Stefano Sannino, drejtor i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, thotë se nuk ka ndonjë lidhje direkte mes krizës së fundit dhe zgjerimit të BE-së. Megjithatë ai shpjegon se procesi i anëtarësimit po bëhet gjithnjë e më i komplikuar: “Pjesërisht edhe për shkaqe politike dhe këtë nuk dua ta fshehi. Në disa vende ekziston përshtypja se vështirësitë janë shtuar pas zgjerimeve të kaluara. Ne kemi mësuar disa leksione nga zgjerimet e fundit.
Në Bruksel thonë se rruga e Kroacisë, e cila deri në fund të vitit duhet të nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësim, ishte më e vështirë se e vendeve që janë antarësuar më parë. Ndërsa rruga e vendeve të tjera do të jetë edhe më e komplikuar dhe e vështirë. Në BE ende nuk e përdorin fjalën “lodhje nga zgjerimet”, por këtë e thotë eurodeputetja Ulrike Lunacek.
“Mendoj se lodhja është fakt i cili nuk ka të bëjë shumë me Ballkanin, por me shtimin e pasigurisë sociale brenda BE-së dhe me efektet e zgjerimeve nga viti 2004 dhe 2007. Mendoj se në këto raste nuk kemi qenë konseguent sa duhet, që këto vende t’i plotësojnë të gjitha kushtet për anëtarësim.”
Lunacek shton se ka dhe pengesa të tjera politike në rrugën e antarësimeve të reja. Kjo s’ka të bëjë vetëm me plotësimin e kushteve, por edhe me zgjedhjet dhe zhvillimet politike në disa prej vendeve anëtare.
Polonia si udhëheqëse e radhës e BE-së ka konstatuar se gatishmëria për zgjerimin në vendet anëtare është i “përzier”. Varshava megjithatë pret që deri në fund të vitit të ketë sinjale pozitive për vendet e Ballkanit. Për këtë rajon do të bisedohet në nivelin ministror në samitin e 5 dhjetorit, ndërsa katër ditë më vonë fjalën e tyre do ta thonë edhe liderët e BE-së. Artur Harazim, drejtor për politikën evropiane në ministinë e Jashtme të Polonisë thotë: „Besoj se Këshilli i Evropës do të marrë vendim që Serbia të fitojë statusin e kandidatit. Disa probleme janë ende të hapura, por kanë mbetur edhe disa javë për t’i zgjidhur ato së bashku me Komisionin, vendet anëtare dhe me Serbinë”, pohon ai. Në Bruksel thonë se rezultatet bindëse dhe kualitative janë argumenti më i fuqishëm për afrimin e këtyre vendeve me Bashkimin Evropian./DW
sa te jet jeta nuk ka me pas kurre Evrope te Bashkume , eshte ndrysh nga SHBA , atje populli flet te njejten gjuhe , kan te njejten monedhe dhe te njejtat tradita , evropa eshte super e komplikuar , vende qe kan armiqesi shekullore , gjuhe , tradita dhe kultura te ndryshme , plus ekonomia e vendeve perendimore eshte gjithmon e me e larte se atyre te lindjes !
popujt e lindjes mesme jan me te vertet taleban e terrorista por nuk mendoj se nga ata mund te shkaktohet ndonje lufte boterore , vetem nqs shkrepen shkendijat ne evrope mund te ket nje WW3 dhe kte e kemi pare me 2 luftrat qe kan kaluar , kjo tregon qarte se ktu kurre ska me pas bashkim !
Interesant mendimi jot. Sikur te ishte kaq e thjeshte dhe e shkurter.
ti “Pelasgian” je aq i kufizuar ne mendje dhe fanatik total, dhe duhet te terhjeket verejtja se Ballkani kurr s’ka qene as do jete kurr “taliban”. Ballkani asht fjale e re per Ilirin e lasht, dhe asht ma e vjeter se Evropa. Kulturen e dijenin Evropa e ka mar nga ky rajon i botes (vete historija i tregon Homeri, Aristoteli, Herodousi etj.), ku me mencurin e krijuar, perfituar, dhe me okupimin e shfrytezimin e keti rajoni, u krijua nji kontinent i zvilluar ekonomikisht, politikisht, dhe me nji kultur perparuese, kurse nga okupimi dhe luftat e perhershme, pa ndal, Ballkani stagnoj, mbeti mbrapa, u egersua ne at mas deri sa u izolua nga tere bota, vetem per nji qellim ekzistence te mbrohet nga okupatori, per te ruajt tokat e veta, kulturen e vete, mos me humb kombesin dhe gjuhen e vete, k’to jan kjen prioriteti i popullit te Ballkanit e sidomos popullit shqiptar, se okupatoret nga Romake-Bizantine, Otomane, Evropiane, dhe Sllave, na percan, na asimiluan, na shfrytzuan, dhe ne fund na mshuan shkelum, si popull i izoluar dhe i pa civilizuar, edhe pse dijenin Evropa e muar nga k’to rajone, dhe pse Evropa i viedhi tokat tona dhe ja fali Sllavo-Grekut, dhe tere kjo e paraqet f’tyren dhe mendjen e Evropes si nji kontinent lakmues i tepruar per te marre e me pas ma shume pasuri materiale, deshira e vetme e Evropes intense dhe egoiste per pasuri dhe pushtet.
e ke nigju najher shprehjen – Kush kontrrollon Ballkanin kontrrollon boten ?? ? ” Ku shkel Turku nuk del Bari ”
thenie e vjeter edhe kjo , Evropa ja ka fut Ballkanit me kohe , qe ne kohe te Bizantit e deri me sot , megjithate un nuk po flisja vetem per Ballkanin por po flisje ne pergjithesi per armiqesite e vendeve evropjane !
i kufizuar ne mendje JO , nuk jam , Fanatik po !
me fal, e kom marre vesh gabim
bay,bay Evrope,wellcome to OBI….!!