Marshim drejt Manastirit për 103 vjetorin

13 Nëntor 2011, 13:54Rajoni TEMA

Një grup studentësh shqiptar nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera sot të organizuar do të marshojnë drejt Manastirit, për të shënuar dhe festuar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit, të 14 nëntorit të 1908.

“Lusim të na bashkoheni në numër së më të madh të mundshëm dhe së paku këtë ditë ti nderojmë dhe ti gëzojmë ata shqiptar që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do ti përmirësoj gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë, para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptar, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse të ashtuquajturve sllavomaqedonë, por ende nuk është vonë të përmirësojmë gabimin tonë”, theksohet në komunikatën e grupimit organizues.

Sipas agjendës, marshi fillon nga Prishtina në orën 10:00 bëhet nisja prej te stacioni autobusëve; në ora 11:30 mbërrijnë në Shkup ku takohen edhe me shqiptaret nga trevat e tjera në sheshin Skënderbeu, më pas vijohet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Ohër, duke mbërritur në mbrëmje në Manastir.

“Në mbrëmje nën shoqërimin e shqiptarëve të Manastirit do të festojmë shqip me një festë të madhe kombëtare”, theksojnë nga grupi nismëtar.  Të tubuarit do të jenë pjesë e koncertit në Manastir të organizuar nga shoqata “Estrada”. (F.Demiri/INA)

4 komente në “Marshim drejt Manastirit për 103 vjetorin”

  1. Pelasgian says:

    Go Go Go Shqipe , tregojini mongolezve qe Manastiri eshte SHQIPTAR !

  2. XHINO says:

    mire e the pelazgian -MONGOLEZE- tamam ajo race eshte

  3. Bardhi Tolabi says:

    Ju lumte organizatorve!
    U mbledhcin sa me shume para godines se Kongresit te Manastirit,ku nuk guxoi te veje apo te flase nje fjale kryeministri yne antishqiptar Sali Berisha.
    Jo or jo,rron e do te rroje Shqiperia.Ajo ka djem e vajza te mrekullueshme qe i dalin per zot asaj.
    Te shohim,do te veje ai palo ambasador i yni ne Shkup ne kete tubim festiv?

  4. Cakalli7 says:

    grupi ky qyteti e ka emrin manastir edhe jo xhami prandaj ata qe nuk u takon nuk kane pse vene se “osht harram”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje