Një picë- katër probleme për Italinë

12 Nëntor 2011, 12:39Politika TEMA

Këtë fundjavë Europa i ka sytë nga Italia, legjislativi i së cilës do diskutojë për reformat ekonomike. Disa thonë se në darkë Berluskoni do jetë thjesht histori.

Por cilat janë problemet e Italisë. Gazeta gjermane Bild liston katër të tilla.

 

UNO- Politika Bunga-Bunga

Politika e pas luftës në Itali është gjithmonë e paqëndrueshme. Që nga viti 1946 kanë kaluar mbi 20 kryeministra. Berluskoni është në krye të politikës që prej 17 vitesh. Politika e tij prej macho-je dhe pushteti i tij mediatik çuan vendin në afera, skandale seksuale, ekonomi të dobët, presion ndaj drejtësisë. Kolegët europianë e mbajnë Berluskonin për një shaka të keqe që po shkatërron emrin e mirë të Italisë. Mosbesimi i tregjeve financiare ndaj tij mund t’i kushtojë Italisë miliard euro.

 

DUE- Rritja e dobët ekonomike

Ekonomia italiane çalon. Që nga viti 2000 rritja ka qenë mesatarisht 0.7 përqind. Deri në vitin 2013 nuk do jetë ndryshe. Tregu i punës nuk është fleksibël dhe po lulëzon puna në të zezë. Për shumë zanate (mjekë, arkitektë, taksistë) duhet një licencë. Kjo pengon konkurrencën.

Autoritetet punojnë me shpejtësinë e kërmillit, gjyqet zgjasin shumë, procedurat tmerrojnë investitorët. Kësaj i shtohet edhe një mal me borxhe prej 1900 miliard euro (120 përqind e PBB). Vetëm në vitin 2012 duhen paguar 307 miliard euro interesa.

 

TRE- Mafia e korrupsioni

Mafia zotëron ekonominë në jug të Italisë, ngjitet deri në veri. Postet e rëndësishme janë në dorë të mafiozëve, reformat pengohen, paratë vërshojnë në llogari të zeza. Mafia, e cila zotëron kartelet e plehrave, ka zhytur në pisllëk qytete si Napoli. Korrupsioni është një krim kavalierësh. Sipërmarrësit e shohin shtetin si diçka që duhet shfrytëzuar. Pasojat: ekonomia hije është në 25 përqind.

 

QUATTRO- Ndarja jug-veri

Italia është e ndarë në dy pjesë ekonomikisht. Në veri është trekëndëshi i industrializuar fort Milano- Torino e Xhenova, në jug është një nga rajonet më të dobëta në Europës Perëndimore.

Megjithatë, Jërg Kremer, kryeekonomist në Commerzbank është optimist: “Ndryshe nga Greqia, Italia ka një bërthamë industriale. Përveç kësaj, buxhetet familjare janë të pasura”.

7 komente në “Një picë- katër probleme për Italinë”

  1. Vlora says:

    kete mer shembull edhe shpellari yne………..
    vetem me nje ndryshim te vogel ne ndarje jug- veri……ky yni ka lene veriun peribret,,,,,,,,,,,,,

  2. Landi- Sverige says:

    Nje analize e bukur. Eshte e vertet qe ekonomia italiane eshte ne G.8, pra ne tet vendet me te fuqishme te botes. Gjithashtu nuk mund te krahasohet me ekonomine greke duke qen vend lider i BE-se dhe jo nje vend periferik sic eshte Greqia si dhe 9 here me e fuqishme se ajo. Por duhet theksuar se zhvillimi inustrial ne Itali ka nje rrenie ne -5% dhe kjo eshte me pasoja te renda per ekonomine italiane dhe per besueshmerine e saj. Kriza greke eshte nje bombe ne periferi te BE, por kriza italiane eshte nje bombe ne zemer te BE dhe mos rrikthimi i gjendjes ne normalitet do te jet fundi i BE. Por, zerat nga Gjermania thon se shikojne drite ne tynelin e krizes qe mund te jet dhe kthesa perfundimtare e ekonomise europiane drejt shkeputjes nga kriza. Le te shpresojme se largimi i Berluskonit si simbol i Bunga-Bunges, korupsionit e mafies dhe ndarjes veri-jug, do te sjellin besim ne tregun boteror dhe nje zhvillim te ri te Italise, duke dhen nje frymarje dhe per vendet periferike.

    1. DJ Achmed the dead terrorist says:

      Dhe formimi i qeverive te stabilitetit eshte simbol i deshtimit te politikes greke dhe italiane, te therrasesh nje ex-bankier (te riaparoje demin qe ka bere eshte kulmi)

      Italia dhe Greqia ju japin karten e gjelber ketyre “MONTI & PAPADHIMAS” per nje aryse te thjeshte qe reformat qe dyhen bere jane teper anti-popullore dhe asnje force politike nuk e merr persiper ta beje, prandaj bejne nje qeveri teknike (3-4 mujore) dhe bejne ca tju doje trapi me financat e ketyre 2 vendeve.

      1. Landi- Sverige says:

        DJ. Jam dakort me ty, por a kishte rruge tjeter? A mund te priteshin zgjedhje te reja kur te dyja vendet ishin buz gremines? Besoj se ishte e vetmja mundesi per momentin. Le te shohim, katastrofa me suksesin jan kaq afer me njera tjetren, ku per momentin mendojme se rrezohemi ne gremine dhe momentin tjeter sikur jemi ne qiell nga euforia.

      2. plaku says:

        Dj Achmed….
        Desha te shtoj se FMN do thote fjalen e saj persa i perket pokitikes ekonomike italjane. Ne Itali qysh para tre ditesh eshte nje delegacjon i FMN i perbere nga 34 ekonomist nga te cilet ne mos gaboj 25 jane gjermane. Pra FMN do bashkepunoje per ceshtjet ekonomike (dhe nevojat per leke te qeverise italjane do te financohen nga FMN )me qeverine e re provizore italjane. Pershendetje.

    2. plaku says:

      Landi-Sverige,
      Shkrim dinjitoz, faleminderit.Pershendetje.

  3. Gjirokastriti says:

    Pershendetje mos u genjeni kot Nga nje gazete qe per te shtuar shitjet e veta u kundervihet te gjitheve
    Greket dembela berluskoni I paafte etj. Problemi eshte se sistemi eshte futur ne te thella dhe nuk dine si te dalin
    Pas italis e Kane radhen Franca e spanja dhe shume shpejt belgjika Prandaj te mbledhim mendjen e te shohim ku do arijme ne
    Si e shpjegoni qe me gjithe keto probleme dhe perseri euro eshte me I forte se dollari? E pra jane lojra dhe amerika e mban dollarin ulet se ka leverdi per ekonomine e vet Nqs dikush qe ben tregeti mer nje produktut me sasi Nga amerika Apo Nga cdo vend qe mund te blesh me dollare te del me lire pavaresisht Nga distanca se ta blesh ne evrope
    Greqia u fut ne programin e ndihmes Nga evropa dhe FMN kur perqindja qe merte kredi ishte 5,7 % ndersa pak dite me pare Italia mori kredi me 7 % nqs per greqin duhen 150 milard per ta shpetuar per italine duhen trilione dhe smund ti mbledhi kure gjermania kete duhet te shkruaj kjo gazete
    A mos valle nuk e dinin se ku po shkonte ekonomia
    Rendesi ka per ne qe te iki ky mostra dhe mbase vjen ndonje qe e do kete vend se ndryshe as internet e drita sdo kemi per te komentur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje