Qytetarët mund ta shkarkojnë presidentin?

8 Nëntor 2011, 11:48Rajoni TEMA

Kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami thënë se gjatë debateve qytetarët kanë kërkuar që, përveç së drejtës për kandidim, të kenë të drejtë edhe ta shkarkojnë presidentin e Kosovës.

Për këtë kërkesë, Bajrami ka bërë me dije se do të vendosë Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës.

“Ne do të shohim si mund ta krijojmë një amendament në mënyrë që qytetarët të jenë faktorë edhe në procedurën e shkarkimit të presidentit”, deklaroi Bajrami për Epokën e Re.

Kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës ka treguar se ky Komision do të kërkojë mendim specifik te Komisioni i Venecias për së paku dy çështje.

“Është fjala për praktikat evropiane sa i përket dyshtetësisë së kandidatëve nga partitë politike: se a thyhet parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit nëse kandidatët e partive politike kandidohen në mënyrë automatike pa pasur nevojë t’i mbledhin 15 mijë nënshkrime, kriter që vlen për kandidatët e pavarur”, ka deklaruar Bajrami. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje