Dy ish- kryeministrat e krahëve të ndryshëm politikë bashkohen kundër Gruvskit

15 Nëntor 2011, 10:47Rajoni TEMA
Dy ish- kryeministrat e krahëve të ndryshëm politikë

Ljubce Gjeorgjevski

Dy ish- kryeministrat e Maqedonisë, Branko Crvenkovski dhe Ljubçe Gjeorgjevski janë bashkuar kundër kreut të qeverisë aktuale, Nikolla Gruevski. Balkan Insight thotë se të dy kryeministrat kanë pasur një rivalitet të hidhur, që ka dominuar vitet ’90, por tani janë bërë aleatë për t’i dhënë fund qeverisjes së Gruevskit. Interesantja është se të dy janë ish- kryeministra të krahëve të ndryshëm politikë. Branko Crvenkovski ka qenë kryeministër nga viti 1992-1998 dhe 2002-2004 për socialdemokratët në opozitë. Kurse Gjeorgjevski ka qenë lider i partisë së Gruevskit, VMRO DPMNE dhe kryeministër nga viti 1998-2002. Ata kanë thënë se vetëm duke bashkuar forcat mund të largojnë Gruvskin. Qeveria i ka quajtur shfaqje televizive këto deklarata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje