“Leka do varroset me uniformë ushtarake”

1 Dhjetor 2011, 10:41Politika TEMA

Skënder Zogu, djali i xhaxhait të Princit Leka dhe një prej njerëzve më të afërt në jetën e tij, tregoi detajet e funeralit shtetëror dhe disa prej momenteve kyçe të jetës së pretendentit të Fronit Shqiptar, në një intervistë gjatë emisionit të “Pasdites”, në “Top Channel”.

“Është një humbje e madhe për kombin shqiptar. Leka i dedikoi jetën Shqipërisë, çlirimit  të atdheut dhe trojeve tona në Kosovë dhe Çamëri. Ka vuajtur tërë jetën për këtë kauzë. E kemi përkrahur me sa kemi mundur nga jashtë. Do të na mungojë për kurajon, për frymëzimin që na jepte. Në këtë drejtim, ai na ka lënë të gjithëve jetim. Për fat të mirë, largohet nga kjo jetë me një pasardhës, pasi Leka II do të vazhdojë veprimtarinë e babait dhe të gjyshit”, deklaroi 78-vjeçari Zogu.

Duke zbuluar disa prej detajeve të ceremonisë mortore, kushëriri i parë i pretendentit të fronit, rrëfeu: “Do të vijnë disa kushërinj të afërt. Nga Turqia do të vijë Ergun Zogu, nipi i Zija Pashë Zogollit, vëllai i Xhemal Pashë Zogollit, babai i Ahmetit dhe i timit, Xhelal Beut. Nga Franca ka ardhur Zonja Silvian Myzelje, e njohur si tezja e shqiptarëve, e cila ka dërguar shumë ndihma humantirare në të shkuarën. Motra e Geraldinës, nga Marseja, vjen me djalin e saj, Reno,  i cili është deputet në Francë me partinë e Presidentit Sarkozy. Vijnë kushërinj nga Amerika, vjen Sermet Agolli Dushishti, nipi i Mbretit Zog. Janë dërguar ftesa tek mbretëria e Belgjikës, me të cilën ka patur marrëdhënie të ngushta. Është ftuar monarkua e Jordanisë, Arabisë Saudite dhe Spanjës”.

Duke shpjeguar detajet formale të ceremonisë mortore, Zoti Zogu shpjegoi: “Ceremonia do të bëhet në parlament. Kanë ardhur me qindra persona në pallat dhe na kanë qëndruar me të vërtetë shumë pranë. Një zonjë mes filmimeve tuaja tha që Mbreti s’ka bërë ndonjë gjë, por ai ka luftuar gjithmonë. Jetën e sakrifikoi në mërgim. Ka patur gjithmonë si ideal Shqipërinë, lumturinë e popullit, çlirimin nga serbët… Do të jetë një ceremoni e zakonshme, si u bë për nënën Geraldinë dhe Suzanën. Do të vihet në arkivol me uniformë ushtarake. Pas ceremonisë në parlament do të shkojë në varreza në Sharrë, ku ka vendin e tij, pranë nënës dhe Suzanës. Do të mbahen edhe lutje fetare sipas zakoneve tona muslimane”.

Pyetja që të gjithë shtrojnë në këto momente është se çfarë do të ndodhë më pas. “Më pas? Vazhdon trashëgimia. Ai ka lënë një trashëgimtar, që do të vazhdojë në rrugën e gjyshit dhe babait të tij. Leka II punon në Ministrinë e Brendshme, mban një detyrë zyrtare dhe vazhdon në këtë rrugë, kjo është e ardhmja. A duhet të martohet? Besoj se është i fejuar dhe një ditë do të martohet. Për momentin, nuk jam në gjendje t’iu them çdo bëhet. Me sa di unë, Mbreti Leka nuk ka lënë testament. Dje erdha dhe kalova natën pranë Mbretit. Me këtë rast, falenderoj mjekët dhe personelin e klinikës, që është përkujdesur në mënyrë të përsosur”.

Duke trajtuar problemin e ndarjes së trashëgimisë së pronave mbretërore, Skëndër Zogu u shpreh se: “Nuk kemi marrë pasuri të madhe. Leka ka marrë pallatin e hallave, motrave të mbretit Zog dhe vilën e Durrësit ia kanë dhënë, por është e shkatërruar nga brenda. Prona të tjera s’kanë marrë. Xhelal Beu, babai im, s’ka marrë asnjë pronë. Kemi shumë prona në Mat dhe dëshira është t’ia japim tokat fshatarëve sepse jeta jonë ka kaluar. Mbretët e tjerë të Ballkanit i kanë marrë direkt, por në Shqipëri ka patur shumë probleme me këtë çështje”.

I zhytur në kujtime, ai që ishte një prej njerëzve më të afër të jetës së Lekës së Parë, kujton: “E kam njohur për herë të parë 8 vjeç. Në 7 prill 1939 unë isha 6 vjeç dhe në atë moshë, me babain tonë, u nisëm në Stamboll nga Shkupi. U takuam me Mbretin Ahmet dhe familjen e tij në Stamboll. Princi Leka ishte 1-2 muajsh. Më pas u ritakuam në vitin 1947 në Aleksandri, në Egjipt. Në atë moshë e edukonte, thonte mos harroni, atdheu mbi të gjitha. Shqiptarizmin mos e humbni, detyra me ndihmu shqiptarët është detyra më e lartë. Në Francë u zhvendosëm më pas dhe atje ai bëri studimet. Në vitin 1961, kur vdiq Ahmet Zogu në 9 prill, organizova ceremoninë funerale. Me mijëra shqiptarë erdhën për varrimin e Mbretit. Atëherë, Leka mori trashëgiminë, detyrën për të shërbyer kombin. Gjatë jetës, ai ka patur influencë në ambasada, në Shba, ku kaloi një memorandum në Senat, për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kjo çështje luajti kundër tij sepse perëndimi nuk e donte Kosovën me Shqipërinë. Hera e fundit që fola dhe e takova ishte një muaj e një javë më parë, kur erdhën për një vizitë. Ishte i lodhur. Kishte një hall, biseduam gjatë të gjithë kohës për rikthimin e eshtrave të mbretit Zog dhe familjes së tij. Në 2012-n, me rastin e 100-vjetorit, do të kthehen eshtrat e Mbretit Zog, Princeshave, babës dhe familjes mbretërore. Ky është një vendim jashtëzakonisht i lumtur për të gjithë ne dhe kombin shqiptar. Madje, edhe eshtrat e patriotëve të tjerë si Abaz Kupi e shumë më shumë duhet të rikthehen. Kam qenë bashkëpunëtor i afër për 15 vjet, kur isha kryetar i zyrës së shtypit të oborrit mbretëror. Merresha me shtypin, televizionet, ambasadat dhe kam patur shumë kontakte me trupat diplomatike, edhe pse sjam diplomat, por kimist tekstil. Unë do ta kujtoj Lekën si një njeri bujar, që ndante pasurinë me nevojtarët, që i kushtoi të gjithë jetën çështjes shqiptare, ashtu siç duhet të bëjë një Mbret i Vërtetë”./TCH

22 komente në ““Leka do varroset me uniformë ushtarake””

  1. sokoli says:

    C’na mallengjeu dreqi!!!

  2. hugo says:

    A KA NDONJE NJERI TE ME SQAROJ ME PERJASHTIME TE VJEDHJESE SE FLORIRITE NGA ANA E TE JATITE TE TIJA SE CFAR KA BER KY PER SHQIPERINE

    1. arber says:

      Ish-mbreti i veteshpallur me 58 puthadoras-deputete, ka vrare njesoj siç po ben Sala sot. Ky debili qe i mbaroi fitili ka ngrene nga parate e ryshfeteve qe Zogu i mori nga Mussolini, te cilat ishin 10 here me shume se florinjte qe rrembeu ne Banken KOmbetare te Shqiperise. Pallati i hallave qe permend Skenderi, eshte ndertuar nga italianet per Ministri te Jashtme te Shqiperise por Zogu e mori gjoja me qira per motrat e veta. Tani Sala ia fali Lekes. Ka nje kompromis ketu, do t’i dali tymi shpejt. Eshtrat e Ahmet Zogut dhe gjithe shqiptareve te tjere nuk ka pse te mos kthehen ne atdhe, por jo me parate e taksapaguesve, por em para te familjeve te veta ose donacioneve private, filantropike, biznesmeneve etj. Psh. parate per cuarjen e eshtrave te Esat Pashe Toptanit nga Parisi ne Beograd, i ka paguar nje biznesmen serb, per sherbimet qe Toptani u ka bere serbeve. Megjithate fara e keqe e Ahmet Zogut nuk ishte as i biri e as i nipi, por monstra me emrin Sali Berisha.

  3. anais says:

    HIMNI KOMBETAR …. nga lufta vec ai largohet qe eshte lindur TRADHETAR , kush eshte burre nuk friksohet , por vdes, por vdes si nje deshmor …. per ”burrerine” e te ashtuquajturit ”mbret” flet fakti si u largua ai , si nje hajdut ordiner , vodhi gjithe floririn e gjithshka mundi e s’pa si iku nga syte kembet duke pyetur ” c’ere ka gjaku” …ai eshte turpi i shqiperise …dhe akoma ma turp keta qe ”nderojne” nuk e di se cfare ? ? ? ? ? ? ? ?

  4. LILOLABJA says:

    Terheqte kemben zvarre dhe per ty mor krimineli i popullit shqiptar keshtu do e kesh dhe ti fundin mor tradhtar.Te premtoj qe ne nje grope me te do te veme se sdo kete toke qe te te mbaje tyja.

    1. Kapaku says:

      I ndjeri Ramiz Alia duhet te dekorohet me medaljen e shqiponjes pas vdekjes, per zhdukjen e klanit qelbanik antikombetar Kapo-Sheu & Co.

      Historikisht klanet e ish-zones operative kane pjelle vetem krimba antishqiptare dhe neperka antishqiptare.

      Ju jeni gati qe te perqafoni çdo ideologji vetem e vetem qe te jeni ne krie. Juve ju mundon pushteti dhe asgje tjeter! Pushtet ne te cilin ne krye gjendet nje i ish-zones operative, sepse ju nuk duroni asnje shqiptar tjeter.

      Gjenetikisht provinciale!

      1. Kalorsi i zi says:

        Si ka mundesi qe Ramizi nuk e hodhi kurre poshte Enver Hoxhen ? Apo dyftyresia juaj e shikon te verteten si ju intereson.

  5. flamurtari says:

    eshtr nje humbje e madhe per te humburin nga ka ardhur edhe vete.

  6. labivl says:

    Lola jam dakort me komentin tende se hajduten nje vare duhen te ken qe mos te hapet virusi i kusarise.Po pate mundesi Lola terehiq nonje gje me te shpejte se kemba qe te iki sa me shpejte diteziuse na katranosi kombin,se kemba lola do kohe e nuk mba me uje pilafi matmazel . FJALA JOTE NE VESH TE PERENDISE LOLA;SE POPPULLI ESHTE I PAFUQISHEM E FUKARA:

  7. Protesto says:

    si mund te nderohet si mbret kur i jati i tij e vete emreuar si mbret i shqiptareve me forcen e pushtetit dhe nuk e zgjodhi populli me referendum.Falilja zogolli dhe ajo e sali Berishes me shoke jane nga familjet me te felliqurat e te perdalura dhe anti kombetare qe ka pas populli shqiptare ne vite.Megjithse me nje kembe ne varr ai e grabiti pallatin e femijeve te kryeqytetit si dikur Zogji floririn e taksapaguesve shqiptar,pra psurine kombetare.Per cfar patriotízmi po derdellis ky palo mercenare qe pretendon se eshte shqiptar.Turp dhe krim sebashlku.Iku nje felliqesire qe sebashku me Berishen i vune zjarrin Shqiperise me 1997,8 dhe po vazhdojne edhe sot duke grabitur pasurine kombetare dhe lene pas mijra viktima te rradhes.Kur pseudo nacionalistet martohen me komunistet historia ka vertetuar se prodhojne vetem grabitje terrorr dhe viktima nga pas,pra me nje fjale diktatura.Boll me me pseudo patrote qe si hyjne ne pune as djallit qe i polli vete.

    1. tekniku says:

      Me qarte nuk ka c’te thuhet per te famshmin mbret te shqiptareve.Nje kronologji dhe analize historike e bere nga studiues italiane dhe jo sherbetoret e Berishes.Turpi me i madh eshe se ky sharlatani i sotem ngre ne kembe gjithe marionetat e tij ne qeveri dhe mban nje minute zi per nje pinjoll te Zogut qe e la kete vend dyditesh.Ky i cmendur do ta beje historine ne baze te paranojave te tijAjo eshte e er njehe dhe nuk mund te ndryshohet:Zogu ishte nje rtadhe hajdut i vendit te tij.Hallallah o rezil o katil……

  8. Kalorsi i zi says:

    Paqe shpirtit tuaj RAMBO I BALLKANIT

  9. BBB says:

    Une kam nje propozim shtese…
    TE VARROZET ME RROBA USHTARAKE TE CIA-S, DHE ME REVOLVER NE BREZ SI ME 1997, DHE ME FOTOGRAFINE E SALIUT NE ZEMER…BRENDA NE ARKIVOL TE FUTET FLORIRI I MBETUR I VJEDHUR NGA I JATI ME 7 PRILL 19399 CI DUHET FLORIRI FAMILJAREVE KUR SALIU I KA FUTUR NE PUNE TE TERE DHE JA KA KTHYER PRONAT)…

    ROJE TEK VARRI TE BEJE EKEREM SPAHIA DHE NIPI I PRINC PASHICIT

    1. Genny says:

      Me mire te varoset pa roba fare vetem mbeshtjelle me nje carcaf se myslymanet keshtu e kane zakon.

      1. gentjan says:

        jo duhet te varroset me uniforme dhe me pistolet ne dore se ka bere shume gjynahe dge duhet te mbrohet atje

  10. sheqerja says:

    Mund te me sqaroje njeri cfare ka bere te mire ky Leka Zogu per Shqiperine ,pervecse pallatit qe mori.

  11. kevi says:

    Ne shqiperi vet shpallen mberter e Presidente.Eh nuk e harroj Leken me kostum ustharak e me arme ne krah per te bere grusht shteti nga pas molitantet e PD.I SHKOFTE SHPIRTI NE PAQE POR UNE NUK DO TA HARROJ KURRE USHTARAK ME ARME NE BREZ NJE MBRET QE U BE MBRET E NDANTE SHQIPERINE DHURATE OBORRTAREEV TETIJE.HISTORIA PERSERITET MJRER SHQIPERIA.

  12. i says:

    e bukur pjesa per clirimin nga serbia… babai i tij erdhi ne pushtet vetem prej serbve, sic erdhi po ashtu enveri e po bizneset serbe nga sala… turp ti vij qe na tregojne keta neve atdhetarizmin, keta njohin vetem pushtetin dhe asnjegje tjeter pervec tij, nuk i plas as per shqiperi e as per shqiptar

  13. gentjan says:

    ky tipi o seshte mire nga trute ose eshte i dehur na e beri leken lek.nje fmije hajduti dhe krimineli ka qene dhe ku u kthye ne hajdut mori pasurin e taksapaguseve shqiptar turp.na i beka qeveria e trapit respekt ne parlament o zot u shofshi.

  14. arsia says:

    Pac kemben e mbare ishalla,,1 ore e me perpara terheqsh edhe tjeret me kompani.E do Zoti Shqiptaret shohin nje dite te mire.

  15. beli says:

    Kam nje propozim; prane uniformes ushtarake i vendosni edhe pushken e pistoleten te vitit 1997 dhe me foton e Sali Berishen ,qe te te japi kontributin e tij kunder komunisteve e kundeshtareve te tij dhe te Saliut ,ashtu si ka luftuar sa ishte gjalle kunder komunizmit jashte vendit.Nese do ta nisni pa armatim ,atje do te gjeje veshtiresi per te qendruar midis armiqeve te tij dhe te Ahmet Zogut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje