Modeli Obama për mposhtjen e Thaçit

4 Nëntor 2011, 13:08Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, nuk ka ndërruar qëndrim në lidhje me kryeministrin Hashim Thaçi dhe subjektin që drejton ai- Partinë Demokratike të Kosovës.

Edhe pse zgjedhjet ende nuk shihen në “horizont”, ai në një intervistë dhënë për “Zëri” thotë se asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, pavarësisht ofertës që mund të dalë nga Thaçi, qoftë edhe posti i presidentit apo kryeministrit.

Mustafa tha se një koalicion i të “mëdhenjve” do të ishte i rrezikshëm për demokracinë në Kosovë, ndërsa duket se më shumë pëlqen AAK-në për një koalicion paszgjedhor.

Lideri i partisë më të madhe opozitare nuk e mbështet praktikën e Vetëvendosjes për rrëzim kamionësh, ndërsa nuk e përjashton mundësinë e një blloku opozitar për veprime të përbashkëta me interes kombëtar.

Lideri i LDK-së thotë se akoma nuk ka menduar se kush nga partia e tij do të kandidojë në zgjedhjet për president të vendit, por nuk e përjashton mundësinë që LDK-ja ta mbështesë ndonjë kandidat nga bota akademike.

Ambiciet e ish-presidentit Sejdiu për rikthim në LDK ai i shesh si humane, edhe pse nuk i pëlqen deklarimet e tij dhënë në media, kinse kuvendi i fundit i LDK-së, ku ai ka humbur garën, ka qenë “i turbullt”.

Isa Mustafa po ashtu nuk i fsheh përpjekjet e tij për ta mundur Hashim Thaçin në zgjedhjet e ardhme. Ai tha se po mëson nga Partia Demokratike e SHBA-ve se si ata e kanë zhvilluar fushatën atje, në mënyrë që praktikat e tyre t’i përdorë në Kosovë./zeri

1 komente në “Modeli Obama për mposhtjen e Thaçit”

  1. ismeti says:

    po harron se OBAMA NUK ISHTE KOMUNIST E AS BOTH-LEPIRS I MILLOSHEVIQIT ;ti o i mjer ishe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje