PS zgjedh ekipin e ri drejtues, Rama: T’i japin partisë frymë të re

1 Dhjetor 2011, 20:29Politika TEMA

Asambleja Socialiste mblidhet të premten për të votuar kryesinë dhe sekretarët e rinj, në votë dhe posti i Gramoz Ruçit

Në një hotel në rrugën e Ndroqit, Partia Socialiste do të hedhë në votë të pemten kryesinë e re të partisë, sekretarët e rinj dhe kryetarin e ri të Asamblesë Kombëtare, post që e mban prej shumë vitesh Gramoz Ruçi, i etiketuar tashmë si numri dy i përhershëm i partisë. Lista e kandidatëve për kryesinë e re është në dorën e kryetarit të PS-së Edi Rama, i cili ka të drejtën statutore për të bërë propozimet, por priten sigurisht surpriza dhe nga propozimet e Asamblesë. Votimi do të jetë i fshehtë. Burime zyrtare nga selia rozë thanë për gazetën se axhenda e punës së Asamblesë është konstituimi i saj, duke u konsideruar si mbledhja e parë zyrtare që pas zgjedhjes në kongresin e 5 Nëntorit Pritet dhe një fjalë e shkurtër e Ramës, por kjo mbledhje është parë si një çështje organizative e PS-së dhe jo si një mbledhje për çështje politike. Këto zgjedhje shihen me interes të veçantë pasi të paktën gjysma e sekretarëve dhe e anëtarëve të kryesisë pritet të ndërrohen me emra të rinj për shkak të sjelljes së tyre politike vitet e fundit, edhe për shkak të mosangazhimit në strukturat e partisë. Megjithatë krerë të selisë rozë dhe vetë Rama kanë theksuar disa herë se zgjedhjet brenda partisë nuk kanë synim spastrimin e emrave të përveçëm, përkundrazi duket se me këto zgjedhje Rama po synon të rikthejë në gjirin e partisë shumë figura të vjetra të saj që në vitin 2005 u gjendën të distancuara për shumë arsye. Lista, që përbën më shumë kuriozitet për publikun, është ajo që do të hedhë Rama për votim. Në bazë të statutit socialist, kryetari propozon listën për kryesinë, ndërsa Asambleja mund të bëjë propozime për 1 të 3-at e saj. Ndërkaq pritet që të vendoset për shtimin e numrit të kryesisë që këtë radhe do të jetë mbi 20, gjë që do të sjellë dhe ardhjen e më shumë emrave dhe rrymave brenda PS-së. Paraqesin interes gjithashtu dhe kandidaturat e mundshme që mund të jenë përballë emrit të Ruçit apo sekretarëve të tjerë ekzistues, të cilët duket se do të garojnë për të ruajtur detyrat që mbajnë në selinë rozë.

 

Kush janë sekretarët aktualë të PS-së

-Gramoz Ruçi, Sekretar i Përgjithshëm dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare

-Andis Harasani, Sekretar për Programin Politik

-Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

-Blendi Klosi, Sekretar Organizativ

-Edlira Haxhiymeri, Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta

-Et’hem Ruka, Sekretar i Burimeve Njerëzore

-Fatmir Xhafaj, Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore

-Kastriot Islami, Sekretar për Çështjet Zgjedhore

-Besnik Baraj, Sekretar për Çështjet e Mjedisit

 

Rama: Koha për një frymë të re në parti

Kryesocialisti Edi Rama i ka paraprirë zgjedhjes së kryesisë me disa takime në bazën e partisë. Ai ka qenë këto ditë në qytetin e Kukësit e më pas në atë të Lezhës, ku ka marrë pjesë në mbledhjet e asambleve të këtyre qyteteve, të cilat kanë zgjedhur strukturat e reja drejtuese lokale. Në fjalimet e tij në këto takime Rama ka folur për një frymë të re që duhet në parti dhe për një angazhim të të gjithëve në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme. Siç bëhet e ditur nga selia rozë në takimin e Asamblesë së Kukësit Rama ka bërë thirrje për një organizim të fuqishëm të forcës që ai drejton në këtë rreth, me qëllim sipas tij përçimin e një fryme të re, në funksion edhe të betejës së ardhshme zgjedhore. Kryesocialisti ka theksuar se problemi i Partisë Socialiste është vetë ajo, duke kërkuar ndryshimin e situatës pasi sipas tij partia është një bashkim vullnetar për tu përballur me kundërshtarin. “Askush nuk është i tepërt i panevojshëm, vlen të bëjmë një bashkëbisedim miqësor për të kuptuar qëllimin e përbashkët që t’i japim PS një frymë të re bashkimi”, mësohet të ketë thënë ai. Çdokush ka më shumë për të bërë në drejtim të organizimit dhe përçimit të Programit të ri të PS që u bë publik në Kongresin e 5 nëntorit, ishte një prej udhëzimeve të Kryetarit Rama për socialistët kuksianë: “Jemi në një periudhë shumë të rëndësishme. Koha kur duhet të organizohemi shumë fuqishëm për të organizuar betejën zgjedhore. Me rëndësi që në frymën e Kongresit të 5 nëntorit dhe në funksion të përçimit të Programit të PS, jo vetëm për përmbajtjen e tij, por nëpërmjet një partie solidare, të gjithë të bëjmë diçka më shumë se kemi bërë”. Përballë kemi kundërshtarin ka nënvizuar Rama në këtë takim duke shprehur nevojën që të mirëpritet kontributi i gjithsecilit: “Duhet t’i japim një hov të ri Partisë Socialiste në Kukës. Problemi është tek vetja, të gjithë të japin kontributin maksimal sepse secili ka diçka në dorë që gjërat të jenë ndryshe. Në një familje politike hyjmë për t’u bërë më të fortë. Nuk ka rëndësi nëse je një ish, nëse je një e ardhme, nëse je një burrë, nëse je një grua, nëse je me 4 klasë shkollë apo me master, nëse je njëqind vjeç apo nëse je 16 vjeç, të gjithë kanë vendin e tyre në parti. Partia është një bashkim vullnetar dhe ne jemi në një llogore për të pasur përballë kundërshtarin, ” përfundoi Rama në takimin e Kukësit.

Ndërkohë PS njofton dhe për takimin në asamblenë e zgjeruar të rrethit Lezhë, të mbajtur pasdite, ku Rama ka theksuar domosdoshmërinë e vendosjes së piketave të përbashkëta për të shndërruar në aksion përcjelljen në çdo derë të Programit të ri të PS: “Aksioni i përçimit të Programit të ri të shtrihet kudo. Të vendosim një piketë të rrugëtimit tonë të përbashkët. Jehona që ka krijuar Kongresi ka bërë që të ndjehet në gjithë Shqipërinë interesimi i njerëzve për programin dhe tezat kryesore të tij, që bëjnë një dallim të qartë dhe ofrojnë për njerëzit një alternativë të re,” është shprehur kështu lideri i opozitës duke theksuar, domosdoshmërinë, që socialistët lezhianë kanë mundësi për të bërë më shumë në këtë drejtim. “Të bëhemi forca që udhëheq njerëzit,” ka theksuar kreu i PS në Asamblenë e zgjeruar të rrethit të Lezhës duke vlerësuar si një shembull shumë të mirë të maksimalizimit të energjive fitoren në zgjedhjet lokale në Bashkinë e Laçit: “Fitorja në Laç ka krijuar shembullin se PS nëse maksimalizon fuqitë fiton në çdo kilometër katror të Shqipërisë. Aty ku krijohen kushtet e bashkërendimit të energjive pozitive, PS fiton.” Në të njëjtën linjë me mesazhin e dhënë edhe në Kongresin e 5 nëntorit, Rama ka thënë se PS votat i ka: “Votat janë kudo në çdo rrugë, në çdo oborr, në çdo hyrje, duhet vetëm t’i marrim. Fitorja jonë nuk varet nga askush tjetër veçse nga ne,” përfundoi Kryetari Rama duke nënvizuar se baza e organizimit të çdo force politike siç është PS, është shpirti i skuadrës i njerëzve të saj.

9 komente në “PS zgjedh ekipin e ri drejtues, Rama: T’i japin partisë frymë të re”

  1. ardi says:

    Prap me Andis Harasanin ti more Ed legeni.A sa mir ta ben Saliu ty more dhjaks

    1. Albogentivlora says:

      Andisi eshte sekretar aktual dhe nuk do te jete per shume kohe.

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Kur flet Ramy nuk do t’ia dije kush. Ramy, je shume i vogel kur komenton sepse te gjithe shqiptaret te shajne per komentet qesharake. E kam vezhguar shumicen qe te kundershtojne, ti nuk je suvrani, por je nje legen jasht oborrit Berishjan. Pra je shume i vogel mos them zero kur komenton, te keshilloj qe te mos komentosh me sepse je bere lepires i kocave qe i hedh Berisha nga dritarja e zyres kryeministrore!

  3. griselda says:

    LARGOHU TI HIQ FRYMEN TENDE TE QELBUR QE TE VJEN ERA KERM E TRADHETAR QEROHU QEN I NGORDHUR…………………………..

    1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

      griselda qenke budallaqe, me bere tradhtar sepse kundershtoj Berishjanet? Qenke debile fare!

  4. Klea says:

    Hiqeni Andis Harasanin se nuk ju vjen pas fijes…dhe mire qe jeni partia e lirise se shprehjes ju!Bejeni edhe kongresin me delegatet te kaluar ne site nga kryetari qe te keni nje kryetar”legjitim”rezultat i nje votimi transparent.Po prit njehere…kush eshte kryetari???Ed Rama?Ai qe ne 93-shin deklaroi qe ishte mire ta shpallnin Ps parti te jashte ligjshme?Ai qe e shkatrroi me pas ate pasi zuri vend ne krye te saj?Ai qe u prish me Fatos Nanon,Ilir Meten,Kastriot Islamin,Servet Pellumbin,Rexhep Meidanin,Luan Ramen etj etj, shtyllat krijuese e mbajtese te kesaj partie?Ai qe ka humbur sistematikisht zgjedhjet dhe sipas statutit te kesaj partie duhej te dorehiqej menjehere pas tyre?Ky po qe eshte nje lider liberal!Ai patjeter do di ti jape nje fryme te re partise socialiste,nje fryme aq te re e te forte sa do ti shtyj drejt e ne gremine…

    1. raimondi says:

      O Klea Partia nuk eshte prone private e atij qe e krijon

      Ne Parti qendron nqs je i afte ,ke ide per zhvillimin e venit , dhe ritjen e mireqenies

      –Ne Parti nuk qendron nqs vjedh ,shet pasurite e Shqiperise per 5 leke tek frimat greke ,
      apo tek shteti grek , e le Shqiperine 8 muaj rresht pa drita me qellim,

      Ata qe permend ti Fatos Nanon,Ilir Meten,Kastriot Islamin,Servet Pellumbin,Rexhep Meidanin,Luan Rame,…….po ti shtosh edhe Blushin, Malaj,Harasani,Angjeli
      …. keta krijojne ekipin me te Korruptuar dhe me antishqiptar,ever qa mund
      te emerohet ekipi i __Akrepeve Deficente_

      —–Ajo qeveri qe drejtonin keta emrat e mesiperm,ishte nje qever itotalisht
      Anti-socialiste ne programin qezbatonte dhe Antishqiptare ne politke

      -Ajo iishte nje qeveri qe punonte vetem per te pasuruar kete ekpin e ketyre __Akrepeve Deficente__ dhe per te shkateruar te ardhmen e Shqiperise

      –Nqs ndonje nga ky Ekipi i _Akrepeve Deficente_ eshte akoma ne PS, kjo do jete
      edhe arsyeja kryesore qe do humbi PS-ja zgjedhjet –sepse emrat e atij ekipi
      jane emrat me te Urryer ne Shqiperi

      –Ata diskretituan PS-ne,duke e ktheyr Partine Socialiste ne nje Parti Oligarkike,te krouptuar dhe antishqiptare

      Prania e tyre ne PS,rit elektoratin e Berishes –se ata jane totalisht te diskretituar
      ne popull, si njerez te ligj , Zemer – zinj ,qe s’kane azgje te perbashket
      me politkat sociale qe duhet te kete nje parti socialiste dhe e vetmja gje qeijnet te bejne eshte …vjedhja & spiunlleku tek greku

      –Posi kane surrat he kerkojne te qenrojne akomo ne krye te PS-se keta palaco?

      –Keta mire qe jane te korruptuar,por keta jane edhe shume deficente–
      s’kane nivel fare

      Nuk dijne te bejne asnje analize me te thjeshte
      -=-Jane hajvane fare
      –Kur flasin kane nje fjalor shume te varfer –vetem per te vjedhur jane te zote ..

      Ikni ore maskarenj se qenkite pa-cipe fare ….

      1. Klea says:

        Shume dakort jam une me ty,se nuk eshte se me frymezojne vecanerisht keta emra por ca merita me shume i kane brenda kesaj partie se ky qe u improvizua socialist dhe tani na ben liderin liberal ne nje kohe qe i mbyll gojen sistematikisht kujt guxon ta kundershtoj.Ai e ka shkatrruar kete parti(edhe qellimisht nuk do kishte bere me keq se cka bere)ne kemi nje opozite inekzistente…konfuze e te dobet!

  5. Adi Myzyri says:

    Shif cbohet! Figura kryesore e PS, Gramozi!? Dhe masnej shajne PD dhe Salen! E gzofshi opoziten edhe disa dhjetevjecare te tjere deri sa te kete jete Sala se me gramozin e shoket e tij ai do hiki kur ti teket vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje