Seremb Gjergji, kandidati i vetëm pë president i Kosovës

10 Nëntor 2011, 12:22Rajoni TEMA

Kandidati i vetëm deri më tani për president të Kosovës, Seremb Gjergji, ka thënë se qëllimi i kandidimit të tij për president është ta ndryshojë imazhin e shtetit të Kosovës.

Ai në një intervistë për Epokën e Re ka shprehur optimizëm se do të ketë sukses gjatë fushatës elektorale duke përfshirë edhe mbledhjen e 15 mijë nënshkrimeve të qytetarëve me të drejtë vote, si parakusht për t’i hyrë kësaj gare.

“Qëllimi im është ta ndryshojë jetesën e njerëzve në Kosovës për të mirë, duke garantuar ligjin dhe forcimin e rendit kushtetues… Jam në fazën e mbledhjes së ekipit, të cilin e quaj ‘Exploratory Comity’ (Ekipi eksplorues ose zbërthyes), i cili është i shtrirë në tërë Kosovën….”, ka deklaruar Gjergji.

Ai ka prezantuar platformën e tij politike me të cilën shpreson t’i fitojë zgjedhjet e para presidenciale, ku presidenti do të zgjidhjet direkt nga qytetarët. Gjergji planifikon që në fushatën presidenciale t’i ketë afër vetes 200 ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

2 komente në “Seremb Gjergji, kandidati i vetëm pë president i Kosovës”

  1. reni says:

    Good luck, Seremb Gjergji ! Eshte rasti me i mire per Kosoven te tregoje realisht orientimin pro-perendimor. Nese nuk e ben, aq me keq per te. Perendimi duhet t’a shikoje me vemendje qendrimin e kosovareve ne kete rast dhe te mbaje shenime…per t’ia kthyer me te njejten monedhe.

  2. Suksese .Perpiqu te zbatosh dhe ti tregosh botes (nqs fiton) se ne ballkan ka edhe Albanian me karakteristika perendimore,….. dhe te afte jo vetem te drejtojne veten por te rezatojne pozitivisht ne ballkan dhe me gjere ,perpiqu te heqesh qafe cilesite neg qe te tjeret i kane sjelle te ju dhe bashkeqytetaret tend te cilet deri me tani me perqafimin dhe zbatimin e tyre kane deshtuar……be yourself no masks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje