Ata që para një jave “plagosën” Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë duke u hetuar. Madje grupi i hakerëve “Kosova Hacker’s Security” shumë shpejt edhe mund të arrestohen. Jozyrtarisht mësohet se dy prej tyre janë shumë afër identifikimit.
Policia e Kosovës, saktësisht Departamenti Kundër Krimeve Kibernetike, është duke u marrë intensivisht me kapjen e grupit, i cili ka ndërhyrë në agjencinë e lajmeve “Zhurnal” të Maqedonisë dhe ka publikuar një artikull me titullin “Plagoset Hashim Thaçi”.
Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë se njësitë e hetimeve të kësaj natyre janë duke e hetuar rastin e personave që publikuan lajmin e rremë për Kryeministrin. “Janë duke u shfrytëzuar të gjitha pistat e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar”, tregon Sadriu për Express.
E përveçse janë bërë pjesë e hetimeve të policisë, grupi i hakerëve kanë filluar të kenë edhe probleme ndërmjet tyre, për shkak të publikimit të këtij lajmi të rremë.
Burime të gazetës brenda grupit të hakerëve “Kosova Hacker’s Security”, thonë se ata janë përçarë ditën kur edhe është publikuar lajmi kinse Kryeministri i Kosovës është plagosur rëndë. Krejt kjo ka ndodhur pasi disa nga anëtarët e grupit, kanë sulmuar portalin dhe kanë publikuar lajmin pa u konsultuar me gjithë grupin.
Para disa ditësh përveç “Zhurnal”, edhe disa portale tjera kanë shpërndarë lajmin e rrejshëm për plagosjen e Kryeministrit Hashim Thaçi. Lajmi është përhapur me shpejtësi edhe në rrjetet sociale. Menjëherë pas kësaj, zhurnal.mk – mediumi shqiptar nga Maqedonia, i cili është hakuar dhe tek i cili është publikuar ky lajm, ka sqaruar opinionin se bëhet fjalë për një sulm hakerësh./express
Sa mire funksionon drejtesia per te kapur ”kriminelat” qe vrasin per fallco .
Te gjith kane frike te komentojne se kane frike se mos ju vijne ato zoterinjte me kostume dhe me syze te zeza ne shpi, nuk jam por i respektoj hakersat sidomos kur ju pergjigjen Serbeve apo Grekerve,rrofshin shqipet!
Të rinjtë shqiptar duhet të kenë kujdes të madh. Këta shpesh nuk e kuptojnë rrezikun që ju kërcënohet kur i sulmojnë të tjerët në ueb. Gjithmonë mund të gjendet një programues tjetër i cili ka dituri për ta gjetur hajnin.
Të rinjtë duhet të kuptojnë gjithashtu se shpesh programet për thyerje të kodit janë kurth. Programuesi ta jep ty falas mundësinë për shkarkim të programit të tij për thyerje të kodit të serverëve të huaj në ueb. Pastaj e kontakton ai personin ose ndërmarrjen e sulmuar dhe ofron gjetjen e identitetit të sulmuesit për një shumë të madhe të parave. Sa më e madhe ndërmarrja, aq më shumë para fiton ky njeri. Ti si sulmues ke punuar pa pagesë për ta pasuruar këtë njeri dinak.
Nëse dëshiron të jesh krenar me arritjet tua si programues, krijo diçka e cila është në dobi të kombit tënd dhe mund të blihet nga të gjitha kombet tjera. Kështu do ta fitosh luftën nga armiku pa e prekur atë as me gisht të vogël të dorës.