Raporti UnëVotoj: Ja si e shkel rregulloren e Kuvendit kryetarja Topalli

12 Nëntor 2011, 13:12Politika TEMA

Lëvizja Mjaft ka publikuar raportin periodik UnëVotoj, përgatitur nga Skuadra e Monitorimit të Kuvendit. Raporti përfshin periudhën 1-21 tetor 2011. Projekti UnëVotoj synon të monitorojë punën e Kuvendit, zbatimin e rregullores dhe ligjeve, praninë e deputetëve, punën që bëjnë, etj.

Edhe në këtë raport thuhet se në Kuvend vijon të shkelet rregullorja, pikësëpari nga kryetarja e Kuvendit, e cila edhe pse një deputet u kërcënua me vdekje në sallë, deputeti tjetër, aktualisht kryeministër, nuk u penalizua.

Gjeni më poshtë disa gjetje të raportit.

 

-Mjaft shqetësuese edhe për këtë periudhë raportimi shfaqet respektimi i Rregullores së Kuvendit. Kështu, nga monitorimi janë evidentuar një seri rastesh të cilat konfliktojnë me disa nene mjaft të rëndësishme të Rregullores. Gjatë këtij sesioni parlamentar, rezulton të jenë miratuar në kushtet e dhunimit të pikës 1 dhe 2 të nenit 34 të Rregullores se Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohet vlefshmëria e mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, 3 nisma ligjore të  cilat së pari, duhet të ishin shpallur të pavlefshme dhe së dyti, ndaj kryetarit të komisionit që ka shkelur këtë përcaktim taksativ të Rregullores duhet të ishte dhënë masë disiplinore .

 

-Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar rastet e shkeljes së Rregullores sa i takon respektimit të etikës parlamentare, ç ’ka përcaktohet në nenin 62 të saj. Janë të shumta rastet kur fjalori i përdorur nga përfaqësuesit e qytetarëve shqiptar mund të konsiderohet absolutisht i papërshtatshëm për një institucion publik. Ajo ç ’ka bie në sy edhe në rastin e shkeljes së këtij përcaktimi të Rregullores është gjykimi i njëanshëm i Kryetares së Kuvendit, në zbatimin e Rregullores se Kuvendit sa i përket dhënies së masave disiplinore për deputetët etik-cënues. Konkretisht, seanca plenare e datës 13 tetor është shoqëruar me debate të ashpra mes Kryeministrit Sali Berisha me deputetin e Partisë Socialiste  Sajmir Tahiri, ku kryeministri vendit iu drejtua këtij të fundit me fjalët “ta bëj fytyrën me të zezë se këpuca që nga fëmijëria jote deri tani”. Për këtë incident që cenon rëndë etikën parlamentare nuk u shënua asnjë tërheqje vëmendje, vërejte apo masë tjetër nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë për Kryeministrin dhe njëkohësisht deputet z. Sali Berisha, pavarësisht se në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë përcaktohet, në nenet 64 dhe 65 detyra e drejtuesit të seancës plenare për të ndërhyrë në raste te tilla si dhe masat që mund të merren në varësi të nivelit të cenimit të rregullave dhe normave të etikës parlamentare.

 

-Një problematik tjetër e vërejtur në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare lidhet  me mungesën e pranisë së grupeve të interesit në diskutimin e projektligjeve të cilat dallojnë për impaktin e ndjeshëm që eventualisht mund të  kenë në publik.

 

Deputetët “Antikomformistë”

Kjo pjesë e raportit UnëVotoj, paraqet rastet kur deputet të grupeve të ndryshme parlamentare, në mënyrë individuale ose në grupe te vogla, kanë votuar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar apo koalicionit, para dhe pas-zgjedhore, ku bëjnë pjesë. Sipas Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve u njihet e drejta e shpjegimit të votës kundër, e drejtë kjo që shfrytëzohet pak ose aspak nga parlamentarët shqiptar. Arsyeja pse antikonformizmit partiak i është dedikuar një pjesë e vecantë, në këtë publikm, lidhet me rëndësinë që i jep cdo deputet opinionit të zgjedhësve, qëndrimit individual dhe integritetit personal pavarësishtë qëndrimit en bloc të grupit parlamentar.

 

Partia Socialiste

•    Në seancën plenare të datës 20 tetor, deputeti  Saimir Tahiri ka votuar kundër  Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i Bilishtit – kontratë me çelësa në dorë”.

•    Në seancën plenare të datës 27 tetor, deputeti Blendi Klosi ka votuar kundër Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve”.

•    Në seancën plenare të datës 27 tetor, deputeti Z. Damian Gjiknuri, Tom Doshi dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

 

9 komente në “Raporti UnëVotoj: Ja si e shkel rregulloren e Kuvendit kryetarja Topalli”

  1. MEMEDHETARI says:

    Mbase edhe Zhozefinen e ka zene belaja me kete te shkalluar…
    Se,ja si e perfytyroj une nje “nderhyrje” te Kryetares se Kuvendit:
    “…se une ta bej fytyren me te zeze se kepuca qe…”
    “Z.Kryeminister,me i kujdeseshem me fjalorin,pa fyerje,ju lutem”…
    “Si???U bere ti,Zhozefine te me nderpresesh mua,Sali Berishen???”
    “Ju lutem,flisni por pa fyerje e kercenime,perndryshe do t`ju nderpres,…Nuk mban me uje pilafi!…”
    “Zhozi,mos kujton se nuk e dime se cfare ke bere tek Instituti i Orizit dhe i Misrit???…”
    Qe te mos zhvillohet dialogu i mesiperm,Zhozefina ka zgjedhur te beje
    “Hi hi hi” sa here qe Berisha lajthit…
    Ama,per Deputetet e Opozites eshte betuar per koken e Pashukut qe nuk do t`i fale…

    1. raimondi says:

      Ose Ky komisioni mund ta kishte emrin keshtu :–Une votoj, Sala i numeron , kauri fryn syte –looooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahahahaha

      -Sa te kete jevgjit-kaure ne PS , nuk fiton kurre PS-ja
      –Ose mund te fitoje kur ta zere gjumi Salen –hahahahahahahaha –Po Sala nuk fle, eshte shkerdhat, rin zgjuar

    2. Thana says:

      ROSAKU I PSHUKUT
      TEK PO KERKONTE USHQIME,
      I ZGURDULLOI SYTE
      SE KAPERDIU NJE QIME….

  2. raimondi says:

    Ky raporti duhet ta kete emrin :..Une Votoj , Sala i numeron — loooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahaa Jepi Sala vidhi votat mos i ler kusur
    se keta te PS-se jane kaure hajvane qe kane nivel debili

  3. Votimi alla-shqiptaro-monist says:

    Une- votoj
    Ti- voton
    Ai,Ajo- voton
    Ne- votojme
    Ju- votoni
    Ata-Ato-gllaberojne

  4. raimondi says:

    Une votoj,

    Ti voton,

    Sala numeron …..me nge

    Edi shkruan libra …

    Rezultati i votimit : ..looooooooooooooooooooooooooooooool

  5. kv says:

    bjeri mire gerrnetes te sales .kujdes dhembet eshte malok i forte

  6. Antoni says:

    Hajt se tash po ivjen rradha dhe Sales fidhe mbas Berluskonit

  7. emigranti says:

    Gjith jeten ne derrase te kalbur ka shkel kejo QYQE,prandaj nuk ben hajer shqiperia,dhe sa te jete kejo QYQE nuk ka prokopi vendi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje