Dell largohet nga Kosova

8 Nëntor 2011, 11:45Rajoni TEMA

Duket se ambasadori amerikan në Prishtinë përgatitet për largim nga Kosova. Bazuar në një mesazh postuar në rrjetin social Facebook, Christopher Dell pret të emërohet në postin e zëvendësit të komandantit në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Afrikë, që Shtabin e ka në Stuttgart të Gjermanisë.

“Duket se më në fund do të më bëhet të jetoj në Gjermani për postimin tim të ardhshëm, si zëvendëskomandant i Komandës për Afrikë në Stuttgart. Është e vetmja komandë e unifikuar ushtarake e SHBA-së me një zëvendës civil”, ka shkruar Dell në Facebook, raporton Koha.

Sipas mesazhit që Dell e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social, në Gjermani tashmë ka siguruar vend pune edhe për bashkëshorten e tij, Teodora Dell. Megjithatë, Dell duket se mendon edhe përtej postit të ri diplomatik.

“Po ashtu vazhdoj të kërkoj një vend pune në sektorin privat”, shkruan ai në Facebook.

1 komente në “Dell largohet nga Kosova”

  1. Kapaku says:

    Suksese z.Dell dhe faleminderit per ndihmesen tuaj ne zhvillimin dhe perparimin e ceshtjes shqiptare ne Ballkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje