Gorbaçov vlerëson Berishën: Je politikan real

30 Nëntor 2011, 19:31Politika TEMA

E ka pasur ditë të begatë sot kryeministri Sali Berisha. Në mëngjes ishte në përurimin e një qendre të gruas së tij, Liri Berishës. Fondacioni i saj ka ngritur një qendër për fëmijët autikë. Pasi kanë shkatërruar krejtësisht qendrën shtetërore për këtë çështje, familja Berisha ka vendosur të ketë një qendër të saj, pasi tashmë biznesni me fëmijët autikë është bërë shumë fitimprurës. Në faqen zyrtare të kryeministrisë nuk është publikuar asnjë njoftim.

Kurse pasdite, Berisha ka pritur në zyrën e tij presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov. Këtë të fundit ia solli në zyrë Rezart Taçi, president i federatës shqiptare të shahut, biznesmen i afërt me familjen Berisha. Gorbaçov ka mbërritur këtu si i ftuar nderi në Kampionatin Botëror të Shahut për Femra, që zhvillohet në Tiranë. “Ndër vendet e kombet ish komuniste, – tha  Kryeministri – shqiptarët kanë ndjekur me admirim e vëmendje të madhe të gjitha lëvizjet tuaja, të cilat kanë pasur rëndësi historike për nxjerrjen e këtyre popujve nga diktatura,” i tha Berisha Gorbaçovit.

Duke e konsideruar zotin Gorbaçov “kurajë e shekullit të shkuar”, Kryeministri tha se qëndrimin e tij ndaj murit të Berlinit dhe mesazhin që i dha udhëheqjes së Europës Lindore, nuk do ta harrojnë kombet e Europës dhe veçanërisht, Shqipëria, e cila njohu regjimin më të egër komunist diktatorial se çdo vend tjetër. “Midis nomenklaturës dhe popullit, – theksoi Kryeministri – ju zgjodhët popullin.”

Shqiptarët, vijoi Kryeministri, ndjehen krenarë që nga vendi i hiperkolektivizimit total, ekonomisë së rrënuar, investimeve të huaja të ndaluara, me të ardhura për frymë 204 dollarë në vitin 1992 dhe papunësisë 80 për qind, është sot vendi që ka pësuar ndryshime rrënjësore, me të ardhura për frymë 8000 dollarë, me rritje 316 për qind të investimeve të huaja, me një ekonomi reale që i rezistoi recesionit.

Presidenti Gorbaçov shprehu kënaqësinë që vizitonte Shqipërinë, duke theksuar se dëshira për të vizituar Shqipërinë ka qenë e hershme. “Unë jua kam pasur shqiptarëve borxh këtë vizitë dhe tani e shleva atë”, theksoi zoti Gorbaçov. Ai u shpreh se ndjehej i prekur nga mikpritja që i është rezervuar dhe vlerësimet e Kryeministrit dhe shqiptarëve.

Zoti Gorbaçov e përgëzoi Kryeministrin për arritjet e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe i shprehu Kryeministrit vlerësimin për kontributin në jetën politike të vendit dhe transformimin e tij në këto 20 vjet. “Ju jeni një politikan real dhe kjo është e rëndësishme për vendin”, u shpreh zoti Gorbaçov.

27 komente në “Gorbaçov vlerëson Berishën: Je politikan real”

  1. aj.vlora says:

    Gobbi ne qaf time po di ndonje gje per shqiprin ti ,prandaj mer ato leket qe te japin e mos i mesho gojes se na ben me pje…. pastaj.

    1. Poliksenos says:

      Ka gjet shoku-shokun.Pastaj,kur i thote qe je politikan real,mos ju duket qe paska thene ndonje gje qe e ngre shume kete budallain sepse ne fund te fundit edhe politikanet jane qenie reale sic jemi ne,njerezit.Pra duke mos dashur ti thote qe je toç,i tha kete tjetren.

      1. fack says:

        hahah edhe une te njejten gje mendova kur lexova fjaline e fundit

      2. raimondi says:

        Gorbacovi eshte shume antishqiptar— Ai gjithmone ka folur kunder popullit shqiptar ne Kosove
        Gorbacovi hiqet si i rejte por eshte nje nacionalist sllav i terbuar

        –Shume gabim ka bere Sala qe e takon ate palaco

  2. geno says:

    Gorbacovi e falenderon Sali Komunistin qe zbatoi me perpimeri gjithe platformen e zeze anti-demkratike te Kotovices, per kalimin e pushtetit te bllokisteve te dikatutures komuniste ne duart e femijeve te byrose politike dhe te sigurimit te shtetit.

  3. Kalorsi i zi says:

    Cfare ke firmosur me sllavet o Sali tradhtari qe mbajne ne pushtet ? Te njejten kontrate si A Zogu I, do na behesh ”mbret” po ste do populli o katran

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Gorbacovi eshte idiot, plakia po ja merr trute dhe flet si debil pro Berishes. E c’pret nga nje fare e ndyhre Ruse?

  5. shqiptari says:

    8000 dollaret e sateme, bastard i felliqur, virus, gjidi insekt qe e vodhe e vrave e shkaterrove kete vend. E katandise Shqiperine ne nje vend ku vetvrasjet per shkaqe ekonomike po kthehen ne nje “bilanc lufte”, mezi pret te sjellesh plehrat e evropes qe pleh u befsh o ndyresire, o haaaaaaleeeee. Si na mban ky dhe qe rrime e te durojme akoma o kerme kuderbonjese, o damlla.

    1. V-E says:

      amin! ,te degjofte zoti sa me shpejt.

    2. V.F.L.P says:

      Shqipe mos u nxe vlla,8000-shen e ka pas per mesataren e rrogave te kusherinjte te shofereve te Parlamentareve tane, kurse perkthysin Rus e ke korruptu Sala (si mjeshter qe eshte)qe te thote versjonin alla sali… Paqe

  6. Xha Temja says:

    Me ka habitur Rezart Taci, kur deklaroi se Gorbacov eshte nje mik i madh i Shqiperise. Nuk di se c’dreqin do ky djale qe merret me politike. Aftesite e tij ne kete fushe jane te vajtueshme. Me kujtohet debati politik midis Gorbacovit dhe Shimon Peres, presidentit aktual izraelit, ne nje kanal televiziv amerikan, te ftuar si dy nobelist per te dhene mendimin e tyre per ceshtjen e kosoves, debat i zhvilluar ne vitin 1999. Urejtja e Gorbacovit per shqiptaret dhe perkrahja e tij per Serbine, bente nje kotrast te dukshem me mbrojtjen brilante te bere ceshtjes shqiptare dhe vecanerisht ceshtjes kosovare nga zoti Peres.Nuk do ta teproja po te thoshja se zoti Peres me mbrojtjen qe i beri ceshtjes shqiptare, te linte pershtypjen sikur kish lindur ne Drenice apo Kurvelesh.Pergatitja e tij per te ti bere balle debatit me kete armik te eger te shqiptareve te mahniste. Kurre nuk me ka rene rasti te shoh mbrojtjen e ceshtjen shqiptare me aq argumente dhe kujdes shkencor sa ajo qe i ka bere asaj zoti Peres, ky mik brilant i kombit tone.

    1. daj sami says:

      me “xha temen” jam shume dakort me perjashtim te nje pasaktesie:
      Gorbacovi nuk i urren shqiptaret por eshte kundra tyre dhe kjo
      nuk perben ndonje sekret.Rjeshtimi i m.gorbacovit pro serbise
      eshte ne sinkron me qendrimet e berishes.tung dhe respekte
      per xha temen.

  7. hajriu says:

    Mos e merrni seriozisht Gorbaçovin , se qe te dy jane gatuar nga i njejti brum , nga ai me i ndyre qe njeh njerezimi, nga brumi stalinisto-enverist . U shofte fara e ndyre e ketyre kuçedrave komuniste sa me shpejt ishallah.

  8. like says:

    Eh mer sal mer sal tu kan bo renat sa nje mal.Gorbacovit ja futi amerika se tjeter ven se mposhte dot rusine Po ne ate kohe ti se pershendete dot po na del tani si kofini mas te vjelit tu ja bo qefin ai eshte kart e djegme tani . aq i duhej amerikes sa ta shkatarote rusine .dhe shikoje si esht katandis tani.

  9. ELEZ PIPER PIPERAJ says:

    Kjo vizite e gabit me duket si vizitat e disa presidenteve ne pension ne shba te cilet marrin ndonje “inkursion” psh kohet e fundit ne iran dhe korene e veriut per te liruar pengjet qe jane kapur dhe jane futur ne burg
    ne keto shtete.
    Ne rastin e shqiperise “pengu” eshte vete vampiri berishe qe i ka hypur
    “adrenalina” nga gezimi duke kujtuar se me te tilla foto lahet gjaku
    i bulevardit.
    Shohim ne kete rast nje blerje te turpeshme te gorbacovit nga mafjozet e berishes.A nuk ju kujtohet qe dhe gjenerali Clark u shtri ne kembet e
    berishes per nje kazino ? what is next?
    A do ta kete te gjate “vehbi alimuca” i vicidolit ?????????????

  10. miti says:

    Gorbaciovin qe beri lemsh miletin e ka paguar sa leshte e kokes TACI bastardi me naften shqiptare. Mire qe nuk i shprehu dhe kerkesen per martese Gorbaciov lekisti se i ve eshte se Saliu i Vicidolit do kish thene POOOOO. Saliu per pushtet jep edhe B…

  11. inf says:

    Se mos vetem ky te gjithe qe vine me Lobing marrin shellat .
    a erdhi ajo e toni bler hopa i fshiu nja 300.000 Euro dhe Kerrbaçovi do i fshi nja 400.000 Euro i plasi bitha berishs ai do fame nga te mundet si te mundet dhe nuk do me dit ai pagun ata hopa ai mashtron keta hidhu perdridhu.
    Paraja ka dy te verteta o te ben Njeri O TE BEN ARI.

  12. Ilmiu nga Oslo says:

    Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë

    “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit
    kapitalist.
    Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të
    përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës
    antikomuniste.

    *Të persekutuarit politikë**

    *Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë
    antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e
    urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin.
    Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të
    rëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?!
    Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim
    të të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona,por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve
    politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në
    këmbë.
    Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga
    Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e
    tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.

    Ramiz Alia

    *Ramizi …Për Kosovën**

    *Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej
    kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do
    t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë.
    Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e
    qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj
    nomenklaturës së lartë komuniste.

    *Strategjia e re*

    Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.
    Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të
    lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse
    për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit
    duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

    *Kërcënimi*

    Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë
    ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon akuza e pushtetit të komunistëve,
    pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.
    Këta të fundit do t’i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e
    vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë
    në mullirin tonë.
    Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit
    rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat!
    Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave.

    *Ju uroj punë të mbarë

  13. drini Fier says:

    mbas takimit me saliun ky i fundit do te bente dhe nje takim me Edi Ramen ( keto informacione te brendeshme vijn nga protokolli i qeneris)
    por ata te mendje ndryshe brenda PS kishin lajmeruar qe ky takim me Edin te anollohej. per aresye se nga pyetiet qe do ti bente Edi atijgorbachovit, do te ishte : A ka mar Dem mamaja jote ne kohen qe ka qen me perioda?

  14. falcon says:

    eshte normle per nje ish politikan rus te mbroj interesat anti amerikane te malokut vucidolit,,,,megjithate shqiptaret duhet te fokusohen ne pike tjeter,,ku shkojne paret e taksave qe paguajne dhe qe neanderthali i vucidolit paguan keta kreatura qe bota i ka harruar dhe injoruar pasi etapa e tyre ka mbaruar

  15. LORA says:

    E mbani mend kur ftoi,nga bajge e semes,ate “vellane” e Obames qe te tramakste edhe me pamjen e vet? I ka vene embargo bota perendimore e vete blen,me parate tona,vizita pa asnje axhende politike e vizitore qe nuk kane asnje peshe ne gjeopolitiken aktuale,si pune e ketij Gorbacovit.A do ta leme te masturbohet ne kete shemti,me kosto ekonomike e morale vetem per ne;apo do t’i japim nje te shtyre ne gjirizin qe ka 20-vjet qe ja ka bere peshqesh Shqiperise e ku e ka hak te jete?Faktoret jane me popullin shqiptar,nuk e njeh me njeri per legjitim,mjafton ti japim te shtymen.

  16. Delli USA says:

    Qe te jemi realist,Gorbacovi nuk eshte se ishte antikomunist ose se donte shperberjen e BRSS,Ai thjesht e hapi shoqerin sovjetike.Por hapja rezultoi fatale per ate vet,mbasi i doli situata jasht kontrollit, duke cuar ne shperberjen e BRSS-es.Tani gjerat mund te interpretohen simbas konjukturave,por ne Rusi Gorbacovi nuk eshte se gezon ndonje simpati te madhe.Natyrisht per brezin e para 90-es Gorbacovi eshte shume i njohur,fakt qe po mundohet ta cfrytezoj Sali Krimineli.Bindja ime eshte se nuk do qullosi gje vec faktit qe takohen dy ish komunist,njeri liberal dhe tjetri kriminel.

  17. Llogaritari says:

    $8 000 per fryme ne vit dmth qe duhen te gjenden me shumice familje prej kater personash qe marrin $32 000 ne vit.$32000 ne vit merr nje pallat i tere ne Shqiperi ,jo nje familje mesatare.

  18. Lirim says:

    Gorbacovi i eshte shume mirenjohes Berishes, sepse vetem Berisha, krejt ndryshe nga drejtuesit e tjere ne kampin e Lindjes, i plotesoi te gjitha porosite qe Gorbascovi dha ne Katovice. Duke zbatuar porosite e Gorbacovit dhe te diktatorit tone R. Alia Berisha 20 vjet e mban Shqiperine ne tension, ne konfrontim e lufte civile. Berisha grabiti pronat e ligjshme dhe ua fali minoritareve greke. Berisha, komunisti me i terbuar, orvatet ta fshehe te veretten, sforcimi i tij duket qarte ne shemtimin qe i ben fytyres, duke u sforcuar orvatet te tregoje besnikerine e tij te thelle per demokracine. Ne Shqiperi nuk ka parti demokratike, ne Shqiperi egziston Partia e R. Alise me ne krye mashtruesin Sali Berisha.

  19. Freddy says:

    Se mos eshte me I mire aj komunisti tjeter edi Rama, apo I kosoves hashim thaci,Te gjith plehra Jane, ama ju Te kosoves beni si Besnik po ju e shisni shqipetarin per pes lek,I kam njoh ne kurbet,ju po shisni edhe luftetaret e kosoves pe 5 lek gjithashtu. Turq Te flliqur

  20. orli says:

    Ne rast se i ka thene”je nje politikan real”gorja ka talle menderen me rrumpallen.Real dmth ai ekziston si politikan jashte dhe pavaresisht poshtersive te tije.

  21. Albert says:

    Gorbacovi e ka vleresuar sakte,”politikan real” do te thote njeri qe s’ka patur dhe s’ka ideale,njeri pa kurrfare skrupujsh morale apo humane.
    A nuk i ka deshmuar keto cilesime ky monster gjithe jeten e vet?!
    Pra,Gorbacovi po na thote se ky njeri,vetem duke qene i tille,kriminel dhe i pafytyre,vazhdon te jete ne pushtet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje