Zëri: A keni ju një shpjegim për tërë atë emocion të madh që e kanë kosovarët për Sali Berishën?
Rama: Këtë gjë duhet ta shpjegojnë ata që e dashurojnë se unë nga ana ime, mua nuk më takon t’i gjykoj për ndjenjat e tyre dhe as të gjej arsyen e këtyre ndjenjave. Unë besoj aq sa ka informacion, aq ka edhe dizinformacion…aq sa ka mundësi për të njohur të vërtetën, aq ka pamundësi për të shkuar te e vërteta dhe ma ha mëndja në rast se ky opinion do të ishte më i informuar, edhe dashurinë do ta kishte më të arsyeshme.
Zëri: Ekziston përshtypja që dashuria e kosovarëve me z. Berisha ka të bëjë edhe me lidhjet që i ka pasur me Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova?
Rama: Nuk e di këtë, por di kaq që Ibrahim Rugova është një figurë historike sot, por në të gjallë të tij ka ditur të jetë i ekuilibruar dhe njësoj i dashur me të gjithë faktorët politikë në Shqipëri.
Zëri: Si kanë qenë raportet e Partisë Socialiste me Rugovën, kanë qenë po aq të afërta si me Berishën apo më ndryshe?
Rama: Të kemi parasysh që ka një raport institucional që është një raport detyrimisht sistematik dhe në përmbajtje i pazëvendësueshëm mes autoriteteve përfaqësuese të institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri.
Kur kjo ka përkuar me kohën e Presidencës së Sali Berishës apo me kohën e drejtimit të Fatos Nanos apo Pandeli Majkos, mendoj që ka qenë gjithmonë kështu dhe është normale që edhe sot të jetë kështu, sepse pavarësisht emrave, qeveritë duhet të bashkëpunojnë nga afër me njëra-tjetrën.
Por, për sa më takon mua, unë kam pasur fatin ta takoj Ibrahim Rugovën dhe ruaj një mbresë të çmuar nga takimet me të, nga dashamirësia, nga paqja e brendshme nga ekuilibri i tij në këndvështrimin dhe trajtimin e Shqipërisë pa bërë kurrë dallime mes faktorëve politikë në Shqipëri.
Zëri: Këtu kemi një përshtypje që Partia Socialiste e Shqipërisë është më e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës? Ka bazë në këto mendime?
Rama: PS ka një marrëdhënie tradicionale me PDK, që zë fill nga lufta. PS në qeveri ka qenë një partner i afërt i UÇK-së dhe normal ka si të thuash trashëguar bashkë me PDK-në një histori të përbahskët suksesi. Nga ana tjetër, në këtë mes hyn edhe një marrëdhënie e afërt miqësore me kryetarin e PDK-së dhe kryeministrin aktual të Kosovës, për të cilin ne kemi një vlerësim të lartë dhe ushqejmë ndjenja vëllazërore.
Zëri: Mos ka një shpërputhje këtu? Ju në Shqipëri luftoni kundër vjedhjes së votës, ndërsa në Kosovë realisht është PDK ajo që ka bërë makinacione në zgjedhje…
Rama: Kjo është një çështje që i takon forcave politikke në Kosovë ta trajtojnë lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Ajo që unë mund të them është që në Shqipëri zgjedhjet i ka vjedhur qeveria dhe Saliu. Ne e kemi problemin me qeverinë dhe Saliun për sa i takon garantimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Zëri: Për ta thënë kushtimisht si kontribut lidhur me këto përshtypje të gabuara që ekzistojnë në Kosovë për PS e Shqipërisë dhe ju personalisht, a ka mundësi që kanë të bëjnë edhe me mënyrën se si njerëzit këtu e përceptojnë komunizmin? Për dallim nga Shqipëria, këtu njerëzit e konsiderojnë socializmin e komunizmin si e njëjta ideologji.
Rama: Po po, nga ana tjetër kosovarët nuk duhet ta harrojnë që pa një socialist të madh në komandë Kosova nuk do të ishte çliruar dhe ky kishte emrin Tony Blair. Madje në një kuptim nuk ishte një i djathtë, por një i majtë nga ana tjetër e Atlantikut që bashkë me Tony Blairin udhëhoqën luftën çlirimtare kundër regjimit të Millosheviqit. Kështu që ne i përkasim kësaj të majte, këtij socializmi evropian që nuk ka asnjë lidhje me komunizmin apo me socializmin në kuptimin që kjo fjalë kishte në kohën e regjimit të kaluar.
Zëri: Pak më parë më intrigoi ajo pjesa kur besoj latë të kuptoni që ne nuk duhet shumë të çajmë kokën për fuqitë e mëdha”…
Rama: Jo s’duhet të çajmë kokën, por nuk kemi pse të kompleksohemi nga debatet që mund të ngjallë një zgjidhje e drejtë…
Zëri: Ndërkaq, ju keni vizituar edhe lëvizjen Vetëvendosje, prej nga keni bërë një vlerësim shumë të mirë për ta, një subjekt politik ky që jo rrallë herë vizitorët evitojnë kontaktin me ta … Zakonisht politikanët shqiptarë kanë këtë sëmundjen kronike të varësisë së plotë ndaj faktorit ndërkombëtar, po ju ku bëni pjesë????
Rama: Unë mendoj që pa Vetëvendosjen jeta politike kosovare do të ishte më e varfër dhe do kishit një dritare më pak. Secili ka të drejtë ta zgjedhë dritaren që i pëlqen dhe në këtë kuptim, ne kemi dritaren tonë nga ku e shohim rrugën e zhvillimeve dhe të integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE. Vetëvendosja ka dritaren e saj, të tjerët e kanë dritaren e tyre. E sigurt që është që pa atë dritare, shtëpia e përbashkët shqiptare do të kishte një dritare më pak dhe një dritare më pak nuk do të ishte më shumë dritë, por më pak dritë.
Zëri: Ju së fundi keni hartuar një program për shpëtimin e ekonomisë shqiptare, ndërsa atë ia keni prezantuar në takim edhe kryeminsitrit të Kosovës, partia e të cilit publikisht është duke e prezantuar vetën si të djathtë. S’duam t’iu pyesim për PDK-në, por në përgjithësi kë e shihni se ka gjasa për të krijuar të majtën në Kosovë?
Rama: Është shumë herët për përkufizime të tilla në Kosovë, sepse të mos harrojmë që procesi i diversifikimit të forcave politike mund të ndodhë qetësisht dhe normalisht kur të jenë zgjidhur njëherë e mirë disa probleme themelore që në Kosovë janë drejt përmbylljes.
Vetëm atëherë do të ketë më shumë qetësi publiku për të pranuar një proces të qetë diversifikimi dhe vetëm atëherë partitë mund të kurajohen të pozicionohen pa u trembur që mund të kenë rrjedhje në elektorat për arsye që sapo i thatë edhe ju, me plot të drejtë, që për shkak të një paragjykimi të përgjithshëm mbi të majtën dhe të një harrese ndoshta pa dashje që edhe Bill Clintoni dhe Tony Blair-i i përkisnin pikërisht jo të djathtës.
Jemi në një moment kur është vështirë të kërkohet nga partitë politike ta bëjnë këtë zgjedhje qetësisht. Mendoj që kjo është një zgjedhje që më shumë është e diktuar nga momenti dhe do të diktohet më pas për të gjitha forcat politike sesa do të diktohet nga një përkatësi e sinqertë politike.
Zëri: U përmend përshtypja se Partia Socialiste e Shqipërisë është një parti grekofile, mirëpo ka edhe një keqkuptim tjetër që partia juaj shihet edhe si parti proserbe. T’ju pyesim direkt, në Shqipëri kush po ia hap dyert Serbisë, PS, Ilir Meta apo Sali Berisha?
Rama: Nuk e di nga buron ideja se PS ka afinitet me Serbinë përtej konvencionit të përgjithshëm dhe të gjithëpranuar besoj edhe këtu edhe në Shqipëri se nuk mund të ketë një jetë të normalizuar dhe bashkëpunues pa normalizimin dhe vendosjen e normave të bashkëpunimit me të gjithë, përfshirë edhe Serbinë, por secili në respekt të kufijve të shtëpisë së tjetrit.
Por një gjë do të them që asnjëherë më parë interesat financiare dhe madje gjysmë të errta që burojnë nga Serbia, nuk e kanë gjetur në Shqipëri hapësirën siç e kanë gjetur falë qeverisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky është fakt dhe nuk është opinion.
Zëri: Në çfarë e mbështesni këtë?
Rama: Janë të gjitha të dhënat për futjen në ekonominë shqiptare të një sërë aktorësh që janë të lidhur ekonomikisht dhe financiarisht me Serbinë dhe që janë serbë. Unë nuk dua të vendos asnjë barrierë nacionale në ekonomi, por dua të them që këto interesa janë gjysmë të errëta dhe janë të mbrojtura jo përmes rrugës së konkurrencës së ndershme në treg, por përmes rrugëve të kientelave që lidhen me oborrin e pushtetit të Saliut.
Zëri: Si gazetarë gjithmonë na pëlqen të përmenden edhe emrat…e keni fjalën për Fazlliqin, Mishkoviqin…???
Rama: Është pa dyshim shëmbëlltyra e dukshme e gjithë kësaj që po them, por ajo që po ndodh është shumë më tepër se aq
Zëri: Arsyeja pse kosovarët rregullisht e kanë bindjen për PS-në si parti proserbe është te takimi i famshëm i ish-kreut të partisë suaj, Fatos Nano me Slobodan Millosheviqin në Kretë gjatë viteve ‘90, ndërkaq në Kosovë njerëzit janë hidhëruar jo pak edhe me pritjen që i keni bërë Goran Bregoviqit në Tiranë. Nganjëherë krijohet përshtypja që shumë më shumë janë prekur nga kjo sesa nga Fazlliqi, Mishkoviqi etj.
Rama: Mendoj që dhe me atë moment është spekuluar jashtëzakonisht shumë dhe është bërë një propagandë shumë e shëmtuar. Ai ka qenë një gjest mikëpritjeje në traditën shqiptare për këdo që troket në derën e shtëpisë. Dera e shtëpisë është e hapur dhe ai që hyn në shtëpi është dikush që respektohet dhe në atë rast, gjesti i mikpritjes ka pasur të bëjë me muzikantin e jo me politikanin.
E harruan Kosovaret nafte e Berishes ne favor te makinerise se Serbise kunder Kosovareve? Per kete e duan Berishen Kosovaret??????
Thone qe e beri se i erdhi keq se penalizohej populli i thjshte. Pra Natos dhe EU nuk i erdhi keq kur vendosen embargon, po ketij tonit i pikonte shpirti per vuajtjet e tyre.
Kosovaret me 1999 kishin 500.000 burra aktive per lufte dhe vetem 25.000 prej tyre morren pjese ne lufte tani na shesin mend per patriotizem.Pseudogjerat dhe trashesia ne ate vend qenka me bollek.
1.
Ku e ke djalin nene Jovanka ?
Ne Tirane, tek Sllobodanka,
Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
Tash do te dalim n’selamet.
Dobro doshli, daj Fazllici !
E uron Shkelzen-o-vici
Zdravo unuka Argite !
Te gezojme qe erdh kjo dite !
Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rrite normen e fitimit,
Jem bashkue me boten e krimit.
2.
Babe Salihi jep udhezimet,
Si me i shtue superfitimet:
“Gjithsecili ne klanin tonë,
T’angazhohet ne korrupsion !”
Ne mandat te pare si president,
Jam tregu koqe, pa mend,
Me duket vetja anormal,
Pse nuk vuna kapital !
Eshte momenti te fitojme sot,
Vitet qe na iken kot,
Due me u ba pasanik,
Me jetue si sheik!!
Objektiv i madh per mu:
Keto milionat me i fitu
Si ti fusim ne xhepin tone,
Ka metoda ti pastrojme.
Arme, droge e kontrabande,
Jane per burrat: pune e rande,
Ketu, Argite mos i fut hundet,
Kem Shkelzenin per kesi punesh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind per demontim,
Ti Argita, bija ime,
Fokusou n’ privatizime.
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithe projektet qe ka shteti,
Do i perlajme t’ tana per vedi.
Ç’fare ka prona ky milet,
Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadale,
Futju bregdetit me radhe,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’leme parcele te na shpetoje !
Ty Jamarber t’kam si djale
T’i zaptosh tokat ne Jale
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen me fati ne dere,
Ta shfrytezojme per te fundit here,
Te mos mbese aset pa shit,
Te mos leme prone pa grabit.
Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
Do ta shtyj ne maksimum.
Po te na bajne neve anetar,
S’mund te vjedhim si me pare.
Do veme kapital pa mase,
Do fitojme para me thase,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt qe konsulton,
Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
Nga qe pronat ke synim,
Po te jap mendimin tim:
Toke me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronare ca katundare,
I genjejme me pak dollare.
Bejme nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
Rritet çmimi 300 here !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare te madhe fitojme ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithe mafjozat ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Perdor mjetet e ushtrise,
Ke dhe çiken e Farise.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Alibe e Aldo Bumçe,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
Veç me mbush thaset me dollare,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon.
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi
Kur shfrytezohen gra e femi.
Keto jane pune qe leverdisin,
Pasunohemi me tane fisin,
Fitim te tille nuk ka pare bota,
Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
3.
Kam kerkese nga njerzt e grues:
T’u jap serbve akses n’Durres.
Kam mendue qe per Serbine
Te baj aksin Laç-Morine!!
Kosovaret nuk i due hiç,
Sepse jane anti-Fazlliç.
Çmendurisht une kam dashni,
N’dajallaret e femijve t’mi.
Rruga qe i sherben vatanit,
Do kalonte grykes Komanit.
Ky opsion nuk me pelqen:
Me demton si biznesmen.
Une nuk jam aq rrote budalli
Me e ndertu nga thote Topalli.
Rruga bregut lumit Drin,
Le pa pune tragetin tim.
Jam i lute prej Erdoganit,
T’kaloje rruga bregut Fanit.
Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
Pra, Kosova eshte sebepi,
Perfitues jane turku e serbi.
Do ta haje buxheti i shtetit,
Edhe xhepat e miletit.
Nga miliardat qe do hedh,
Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
Jemi te “ndershem” ne publik,
Eshte projekt patriotik !!
Do ta nisim me nxitim,
Pa projekt e preventiv,
Keshtu nuk kapet abuzimi,
N’xhepat tane shtohet fitimi.
Gropes se zeze te korrupsionit,
I veme emrin “Rruga e Kombit”
Se ky popull eshte i trashe,
E ha sapun per djathe.
Keshtu, per dite vjedhim miliona,
Me parullen: “rrofte Kosova”.
Plan biznesi me te mire s’ ka,
Miliardere ka me na ba!!
Eshte projekt qe suporton,
Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
I mashtrojme dhe per fushate.
Une jam Sale talebani,
Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
Me sebep te inagurimit,
Dy dite para votimit !!
(Dasem te madhe do te banim,
Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
Po u ba ndonje padi,
E dergojme Sollakun n’shpi.
Me mbrojt fort korrupsionin,
Kemi gati “lustracionin”.
Kemi eksperience nga bota,
Siç vepronte Penelopa.
Keshtu do bajme me tunelin,
E ndertojme pastaj e shembim.
Siç na meson arithmetika,
Kete e thote edhe Argita:
Qe te fitohet sa me shume,
Duhet rrit puna n’volum.
Sukses-fija eshte derivat,
Punet e vogla japin pak.
Po kur shifra eshte me billiona.
Çahen brinjesh llogarite tona !!
4.
Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
Se ua dhame amerikaneve.
Nga Teksasi, nje firme hiçi,
Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
Koperture n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence !
Fillo, jepi konsulence !
Te startoje, me korrupsion,
T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjell nga Azerbaijani.
Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
Mire se te vijne nga mafia ruse !
Vlere fiktive veme n’ offerte,
Me u “pague” per 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I nderron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai per shoqni,
Ai ka ketu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nje nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Per “OK”-n ne parlament,
Duhet ba nje marifet:
Vec te kete emerin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rendesi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, e ca gomare,
S’jane te zot as “per nje pune”,
Miratojne ç’far u tham une.
Pse jane arti, politika ?!
I blejme ca nga opozita,
Kur ta mbyllim kete pazar,
U çojme ftesat per iftar.
Per parate, s’kemi siklet,
ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyese ndonje gazete,
“Jane pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonje gazetar,
Do ta shpalle une tradhetar,
Do ia djeg gjithe pasurine,
Me shtypshkronje, e me makine.
Per transferta kriminale,
Kemi banken personale,
Me Tan Santo e Elvane,
Kryebandit Adrian Fullane.
I bajme ligjet si t’i dona,
Qe ARMO t’jete e jona.
Ky qe plani, me startuu,
Eshte sukses i garantuu !!
ESHTE PROJEKTI I FITORES !
JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
5.
Merakoset nene Jovanka:
Motra ime, Sllobodanka !
Mos ma lini n’balte Fasllicin,
Pse e kemi Kryeministrin?!
Sal Berisha mban fjalimin:
Mos ma ngucni “gospodinin”
Mbyllni gojen deputete !
Se ua sjell ketu n’parlament.
Nis veprimet paranoja:
O Damir, o “srdce moja” !
Merre çarterin per Tirane
Je ne bes’time n’ TV Klan.
Ne aeroport shtrohet tapeti,
Me urdher te nalte nga shteti,
Zbret me nderet e nje princi,
Dora vete: druzhe Faslliçi.
Angazhohet i gjithe shteti,
Policia e prefekti,
Shantazhojne Sala e Liria:
Te rrije urte prokuroria !!.
Se eshte koke, per koke te mikut,
Eshte koka e trafikut,
Kontrabanda e Ballkanit,
Kontrollohet prej “viganit”.
6.
Fakte te reja kan dale ne drite:
Kush e nxori Azemin ne prite,
Kush e shfrytezoi arkivolin,
Me ba 14 shtatorin !
S’e harrove o Sale, traditen,
Keshtu e vrave edhe Trebicken,
E verteta po del ne pah,
Kush e çoi Kosten “per gjah”.
Po te zbardhet prej fillimit,
Tragjedia e 2 Prillit:
Dora qe gjakosi Shkodren,
Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
Kur Kosova ngrinte krye,
Behej shqipja “lesh e li”,
Luks i madh per Serbine,
Kur shtie n’kaos Shqiperine.
Hej Sali, miku i Fazlliçit,
Ia kalove Karaxhiçit,
Karburant i dhé Serbise,
Me vra djemte e Dardanise!!
U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
Kundra trimave te Kosoves
I gjithe populli u çudit
Kur i shpallet “terroriste” !!
Trimat, ne lufte me dushmanin,
Ti, biznes me Arkanin.
Dosja jote ne Beograd,
Filloi te jape rezultat.
Kur Kosovës po i vinte fati,
Direktiven jep lugati.
Me urdher te UDB-se
I the “jo”, Rambuje-se.
Ti ke ba nje mal me krime,
Vrave popullin ne lufte civile,
Mbolle ngjarjen me vrastare
“Hiroshimen” gerdecare.
Tym e helm mbushe kete vend:
Bloze qymyri, nafte e cement,
Ke dhe plane me mizore,
Me centralet berthamore !!
Si familje, je ba llum
Ju ka vene mafia perfund:
Delijorgji, Medi dobiçi
Rezart Taçi e Fazlliçi.
Qe ta themi hapur fare,
Eshte gjithe mafia nderkombetare,
Kriminelet ke ortakë,
Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
7.
Jam Sali, Sali “qëndresa”
Vrava, vodha gjithe sa desha
Per pushtet, une djeg Shqipnine,
Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
Madje jam shume i vendose,
Per nje tjeter katastrofe !
Me barut u ba shume buje,
Kete here do jete me uje !!
Shkodren do ta bej det,
Ta mbaje mend perjete !
Tragjedi qe s’e ka pase,
Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
Vi nga kulla e Vicitolit.
Jam nga shpella e Mit Sokolit,
Qe ju turr topit per ment’ krese,
Tu mendue se eshte n’sigurese !
As kurkujt nuk ia kam friken,
E kam “tredh” une opoziten
N’ unison me Edi Ramen,
Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
Le t’vazhdoje me batuta,
Tu tregue perralla me flutura
Nuk me tremb mue Johni II-te,
Une nuk pyes per Amerike !!
Derisa t’permbyset globi,
Me rruen trapin “Silvia Konti”,
Se ia marr erzin n’publik,
Ia kam ba nje vidioklip !
Me gjyqsorin s’kam problem
Aty kam une klanin tem,
Bamirit ia kam ba bene,
Do t’ia marr dhe KLD-ne.
Me i vu krimit kapak,
Mua m’duhet edhe nje mandat
Kam nje plan te sterhollue,
Me lane popullin pa votue.
Kur te vije dita per votim,
Jam usta n’manipulim.
E ujdis dhe me Europen,
N’qeveri me kokelopën.
8.
Mire ia ban more faqezi,
Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
Se çdo popull ne planet
Nuk do të sillte me ne pushtet.
Per faturen dhjetra mijera
Brenga, plage edhe viktima,
Per gjithe krimet ndaj vatanit,
Do ta benin si Sadamit.
9.
Hapi blloqet moj Argite:
A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
Nga vemendja si na doli ?
INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
Duhet te kesh n’vemendjen tate,
Dhe repartet ushtarake.
Ç’fare ka: toke e ndertim,
Ta kthejme ne perfitim!!”.
Te punojme ma me kujdes,
Po na dalin letrat n’shesh.
“Bomba” e pare qe faksi djalit,
Tash, e-mailat e Ansarit !
Ne publik erzin na muaren,
s’na paguan as faturen,
Me aferat qe t’zbuloi Tema
Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
Per çdo gje, rrofte kapari,
Se ta fusin si arabi
Ta kesh rregull n’punen tane:
Leket merren paradhanie !
Mos u ban more babe zevzek,
I thote t’jatit çika e vet:
“Veç me tenderat qe kam n’proces,
Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
Asetet qe ti permende,
I kam te shkrume n’listen teme.
Une i bej punet me grafik,
I kam ne plan per kete vit.
Nuk pajtohem me kritikat,
Mos mi humb babo meritat.
M’ gjej nje tjeter ne Planet,
Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
Per çdo prone qe eshte kthy,
Une e Zeni kem nderhy.
Ne çdo projekt e investim,
Aty eshte dhe emri im !!
Koncesione e tenderime,
Kane kalue ne doren time.
S’jam mjaftue si konsultare,
me perqindje, jam pronare !!
A e ke pa si po hedh shtat,
QTU-ja e re ne Farke ?
Veper qe se ka Shqipnia,
Ashte tu u ba me leket e mija !
Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
I kam une nen kontroll !
Po s’pagoi taksen tek une,
S’fiton asnje konsorcium !!
Fantazia ime s’ndalet,
Kam fillue te zaptoj dhe malet:
Dajt, Terbun e Veleçik,
Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
Me ndihmen e dajes Fazlliç,
Kem ba lek e fitue miq:
Mishkovicin e Arkanit,
Dhe djalin e Sllobodanit !!
Kam arrite me menaxhu,
Procesin me te korruptu.
I rashe vize VITOL gjigandit,
Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
Edhe pse jam billionare
Ne shume projekte, aksionare,
Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
Vete e deshen borgjezine !
Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
E godisim bashke me Zenin,
Ti kujdesu veç per vedi:
Mos me ra nga pushteti
Qe t’i gezojme na pasunite,
Mos prano me i hap kutite.
Se po i hape, fiton Rama,
E na i konfiskon te tana !!
Po erdhi ai n’pushtet,
E sigurte: burgu na pret.
Krimet tona sa nje mal,
Nuk mjafton kodi penal.
Qe te shpetojme duhet me ik,
Ne azil politik,
Nese duem nje vend tamam,
Shkojme drejt e n’Teheran.
***
Zonjë e madhe Jozefinë,
Ke merita n’sigurim,
Që kur re në banane,
Ti je ba pulitikane.
Nga besimi europiane,
Në politike je talebane,
Për të tjerat je hibride,
Nuk e flet as gjuhën shqipe.
Si kryetare je e dhunshme,
Nga fjalori: e paturpshme !
Histerike si një vrasëse !!
I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
***
Kush e solli kete cunam ?
Kryeministri sharlatan !
“Hena blu” as “dielli gri”,
Dora vete shoku Sali !
Hapi syte o milet,
Pse fajtore jemi vete:
Se çdo votë për atë lubi,
Eshte burim për tragjedi !!
Moj malesia e Gjakovës,
Ke pas qene e pararojes,
Ti ke pase burra model,
Turp, qe nxore ate kriminel !
Do t’mbuloje Sale turpi i zi
Per afera e per tradheti,
Do te mbetet brez pas brezit:
“Kryeministri i Gerdecit”.
Para teje ne tradheti,
Jane zhyt Zogu e daja i tij.
Por s’kane bere te tilla pazare!!,
Me ujrat territoriale.
Kjo do te thote se n’ qeveri
Esat Pasha na eshte kthy.
Problemi qe ka sot vendi:
A do vi dhe Avni Rustemi ?!
Jeni nje tufe me kusare,
Me Ballinje e Selmanllare,
Delijorgje dhe Fazlliç?,
Taç e maç e berishiçe.
Kjo eshte klike qeveritare,
Eshte nje bande kriminale,
Ruli, Basha dhe Mediu,
Kapobanda eshte Saliu.
Sa krimet i keni ba,
Me lekure keni me e la.
Do ta zbojme ne korrupsionin,
Bashke me Gerdec-kualicionin.
***
Moj PD – e bija e “nanes”,*
Paske qene ti “piçka e s’ames”.
N’kryesine tende ka hyp llumi,
Me shume turp ty po t’vjen fundi !
Je e mbushe me antivlera,
Me ministra kriminela.
Ne moral je e pafytyre,
Boll që ke Ciljetë “bythën e mirë” !!
Je i madh Demir.Te duhet dhe pjesa per Ilir Meten ,21 Janarin dhe zgjedhjet e Tiranes.Eshte e vertete therese. I lutem Temes ta vendose kete poezi ne faqen e pare e ta mbaje aty per shume kohe.
T’lumte dora vlla!!Me t’vertet nje krijmtari e denje shume, per t’mos thene e perafert me ‘Gomarin e Babatasit’ te Zotit te Shqyptareve…At Gjergj Fishta?!Edhe njehere urime dhe do t’lutesha t’mos na privoje nga kjo ‘Iliada e t’kqijave’ qe sic duket te ardhka shume per dore!!Falenderime nga Dibra!!
Kam pasur,kam,dhe gjithmon do te kem respekt per kosoven.Por si ne cdo vend dhe atje njezit nuk jane te nje mendimi dhe nuk jane njesoj.Kisha nje shok kosovar qe e respektoja dhe e desha si vella Faikun qe tani prehet iqete ne xhehnet .Dhe kam nje mik shume te respektuar tani Fadilin qe edhe ai eshte kosovar.Por kam njohur edhe dy te tjere qe kur ishin ne shqiperi i kam ndihmuar me gjith zemer dhe kur iken ne zvicer as qe u kujtan me .POr mua me vjen keq se si shume kosovare e bejne pune te madhe dhenien e nje celsi prej druri nje kengetari dhe nuk ju ben pershtypje gjithe ajo nafte qe shkonte ne serbi nga sala,dhe shitja e detit nga sala etj,etj .PO nje gje duhet ta dije populli i kosoves se po te ishte e bashkuar kosova me shqiperine sala e kishte shitur kosoven me kohe te serbi per hater te gruas se tij.
Fadil,kush lexon “satiren”tende,ka lexuar,sa per nje muaj.
kjo eshte anatema e “Epopese ballit kombetar”.E dija qe nje here do te dilte ” epopeja klanit vrastar” por ke harruar pa permendur ;shendetsine ,arsimin ,drejtesine,etj.Megjithate te lumte shpresoj qe te jeni shume, qe te mos thone se ne shqiperi ka banore dhe jo popull. venezia Itali
ME QE NISE REFIMIN,COJE DERI NE FUND!
E DI DHE FEMIJA KETE QE THUA TI,POR GREQIN KUSH E ULI KEMBKRYQ NE SHQIPNI?
PS…BEHUNI OPOZITE VERTET NDRYSHE NJE FYTYRE DO KESH…ATE TE SALES DHE TI,QE PO BENI KURBAN NJE KOMB ,NJE SHQIPTARI..
JA SOT NJE FEMIJE SHQIPTARE U BE KURBAN ,NE GREQIN BARBARE,ME THIKE U THERR AI SI TE ISH BERR -JO NJERI..
PO HESHTE TANI -HESHT E IK PERGJITHNJI!
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=2747776779389&set=a.1180297393384.28754.1406643759&type=1&theater