Skenës politike shqiptare i është shtuar edhe një element tjetër, i cili po kthehet në modë. Ai i të akuzuarit për shpifje nga deputetët e mazhorancës, të kolegëve të tyre socialistë.
Në ‘top listën’ e ngritjeve të padive, qëndron deputetja Albana Vokshi, e cila i është drejtuar gjykatës, pasi deputetët e opozitës në parlament për partnerin, që ajo jeton duhet ta cilësonin atë ‘bashkëjetues’ dhe jo ‘bashkëshort’.Zonja Vokshi i është drejtuar gjykatës me padi ndaj deputetëve Saimir Tahiri, Eduart Shalsi, Artan Gaçi, Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Erjon Brace dhe Taulant Balla.
Deputeti Balla ka edhe një tjetër cështje në gjykatë i paditur për shpifje nga Agron Kulicaj, zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, të cilin Balla në një deklaratë për shtyp tha se “Kulicaj ishte një kontrabandist nafte”. Gjykata e Faktit e shpalli fajtor deputetin Balla, i cili thotë se e ka apeluar këtë vendim.
“Ankimimi në shkallën e dytë, pra në Gjykatën e Apelit bazohet pikësëpari mbi shkelje proceduriale, sepse në gjykimin e kësaj cështjeje, gjykata ka dhunuar parimet kushtetuese për një proces të rregullt ligjor. Për shkak të një mungesë të respektimit të gjitha procedurave nga gjykata është prishur i gjithë procesi gjyqsor. Asnjëri prej nesh nuk është kundër një gjykimi të këtyre cështjeve në të gjitha instancat e shkallëve gjyqsore, por dua të theksoj se në këto procese gjyqtarët në fjalë, janë vendosur në mënyrë të njeanshme në mbështetje të palëve paditëse dhe në dëm të palës së paditur”, thotë Balla.
Të gjitha këto padi, deputeti Balla thotë se janë të motivuara poltikisht me qëllimin e vetëm, frikësimin dhe mbylljen e gojës së opozitës.
“Asnjë lloj keqpërdorimi dhe asnjë lloj motivimi ndaj fjalës së lirë, nuk mund të ndalë dhe nuk mund të heshttë zërin tonë për të vazhduar akuzat publike, lidhur me ekzistencën e korrupsionit të kthyer në sistem nga kjo qeveri, nga kjo mazhorancë”, thekson Balla.
Ndërsa në ‘top listën’ e deputetëve socialistë, me më shumë padi ndaj tij, qëndron kryetari i komanduar i PS-së për Tiranën, Sajmir Tahiri, me pesë të tilla dy prej të cilave nga Shkëlzen dhe Argita Berisha fëmijët e kryemistrit Berisha, të cilët i kërkojnë një dëmshpërblim prej 4,000,000 lekë.
“E vetmja e re për mua ishte, që rreshtit të padive ndaj meje nga të gjithë ata anëtarë të oborrit dhe të familjes së kryeministrit, iu shtua edhe djali dhe vajza. Jam njohur nëpërmjet medias me këtë padi dhe mezi pres të njihem edhe me brendinë e kësaj padie dhe të jap përgjigjet e mia, për të cilat kam besim të plotë që nuk dallojnë nga e vërteta. Kjo nuk është padia ime e parë, pas Genc Rulit, pas Albana Vokshit, pas Agron Kulicajt, tani shtohet edhe Argita dhe Shkëlzen Berisha. Jam i bindur, që ajo që kemi bërë unë dhe kolegët në PS nuk ka të bëjë me inate personale, por ka të bëjë thjesht me cështje që kanë të bëjnë më cështje të korrupsionit qeveritar dhe të familjarvë te kryeministrit”, thote Tahiri.
Për Saimir Tahirin, kjo situatë e krijuar përkthehet si vënia në lëvizje e një mekanizmi represiv.
“Këtu kemi të bëjmë me ngritjen e një mekanizmi politik represiv, pra është një lloj kamzhiku institucional që kryeministri po e përdor ndaj opozitës. Nëse kemi një raport me të vertetën dhe ne duam ta ndajmë diku dhe kjo e vërtetë i dhemb kryeministrit, të nesërmen e gjejmë veten me një padi në gjykatë, me gjyqtarë të korruptuar, qe djegin fazat dhe dënohemi. Sot gjendja është tërësisht një cështje dystandardesh. Nëse gjyqi i Gërdecit nuk është mbyllur ende, pse unë dola dhe deklarova se Albana Vokshi se nuk kishte deklaruar pasurinë e bashkëshortit, sipas meje, (e bashkëjetuesit sipas Albana Vokshit), u dënova në kohë rekord me 33 milionë lekë të vjetra dhe u dënova në të njëjtën ditë, kur Ministria e Ekonomisë, pse u vra një minator një Bulqizë dhe u plagosën tetë të tjerë, dënoi kompaninë ACR me 500 mijë lekë të vjetra gjobë”, thotë Tahiri.
Për cështje të ngjashme ku politikanët akuzojnë publikisht njëri tjetrin nuk mungojnë rastet kur gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë në shqyrtim të tilla raste sic ishte ai i Lingens kundër Austrisë, ku gjykata vendosi se “Kritika publike është kusht themelor i një demokracie të efektshme politike. Një kontroll të tillë në shoqërinë demokratike e siguron jo vetëm opozita politike per edhe opinioni publik”./TCH
Po mire jau ben ketyre socialisteve te ndyre , sepse keta nuk kan baze per te akuzuar, po ja futin kot me shpifje gjoja po bejne opozite. Si ka mundesi ky tahiri qe eshte bere milioner me nje page deputeti? sigurisht qe ben pjese ne kartelin e rame-droges
Te lumte Ledi.
Keshtu duhet te jete njeriu i ri. Ta asgjesojme armikun e klasave
Akuza pa baza, thote merhumi…di shpellari Saliut te kuptoje bazat
@ juve te PD , dhe pa buke te rrini , prape salen do kerkoni, dhe pa b…. ne …. , prape salen . Plehra
po to shofesh akuzuesit jane 1/2 maloke dhe ne fakt te tjeret po fusin akuzat se jane urdheruar qe te bejne nje gje te tille.
Po e supozojme se mbas depozitimit te akuzave u mblodh fshati dhe me ne fund sashenka dhe toma ja falen i “her per i her”
po jane ca akuza te tjera qe dhe hibridi nga amerika i di fare mire dhe puna ka vajtur aty ku ska me bythe per dale hapur si dikur ne “glory days”
1.Albanian Airline, ka nje shqetesim aq te madh per malokun sa ky i fundit vetem kur del jashte albanistanit lidhet ne nje fare menyre me turkun e arrestuar ne Madrid…
2.Taxhiku eshte bere pak i paduruar keto kohe te fundit se dhe takimi tet a tet ne a-mer-ik nuk dha ndonje rezultat se maloku nuk i dha nje cmim fiks per municionet….
3.eshte bere leshi kacurrel nje cike me fabrikat e cimentos, dhe sidomos konkretisht me Siement Co. me rezidence “shady” ne Libi mbas vdekjes gadafit nuk ka aprovuar asnje buxhet per fush krujen dhe nuk do te jete me e papritur sikur Korum te hyje dhe tja shese impjantin per hekur me kile….jane dhe nja 2 te tjera qe nuk kane pagu gjoben ke maloku si psh ajo e Elbasanit.
4.qe kur iku Darfo (me qe ra llafi Mero si gjeogazetar te takon ty te sqarosh miletin se cpo ndodh me nentoken shqiptare) per lejet ne Pojske dhe Katjel cpo ndodh? kush po i vjedh pasurite e shqiptareve cpo ndodh me lejet ne Munelle me benOnermining apo whatever the fuck name is…
.4Hondurasi ka mor ne telefon bashke me Moldavine dhe e kan rrit i cik interesin se ka fillu auditi financiar prandaj ose maloku duha
et t’ja fus Korumit qe te shpejtoje bythen se daj sami i ka hy presidenti te hondurasit si turku sumes…
.Te dalim ke Korumi …..ma mer menja se i dime se ca po ndodh tani..
Moda e padive ne gjykate por edhe institucionalizim i shpifjes.
Une si qytetar nuk di me se ke te besoj.
Nese dikush ka informacione per shkelje ligji duhet te shkoje ne prokurori pamvartas besueshmerise se saj.
Kjo eshte e vetmja rruge, por nga ana tjeter edhe detyrim ligjor.
Nese nje politikan nuk e ka kuptuar kete i duhet te merret me dicka tjeter ose te paguaje injorancen e tij.
Si nuk te vjen rend o Led o qelbesira e oborit te shpellarit qe mer ne mbrojtje keta hajduter e vrases qe nuk do ti shpetojne gjyqit te popullit
bravo tomorri i beratit duhet ti vije turp te dale ne mbrojtje te ketyre hajdutave dhe kriminelave ledi me siguri duhet te jete njeri nga ato nuk munden tia mbyllin gojen dhe perdorin forcen e pushtetit .sepse dihet se gjykatat famose jane vegel e pushtetit dhe per te dale i pa fajshem eshte krejt e lehte eshte metode per tu pasuruar me shume pushtetaret dhe gjoja se ato jane te pa fajshem dhe krahu tjeter shpif .turp .turp…turp
Hajdutet ne pushtet shfrytezojne kalin e Berishes per ta vjedhur ne maksimum kete popull.Edhe ata qe i behen pengese i denoncojne tek gjykata e Berishes (e pa aneshme)per tju mbyllur gojen.Fol po deshe.Keshtu e peson.Disa si Kosta Trebicka e te tjere me gjoba.
S’ka teatro me hipokrite ne bote,se ajo qe lot PS me PD, me regjizore saliun,meten,ramen,rucin,65 vite komunistet ne krie.Pordhi kali ne deren e hanit.G.Meraja