KFOR: Porta në Jarinë e gatshme për përdorim

9 Nëntor 2011, 13:12Rajoni TEMA

Forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it kanë vendosur sot në mëngjes një pikë të re kontrolli për automjetet, në jug të vendkalimit kufitar 1, në afërsi të Jarinës.

Vendosja e kësaj pike, është bërë në mbështetje të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet një komunikate për opinion.

Në po të njëjtën komunikatë, paqeruajtësit kanë njoftuar se rruga dytësore e portës 1 është bllokuar, për të parandaluar shfrytëzimin e kësaj rruge për kalime të paautorizuara kufitare.

Forcat paqeruajtëse gjithashtu kanë bërë të ditur se porta në Jarinë është teknikisht operacionale dhe e gatshme për përdorim.

Është konfirmuar gjithashtu se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, KFOR-i ka përdorur gazin jovdekjeprues, në përpjekje për të ndalur dy kamionë, të cilët “rrezikonin parametrat e sigurisë së pikës së re të kontrollit”.

Barrikadat në veri të Kosovës janë ngritur përfaqësues të komunitetit serb atje, në shenjë kundërshtimi me vendosjen e policëve dhe doganierëve kosovarë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë./rfe

1 komente në “KFOR: Porta në Jarinë e gatshme për përdorim”

  1. Pelasgian says:

    aman ore ju te KF-LESHIT , vritini ca serb dhe shikojeni si do ja u pastrojn rrugen , koqe kanari jeni te gjithe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje