Derisa nuk dihet asgjë ende për fatin e pilotit shqiptaro-amerikan, James Berisha një blog i madh në Eritrera hedh dyshime për atë që ai po bënte në shtetin e tyre.
TesfaNews raporton se James Berisha mund të ketë lidhje me një grup të njerëzve të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që u arrestuan kohë më parë. Qeveria në Eritrea i akuzoi ata për mision sekret me qëllim të infiltrimit për të nxitur popullatë lokale kundër Qeverisë për t’u organizuar në protesta si në Egjipt, Libi, Tunizi e Siri.
Sipas TesfaNews, qeveria e Eritreas asnjëherë nuk e pohoi e as mohoi arrestimin e Berishës, dhe në një raport me të cilin do të dalë shpejt do të sqarohet nëse Berisha ishte në Eritrea për të lobuar për pavarsinë e Kosovës, apo ishte pjesë e ‘misionit sekret’ të Amnesty International. /indeksonline/