SHBA: As ndarje as këmbim territoresh

16 Nëntor 2011, 12:15Rajoni TEMA

Ndihmësseketari amerikan i Shtetit Philip Gordon ka porositur Serbinë që anembanë Kosovës duhet patjetër të ekzistojë pa kusht liria e lëvizjes, duke theksuar se Uashingtoni pret nga qeveria e Serbisë që plotësisht të bashkëpunojë me KF0R-in dhe EULEX-in në heqjen urgjente të bllokadave në rrugët e veriut të Kosovës dhe të sigurojë kontroll përkatës të kufijve.

Gjithashtu ai ka bërë të qartë se ndarja dhe shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e papranueshme, ka thënë Gordon në Nënkomitetin e Dhomës Përfaqësuese për Evropë dhe Evroazi kushtuar situatës në Ballkan, ku më së shumti është diskutuar për Serbinë e dhe Kosovën dhe problemet e Bosnjës e Hercegovinës, njofton “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe.

“Vështirë është të imagjinohet që Bashkimit Evropian t’i bashkohet vendi i cili financon aktivisht institucionet e ndara në shtetin fqinjë dhe i cili me të ndan kufijtë që nuk janë rregulluar, kontrolluar dhe njohur. Ky është mesazhi që bashkë me Bashkimin Evropian përpiqemi t’ia transmetojmë Serbisë”, është shprehur ndihmësseketari Gordon.

Nëse nis cilido qoftë nga këto procese, kjo kurrsesi nuk mund të jetë i kufizuar vetëm në një linjë kufitare, as që mund të përfundojë me rrugë paqësore. Retorika, me të cilën bëhet thirrje për ndarjen e Kosovës dhe vëhet në dyshim aftësia e njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike të jetojnë bashkë, është e dëmshme për pajtimin rajonal dhe në kundërshtim me përpjekjet e gjata me dekada të komunitetit ndërkombëtar që të nxjerrë rajonin nga periudha e konflikteve brutale të 1990-ve”, ka theksuar Gordon./KD

7 komente në “SHBA: As ndarje as këmbim territoresh”

  1. brace says:

    RRofshin SHBA,aleatet tane te medhenje,miqte e vertete te shqiptarve te pa mbrojtur,poshte komunistat e spiujte,kta jane antishqiptaret e vertete,qe shesin kombin e interesat kombetare,per pushtet,haram e pacin.

  2. stalinsali says:

    E kisha thene vite perpara te shekulli. Duke gjykuar nga historia jone, s’na duhet as europa plake as greqia, turqia as italia.
    Duket qarte ( nga historia ) qe shqiptaret nuk bejne dot asnje gje vete. Aleanca me USA, automatikisht, siguron shume benefite per shqiptaret.
    Rasti i fundit ishte Kosova, para disa vitesh, dukej nje endrr e paarritshme per kombin.

    1. Mike says:

      Stalinsali, sakte, eshte fati jon qe kemi pas dhe kemi USA aleatin tone, dhe fati jone i keq qe gjithmone Europa ka qene kundra interesave shqiptare,pothuajse te gjitha shtet kryesore te saj.Gjithashtu eshte fat dhe fakt, qe USA nuk pyet fare per politiken e jashtme, Europen, dhe keshtu do jete te pakte edhe per kete shekull.

      1. stalinsali says:

        Po e sakte ajo qe shkruan. Te ishim lidhur me USA dhe jo me USSR ne fillim do te ishim ndryshe sot.

  3. X says:

    si morr jo shkemibm territorresh ti morr palle doni tja ngopni serbet e veriut kosoves ju?Shkembimi i territorreve eshte zgjidhja e problemeve veriu i kosoves te shkembehet me luginen e presheves dhe me pas te vij njohja e kosoves kjo esdhte zgjidhja e ceshtjes gje qe mbase juve nuk ju intereson.Serbet prandaj nuk po e njohin Kosoven sepse duan te marrin veriun athere le ta marrin veriun ne shkembim te nje territorri ku shumica jane shqiptar pra lugina e presheves.

    1. Mike says:

      X, mos u nxito, shkembimin e kerkojne vetem serbet, per ta bere tere kete perpjekje dhe kete shtet, nje dicka fallco, pra nuk duhet tani per tani asnje bisedim per shkembim, dhe kjo eshte vendosur ne Uashington,dhe eshte nje gje sh e mire.

  4. Cakalli7 says:

    =Pastaj duhet ndare bosnja, edhe amerikanet kete nuk duan se sebet e kane copen e tyre atje po kete here do shqyhen kroatet me boshnjaket. Edhe pastaj evropa katolike do te jete ne sherr me mikun me te madh te amerikes ne bote dinastite beduine te gjirit persik. Pa do hapet edhe ceshtja e maqedonise pastaj … e me radhe se nqs lejohet nje gje ne kosove pse te mos lejohet ne gjithe evropen lindore e me pas ne gjithe boten. Perfundimi ballkani fuci baruti, edhe amerikes i duhet nje zjarr i vogel kete ne “unprotected underbelly of europe” (shqip nenbarku i pambrojtur i evropes) sic ua ka bere gjithmone gjermaneve per tu prishur pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje