Nesrete Kumanova
Në të gjithë Ballkanin, shumë të mbijetuar të konflikteve të përgjakshme të viteve 1990 ende nuk e dinë se ç’ka ndodhur me familjarët e tyre të zhdukur. Në Kosovë, edhe diskutimi i vuajtjes së bashkësive të tjera teknike është tabu. Çfarë shprese ka për paqe dhe pajtim afatgjatë?
Nga Elira Çanga*
“Nëse do të gjendeshin eshtrat e djalit tim, atëherë të paktën do të kisha kisha një vend ku të vajtoja,” thotë 58-vjeçarja Nesrete Kumnova, djali 21-vjeçar i të cilës, Albioni, u mor me forcë nga forcat serbe në qytetin me shumicë shqiptare të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës.
Derisa të marrë vesh me siguri se çfarë i ndodhi të birit, sado e dhimbshme të jetë e vërteta, Kumnova nuk mundet as ta përceptojë jetesën në paqe me serbët, e jo më të falë.
“Bashkëjetesë? Kurrsesi. Pajtimi s’është i mundur po s’u shëruan plagët tona. Nuk mund të duroj as kur shoh zyrtarët serbë në qeverinë e Kosovës apo të dëgjoj gjuhën serbe. Është e pamoralshme dhe jo-etike para se të qartësohet fati i djemve tanë,” deklaron ajo.
Kumnova është e bindur se forcat serbe ia vranë të birin kohë pasi ai u ndalua më 31 mars 1999 bashkë me shumë shqiptarë etnikë në qytetin e Gjakovës, rreth 80 kilometra në perëndim të kryeqytetit Prishtinë.
I biri është vetëm një nga 1.904 kosovarët nga të gjitha etnitë të listuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si të humbur. Ajo nuk është vetëm kur thotë se s’është në gjendje të falë apo të pajtohet me humbjen e saj.
Të paktën 750.000 shqiptarë të Kosovës u detyruan të braktisnin Kosovën në periudhën mes marsit dhe fillimit të qershorit 1999, sipas Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, kur ushtria serbe filloi ofensivën Patkoi.
Në fund të fushatës së NATO-s në korrik 1999, sipas Gjykatës së Hagës, rreth 13.500 kosovarë gjetën vdekjen, prej të cilëve 10.356 shqiptarë etnikë.
Ndërkohë që shkalla e dhunës mbi popullsinë shqiptare e tejkalonte tepër atë të ushtruar mbi të tjerat, të gjithë grupet etnike duke përfshirë serbët, shqiptarët që gjykoheshin si besnikë ndaj Serbisë, romët dhe egjiptianët, vuajtën gjatë dhe pas konfliktit. Shumica nuk e dinë ende se çka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur.
Sfida e arritjes së paqes dhe pajtimit afatgjatë pas një lufte mizore nuk është unike vetëm për Kosovën.
Luftrat e Ballkanit nisën në Kroaci në vitin 1991 dhe konflikti u përhap më pas edhe në Bosnjë, në vitin 1992. Kishte dhunime të të drejtave të njeriut nga të gjitha palët, por forcat e sigurisë dhe milicitë serbe u shquan në masakrat e tmerrshme, pastrimin etnik, torturat, përdhunimet dhe përdorimin e kampeve të përqendrimit.
Numri i vdekjeve vetëm në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) ishte 100.000 sipas Qendrës së Kërkimit dhe Dokumentimit në Sarajevë. Nga këto, 65 përqind ishin boshnjakë (myslimanë të Bosnjës), 25 përqind serbë etnikë dhe 8 përqind kroatë etnikë.
Në shoqëritë e traumatizuara që dalin nga lufta, shumë i shohin kriminelët e luftës si heronj kombëtarë, mbrojtës dhe jo bartës të krimeve të luftës.
Ndryshe nga Gjermania, qeveritë në Ballkan ende duhet të iniciojnë programe të profilit të lartë dhe fushata për të edukuar qytetarët lidhur me të shkuarën. Shteti gjerman vazhdon të hetojë e gjykojë kriminelët e luftës, të kompensojë viktimat dhe të mbajë qendra dokumentimi më se 60 vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore.
Varrosje, jo përballje me të shkuarën
Serbia shihet nga fqinjët e saj Bosnjë e Hercegovina, Kroacia dhe Kosova si shkaktarja e krimeve më të rënda të luftës të kryera në territoret e tyre. Sipas Qendrës së Ligjit Humanitar në Beograd, Serbia ka dorëzuar mbi 47 të dyshuar për tu proceduar nga ICTY dhe ka proceduar 383 të tjerë në gjykatat e saj, nga të cilët 143 u akuzuan dhe 68 u dënuan. Megjithatë, pak serbë e kuptojnë shkallën e krimeve të kryera në emrin e tyre në regjimin e Sllobodan Millosheviçit.
“Bashkëpunimi me ICTY-n ende shihet si barrë e bezdisshme, çmimi i nevojshëm për t’iu bashkuar Bashkimit Europian,” thotë Natasha Kandiç, drejtoresha e Qendrës së Ligjit Humanitar.
Serbia e zvarriti punën kur erdhi çështja e dorëzimit të të dyshuarve kryesorë për krime lufte, përfshi Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin. Të dy mbetën në arrati, Mlladiçi për 15 vjet, megjithëse ishte përmendur nga ICTY si autori kryesor i masakrës së vitit 1995 të rreth 8.000 meshkujve myslimanë në Srebrenicë të Bosnjës lindore.
Ai iu dorëzua më në fund Hagës në maj të këtij viti, kur u bë e qartë se kërkesa e Serbisë për të hyrë në Bashkimin Europian varej nga dorëzimi i shtetasve të saj të kërkuar në lidhje me krimet e luftës.
Dejan Anastasijeviç është gazetar serb që ka kaluar shumë vite duke hetuar krimet e luftës të viteve 1990. Në blogun e tij tek BIRN, ai shkruan: “Shumica e serbëve nuk janë të bindur se Mlladiqi është fajtor për ndonjë krim, por megjithatë nuk e kanë problem arrestimin e tij për sa kohë që kjo çon në anëtarsimin në Bashkimin Europian, që e shohin si tokën e premtuar kur paratë rriten në pemë.
“Ky është ilustrim i përkryer i përpjekjes së Serbisë për ta varrosë të shkuarën e vet pa u përballur me të. Edhe kur përballen me prova të pamohueshme, njerëzit priren të rrudhin supet duke thënë se “gjatë luftës ndodhin gjëra të këqija” dhe pastaj ndërrojnë temë.”
Tanja Matiç, gazetare që mbulon gjyqet e krimeve të luftës në ICTY për agjencinë e lajmeve SENSE është tepër kritike ndaj drejtimit të Serbisë.
“Që Serbia të përballet me të shkuarën, politikanët e saj duhet t’i dënojnë qartë krimet e luftës që ka bërë ajo, jo të japin deklarata që i vënë krimet e luftës të të tjerëve në të njëjtin nivel, duke i justifikuar kështu krimet,” thotë ajo.
Mbrojtës, jo kriminelë
Ndërkohë që shumica e shqiptarëve në Kosovë janë të vetëdijshëm se Serbia nuk ka gjykuar shumë të dyshuar për krime lufte apo që kanë kryer masakra kundër popullsisë etnike shqiptare, shumica e serbëve në Kosovë besojnë se qeveria me shumicë shqiptare e Kosovës nuk ka proceduar apo dënuar shqiptarët etnikë përgjegjës për krimet e luftës gjatë dhe pas sulmeve ajrore të vitit 1999 nga NATO-ja që çuan në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.
Disa refugjatë shqiptarë që u kthyen në shtëpi ia hedhin fajin popullsisë serbe për veprimet e forcave të Sllobodan Millosheviçit. Si pasojë, serbët u sulmuan drejtpërdrejt, u dëbuan më forcë prej shtëpive të tyre ose i braktisën ato nga frika e sulmeve hakmarrëse.
Nebojsha Periç, 40 vjeç, jeton në qytetin me shumicë serbe të Graçanicës, 10 km larg kryeqytetit Prishtinë. Ai është i vendosur të qëndrojë në Kosovë, me gjithë dyshimin e vazhdueshëm se shqiptarët vendorë mund të jenë përgjegjës për grabitjen dhe vrasjen e të jatit në fund të vitit 1999.
Ndërkohë që Nebojsha dëshiron që fëmitë e tij pesë dhe tre vjeç të rriten në Kosovë, ai thotë se pajtimi do të jetë i mundur vetëm nëse zbulohet e vërteta.
“Dua që fëmijët e mi ta kenë të ardhmen këtu, por dua edhe të vërtetën për babanë tim. Mendoj se të gjithë serbët që jetojnë këtu duan të njëjtën gjë,” thotë ai.
“Personalisht e di se shumë serbë janë vrarë pas luftës në Kosovë… na duhet një hetim ndërkombëtar, sepse serbët këtu nuk besojnë te hetimi nga shqiptarët,” thotë Jelena, shtëpiake serbe 33-vjeçare që jeton në Graçanicë.
Qeveria e Kosovës ka ngritur Institutin e Krimeve të Luftës në qershor të këtij viti. Ai është ngarkuar me hetimin e pavarur dhe dokumentimin e masakrave të kryera gjatë luftës.
Gjithsesi, me nivele të tilla të larta mosbesimi dhe dyshimi nga të gjitha anët, do të duhet kohë e gjatë para se ndonjë organizatë e tillë të fitojë besimin e të gjitha grupeve etnike.
Prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtare kanë drejtuar shumicën e gjyqeve të krimeve të luftës në Kosovë – 58 raste deri më sot, sipas Qendrës për Ligjin Humanitar. Por, gjyqet nuk kanë ndihmuar që shqiptarët etnikë të pranojnë që njerëzit e tyre kanë kryer ndonjë sulm të dhunshëm mbi serbët, me gjithë provat e hetimeve dhe procedimeve nga ICTY.
“Gjithçka është e trilluar, asnjë shqiptar s’mund ta ketë bërë diçka të tillë. Serbët na vranë e na torturuan dhe tani ne (shqiptarët e Kosovës) akuzohemi për rrëmbim, torturimin dhe vrasjen e serbëve. S’mund t’i besoj këto gënjeshtra,” thotë Armendi, shofer taksie 30-vjeçar nga Prishtina.
Jehona, nëpunëse 35-vjeçare shqiptare, thotë se “duhet te kemi kujdes për të dalluar krimet individuale të kryera për hakmarrje nga ato ndaj një bashkësie apo popullsie.”
Përveç ngritjes së Institutit për Krime Lufte, qeveria e ka lënë të vërtetën dhe pajtimin në masë të madhe në duart e disa OJQ-ve siç është Fondi i Ligjit Humanitar në Kosovë.
Bekim Blakaj, kreu i këtij Fondi në Kosovë, thotë se organizata ka krijuar Librin e Kujtesës, një regjistër qendror me gjithë kosovarët e vdekur dhe të zhdukur. Të afërmit dhe miqtë mund të shtojnë informacion dhe të gjejnë detaje lidhur me atë se ku janë parë për herë të fundit të dashurit e tyre.
Ai thotë se mbetet “tabu të flitet për viktimat e bashkësive të tjera” në Kosovë dhe do të jetë kështu deri në kohën kur të procedohen të gjithë të dyshuarit për krime lufte dhe të bëhen përgjegjës për veprimet e tyre.
Matti Raatikainen është hetuesi kryesor i njësisë së krimeve të luftës në EULEX, misioni i sundimit të ligjit i Bashkimit Europian në Kosovë.
Ndërsa thekson se ka aktualisht ka 70 raste të krimeve të luftës që po shqyrtohen, ai thotë se dëshmitarët ngurrojnë të dalin para dhe se shumë shqiptarë etnikë janë kundër procedimit të luftarëve të mirënjohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të cilët i shohin si luftëtarë të lirisë dhe heronj kombëtarë.
Pas vitesh opresioni gjatë viteve 1990, shqiptarët etnikë filluan të kërkonin liri më të madhe nga Beogradi dhe kështu lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 1997, UÇK-ja filloi të sulmonte postat e policisë dhe ushtrisë serbe, e cila nga ana e saj shkaktoi një shtypje të dhunshme nga forcat e Millosheviçit.
“Kemi pasur vështirësi në rastet ku përfshiheshin luftarët e UÇK-së, kemi gjetur disa prova por është e vështirë të bindim dëshmitarët të dalin hapur. Në të njëjtën kohë, ka gjithmonë protesta kur ngrejmë akuza kundër ish-anëtarëve të UÇK-së,” shpjegon Raatikainen.
Mentaliteti ndryshon ngadalë në Kroaci
Në Kroaci, shumë vetë e kundërshtojnë idenë që luftëtarët e tyre të gjykohen për krime lufte, pasi e shohin veten si viktima të sulmit serb të detyruar të luftojnë për të mbrojtë kufijtë e vendit të tyre.
Këtë vit kishte një zemëratë publike dhe rënie të madhe të mbështetjes ndaj ICTY-së, pasi ajo i dha një dënim prej 24-vitesh burg gjeneralit kroat Ante Gotovina.
Gotovina drejtoi forcat kroate gjatë sulmit ushtarak quajtë Operacioni Stuhia për të marrë kontrollin e rajonit Krajina të kontrolluar nga serbët në vitin 1995, gjatë të cilit u vranë të paktën 150 serbë sipas ICTY-t. Rreth 200.000 serbë u larguan në Serbinë fqinje dhe shumica nuk u kthyen më aty.
Duke pasur parasysh se kjo ofensivë siguroi pavarësinë e Kroacisë dhe i dha fund katër viteve të luftimeve të përgjakshme, Gotovina shihet gjerësisht si hero kombëtar.
Ngjarjet e vitit 1991 mbesin të freskëta në kujtesën e kroatëve. Ishte koha kur serbët e Kroacisë, me ndihmën e ushtrisë jugosllave me shumicë serbe dhe Beogradit i deklaruan pothuajse dy të tretat e territorit kroat si Republika e Pavarur e Krajinës Serbe.
Qyteti i Vukovarit u shkrumbua në muajt e parë të lfutës. Kroatja Liljana Alvir nga Vukovari humbi si të fejuarin ashtu edhe të vëllain gjatë pushtimit të qytetit.
Alvir ishte vetëm 21 vjeç kur u kap nga forcat serbe. Ajo u kthye në shtëpi si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish, por nuk u dëgjua më për të fejuarin dhe të vëllain.
“Edhe sot nuk kam paqe në shpirt, as familja ime nuk ka. Nuk e dimë a është gjallë apo vdekur im vëlla. Kemi frikë të ndezim një qiri sepse nuk duam ta konsiderojmë të zhdukur, por na vjen keq të mos e ndezim, pasi secili e ka një qiri përveç tij,” thotë ajo.
Dënimin e fajtorëve kërkon edhe Marica Seatoviç, një serbe nga fshati Nova Subocka i Kroacisë. Ajo në vitin 1991 humbi burrin e saj gjatë konfliktit dhe thotë se vrasësit e tij nuk janë gjetë ende.
“Shkova në fshatin fqinj për tre ditë dhe kur u ktheva e gjeta të vrarë tim shoq bashkë me dy burra të tjerë në shtëpinë ngjitur. Gjatë viteve gjeta se kush ishin vrasësit: gjashtë ushtarë kroatë… E kam varrosur tim shoq 20 vjet më parë dhe ende më duhet të jetoj me këtë“, thotë ajo.
Vesna Tersheliç është drejtuese e Documenta-s, një qendër e krijuar për të nxitë gjithë nivelet e shoqërisë kroate për të pranuar që krimet e luftës kanë ndodhë si në anën serbe ashtu edhe në atë kroate.
“Kemi parë një ndryshim në qëndrimet e njerëzve gjatë gjithë këtyre viteve, por ende nuk mjafton. Media në Kroaci nuk është e interesuar të shkruajë për gjyqet e krimeve të luftës. Këto jo vetëm do ta informonin publikun lidhur me atë çfarë po ndodh në gjyq [ICTY] por edhe do t’i edukonin dhe bindnin njerëzit që t’i dënojnë këto lloj krimesh,” thotë ajo.
Për të ilustruar hendekun mes teorisë së procedimit të kriminelëve të luftës dhe realitetit kur i akuzuari është i yti, ajo përmend një anketim kombëtar që zhvilloi qendra më 2006, i cili sugjeronte që 61 përqind e kroatëve besonin se të gjitha krimet e luftës duheshin hetuar dhe dënuar. Kjo ra ndjeshëm kur të anketuarit u pyetën nëse e mbështesnin procedimin e Gotovinës.
Damir Grubisha, profesor në Universitetin e Zagrebit, shpjegon: “Raste si ky [Gotovina] i përziejnë krimet e luftës me nacionalizmin, gjë që nuk është e mirë.”
Qeveria kroate kohët e fundit ka propozuar miratimin e ligjeve të reja që do të bënin të pavlera akuzat për krime lufte lëshuar nga Beogradi. Lëvizja ka shkaktuar kritika të ashpra. Pas botimit të një raporti nga Amnesty International në tetor, Bashkimi Europian e kritikoi Zagrebin duke theksuar se politikanët po joshin votuesit që janë kundër procedimeve të krimeve të luftës para zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.
Gjermania përballet me të shkuarën
Ndërkohë që ngjarjet në Gjermani gjatë Luftës II Botërore as që mund të krahasohen me luftrat e Ballkanit, mënyra se si shoqëria gjermane vazhdon të përballet me të shkuarën e saj mund të shërbejë si shembull i mirë.
Gjermania nuk i ka harruar viktimat e Luftës II Botërore, prej të cilëve 6 milionë hebrenj vrarë gjatë Holokaustit.
Në Muzeun Hebre në Berlin ruhen dëshmi dhe rrëfime të jetëve dhe fateve të hebrejve bashkë me sende personale apo dhoma gazi artificiale.
Tanja Petersen, drejtoreshë e programeve në muzeum, thekson se është e rëndësishme që gjermanët të kuptojnë historinë e marrëdhënieve mes bashkësisë hebreje dhe seksioneve të tjera ta shoqërisë para, gjatë dhe pas luftës.
Pas kësaj, ajo nënvizon se Gjermanisë iu deshën dekada të arrijë në këtë pikë, gjë që e dëshmon edhe fakti se muzeumi u hap më 2001, mëse 50 vjet pasi mbaroi Lufta II Botërore.
Sot në Gjermani ka shumë qendra që merren me dokumentimin e krimeve të epokës naziste.
Fondacioni Kujtimi, Përgjegjshmëria, E ardhmja (Erinnerugn, Verantwortung, Zukunft) kompenson familjet e viktimave dhe të mbijetuarit dhe financohet bashkarisht nga qeveria gjermane dhe sektori privat.
Ralf Posekel, drejtor i programeve, thotë: “Edukimi është mënyra më e mirë për të kuptuar të shkuarën, dhe për këtë qëllim, librat e historisë mbeten thelbësore për të mësuar të vërtetën”.
Librat e rishikuar të historisë
Georg Stober, kërkues 63-vjeçar në Institutin Georg Eckert për Kërkime Ndërkombëtare mbi Librat Shkollorë, thotë, “Kur isha në shkollë në fillim të viteve 1960, nuk e diskutonim shumë Luftën I Botërore dhe rolin gjerman në të.”
Kolegia e tij 32-vjeçare Almut Stoletzki ka një përvojë krejtësisht të ndryshme.
“Gjatë viteve të mia të shkollës, në periudhën 1980 deri më 1990, jo vetëm flitej për Holokaustin dhe shfarosjen e hebrejve, por në shumë raste na jepeshin detyra të shkonim të vizitonim vendet përkujtimore apo familjet e viktimave,” kujton ajo.
Hannes Grandits, shef i departamentit të Europës Jug-Lindore të Universitetit Humboldt në Berlin, thotë se përvoja gjermane mund të ofrojë mësime të dobishme për Ballkanin.
“Zbulimi i të vërtetës dhe kuptimi është proces i gjatë, por njerëzit në Ballkan duhet të flasin dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin. Kjo, fatkeqësisht, nuk ndodh shumë shpesh,” thotë ai.
Për t’u kthyer në Kosovë, perspektiva që serbët dhe shqiptarët etnikë të kuptojnë dhe pranojnë dhimbjen e njëri-tjetrit është e largët.
Për kosovarët si Kumnova dhe Periç, të mësojnë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre është hapi i parë drejt kuptimit dhe ndoshta faljes.
Pa të vërtetën për viktimat, ndërkohë që edhe përmendja e vuajtjes së “tjetrit” mbetet tabu, serbët dhe shqiptarët etnikë do të mbesin të ndarë edhe për shumë vite në vazhdim.
Elira Çanga është gazetare nga Tirana. Ky artikull u prodhua si pjesë e Bursës Ballkanike për Gazetari Cilësore, nisëm e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, në bashkëpunim me Rrjetin e Raportimit Investigativ Ballkanik.
Shume artikull cilesor tema, jo si ato pallavrat pseudonacionaliste qe shkruani zakonisht
Ne ballkan eshte kshtu – O UN O TI !
jemi shume ndryshe nga Gjermania !
Srbski = Grcki = Kriminelski
Spastrimin etnik qe serbet ndermoren ne Kosove eshte i njejte me ate qe qafzinjte greke bene ne Cameri. Pse lodhemi kot me shtjellime dhe lehtesime humaniste kundrejt njeres apo tjetres pale, keto rraca te qelbura kan bere dhe do te bejne te njejten gje prape me shqiptaret.
Shikoni kroatet, e kuptuan se cpo ndodhte, u organizuan dhe ua treguan vendin serbeve. Jo me llogje e negociata po me Ante Gotovinen, nje ex-legjionier francez. Tani jetojne ne token e tyre Krenare ! Ti leme pallavrat humaniste menjane, Ante Gotovina eshte vertet partiot dhe hero i kroacise !
Jane disa gjera qe shqiptaret nuk kane mundur dhe nuk do te mund ti kuptojne ne shekuj; 1.- Kurre nuk kane mundur te mesojne nga gabimet e tyre dhe te te tjereve. 2.- Qimen gjithmone kane pritur tua nxjerrin te huajt nga qulli.
stalinsali shum i drejte mendimi yt…une personalisht shikoj me shum dyshim qendrimin e evropes moderne ndaj serbise…perse nuk ndeshkohet serbia per genocidin e ushtruar kundrejt kroateve boshnjakeve e kosovareve??(perderisa faktet jane te pamohueshme….)ajo sot akoma vazhdon te njejten rruge nacoionalo-fashiste dhe me paturpesine me te madhe nuk ka kerkuar falje per te gjitha dhimbjet qe u solli popujve te ballkanit por perkundrazi shperblehet duke iu hapur rruga evropiane,kjo sjellje e evropes kundrejt serbise nuk eshte aspak demokratike por le shume per te dyshuar dhe fatkeqesisht evropianet tani na barazojne krimet e pushtuesve serbe me luften per clirim te popujve ballkanik…turp e faqja e zeze ne historine e evropes ‘demokratike’….
@zhaku i pamposhtur
Europa eshte krv kot te vjetrit nuk e quanin europen putane.Dhe Kosova qe eshte sot e pavarur eshte per shkak te amerikes se te qe per eurokurvat akoma dhe sot kosovaret do kishin perfunduar si camet ne shqiperi.Te tere e dime se kur ceshtja shqiptare mbeti ne dorre te europes 1913 e me tej(por dhe perpara asaj kohe) vajti per lesh madje dhe me 1919(kur donin ta ndanin shqiperine) ashtu do kishte vajtur per lesh po te mos nderhynte amerika sot shqiptaret do kishin ngel si kurdet ne turqi por ne rastin tone nje pjese ne serbi nje tjeter ne greqi.Ju shikojeni dhe sot si kan bere Kosoven corap te kishin bere kosovaret krime lufte nuk do kishte serb ne veri te kosoves sot.
@zhaku i pamposhtur
Eshte politika e europes, llogje llogje dhe me shume llogje.
Ne fund te fundit kur te merr flake catia fillon e shuan vete. Po mentaliteti yne veteshkaterrues na ka futur gjithmone ne qorrsokak dhe na ka percare. Kjo eshte dhe arsyaja ( sipas meje ), qe pas periudhes se Kastriotit kurre nuk kemi mundur te bejme shtet sadopak te fuqishem dhe na kane perdorur gjithmone si pacavure.
stalinsali
i drejte komenti yt,jo retorike boshe sikur e kemi zakon ne shqiptaret.
Mos te ishte USA,sot nuk do ekzistonte me as Shqiperia.Shumice e madhe e jona mendojne se i ruan karta e okb apo te drejtat e njeriut.Fati yne eshte qe interesat amerikane perputhen me tonat.Por.megjithe kete duhet thene , po ne ku jemi? ku ishte shteti yne kur ne Kosove ishte thjesht tragjedi?! Pse sot akoma nuk e ngrejne zerin per te demasku akoma me fort politiken shoviniste serbe? ne i trajtojme gjerat sikur kjo lufte ishte e rastesishme,por nuk duhet te harrojme qe thjesht ishte nje nga te shumtat,dhe ne perhere te papergatitur.Te marrim shembull nga Kroacia,e cila ka vetem 4 milion banore,por diti te mbroje dinjitetin dhe nderin e vet.Ne pra,jemi me shume se kroatet,por ku jemi?
Permendet Gjermania,por ti shikojme gjerat me kujdes.Mos krahasoni Gjermanine apo nje vend tjeter europian me vende barbare si serbia,rusia apo ndonje tjeter.
Me shqeteson mungesa dhe heshtja e politikes sone ndaj shtetit serb.Eshte nje heshtje qe nuk kaperdihet dhe nuk kuptoj sepse.
duket sikur i kane hap rrugen serbise per ne BE,kur kane cfare ti kerkojne llogari.Dhe e njejta gje ne raport me Greqine.
Ne rast se duam te vazhdojme keshtu eshte me mire mos te kemi as shtet asgje,thjesht ta shesim dhe te ikim ose te vendosim te behemi burra!
Jane disa veprime te cilat tregojne shume se cilet jemi.
Verej ketu tek TEMA,se kur flitet per probleme shqiptare,shqipfolesit perhere mungojne,thjesht nuk shprehen,por,ne rast se ndodh qe dikush u shan DOKTOR MORTJEN apo turqine,marrin zjarr.
Duke lexuar KOHA DITORE,e perditshme e Prishtines,mesova qe deri para pak kohesh,serbia eksportonte mallra ne Kosove prej 300 000 000 eurosh,pra,shqiptaret atje asnje nuk i detyron ti blejne ato mallra,por ata e benin.Pra,dhe nje veprim te thjeshte nuk e bejne,mendo me shume.
Nje nga shtyllat mbi te cilat mbeshtetet shovinizmi serb,eshte dhe kujtimi i Luftes se Kosoves.Te guxonin serbet e te benin nje veprim te tille kudo gjetke,kurse ne Kosove mund te bejne cfare te duan.Nje popull normal nuk do lejonte qe plehra sllave te hyjne lirshem ne nje vend qe e kane kthyer sa e sa here ne shkretim.
Tjeter fakt qe verej ne Kosove eshte prania e dhjetera xhamive kushtuar sulltaneve turq,pra,kushtuar armiqve tane.Kur dikujt ketu ne kete forum i kam bere pyetje per kete,asnjehere nuk me kane dhene pergjigje.
Tjeter fakt qe me ben pershtypje dhe eshte shume i rende eshte pranimi dhe pelqimi i muzikes sllave ne disa vende dhe njerez te caktuar.Kete fenomen e kam vene re dhe tek persona te cilat kane be dhe nga nje apo dy universitete.Me kete dua te them qe arsimi ka vlere deri diku,problemi kryesor eshte tek formimi qe kemi ne familjet e rrethit tone.
Salikabuba, jam dakort per nje pjese te komment tuaj, qe ne nuk leme njeri pa share per kundershtarin politik megjithese eshte shqiptar, dhe voton 40-50%, e popullsise, dhe nuk bejme asgje si shqiptare per vendin dhe kombin. E di si quhet kjo; humbje e identiteti kombetar.
Sali kakabuba,
nuk do ti hiqja asnje presje komenteve te tua me siper.
Por fatkeqsisht eshte ajo qe thashe, shqiptaret jane dhe kane qene te percare ne shekuj. Armiqte qe na rethojne( e vertete kjo, Armiqte) kane ditur qe, krenarine e semure qe karakterizon shqiptarin mund ta kthenin kunder tyre. Dhe e kane bere gjithmone.
Nje komb, nje gjuhe, nje flamur ! Kete ne nuk e kemi arritur akoma, pse, se nuk na lene reliket injorante qe kemi vene te na udheheqin.
Njeri mund te thote: Po vete i zgjodhet! Une them qe i zgjodhi injoranca dhe niveli i ulet qe karakterizon 70% te shqiptareve.
Kroatet ishin ata qe ja kthyen dorren tamam serbise e ja thyen hundet i turperuan i ben te ikin me bisht nder shale.Dhe sot shiko ku jane te pasur te zhvilluar ne bashkimin europian dhe nato ndersa serbet vend ne zhvillim dhe nje nga vendet me te varfera te europes dhe duke i lepire bythen rusise per mbeshtetje kunder kosoves.
kroatet (konet e gjermaneve) edhe shqiptaret nuk ishin edhe nuk jane te zote tu bejne gje serbeve. Ishte EU edhe USA qe vendosen te behej ashtu perndryshe kroacija do qe nje shtet sa mali i zi kurse kosovaret do rronin si arixhinjte ne cadra plasmasi. Boll u mburet per ate qe se keni. Po doni te shisni trimeri mitrovica edhe camerija atje jane nisuni qe sot.
@cakalli7
o ti biri shkines e nxorre koken qe je ndonje serb nga vitet 1878 kur beheshe lidhja e prizrenit e me tej territorret shqiptare ju serbet me ndihmen e rusie dhe perendorise otomane i morret perfshi ketu dhe malin e zi sa ka ardhur dhe flota britanike te bombardoje rezistencen shqiptare dhe qe shume here ju thyen dhe prandaj dhe shqiperia ngeli kaq mos harro sepse deshin fuqite e medha ajo serbia jote(krv e rusise) u be sot se me ndihmen e rusise e shaplli pavarsisne bashke me greqine.Athere i kishit aleatet po sot nuk i keni.Kroacija juve ja u theu hundet mire fare ju hoqi nja 250.000 serbe nga kroacija dhe ju futi nje dru te mire ne operacionin stuhia qe dhe sot nuk i keni harruar.Kroatet sot konet e gjermaneve thua ti po shi sa te zhvilluar e te pasur jane ndersa serbia jote nje nga vendet me te varfera ne europe.Camerise do ti vije rradha ashtu sic i erdhi kosoves dhe ashtu sic do ti vije rradha maqedonise dhe lugines se presheves.Po te mos qe ajo europa qe i jep serbise mbi 200 milione euro per strukturat paralele do jetonin serbet e mitrovices me keq se bagetit sa po kerkojne pashaporta ruse.Se ti je ai biri i k…. mos gaboj qe nga shekulli shkruan me emra dragulejob hetovic apo anxhelo morr serb barkthare.Po jeni te forte merreni republiken srpska hajt nisu qe sot.
Cakall,Kroatet fituan pa ndihmen e Amerikes,por per ne ti si cakall qe je e ndjen eren e gjakut, mos ki merak, do te vije radha dhe ty, ska rendesi nga bombat e USA, apo koburet e shqiptareve, rendesi ka qe gjerat shpejt apo vone do vihen ne vend.
1) tirmerine o mora osmane ua dime 2) une nuk shkruaj me ndonje emer tjeter sepse e kam mjaft nje nuk jam dylber anadolli si ju 3) ballkani eshte evrope jo turqi rusi arabi amerike, kush nuk e kupton kete edhe po qe se sot eshte mire nje dite do paguaje me kamate
E..EH, MORE STALINSALI, SALI KAKABUBA,….E JU TE TJER. KA SHUME E SHUME QE MENDOJNE SI JU. PO CEDO, C’RENDESIKA??… VULAT DHE SHKRESAT,LETRAT DHE KARTAT I LOZIN TE TJERET.NE, VETEM SA IBIEM TENEQES, ASKUSH NUK TE DEGJON. KA JO PAK QE NDJEHEN TE FYER,TE THYER,TE VRARE SHPIRTERISHT E MORALISHT, DHE HESHTIN (Sipas proverbes,atje ku hane e s’te ftojne, atje ku flet e ste degjojne, mos u fut),…kujtojne se i bejen mire vehtes dhe Atdheut meheshtje.??. Qe nga fundi i viteve 80 filloi te zbehej fryma e atdhetarizmit dhe e kombtarizmit ,sidomos ne shtetin ame.”Fallangat” e para qe erdhen nga trojet shqiptare pertej kufirt,ne bashkpunim me brenda,ne kuadrin e pluralizmit e modernizmit futen frymen e percarjes e te degjenerimit moral.Fryma nje komb nje qendrim nuk u ndie me. Shume vlera te arritura u hodhen posht,Tekstet, kenget dhe vallet me ndjenje e fryme kombetare gradualisht u zhduken Nuk degjohen me vargjet..per Bajram Currin,Shoten..,Azemin..Gjonlulin etj ..Jane zhdukur vargjet;…”nacalnik lago taborre,mos ma shkel barin mbi vorr.., ose,..O trima,o trima, o trima vallen ma mbani,lidhuni si fushek gjerdani… apo,per lirin token amtare, ngrihen prape herojt nga varre”…etj etj… Po hidhen poshte apo po anatemohen figurat kryesore me vlera kombetare,perfshi edhe Skendrbeun. Dhe per shume gjera nga keto nuk na ika fain serbi e greku.Ata ndienjen e nacionalizmit e te kombit bile edhe fene e kane khtyer ne nje, NE PERSE DUHET TE FALIM? NE GJITHMONE TE PARET, KUR DIHET GRABITESIT E TROJEVE,TE LIRIS E TE JETES SE NJEREZE TANE , JANE ATA. KOSOVARET NE KUADRIN E LUFTE PER VETMBROJTIE TE JETES E NDERIT DUHET TE KISHIN BEr E LUFTUAR EDHE ME SHME,SE SA TE PRISNIN QE JETEN ,NDERI E PRDHUNIMIN E GRAVE E VAJZAVE TJA U SHPETONIN USHTARET E NATOS. KY ESHTE NJE TURP HISTORIK SI PER KOSOVARET EDHE PER INDEFERENTIZMIN E SHTETIT AME QE U MJAFTUA ME MJEKIMIN E LEHTESIMIN E PLAGEVE..!!Dikush mund te kritikoj per patritotizm romantik.Por mos harrojm, se qe ai romantizem e ai patriotizem i rilindasve e i atyre me pas, qe kemi kaq shqiperi sa kemi sot, nete kundert, do ishim vetem shprehje gjeografike..Me mire epitafi: “TI QE PREHESH NE KETE VARR,S’HENGRE BAR SE S’QE GOMAR, POR VDIQE, S’GJETE BAR”..se as ate tjetri: QYL HEGRET E QYL PIT, QYL U NGRYSET E QYL U GDHIT, QYL E KALUAT GJITH JETEN, QYL E MBUSHET DHE KULETEN”. Peshendetje Z. Stalinsali dhe Salikakabuba.
E drejte, e drejt ajo qe shkruan.