pa se partia që ai përfaqëson, jo thjesht është ushtria më e madhe elektorale në vend, por se ka edhe asetet më cilësore sot, përballë alternativës së arrorëve dhe Shabanit. PS-ja sot ka luksin të lërë (vetëm) anëtare të Komitetit Mbikëqyrës të Bankës, një prej ekonomisteve më të mira në vend, që qëllon të jetë edhe ndër politikanet më të vjetra të tranzicionit. PD-ja sot për guvernator të Bankës nuk arrin të zgjedhë një më të mirë, sesa aktuali (një ex i majtë dhe ky). Por suksesi i këtij kongresi është padyshim Programi i Kafshatës, ose për hile fjale apo slang popullor, po e quaj Programi i Kaçës.
Jo se më 2009 nuk kishte program, por ato ditë më shumë media merrej me Meidanin që e prezantoi atë bllok të madh, me temperaturë 40 gradë dhe grip, për t’u shkelur me këmbë nga Rama pak ditë më pas (e lënë jashtë listës për deputet). Por kush nuk u mësua me gabimet e kryebashkiakut, që atëherë nuk e njihte akoma këtë parti për të vetën? Sot, duket më ndryshe dhe kjo kuptohet nga kundërshtarët jashtë gardhit. Reagimin e vetëm dhe të mekur të të cilëve ndaj kongresit, e lexoi personi (një djalë i shkolluar jashtë me paratë e “mbetura” nga qeverisja e PS-së, por i çuar dëm), gruaja e të cilit me gjasë, në të njëjtin moment, i çonte mesazh Ramës dhe e uronte për fjalimin.
Ah, pati edhe reagim të biznesmenëve, që u ndjenë të kërcënuar. Por harruan se kur lexuan fjalitë që ua kishte shkruar dikush tjetër, konfirmuan atë që ai program thoshte: se ky 5 përqindësh të privilegjuarish qenka i vërtetë. Ajo që nuk kuptuan biznesmenët e dhomës nga mesazhi i programit ishte se biznesi, i bërë bythë e brekë me qeverinë, tani duhet të kuptonte se pala tjetër u jepte kohë deri në vitin 2013 të ndryshonin qëndrim. Por dyshoj se e kuptuan. Edhe klasa e re e biznesit (me ndonjë përjashtim që i mbijetoi rotacionit), ajo që lindi pas vitit 2005, nuk shkon dot më larg sesa niveli i arrorëve. E dhimbshme, por duhet thënë: të majtët lanë një klasë biznesi, që kuptonte shumë më tepër sesa këta të tanishmit. Ashtu siç lanë një polici indiferente ndaj politikës dhe një korrupsion më të shpërndarë, por jo kaq tumoral, sa ky që shohim sot, nga çatia ku punon Sashenka, e deri te X5-at e tatimorëve devollitë.
Gjithsesi, ajo që kuptuan shumica ishte se po: PS dhe Rama e duan pushtetin, por përveçse kanë kuptuar si (ta marrin atë), ndoshta (e kjo për herë të parë) edhe sepse (u duhet ai nesër). Fjala Rilindje, ndoshta ishte e ekzagjeruar, por ama pa frikë mund të thuhet se socialistët pas këtij kongresi u rirreshtuan përballë. Jo Saliut, por qeverisjes së tij.
U bashkuan, jo për një Kaç, por për një kaçë më shumë. Dhe ky, do thoshte Tan Hoxha: “…është një lajm i mirë”. /Mapo/
Ke shkruar edhe me bukur se ky “shkrimi” i mesiper Sokol.
Gjithsesi ja vlen ta kesh ne arkiven personale,por jo me teper.
Ky shkrim i Balles eshte nje perpjekje rraskapitese qe harrin deri ne kufijte e qesharakes
( kur citon ndonje mbushes topi me te cilin ky pi kafe dhe qe sic duket per kete eshte celebrity hahaha ) e ketij lumadhit per t’u treguar me ….”finese” duke mos thene azgje fare
……Ose duke thene thagma se kur ishte qeverisja socialiste ne vitet deri ne 2005 ne pushtet, korupsioni ishte me i vogel (c’ka nuk eshte e vertet se korupsionin e atyre viteve e paguajne akoma shqiptaret ne fauturat e celularit ) ,dhe policia na ishte indifernte atehere karshi politkes ,
pavaresisht se ajo Polici atehere ishte e mbushur denga me kriminelet me te rezikshem te Shqiperise ne cdo qytet ,
—Ky lloj analisti merret me ermat dhe nuk ben pyetjen me te thjeshte qe do bente edhe nje lopcar qe :….Ore keta emra qe u zgjodhen , mbi cfare kriteresh u zgjodhen ne Kryesi ?—-Dhe ketu del tamam nje prblem kardinal per jeten poilitke ne Partite shqiptare
-Cila eshte aftesia kryesore qe duhet te kete dikush qe te zgjidhet ne Kryesi te Partise
–APo me thjeshte :–Cila eshte kriteri qe duhet perdorur per te zgjehdur njerezit te merren me politike ?_- Se ne shikojme qe te gjithe keta qe merren me politike mezi flasin or vella .–Kane mangesi ne komunikim
Atehere si i behet hallit ne kete rast ?–
–Pastaj ky analist duhej edhe te shtjellonte se cfare rugesh do perdori kjo opozite per te ardhur ne pushtet ???
-Keto pyetje jane gjera kryesore per nje parti ne opozite dhe nuk jane kryesore ato se cfare do thoshte per kete kongres dikush qe e quajne Tan Hoxha ……
–Ca eshte ky Tan Hoxha ?– Studjues ?–Apo mos eshte ndonje nipce i Enverit ?
–Pa asnje dyshim me kete menyre te shkruari ky analisti nuk duhej lejuar te postonte mendimet e tij ketu ne Tema , sepse i ul nivelin e IQ-se Gazetes ,
Nga menyra si e trajton ky Balla kete shkrim te tijin e ul nivelin e gazetes ne nivelin e nje bisede midis cunave te lagjes duke pire ulur ne tavolinat e ndonje kioske laprakase ..lool
Ti qenke Kaca.
NUK KA PERKUFIZIM ME TE BUKUR PER JAGON: BABAI I BUDALLALLEKUT, NENA E INTRIGES DHE BIRI I KURVES. DO THOSHA, DHE SAHANLEPIRES MULTIDIMENSIONAL. NUK KA LENE BYTHE PA LEPIRE KY KACI – JAGO I KOHERAVE MODERNE.
Sokol.Lere te ashtuquajturin analist qe seshte gje veçse nje nga ata rogetaret a lapanjozet e sales a devolliut.Artikull i shkelqyer teper i holle fin e modern.KOMPLIMENTE SOKOL BALLES
Gjithe sa shkruan S.Balla , qe e bazon shkrimin ne te dhenat qe dalin nga pjesemarresit e Kongresit apo te zgjedhurit ne KQ, qendron. Ne te provinces mund ta pasurojme kete analize me te dhenat qe njohim ketu ne baze… dmth. atje ku qeveris PS . Gjithcka e ndertuar brenda PS-ve lokale eshte kopje funksionimit te PD se Saliut. Ne fakt shume elemente te funksionimit te qeverisjes vendore apo te strukturave te PS jane larg edhe modelit ” demokratik ” qe perdorte Partia e Punes. Gjithnje kam qene optimist per misionin e Edi Rames , por menyra e funksionimit te PS me krijon shume hije … Mbase me ardhjen ne pushtet ne krye te PS , Edi Rama do te kete mundesi te zbatoj projektin e tij per rilindjen e Shqiperise.
ironi antikonformiste;Sokoli shkruan ralle por e perdor rendshemspecken djegese.Une ndihem socialist,por asqe morra vesh se çfare u arrit ne festivalin e PS;kush kenge fitoi?Me tekst te kujt,dhe me muzike te kujt?
DAKORT ME PARAFOLESIN
JE MESUAR ME KONGRESET E PPSH TI DJALI.
respekt per sokolin eshte nje gazetar nga me te miret qe ka shqiperia sot per sot
Soko je djale me dinjitet.
Nuk je si ai tjetri qe eshte i obsesionuar te behet si Bruno Vespa shqiptar.
Te pashe nje nate ne nje emision per censusin. IShte ne kontroll te debatit dhe nuk i le te cmendurit e te dy kraheve te shkaterronin emisionin.
nje shkrim i shkelqyer, ku me te vertet i behet radiografia ‘rrirreshtimit ‘ te socialisteve perballe qeverisjes se Sali Berishes….Pa Kace,por me nje kace me shume….Edhe pse kaci,kur s’ka me ke zihet,kafshon bishtin e vet…
Kur ta shofin te verteten ne sy njerzit do kene guxim te flasin si ty o Kol…
ME THONI NJE KONGRESS QE ESHTE BERE NE SHQIPERI, DHE QE DELEGATET VOTOJNE TE LIRE, ASHTU SIC VOTAT TE JENE TE LIRA KUR VOTOHET PER POLITIKE, SPORT DHE GJITSHKA?? KOL BALLA, PAZARE SHQIPTARESH I DASHUR, JANE TE PAPERGJEGJSHEM DERI NE KULM….
flm temes e na jep mundesine te shkruajme mendime te ndryshme , ne mneyre qe debati te jete i hapur dhe ne te mire te atyre qe jane pak larg qendres dhe te kuptojne me mire se cfare ndodh ne qender.
ne lidhje me kolin , mezi po pres se cfare do te beje me programin e ri ne radio se po te jete per ne tv ai ka marre kot dhe nuk ja vlen ta shohesh.
Z.Balla .Pergezime per kete shkrim te shkelqyer.Nuk dyshoj tek talenti Juaj,por njekohesisht i jam mirnjohes satrapit Sali qe pa dashje zgjoi luanin brenda teje!Ju faleminderit
sokoli me duket se filloi by..hlepirjen e radhes….ajt te befte mire
Mendoj qe media se pari ekziston per te qene ne oponence me qeverisjen dhe qeverisjet kudo ne bote.
Sokolin e pergezoj, megjithese une vete kam bindje te djathta, por shoh tek ai analistin e kujdesshem dhe objektiv per problematikat e mprehta te aktualitetit shqiptar.
Shkalla e demokratizimit ne partite shqiptare eshte ceshtje e kultures demokratike te kombit dhe evoluimit te saj ne vite. Profesor Kaçi, shkolluar me parate e shtetit shqiptar, do te ishte me mire te analizonte defektet e qeverisjes (te cilat e demtojne publikun) sesa te pengonte fjalen e lire dhe analstin teper simpatik Sokol Balla. Pergezime z.Sokol!
Mungesa e profesionalizmit,mediokriteti,empirizmi,plagjiaturizmi,vjedhja e ideve papergjegjshmeria etj.,i një kaste të caktuar e gazetarëve shqiptarë, (janë bajatosur për publikun),të cilët kanë pushtuar median shqiptare,lulëzon prej afro dy dekadash në Shqipëri.Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe nga fushat e tjera të jetës ku shqipëria meriton renditjen e saj.Të gjithë këta “analistë,”opinionistë”,”kolumnistë” etj, të vetquajtur me njeri tjetrin nuk ngurojnë të shprehin kinse me “stil”,vrerin apo lëvdatat sipas rastit dhe interesave vetiake.Madje disa prej tyre e shfaqin hapur pakënaqësinë se shoqëria shqiptare me strukturat e saj,populli letrardashës,Europa e bota po i ha hakun duke ia vonuar çmimin “pulitzer”,për veprat e tyre “madhore”,pra për shkrimet,”investigimet 20 vjeçare”,”publikimet e bujshme” dhe më së
fundi librat monumentalë që sipas tyre do i kish zili çdo gazetar i huaj,madje edhe vetë I. Montaneli.
E keqja në këtë rast qëndron në faktin se ndër ta është krijuar bindja që “e vërteta”, ose më mirë produkti i tyre gazetaresk apo libresk jo vetëm që ja u shton famën por u premton një treg fitimprurës.Kjo simtomë ka kapur edhe politikanë editorialistë që kanë zaptuar hapësirat mediatike,duke u mbyllur shtigjet specialistëve të mirëfilltë e të shkolluar në institucionet më të njohura e prestigjioze të Europës e më gjerë.
Mbështetja e ndësjelltë e kësaj kaste, duket mëse e neveritshme kur e demonstrohet hapazi në pozicione sulmi ose mbrojtjeje, sipas interesave të çastit.Këtu nuk bën përjashtim as z.Balla me shokët e tij provizor ose të përhershëm.
Përgjigjjuni
sinan hibro — 11 Nëntor, 2011 në 11:45 pm
Gjithe sa shkruan S.Balla , qe e bazon shkrimin ne te dhenat qe dalin nga pjesemarresit e Kongresit apo te zgjedhurit ne KQ, qendron. Ne te provinces mund ta pasurojme kete analize me te dhenat qe njohim ketu ne baze… dmth. atje ku qeveris PS .
Cpret kur ne forumet e PS u “zgjodhen” 2 femra te dashura te krereve te PS te Vlores….PS e Vlores eshte midis Saliut dhe diktatorit.
Nje shkrim i bukur i S. Balles. Nuk ka vend per tu kundershtuar. Jane te paket analistet dhe shkruesit e sakte dhe kundra diktatures, sot ne Shqiperi. Sokoli pasqyroi nje te vertete me ngjarje brenda me personazh kryesor Jagon( haha sa nxirron Kaci kur hedh syte nga shkrim).Pra duhet pare cdo gje me sy neutral dhe zemer ne kete shkrim te goditur. Nuk luhet Milan-Inter qe te perdoret tifozlliku….