E di Carrefour-i që ka ardhur në Shqipëri? Në site-in e vet nuk ekziston një lajm i tillë

30 Nëntor 2011, 19:46Politika TEMA
E di Carrefour-i që ka ardhur në Shqipëri? Në site-in e vet

Njoftimi se Carrefour-i francez (marka e një zinxhiri të famshëm hipermarketesh) do të vinte në Shqipëri, dhe do të merrte hapësira të bollshme në qëndrën tregtare të njohur me emrin TEG, që u përurua pak ditë më parë me pjesëmarrjen inkurajuese të gjithë establishmentit sundues të vendit, ka dalë muaj më parë. Dhe duhet thënë se ka qenë një lajm i bukur, pasi Carrefour-i është Carrefour, nuk është shaka (sa për të krijuar një ide, në këtë zinxhir hipermarketesh të shpërndarë në të gjithë botën janë punësuar afro gjysmë milioni vetë). Nuk ka pasur vend për dyshime në këtë mes, pasi vetë shefi egzekutiv i Carrefour-it është takuar në muajt e verës me shefin e egzekutivit shqiptar, Sali Berisha, dhe në atë takim është rënë dakord. Por edhe për ndonjë që ka pasur dyshime, më në fund erdhi dita e përurimit, dhe u bindëm të gjithë se lajmi ishte i vërtetë. Carrefour-i ka marrë disa mijra metra katrorë në qëndrën TEG.

Mirëpo dikush nga Shqipëria, o pronari i TEG-ut, o vetë kryeministri Berisha, do duhet t’i bëjë një telefon shefit egzekutiv të kësaj kompanie, dhe t’i thotë që këtë lajm ta nxjerrin në site-in e kompanisë. Nuk kuptohet pse e kanë lënë pas dore, apo pse kanë harruar ta bëjnë, pasi investimi është shumë serioz. Për më tepër, Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku ka ardhur Carrefour-i (siç është thënë nga disa media të Tiranës). Pse dreqin nuk e fusin si lajm në rubrikën informative të website-it www.carrefour.com?

Re.Pu.

41 komente në “E di Carrefour-i që ka ardhur në Shqipëri? Në site-in e vet nuk ekziston një lajm i tillë”

  1. geno says:

    Mos eshte ndonje karefurr nga keta te Saliut qe e ka hapur kete qender

  2. test says:

    nuk ka lidhje fare se nuk eshte Albania ne ate liste.
    ne rradhe te pare vetem 4-5 dite ka qe eshte hapur Carrefour tek ne.
    pastaj qe te jete dhe Albania duhet qe te kete nje website ne shqip.
    gje qe nuk e kane bere akoma…
    merr pershembull Euronics sa vite ka tek ne dhe akoma nuk ka nje website ne shqip…pra thjesht thote nje Albania dhe te con tek http://www.euronics.it
    flasim me fakte dhe mos e perbeni lajm kete gje…

    1. Olsi says:

      Po pra prandaj ke emrin edhe test ti….
      po shikoje mire faqen o huuuu “opening in india 28 11 20011”

    2. tani says:

      Ma shpjego pak atehere si shpjegohet qe Indi,Argjentine dhe Kolumbi qe jane hapur date 28 nentor (dy dite pas TEG) jane ne faqen zyrtare te http://www.carrefour.com, madje ne faqen e pare?

  3. tironsja says:

    Une ca letra kleenex mora dhe bebelina huggies per cupen dhe ishin cilesi e mire nuk mu duken se kane dore njerez qe fusin plehra te llojeve te ndryshme.Te shohim me vone

    1. era says:

      Edhe une mora pelena huggies per cunin tim te vogel dhe mbeta e kenaqur pasi me ato i kam rritur femijet e medhenj ne Amerike dhe diferenca ishte tek ngjyra pasi ketej eshte i kuq amballazhi ndersa aty ishte blu dhe mbeta e kenaqur,te pakten mu duk mua pasi nuk kishte as skuqje as irritim te lekures.Megjithate ishte madheshtor si objekt por duhet te mbahet cilesia e mire perndryshe…

  4. Kurveleshi says:

    Kjo compani nuk eshte vetem ne Shqiperi nga vendet e ballkanit..Ne Greqi ka te pakten afersisht 15-vjet qe funksionon..Dhe eshte e vertete se eshte nga companite me serioze ne treg…!I urojme suksese ne Shqiperi..mbase behet shembulli per te treguar se si punohet me ndershmeri ne tregun europian…Pershendetje!

  5. Claus says:

    Teper e cuditshme. Firma Carrefour ka ne current-news te faqes se saj hapjen e hipermarketeve te saj ne Botosani (Rumani) me 15.11.2011, te simotrave te saj ne Argjentine dhe Kolumbi me 28.11.2011 dhe ne fund po me 28.11.2011 ne Jaipur te Indise.
    Ai i Tiranes mungon!!! Nuk kishte firma ndonje perfaqsues te saj qe mbulon Ballkanin ose Shqiperine si norma te njohura per firmat qe investojne jashte shteteve?
    Mos gaboj Berisha e inaguroi ate me 26 Nentor.
    Apo kemi me ndonje “kopie” te keqe sic behet edhe me mallrat e firmave te mirenjohura qe shiten neper rruget e Tiranes per 5 leke?
    Me Salen cdo gje ben vaki.
    Pasojat jane teper te renda nese del dicka. As buxheti i Shqiperise nuk do i dale.

    1. Kalorsi i zi says:

      Eshte exkluziviteti Carefour Greqi, dega shqiperi

  6. jjjjjjjjjj89 says:

    Carrefour ka edhe ne Bullgari po mesa pashe nuk ishte tek saiti,me siguri kan harruar ti bejn Update faqes………!!!!!!!!!!

  7. Klea says:

    Nese nuk keni lajme te reja ,lini ato te djeshmet.Ky lajm eshte per te shtyre kohen.Shyqyr qe erdhi Carrefouri ne Shqiperi se dhe produktet jane me cilesore,pastaj eshte ne website apo jo eshte :e lagu,nuk e lagu.

  8. ardi says:

    Isha tek Kerrfuri,por te them te drejten u zhgenjeva.Mallrat nuk ishin cilesore.psh.pantallonat xhinse 990 lekshe,ishin me keq se te Gabi,nje bluze ordinere me kapuc ishte 3000lek,nje pal kepuc Kineze 4000 lek.E ku ishte ky malli Francez?se un nuk e pash gjekundi,vec sheqer Teuta blinin njerezit me koli,se ishte 99lek/kg.Kishte ca pije 2litershe me 39lek,qe vec plera mund te jen,se aq zben uji.me shum me kushtoi nafta se mund te fitoja. Tek Katerpilari,nje pal kepuce ishin 14-16 mij lek,shkurt nuk me pelqeu. Nuk besoj se do mbijetoj dot TEGu,ngushellime.

    1. Adris says:

      E dashur, pike se pari quhet Carrefour dhe jo kerrfur. Se dyti, ne nje hipermarket nuk mund te presesh veshje Armani apo Dolce Gabbana. Se treti, edhe veshjet franceze qepen ne Kine, Tajwan, Vietnam etj, e ke parasysh, behet fjale per krah me te lire pune.DHe persa u perket ushqimeve, duke qene se kaloje nje sere kontrollesh, jane te konsumueshme, dhe se besoj se do degjosh per ndonje te helmuar nga to. Dhe sa per mbijetese, le tia leme kohes te vendose.

  9. Albanische- deutch says:

    pronar i TEG eshte vete Maloku i Vucidolit me dashnorin e Argite ..lezbiken lulzime bosha

  10. Profesori says:

    Me vjen keq qe kjo faqe eshte e mbushur me njerez aq budallenj saqe ngaterrojne emrin e “Carrefour” me Salen e me the e te thashe.KUr do ta merrni vesh ju o popull injorant qe Carrefour eshte rrjteti me i fuqishem ne Europe dhe i dyti ne bote pas nje RRjeti ne Usa.Te ngatterrosh salen me Carrefour eshte te ngaterrosh kekun me byrekun.Por fajin se keni ju por “gazetari”i artikkulit qe do te bej lajm aty ku ska lajm.As gazetar smund ta quaj kete lloj shkrimi se ky ose nuk ka dale ndonjehere jasht shtetit ose eshte dudum.Carrefour eshte privilegj qe ka ardh ne Shqiperi per te gjithe ne dhe eshte kompani multiaksionere aq e madhe saqe nuk pjerdh as Salen edhe kush e ka bere Salen.Gazetar gje ndonje lajm tjeter se na i shtove budallenjte ne komente

    1. beso says:

      Carrefour&Promodes eshte rrjeti i dyte ne bote pas Wal Mart amerikan.Por fatkeqesisht eshte ne ambientet e nje qendre tregtare qe besohet se eshte e lidhur me interesat e familjes se saliut.Sikur kjo te jete e vertete Carrefour do kapet keq ne imazh.Persa i perket cilesise,dyshoj qe njerezit do gjejne po ate cilesi malli qe gjendet ne Evrope,pavaresisht se do ta paguajne dicka me pak.Kam pare qendra Tregtare ne Tirane qe kane me shume police private dhe roje sesa bleres brenda vitrinave,ndaj mendoj se nuk eshte rasti te bejme aleluja per nje supermarket me teper.Une per vete do vija bast qe per Shqiperine bejne pune Discount me te arsyeshem ne kosto dhe cmime,si Lidl gjermane.Po hajde te shohim!

    2. labi says:

      ore se kush eshte carrf,e dime ne,sa per gazetarin ,ri mire o profesor,di ku qellon ai…e derman..

  11. Sali Gerdeci says:

    Nuk ka rendesi nese ka shkruar websiti i Carrefour apo jo per hapjen e super marketit ne Shqiperi… ajo qe ka rendesi ne kete artikull eshte se si disa media kane thene se Carrefour se pari eshte futur ne Shqiperi dhe nuk ka hyre me pare ne asnje vend te rajonit (Ballkanit), kur faktikisht ne Greqi ka hyre qe ne vitin 1991 me zinxhirin e supermarketeve “Continent” dhe ne vitin 2000 kaloi ne Carrefor… kjo duhet demaskuar… genjeshtra dhe mashtrimi dogmatik. Keta qe i fabrikojne keto lloj “lajmesh” ose duhet te jene vete nga shpellat dhe cdo gje ju duket modernizem, ose mendojne se njerzit jane debile si ata dhe do ti besojne.

  12. Profesori says:

    Edhe ti shoku nqs do xinse te mira shko bli Armani modeli i fundit me 350 euro dhe mos be gam-gam se dashke cilesi superiore me 990 leke te reja.Ok Ardi???
    Nqs do te dish si funksionojne Hipermarketet e tipit Carrefour si dhe te tjerat e ketij lloji ju duhet nje kurs intesiv dhe ca njohuri baze ne fushen e ekonomise,por fatkeqsisht do ishte lodhje e madhe
    Nuk ka ngel Carrefour-i ne doren e komenteve dhe te paditurise tuaj

  13. Profesori says:

    O Ardi nqs do Xhinse cilesia superiore shko bli Armani me 350 euro dhe mos be gam-gam ketu
    Ska ngel Carrefour ta kometosh ti shoku

    1. Marinopoulos says:

      Qenke shites i zoti zotrote…madje per te dhene mesim te universitet tona UFO si profesor Tregu.

  14. ''evgjitngrenesi'' says:

    carrefur-i i tiranes nuk duket ne faqen e carrefur-it sepse nuk eshte filial i firmes franceze por i firmes greke marinopulos qe eshte aksionere te carrefur-i grek.si puna e vodafonit qe filial i filialit grek.eshte shitur thjesht e drejta e perdorimit te emrit

  15. Skeptiku says:

    TEMA JA KU E KENI LAJMIN NGA GAZETA ME E MADHE NE FRANCE PERSA I PERKET BIZNESEVE http://www.latribune.fr/entreprises-finance/services/distribution/20100224trib000480218/carrefour-s-installe-dans-les-balkans.html PROBLEMI QENDRON ESHT DIREKT KARFURI FRANCEZ APO NJE FRANCISE GREKE SEPSE SHKRIMI THOT QE 60% ESHT E Marinopoulos

    1. tani says:

      Atehere te mos na genjejne neper reklama si hipermarketi me i madh ne Europe. Ka nje diference te madhe te jesh grek pabrek apo francez. Sepse kjo diference reflektohet direkt tek malli qe ne do te blejme tek ky carrefour. Mua si bleres me intereson te di origjinen e mallit. Dhe me nje carrefour grek nuk mund te pres cudira. Atehere vazhdoj te blej tek tregu fshatar i lagjes, tek camet apo tek conad/euromax. Te tera keto me mire se greku. Ne t’semes shkofshin greket!

  16. Profesori says:

    Normal qe ne Carrefour Albania nje pjese te mire te aksioneve i ka Grupi Marinopulos, gje e cila vlen edhe per Bullgarine edhe per Rumanine.Kjo nuk ndryshon asnje gje pasi keto jane politikat qe i ndjekin zinxhire te tille supermarketesh.Kete politike GrupiCarrefour ndjek edhe ne shume vende te tjera.Sot o zoterinj te dashur po shkojme drejt globalizmit dhe po ta shihni me kujdes psh pjesa me e madhe e pajisjeve elektronike i ke prodhim nga vendet aziatike, rrobat e te tjerat.Megjithate po jua them edhe njehere…se katunaret ne mentalitet sinje pjese e komentueve ta kene per lluks te kene nje rrjet si Carrefour.Ik blini tek Dolce Gabi se aty gjen prehje shpirterore nje barbon pa shkolle dhe horizont

    1. Prof says:

      Profesor, globalizim nuk eshte parcializem. Eshte tjeter te perdoresh emrin, dhe tjeter te jete grupi direkt. Dy gjera te ndryshme qe zoti Profesor i ngaterron(mbase pa qellim). Mos dilni avoketer te zoterinjve greke apo kushdo qofshin ata. CARREFOUR nuk eshte ne Shqiperi. Site i groupit flet me shume se kushdo. I zoti thote nuk jam une, Tellalli bertet je Ti.

  17. Vllazeni says:

    Një spekullim kështu kot:
    Mos është vallë gjë ndonjëri nga dajat e Sllobodankës si pronar, dhe del …viçi edhe në Tiranë????????
    Kot….

  18. vllazeni says:

    Dini gjë, a pranojnë morra si mjet pagese këta të Carrefour-it?

    1. Klea says:

      Te paskan mbyt morrat mesa duket. Po ti lutu qe ishalla te kene ndonje shampo antimorr ne Carrefour, jo per gje, po te shpetosh nga halli qe te paska zene.

  19. eshte supermarket i mire says:

    Me vjen mire qe qenka hap nje Carrefour ne Shqiperi, pak rendesi ka kush eshte mbrapa kesaj firme atje, por nje gje e them me plot bindje se jetoj dhe vete ne Belgjike, ketu eshte supermarketi me i preferuar dhe me normal per cmimet, me vjen mire qe paska ardhur atje.

  20. tom says:

    Hahahahahahahaha….Karfuri ne Shqiperi, i vetmi ne rajon….hahahaha…Greqia rajon quhet? Se ne Greqi ka minimumi 20 vjet Karfuri….por kur une isha atje, nuk po bente prokopi…po mbase ben ketu….hahahahaha….i vetmi vend ne rajon…po po sigurisht…ne jemi i vetmi vend ne rajon qe themi dhe bejme traplleqe! …dhe qe jemi te vetmit qe jemi te vetmit….hahahahahaha!

  21. tani97 says:

    mos beni kot mbrojtesin e saliut apo zamirit.
    Ka qe c’ke me te rendesi te dime se cfare malli do te konsumojme. ne carrefour italian ke mall cilesor po aq sa ne france. nderkohe po te kemi parasysh qe euromax apo conad kane konserva me germa sllave ne etikete, normal qe nje carrefour grek me shume nuk na shijon mire. Jemi bere bahcja e plehrave te ballkanit. cfare nuk konsumohet ne serbi, greqi apo bullgari, mberrin ne Shqiperi, dhe ne mbajme rradhen si mijnte per keto plehra.

  22. Albana L. says:

    Do te vije nje dite qe do te keto grupet e medha multinacionale do te na zene frymen, siç ia kane zene sot Botes Perendimore; dhe ate dite do te na marre malli per prodhimet tona te fresketa qe nuk do te qarkullojne me. Keto supermarkete jane nje nga elementet me negative te sistemit kapitalist, sepse ato shpien ne falimentim sipermarrjet e vogla qe jane dhe hangaret e mallit te fresket vendor; kjo sjell gjithashtu papunesi, pasi ata pak te punesuar ne nje hipermarket te tille, jane shume me pas se ata dhjetera qe detyrohen te mbyllin dyqanet per shkak te konkurrences se pandershme te ketij hipermarketi.
    Per mos te folur per ndotjene ambientit per shkak te konfeksioneve te sterekzagjeruara te produkteve te ketyre grupeve, qe shpesh here jane po aq te renda sa malli brenda dhe qe ne kete menyre kontribuojne ne nje ndotje edhe me te rende te ambientit.
    Kur te mos gjeni me asnje domate te fresket fushe grown in Albania, por vetem OMGJ-te e felliqura te grupeve multinacionale, DO T’I KUJTONI KETO FJALE!

  23. lunderi says:

    Thone qe disa mallra i kane marre nga rezervat e shtetit per ato qe kane qene te sekuestruar per kondrabande. p.sh. sheqeri qe shitet me 80 leke kg.

    1. tani says:

      nuk eshte cudi fare, gjera qe i ben pa turp Saliu dhe Zamiri.

    2. Adris says:

      Thone… thone… thone

      Mos u merrni kot me fjale, duke demtuar imazhin e nje kompanie serioze, apo duke u tallur me punen e gjithe atyre njerezve qe kane ndermarre kete hap gjigand. Politikat tregetare te kompanive te tilla jane shume me te medha se rezervat e shtetit apo mendjet tuaja te ngushta, keshtu qe nuk ju mbetet juve te vleresoni se pse sheqeri u shit me 99 lek. A ishte brenda standarteve te konsumit? A ishte brenda dates se skadences? A u kenaq konsumatori? Pse duhet te dalin ca tipa si puna juaj dhe te hedhin “shashka”? Bombe ishte Carrefour. Urime dhe shume suksese.

  24. kola says:

    Profesorit, jam dakort me komentet e tua , nje gje do te keshilloja mos humb kohe me keta komentuesit e temes qe sjane gje tjeter veqse injoranta, kane mesuar qe te shkruajne diqka ne kompjuter dhe vetem ja fusin kot , nuk komentojne tamam siq duhet po vetem nje gje dine , sala , sala , u ka hyre sala ne bark , keto dhe kur te vdesin sdo rrine rehat ne varr nga hija e sales , po harrojeni ata njeri dhe shikoni hallet tuaja , pa e ditur se qeshte ky rrjet supermaketi , ju te zgjuarit do te flisni per te ,

  25. Ekonomistja says:

    Mirembrema te gjitheve.Shpresoj te jeni te gjithe konsumatore. Secili e gjen veten ne kete treg, kush me pak apo shume leke di te zgjedhe cilit treg i perket. Sa per shitoret apo sic jemi mesuar ti quajme marketet ne Shqiperi ka pak te sakte. Vete Carrefour ka bere nje shitore te lire dhe jo Market Premium ne Shqiperi,kete e tregon me se miri asortimenti qe ka ne kete Hipermarket. Produkte Bullgare,Greke,Shqiptare dhe Italiane qe gjen ne treg.Kjo eshte tregti,ata jane tregtare dhe do shohin interesin e tyre. Ndersa marketet e tjera e kane klientelen e tyre,kush premium dhe kush me te ardhura me te uleta ne si konsumatore bejme blerjet tona aty ku na leverdis. Mbi te gjitha qendron shendeti, ushqimi i dobet sjell pasoja me te medha se mos ushqyerja. Ushqehuni me cilesi dhe vishuni me mundesi. Pazar te mbare te gjitheve.

  26. Ariola says:

    Shume mire qe Carrefour vendosi te vije ne Shqiperi.se duhet shumellosjshmeri per kete popull, por Profesori me lart ne komentin e tij ka te drejte ne nje fare menyre kur citon se jemi “injorante”,
    1- sepse ne nuk dallojme dot cilesine( me pak fjale jemi sasiore)
    2- ne nuk dime te shohim etiketen e prejardhjes te produktit qe konsumojme, dhe po te vini re( per ata qe e kane vene re) produktet ushqimore ne Carrefour dhe jo vetem,prodhohen ne vendjet e lindjes per te arritur ne tavolinat tona.. qe ndryshe perkthehet,prodhohen nga krahu i lire i punes dhe nuk e dime ne c’kushte. prandaj Profesori na quan “injorante”, sepse ne hame ate qe na servirin ca Carrefoura e ku di une se cfare….

  27. danai says:

    o sa kam qesh…cdo njeri me fiksimet e veta e…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje