Në tregun e Kosovës shumë shpejt mund të mos ketë perime apo djathë me origjinë nga Maqedonia. Bllokimi i importit të këtyre prodhimeve mund të vijë si kundërpërgjigje e Qeverisë së Kosovës ndaj vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për bllokimin e importit të miellit nga të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe Kosovën.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, tha të mërkurën se i është drejtuar me një letër Qeverisë së Maqedonisë përmes Ambasadës që ka ky shtet në Kosovë. E njëjta letër do të dërgohet edhe në CEFTA. Në letër, ajo ka shpjeguar se është sqaruar i gjithë rasti dhe kërkohet një zgjidhje e shpejt nga Qeveria e Maqedonisë, përkatësisht hapja e kufirit për eksportin e miellit “Made in Kosova”, në këtë shtet.
“Në rast se Qeveria e Maqedonisë nuk merr masa të shpejta në zhbllokimin e importit të miellit, ne duhet të marrim masa për mbrojtjen e ndonjë prodhimi në të cilin kemi përparësi, përkatësisht bllokimin e importit të ndonjë prodhimi maqedonas”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo theksoi se për pengimin e eksportit të miellit në Maqedoni kanë qenë të informuar më parë, mirëpo konfirmimin zyrtar nga kompania “M&Sillos” e kanë marrë së fundi. Ndalimi i importit të miellit është bërë me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, përkatësisht kryeministrit Nikolla Gruevski. Disa maune me miell të fabrikës së miellit “M&Sillos” janë kthyer mbrapsht në katër muajt e fundit.
Drejtori i kësaj kompanie, Sead Shehu, në letrën dërguar MTI-së ka thënë se “M&Sillos” si pasojë e ndalimit të importit të miellit deri më tani ka humbur rreth 700.000 euro, shkruan Koha Ditore.
Importi më i madh i Kosovës vjen nga Maqedonia, e cila ka vendosur të mos e pranojë miellin e prodhuar në Kosovë. Vetëm në muajin shtator vlera e mallrave të importuara nga ky shtet ishte 37 milionë e 744 mijë euro. Ndërsa vlera e mallrave të Kosovës që janë eksportuar në Maqedoni ka qenë 2 milionë e 311 mijë euro.
Ja nje politikane me “Bole”!
Te lumte si gjithmone interesin e vendit tend e ke mbrojtur hapur dhe pa dorashka.
O kosovare merni Saliun po ju japim dhe ca miliona dhe na jepni Mimozen !
nese don indrrojm por jo berishen po jozefina topalli
E di ckeni, merrini te dy, ua kemi falur, vetem na i merrni qe ketu !
Ky eshte dinjiteti qe nuk e kemi pare e degjuar nga asnje qe i thote vehtes politikan ne Shqiperi. Le te mesojne nga kjo zonje.
kjo eshte menyra per te fituar respekt.Po matufet tane jane te korruptuar se bejne dot
Kjo ministrja eshte shume bjonde seksi ! Kjo eshte per seks te eger !
ajo qe me ben pershtypje mua,megjithese perkrah kete ide,dhe mire eshte te vendoset per te gjitha shtetet e gadishullit dhe nga te gjithe,eshte se kur jetoja ne greqi,dhe degjoja per gjysmehenezen turke qe do rrethonte greqine nga lindja e veriu, nga sperma qe la perandoria otomane ne rajon,sigurisht me pelqimin e masonise,dhe aktualiteti pohon me se miri,ato thenie se masonia do te krijoje mundesine per shkaterimin,e greqise si armiku kryesor,i tyreper dy fakte:demokracine dhe ortodoksine,dhe kete dogme e shikojme cdo dite ne progres,por per njecike akoma,se ndonjehere fryne erera e te permbledhin uragane.
i lumte ! Me te njejten monedh i eshte pergjigjur mongolezve !