Topalli: Shqipëria, si një Maldive ekzotike

11 Nëntor 2011, 18:10Politika TEMA

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ka pritur gjatë ditës së sotme disa të rinj nga Europa, para të cilëve ka mbajtur edhe një fjalim. Duke folur, pasi ka thënë se për Shqipërinë integrimi është objektivi kryesor, Topalli ka ftuar të rinjtë europianë që të vizitojnë Shqipërinë, pasi sipas saj vendi ynë është një Maldive ekzotike.

“Kur të projektoni pushimet tuaja mos harroni se në Shqipëri do të gjeni atë çka ju dëshironi.  Nuk do të keni nevojë të shkoni në Maldive në kërkim të plazheve ekzotike, atë do e gjeni në bregdetin e mrekullueshëm shqiptar.

Nuk do të keni nevojë të shkoni në kërkim të maleve përqark Evropës, ato do t’i gjeni vetëm disa kilometra në veri të Tiranës. Dhe këtë mund ta bëni vetë me një klik nga kompjuteri juaj.  Këtu, ju do të ndiheni të rrethuar nga ngrohtësia dhe mikpritja shqiptare”, ka thënë gjatë fjalës së saj Topalli, duke vijuar kështu me traditën e kryeministrit Berisha, që një ditë e quan Shqipërinë Zvicër, pastaj Norvegji, Kaliforni e kështu me radhë.

Duke ju drejtuar të gjithë të rinjve në sallë, Topalli dha dhe një mesazh:

“Rinia është stina e shpresës. Rinia është ajo pjesë e jetës ku lindin idealet, ëndrrat dhe projektet e mëdha. Rinia është koha kur merren vendimet kryesore për pjesën tjetër të jetës.

Çdo orë e humbur gjatë rinisë është një shans më pak të ardhmen. Të rinjtë ndihen të lumtur sepse kanë aftësinë të shohin kudo të bukurën në jetën e tyre. Energjitë dhe forcat që ju mbartni janë shumë më të mëdha nga ato që mendoni.

Përpiquni t’i përdorni ato në interesin tuaj më të mirë.  Përpiquni t’i përdorni në interesin më të mirë të shoqërisë.

Përpiquni t’i përdorni në interesin më të mirë të vendeve tuaja.  Përpiquni t’i përdorni këto energji dhe forca që ju keni në forcimin e Evropës dhe mbarë botës. Dëshirat, ambiciet, vullneti juaj i pashtershëm, ëndrrat tuaja na frymëzojnë akoma më shumë për t’i kthyer ato në realitet”.

Patetike, apo jo!?

 

21 komente në “Topalli: Shqipëria, si një Maldive ekzotike”

  1. Tiku says:

    Eshte vertet nje parajse mbeturinash, he presim me padurim qe znj. Topalli keto muaj te mbaj premtimin e saj duke kthyer Shkodren edhe kete vit ne VENECIAN e Ballkanit!!!!

    1. Thana says:

      O TIK!
      JE FANTASTIK!

    2. Homer Simpson says:

      O Tik ti je Armik.

      1. Hari says:

        O Homer ti je Dylber!

  2. ina says:

    po c’patetike, kjo eshte me t’u perzi nga hipokrizia. Kete (e kompanine e kesaj) Zoti e falte se nuk besoj se gjithe ata te rinj e te vjeter qe i shkaterrohet cdo dite e tashmja dhe e ardhmja, gjithe ata minatore e punetore qe perballen perdite me vdekjen dhe varferine e ketij sistemi do munden t’i falin ndonjehere keta politikanet tane te neveritshem…

  3. akil says:

    ik moj K…………………………………………..

    1. emigranti athine says:

      O Akil!Mos ver shume pika a derbardhe.Kater pika mjaftojne.Ja shiko mua!Ik moj ..rve.

      1. ai Burri says:

        Shiko mos ke vene vetem dy .. hahahaha apo vure kater pika si une?!!!

  4. lipeshtogu says:

    Po,i ka pertypur e thene te gjitha;meriton foton tek parrulla e ures se Bunes

  5. G. Grembi says:

    HAHAHAHA… Prandaj e paskan permbyt Shkodren keta, paskan pas plan ta kthejne si ishujt maldive. ?

    Ketyre u ka humbur logjika fare.

  6. Landi- Sverige says:

    Po, Xhozi, ke te drejte. Kan nje te perbashket:
    -Ishujt Maldive po mbulohen nga deti, kurse Shqiperia po mbulohet nga plehrat.

  7. kv says:

    e sakte per ate e malokun eshte asnje vend tjeter te botes ajo qeverri nuk do te ekzistonte e kan kthyer shqiperine ne pronen e tyre .Ku ka arritur shqiperia ta drejtoj nje manjak hajtud .per pak kohe edhe ne vendin me te industrializuar te botes .ka filluar me fabriken e demontimit te armeve me plerat me impiantin e makinave me katastrofen e pyjeve te bregdetit te shitjeve te puseve te naftes qe jane shite per nje cope buke etj TE LUMTE TRAPI O BIMBASH

  8. shkodrani says:

    Nje vegel e ulet ne duart e Berishes.

  9. patrick says:

    HEJ HEJ HEJ si e paska lexuar librin e e XHAXHIT ENVERIT KJO PER

  10. beni says:

    Booo cfare krahasimi pa lidhje.tani me duket se kane filluar te genjejne edhe te huajt,nuk e rrujne fare.Shqiperia, Maldive ekzotike,nuk kisha degjuar ndonje rrene me te madhe ne fushen e turizmit.

  11. inf says:

    Jeton me andrra ne Beze kjo e shkreta kjo hijena don postin e Presidentit e gjora hajdutja vampirja baxhella spiunja e te gjitha koheve don post do te ngrefi ducin me shqiptaret me makina me garrdiste me lloj e lloj palaçoje .Maldive thote Albania Maldive eshte per ket se po i jep Milona euro +dollar kesaj dhe oborrit te saj kesaj dhe xhebrahilit sali.
    Po per kta te dy qe Pjerrdhin dhe hane ne nji Sahan MALDIVE eshte bo ALBANIA .ME TOKA PO ME TROJE PO ME BREGDET PO ME PALLATE PO ME NAFTE PO ME MILONA PO QEF O QEF PA FUND ,si mos jete Maldive per keta te dy kush i kontrollon ket dyshe asnji nuk ka Prokuror dhe kontroll qe ti thote kesaj dyshe te qelbur gjymes llafi.
    Maldive moj Dive e saliut moj humbetire e saliut moj lavire e saliut per ty paska qene kjo jete njerzit po ngordhin per ushqim kjo tall Ducin me popullin e shkrete qe femit bin gjume pa buke .
    Ptu te marrofte Perenija ty moj gjarpushe moj e hallakatur moj e perdala e Albanise ptuuuuuuu tu shufte rraca moj Hajdutja me damke .

  12. fatmir V says:

    Ere keta te rinjte evropiane mos jane gje revolucionaret M-L te PD-se ne vendet e tyre , se me kujtojne kohen sek.te KQRPSH shokeve zoterinj te sotem saliniste- tropojaniste te menderosurit dhipllomate Mehmet Elezi e Lisien Bashkurti .

  13. hasoni says:

    nji putan nga shkodera bje shqiperin verdall mjeri ti o popull ta ta ben mendjen dhalle.a moj shqiperi ty te doli boja kurva eshte nga shkodera kafsha nga tropoja.
    mos harroim koklopen qe eshte nga skrapari
    mendje tija pret,pret sa nji rrot karri
    nga u mblodhen keta plera qe jan ne tribun
    iken erzelinjt ,harbutet na zun
    ta dini o plera se kini te gjate
    mishin do jua grijm me thik dhe me spate

  14. Bato says:

    Projekti 2017, Maldive vend i zhvilluar.

  15. Mallakastrioti says:

    ….Z.Topalli, une nuk kame Qene per vizite ne Ishujt-Maledive, por po ju theme se e kame Pare ne nje DVD-i, te n je Produksjoni Gjermane , qe para 10-te vitesh, ishullin e Malediveve-Shtet..
    Por ndonese ndonje Shqipetare,do te pyeste:Per c´fare flete kryeparlamentarja Shqipetare,sepse “Luksin” e Malediveve ,me te cilen deklaroheni ju do ta marrin per ndonje “Peme” qe bene Kokrra te rralla,une do tju Pyesja Juve Z.Toppalli..
    1-ne c´fare pikash ngjane Shqiperia me Maledivet::???C´fare “Bukurishe” ka Shqiperia qe na bekeni kete Krahasim Fantastik??
    A..a..me Falni, harrova se ne Kemi nje Dete te Mrekullushem, qe vijne e “Dhjesin” Anijet Greke Mbeturinat e tyre ne Detin Jone..Harrova, qe Deti ku shkarkohet Lumi Seman eshte i Mbushur me Vajra-Bitume, qe vijne nga Puset, dhe nafta e padjegur..
    Apo e keni Fjalen per Rruget e “Bukura ” qe Inaguron Kry.Ministri Jot Sali Berisha…(Sepse i imi nuk eshte)??
    Z.Topalli duket se ju Jetoni me Fantazin e Romaneve te Zhyl Vernit.. apo shqiperia eshte si Maledive-Shtet per Demokracine Tuaj??
    Z.Topalli, “Mrekullohem” kur Degjoj Deklarata dhe Ligjerata te tilla nga ju, por prape kesaj radhe nuk bete “Gabime” dhe te krahasonit Shqiperine me Kuvajtin, shijet e Shkretetires-Kuvajtjane te cilat i keni provuar..Zoti na ruajt nga Ju, te shohim dhe Presim “Marrezite” e radhes….lol

  16. Stef Staku says:

    ANALIZE : Pasi kane mxjerre jashte prej Shqiperise rinine e brezave te tere, ne meshoren e fatit, pa dekumente duke furnizu me material njerzor gjitha gjojet mafies europiane, tashti therrasinne Shqiperi 100 te rij nga Europa per te bere turizem ne Shqiperi.
    Keto gjera i ka ba dikur Nexhmije Hoxha kur shteti Shqiptar arrestote te rij se ndigjonin epo imitonin rinine ne Europe e nga ana tjeter ftonte organizata komuniste te huaja per te vizitu Shqiperine.
    Nje gje te tille ban dhe Liri Berisha ku nga njera ane e gjothe familja e saj eshte perzier nder gjitha pislleqet e shtetit e ajo merret me nxihmu te varferit ?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje