Gramoz Ruçi- emri më i votuar në Asamble, kryesia ndryshon pjesërisht duke mbajtur dy kritikët e Ramës, Malajn e Blushin. Ruçi merr më shumë vota në kryesi, ndiqet nga Kodheli e Ben Blushi
Kryesia e re e Partisë Socialiste nuk ka sjellë ndonjë ndryshim radikal në përbërje pavarësisht se lista e kandidatëve kishte emra të rinj, kryesisht kryetarë të bashkive kryesore të PS-së. Nga votimi kanë arritur të ruajnë pozicionet e tyre emra të vjetër të kësaj partie, veteranë si anëtarë të kryesisë, por dhe kritikët e fortë të Edi Ramës, si Ben Blushi dhe Arben Malaj. Ndërkohë duke se e vetmja surprizë ka qenë rikthimi në drejtimin e kësaj partie pas një kohe të gjatë shkëputje e ish-themeluesit të saj, Shkëlqim Cani dhe kuotimi i katër deputetëve të rinj si Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Besnik Baraj e Eglantina Gjermeni. I vetmi që arriti të futej në kryesi nga kryebashkiakët e propozuar nga Rama ishte ai i Durrësit Vangjush Dako edhe pse në listë ishte Niko Peleshi i Korçës, Qazim Sejdini i Elbasanit dhe Adelina Farriçi, kryetare e bashkisë Burrel. Nga kryesia e vjetër vihet re largimi i pesë grave, Ledi Shamku, aktualisht deputete, Ermelinda Meksi, e cila u zgjodh anëtare e Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, dhe i Saimira Pinos, Eva Alushit e Mimoza Hafizit te treja të pakënaqura që nga mosfutja në listat e deputetëve të 2009-ës dhe kritike ndaj Ramës.
Nga votimi, i cili dhe pse me probleme për shkak të përdorimit për herë të parë të një aparature elektronike, metodë të cilin PS e propozon edhe për zgjedhjet parlamentare, duket se Gramoz Ruçi vazhdon të jetë njeriu më i votuar në PS pas kryetarit të partisë. Ai ka arritur me një numër maksimal votash 190 nga 230 gjithsej të ruajë postin e numrit të dy të partisë, atë të Kryetarit të Asamblesë e gjithashtu të kryesojë me vota listën e kryesisë. Ndërsa në bordin e sekretarëve të rinj siç pritej nuk janë më kundërshtarët e Ramës, Andis Harasani, Kastriot Islami, Edlira Haxhiymeri, por në vend të tyre ka marrë të parin post në PS- Erjon Veliaj, Damian Gjiknuri i cili ka zëvendësuar Islamin për problemet zgjedhore, rikthehet në partinë e tij të vjetër Ndre Legisi me një detyrë si sekretar për koalicionin. Ndërkohë sekretarët më të rëndësishëm Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj e Blendi Klosi kanë rimarrë besimin e Ramës që i kandidoi dhe të Asamblesë që i votoi. Ilir Beqja do të ketë mundësinë të përgjigjet për programin e partisë si sekretar pasi humbi mandatin e deputetit në një betejë ligjore në Kushtetuese.
Kryesia e re sipas votave, Ruçi më i votuari, i ndjekur nga Mimi Kodheli e Ben Blushi
Gramoz Ruci (177 vota)
Mimi Kodheli (147 vota)
Ben Blushi (144 vota)
Ditmir Bushati (139 vota)
Vangjush Dako (125 vota)
Arben Isaraj (116 vota)
Pandeli Majko (136 vota)
Sajmir Tahiri (130 vota)
Arben Malaj (132 vota)
Namik Dolke (132 vota)
Shkëlqim Cani (133 vota)
Erion Brace (150 vota)
Besnik Bare (140 vota)
Eglantina Gjermeni (134 vota)
Lindita Nikolla (114 vota)
Valentina Leskaj (112 vota)
Arta Dade (111 vota)
Ne qoftese ju keni zgjedhur Arben malajn ne Kryesine e PS kjo eshte njoll e rende qe PS ka per ta paguar shume shtrenjt. Humbja e reputacionit eshte e pashmangshme dhe ju nuk do te jeni vertet parti e shpresave por nje e ngjajshme me PD ku klanet dhe interersat allishverishe sundojne edhe kete klase politike. U rrofte ju por mjere populli.
Arben Malaj eshte metamorfoza e Fatos Nanos, ai eshte ne PS vetem per te prishur ekulibrat brenda partise dhe per te punuar gjithmon per interesat e Fatos Nanos dhe Ilir Metes. Tu rroj se ai do t’jua haj koken do t’ju lere edhe 20 vjet ne opozite.
Sipas listes qe keni publikuar, Erion Brace ka 150 vota, si qenka Mimi Kodheli e Ben Blushi pas Gramoz Rucit?
Epo se duhet vene sajmir tahiri shume lart ne liste hahaha. Ose e kane bere nje burre nje grua
TE GJITHE ATA QE JANE ZGJEDHUR BEJN ZHURME QE TA SHKATARROJN PS VETEM MIMI KODHELI DHE ANDIS HARASANI JANE PER PS SK.KR
Ore ,po lerini menjane hamendjet,jo do boje keshtu e do beje ashtu, se nuk sjellin bereqet keto diskutime te tilla. Une vetem per nje gje habitem me Ramen,mire beri qe u hapi zemren te gjitheve per tu treguar se ai eshte nje intelektual qytetar dhe jo fshatar qe na moren kombin ne qafe,po me ate Arta Daden cfare vlerash i ofron P S. Ajo eshte nje grua e rendomte dhe pa asnje vlere intelektuale,apo se ka mesuar disa fjale angisht ?! Ja kete nuk ja pelqej ,apo hiqet nga parimi kriji bishtin dhe lerja rrodhen brenda. Po te jete keshtu edheune jam dakrd le te haje dhe Arta Persheshin se eshet bere per tu meshiruar.
Kjo me duket mua si Stafi i Ish bashkise kane merre ca Socialiste dhe kane heqe po ca Socialist.
arta dade gramoz ruci tahiri xhafaj dokle malaj…upupu te gjithe hajnat e nanos qe lepijne ne sahanin e edvinit, cfare turpi cohu popull ti rrezojme te gjithe partite politike se po na grabisin
PUNE TE MBARE!
Presim shume nga ju. Shoshitini gjerat brenda, para se ti hyni punes.
Pwerballe keni nje despot te pa skrupull, qe i ka hipur gjithe popullit ne qafe. Se pari i ka kercyer mbi shpatulla partise se evet fantazme.
Ne veprime te jeni unike. Provokatoret te flaken, po vepruan ndryshe. Keshtu do te ngelet udheheqja e paster, ndryshe krimbet.
Me arta daden,vali leskajn,namik doklen etj.pssh eshte ne pozita shume “te forta”.Shttoj ketu edhe besnik baren qe flen gjume ne kembe ose malajn qe nuk ka mesuar akoma te flase shqip.Kjo parti mbetet prone e zones se jugut.
zj.Dade e ka provuar se di te fitoj vete dhe te mbush koshin e PS me vota .Ata qe e kritikojne jane servil te gjoja politikes se re, te te emeruarve te kryetarit dhe pinjoll te nomeklatures komuniste.Do e shohim ne 2013 sa vota do sjellin ne PS Tahirajt,Gjermenet,Bushatet,Veliajt etc shpura te Rames,Njerez anonime qe nuk i ndjek njeri pas.Me vjen keq qe Prof Ruka dhe Prof.Lakrori nuk fituan.Nje arsye per pesimizem mbi farsen e kryesise se Ps dhe te ardhmen e saj.