Topi: Kjo situatë nuk mund të zgjasë më, të nisë dialogu

11 Nëntor 2011, 13:29Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi ka bërë për të disatën herë thirrje për nisjen e dialogut mes forcave politike në vend. Gjatë një vizite në Pogradec, presidenti është shprehur se kjo situatë nuk mund të zgjasë më kështu.

“Përsëris thirrjen që dialogu politik të nisë sa më shpejt. Duhet të nisë komunikimi mes palëve politike. Klasa politike duhet të krijojë bazën e komunikimit”, ka theksuar Topi  gjatë fjalës së tij.

Megjithatë, presidenti është shprehur optimist për nisjen e dialogut, duke thënë se ka shenja pozitive për komunikim.

“Jemi pranë një momenti komunikimi. Kam shpresa se do të shohim dialog së afërmi pasi kjo situatë nuk mund të zgjasë më”, tha presidenti pasi mori pjesë në 20-vjetorin e krijimit të kompleksit shkollor “Nehemia”.

6 komente në “Topi: Kjo situatë nuk mund të zgjasë më, të nisë dialogu”

  1. nela says:

    Presidenti mos e prishi biografine. Le te vazhdoje te haje fara se kete pune ka bere qe kur u zgjodh president. Aktivizimi i tij kohet e fundit ( ideja per te formuar nje parti dhe keto ekzistueset me mire te hanin koken me njera -tjetren dhe se së fundi do fitonte i treti-apo i katerti-sipas tij) shpjegon qendrimin e tij pasiv ne dem jo te partive por te shqipetareve.
    Shqipetareve gjithmone u eshte vene festja sipas kokes.
    Tung

    1. qytetari says:

      Me kete qafe qe ka Bamiri s mund ta besoje njeri qe ha fara!

  2. Po ce o djemka nuk e filloni lojen ? ajdeni bre se topi po ju pret ne mes te fushes. Skenderbeu ( Tourkofagos ) kampion i shqiperise. Po kur ka dhe Pleq qe duan te luajne kundra Skenderbeut ( Tfg), o pika qe su bie. RRofte Skenderbeu dhe pleqte ne katigori te trete.

  3. tg usa says:

    o bamiro cilen ndeshje do shikosh sonte?

  4. albanezi says:

    OOOOOOOO paskemi ne president?????????????!!!!!!!!!!!!!!!
    Mendoj, se me kete experience qe kaluam per 4 vjet, ne nuk na duhet president, mos te harxhojme kohen kot per gjumashe e memece (te me falin memecet e vertete) ne jeten politike.

  5. Saimir koka says:

    z.Topi pss konsultimeve me “mikun” na kujtohet se ne Shqiperi duhet te filloje dialogu.Disi e habiçme! Sa s’eshte gati te na perserisi frazen e “Mikut” -Ta harojme te shkuaren. Jeni te dale boje z.president edhe pse ti ne te shumtat e rasteve hesht.Ketu fjala juaj nuk ka me vlere,fjalet e diplomateve gjithashtu e aq me keq fjala e z.Sorge ose siç e quani ju z.Sali!Lereni kete vend te levizi drejt nje identiteti qe ka kohe qe i mungon fale politikes prostitucionale qe Ju si klase politike “rruge”(pavaresisht diplomave”keni bere ne kete vend.Se fundi me vjen keq qe nepermjet kesaj politike tek ne nuk kane me vlere as fjalet e ndonje ambasadori qe ka dale pale haptazi me politikat tua-ja.Uroj qe te mos kesh filluar levizjen per rizgjedhjen perseri ne seline qe ka ngrene buke edhe Ramizja edhe Salia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje