Vetëm 5 mijë euro dhe se mund të arrish të përfitosh temën e doktoraturës dhe punimin shkencor për të fituar titullin doktor shkence.
Kështu shkruan sot e përditshmja maqedonase “Dnevnik”, pas një hulumtimi të realizuar me ndërmjetësues dhe profesorë të përfshirë në këtë biznes.
Në këtë aferë kryesisht janë të përfshirë profesorët universitar,të cilët edhe i kanë të gatshme punimet e tilla shkencore dhe se me lehtësi për shumat e majme të parave i ofrojnë këto punime.
Në një shpallje të një gazete të përditshme, këto ditë u publikua oferta e një grupi profesorësh,ku thuhet se ata ofrojnë dhe përgadisin tema, seminare dhe punimet shkencore për magjistra dhe doktorë shkencash.
Gazeta shkruan se është skandaloze që në këtë biznes të jenë të përfshirë akademikë dhe shkenctarë të universiteteve aktuale në Maqedoni. “Dnevnik” pasi që ka kontaktuar personat që kanë bërë shpalljen publike, ata kanë thënë se kanë marrë oferta për punimet shkencore, me ç`rast tema për magjistraturë ka një kosto prej 2 mijë euro, ndërsa për doktoraturë 5 mijë euro. (INA)
Thosha edhe une, c’ne kaq shume doktora andej nga Maqedonia ! Kjo e shpjegon me se miri.
Ballkanas = Mentalitet muti !|