Debati për një numër personalitetesh: Kuislingë apo njerëz të mëdhenj të kombit?

3 Dhjetor 2011, 13:03Politika TEMA

Në librin e tij të fundit me titull “Lufta Italo-Greke, diktatorët dhe kuislingët”, Arben Puto u bën një vështrim “të pamëmshirshëm” disa personaliteteve të kulturës e të politikës në historinë shqiptare të shekullit të shkuar. Fjala vjen, i përmend Konicës një letër që i ka dërguar Duçes, me anë të së cilës kërkon pas pushtimit të Shqipërisë që t’i paguhej një borxh, apo një broshurë proitaliane ku flet për konfliktin italo-grek në funksion të mbrojtjes së çështjes shqiptare, etj. “Cene” të tilla gjenden edhe në jetën e Mustafa Krujës, Lef Nosit, Anton Harapit, Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit, etj.

Ilir Ikonomi, që ka bërë dhe një libër për Konicën, është me idenë që këto “cene” janë çikërrima në raport me bëmat e kontributet e mëdha të këtyre njerëzve në hiostorinë e vendit tonë. Madje, në një intervistë për gazetën shqiptarja.com, ai thotë se edhe këto momente të nënvizuara janë në të vërtetë krej të justifikuara me motivimin patriotik në një kontekst të caktuar historik, rrjedhimisht janë krejt të padrejta dhe në stilin e historiografisë komuniste etiketat që u vihen këtyre personaliteteve, si “kuislingë, tradhëtarë, etj”.

respublica.al

20 komente në “Debati për një numër personalitetesh: Kuislingë apo njerëz të mëdhenj të kombit?”

  1. Leka says:

    Patriotizmi i vertete eshte te duash ne menyre te vecante vendin tend dhe racen qe perfaqeson ate dhe ne te njejten kohe, pa paramendime te respektosh dhe te bashkepunosh me racat dhe vendet e tjera.Mirpo vazhdimi i prezantimit te patriotizmit shqiptar nga lloji i Putove eshte i gjithe ne te kundert me ate cka perfaqeson ai.Putot duke qene perfaqesues te ideologjise komuniste hoxhiste shqiptaro- ngrenese, ndjehen si monstra te verteta ne kete vend, krahasur me pushtimin italian.Gjermanet ishin kalimtar dhe kur i ngacmoje,atehere te ktheheshin.Pushtimi italian ishte pushtim, por qe ndertoi ketu vepra arti, qe dhe sot, nuk jane konkuruar.Fut ketu dhe futjen e nje kulture superiore europiane. ne nje vend feudal aziatik.Dhe tani ne vazhdim keta lloj ideolog historianesh i kane shtuar ideologjise hoxhiste shqiptaro-ngrenese dhe ate te neo-otomanizmit ish pushtuesit aziatik, qe la mbas injorancen e thelle dhe vec xhami.Dhe e gjithe kjo masaker dirigjohet dhe financohet nga shteti i perfaqesuar, i sunduar nga Berisha, here hapur fare here gjysem i fshehur,por vazhdimisht keto lloj metastazash vazhdojne te avancojne ne trupin dhe shpirtin e sakatosur shqiptar.

    1. turi says:

      Arben Puto , armiku me i madh i popullit dhe kombit shqiptar. Ky sahanlepires, ne sherbim te komunizmit me te eger te Europes lindore, e shtremberoi historine dhe kulturen e popullit shqiptar, duke na mohuar te verteten e saj.
      Ky pinjoll , ne sherbim te komunizmit ekstrem vazhdon ashtu sikurse dje edhe sot, po me te njejten fryme, te hedhe helm dhe vrer, mbi figurat me patriotike te kombit tone, shkrimet e te cileve nuk u lejuan te njiheshin dje nga diktatura dhe me paturpesi vazhdon me te njejten melodi edhe sot.
      Dhe kete shoku Puto nuk e ben pa qellim, e ben vetem per te hedhur balte mbi patriotet shqiptar ,per te treguar qe tek Ne nuk ka patur dhe per rrjedhoje as nuk ka Patriote Shqiperia,se patriote kane qene dhe mbeten vetem komunistat ekstreme( perjashto te ndershmit), qe po drejtojne edhe sot.
      Gabohesh ,o sahanlepiresi ,Puto. Shkrimet dhe veprat e tyre jane TE PAVDEKESHME ,plot vlera, udherrefyese dhe te pavdekeshme.
      Turp per ty, o i pafytyre, qe shoqe dore nga ligesite e tuaja.

      1. shpati says:

        Eh,o tur fatkeqi!Te ka pjelle rraca e bashkepunetoreve te nazifashisteve,ndaj nuk keni se per cfare te krenoheni!!!Para ardhesit e tu,u kane sherbyer armiqve te Shqiperise,ndersa komunistet ishin ne LUFTEN E DYTE BOTERORE BRENDA KOALICIONIT ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN!!!Se cfare ka qene KOMUNIZMI PER SHQIPERINE E TREGOJNE NDRYSHIMET KOLOSALE,QE U BENE NE SHQIPERI NGA 29 NENTORI I 1944-tes E DERI NE !1990-ten!!NDERSA KEMI 21 VJET,QE QEVERISJA KAPITALISTE EURO-DALLKAUKE E SALI BERISHES E LAKEJVE TE TIJ,PASI SHKATERROI,VODHI DHE DOGJI TERE PASURINE KOMBETARE,GJOJA NE EMER TE LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT,E KA LENE POPULLIN TONE NE MJERIM TOTAL!!!SHQIPTARET JANE PERCARE,SA JANE GATI TE SHQYEJNE NJERI TJETRIN!!!VETEM NJE SHKENDIJE DUHET DHE 97-te DO TE DUKET LULE!!!

        1. turi says:

          Per shpatin
          O shpat i kuq, qe pikon gjak i paster shqiptari.
          Pse ju komunistat ekstremiste ,perjashto komunistat e ndershem, i quani te gjithe njerezit qe thone te verteten,Nacionalista.
          Dhe une po te them se sic ka pas komunista si puna jote ashtu ka pas edhe nacionalista po si puna jote.
          Une po te them se nuk jam as shurre komunisti si e jotja dhe as shurre ballisti apo nacionalisti , po si puna jote,por po e them me te madhe qe ta marin vesht te gjithe ne kete forum qe:
          UNE JAM NJE SHQIPTAR I NDERSHEM , QE RRJEDH NGA NJE FAMILJE PATRIOTESH QE I KA SHERBYER ME SHEKUJ VETEM TE MIRES SE VENDIT DHE TE POPULLIT TIM.
          PER KETE familja ime ka dhene :
          – DY deshmore ne luften e pare boterore , te cilet u vrane nga serbi duke ngritur flamurin shqiptar ne Beograd.
          – Kater deshmore ne luften nacional- clirimtare, xhaxhain dhe nje djale i xhaxhait tim, ku mban emrin nje shkolle dhe nje rruge ne Tirane, dhe dy djem dajash qe u vrane ne naten e 4 shkurtit.
          – Nji femije qe bisha jote komuniste ma vrau ne komunizem, qe mos ju bifte fara.
          – Sot ne demokraci jo vetem qe nuk me eshte kthyer asnje prone qe e kam te blere nga te paret e mi dhe jo te vjedhur dhe as te falur , por duke vazhduar per te dhene kontributin tim per nje demokraci te vertete ne Shqiperi kam provuar disa here burgun, si kur ka qene PD ne pushtet ,ashtu edhe nga PS, qysh ne ditet e para te demokracise.
          Sa per dijeni , i mjere mund te jesh ti qe e ke shpirtin sketerre dhe mos e qa shume hallin tim.
          Jetoj shume i lumtur me familjen time, qe sja kam nevojen askujt, por meqenese kam GEN PATRIOTI, nuk mund te hesht, pa thene te verteten, ashtu lakuriq , sic ajo eshte, pa mu bere vone se kujt delenxhiu ia prek telat e kalbura.
          Jam i gatshem te perballem me te gjithe politikanet e sotem gangstere, te majte e te djathte, keto hijena qe skane te ngop duke i bere keq shqiptareve.

          1. ROBERT PRIFTI says:

            ORE TURI (se truri te paska hik fare) po dale e ngadale zotrote,po sa vjeç je zotrote ,se sipas llogarise me djem axhash e djem dajash deshmore ti i bie te jesh rrotull 100-deshes (kuptohet vjeç),qenke per Gines or tu mbyllte. Nje 100 vjeçar albanez shkruan dhe komenton ne site web ,e forte apo jo ?!!! Ndersa ate perrallen e dy “deshmoreve” te rene ne luften e pare boterore duke ngritur flamurin shqiptar ne BEOGRAD,nuk besoj ta keshe perjetuar TI vete (se do te ishe nja 150 vjeç sot)??!!!!,por na sqaro pakez a tu mbyllte ne cilin krah paskan marre pjese ne lufte keta dy trimat “deshmore” te fisit tend (se Shqiperia nuk i ka sulmuar asnjehere komshinjte e saj ,biles bile gjate luftes se pare boterore mezi po shpetonte tokat e saja nga dyndjet e fqinjeve per te kapur ndonje “kafshate”,ndersa sipas teje paskan shku me “pushtuar” Serbine bash deri ne BEOGRAD. Ore tyç po teper larg i çove or taj,kishin ngataru rrugen ne vend me shku ne Shkoder paskan shku deri ne Beograd ,i modh je mor “truri”.

  2. tg usa says:

    duhen vene ne dukje edhe meritat dhe tradhetite
    p.sh. nuk eshte gje e vogel letra e konices per ducen e fashizmit
    po protokolli dalmaco kelcyra
    kot na shiten patriote shume nga kreret te quajtur nacionaliste kur kane bere marveshje me pushtuesin

  3. mucua i tanes says:

    Vetem peer nje fakt, duhet te qendrojme gati tu!!!
    Ne 9 korrik 1940 mbreti i Italise Viktori i III, dekretoi shpalljen e Luftes ndaj Britanise, Frances dhe gjithe aleateve te tjere, perfshi SHBA dhe Greqi. Ne 15 korrik te po atij viti, parlamenti shqiptar, me unanimitet, miratoi dekretin e mbretit Viktor Emmanueli III, duke i shpallur lufte njekohesisht edhe Greqise. Nderkaq me 28 Tetor te 1940 para sulmit te forcave shqiptaro italiane drejt greqise, Kryeministri i Greqise Metaxa, tha JO, Ultimatumit te Duces. Me pas Greqia vendosi Ligjin e Luftes me Shqiperine, pasi 8 batalione, ne perberje 1500 ushtare shqiptare, sulmuan token greke. Pas disa ditesh, rreth 300 ushtare shqiptare, u kapen rob nga forcat greke dhe u derguan ne ioshullin e Kretes, ku jane izoluar, filmuar dhe dokumentuar cdo gje rreth sulmit. NJe pjese tjeter e ushtrise shqipyare dezertoi djhe pjesa tjeter u burgos nga fashistet ne Kavaje dhe Kruje.

    ATEHERE KUSH I KA SHPALLUR LUFTE GREQIA HQIPERISE APO SHQIPERIA GREQISE?

    1. Zigur Qarri says:

      Greqia vendosi Ligjin e Luftes me Shqiperine, pasi 8 batalione, ne perberje 1500 ushtare shqiptare, sulmuan token greke.mucua i tanes.

      Perkrah ushtrise gjermane ne Rusi ishin 200 000 mije ushtare italiane.
      Sipas logjikes tende Rusia duhet te kete ligjin e luftes me Rusine.

      Ne luften e pare Franaca ka pasur gati gjysmen e ushtarve marokene,keshtu sipas logjikes tende shtetet kundershtare te Frances duhet ti shpallin lufte Marokut.Historia ka raste plot te tilla.
      Dikush me siper te pyeti,perse Greqia nuk e ka ligjin e luftes me Italine qe kishte pushtuar edhe Shqiperine dhe ishte pikerisht ai shteti qe diktonte?
      Lufta mbaroi dhe pushtetin ne Shqiperi e moren forcat qe kishin luftuar kunder fashizmit dhe nazizmit.Pra Greqia nuk kishte as me te vogelen arsye ta mbante ne fuqi ate ligj,perderisa nuk e mbajti me vete Italine qe i shpalli luften.
      Problemi eshte Çameria.Greqia kerkon ta mbaje Shqiperine nen presion per problemin e Çamerise.Fakti qe Greqia eshte i vetmi fqinje qe nuk e njeh Kosoven tregon qarte politiken armiqsore te Greqise ndaj Shqiperise.
      Pra ligji luftes eshte absurd i palogjikshem,vetem shenje armiqesie.

    2. mire e ke ti says:

      po ta marresh perciptaz ti mire e ke…po ta kuptosh atmosferen dhe faktet do te mesosh se shqiperia bente pjese ne mbreterine e italise pra vendimet nuk i merrte Shqiperia…aspak, dhe po te kuptosh me mire gjerat o mendjengushte qe ke lexuar dy pusulla ne Greqi…ne konferencen e ambasadoreve ne 1913 shqiperise i ishte marre pjesa jugore e camerise dhe per te perfunduar “Ciamuria (italisht)” ishte rasti i luftes italo greke..per te cilen Grrqia pasi ka bere pastrim etnik mban akoma ligjin per te mos lejuan njerezit te kthehen ne shtepite e tyre…aq me teper qe me italine e kane hequr dhe te mendosh se luften e kane bere me italine ne territorin e shqiperise ku kane vrare e shkaterruar dhe ku e pushtuan me qellim aneksimin. Shko lumemadh shko ha koret e grekeve e mos shkruaj budallalleqe..

  4. Aleksander says:

    Ore Muç muçi,po me Italine pse se mban ligjin e luftes Greqia ?!-apo nuk ka se ç’ti grabise ITalise. Edhe ne Itali gjithe jugu pothuaj ,qytetet si Taranto lecce siracusa etj kane qene pjese e “Magna Greccia”njelloj si Apollonia Durresi ne Shqiperi.Pse sipas Kaplloqes tende gjeniale per te njejtat rrethana per te njejtat veprime ,greket ndryshe sillen me Italine e madhe dhe ndryshe me Shqiperine e “vockel”?!

  5. Shebeniku says:

    O Leka.
    Tè oplqen apo nuk tè pèlqen Ty. Sulmi italian nè 7 proll 1939 mbi shqiperinè ishte pushtim. Ardhja e ushtrisè gjermane, operacionet e dimrit qè zhvilloi kunder forcave antifashiste e ushtrisè partizane, quhet pushtim e okupim. Historia mbetet histori. Dhe historiani kur trajton çèshtjen historike i mbetet besnik faktit. Edhe Arben Puto shkruan njè tè vertet. Por Ju mos jeni gje nè fis Me S. Berisha? Se Ai mohon historinè dhe èshtè antikombètar.

  6. sorge says:

    ATA,QE I KA PERCAKTUAR I MADHI ENVER HOXHA SI TRADHETARE E KUISLINGE,NUK E LUAN AS TOPI!!!TE DJATHTET NE SHQIPERI KANE QENE GJITHNJE ARMIQTE E SHQIPERUISE DHE KANE BASHKEPUNUAR QE NGA TURQIT OSMASNLLINJ E DERI TEK AGJENTURAR E HUAJA NE KOHEN E SOCIALIZMIT!!!TE MAJTET,PRA VEGJELIA E VARFER KA LUFTUAR GJITHNJE PER SHQIPERINE!!MJAFTON LUFTA E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE QE BENE KOMUNISTET NE KRYE TE POPULLIT, QE TE VERTETOHET PATRIOTIZMI I TYRE I PA VDEKSHEM!!!SOT KANE PUSHTETIN BASHKEPUNTORET E FASHIZMIT DHE DOEMOS NUK PRET NJERI,QE ATA TE MOS LAJNE VETEN NGA KRIMET QE I KANE BERE SHQIPERISE!!!ARBEN PUTO ESHTE HISTORIAN KOMPETEN E JO LOLO OBORRI SO B..QIR META 7 CO!!!

  7. mucua i tanes says:

    i qendroj disi alexandrit, por me nje sugjerim. Italia me Greqine, kane traktatin e miqesise se San Remos me 1947. Me shqiperine nuk ka, pasi prej dekretit te OXI dhe deri me 1971 nuk kishte mardhenje diplomatike shqiperi greqi. NATO dhe BE ta lejoi Greqia, se edhe mund te vinte veton si Maqedonia, por Shqiperia nga ana e kendveshtrimit te sigurise nacionale greke, konsiderohet si vend problematik dhe disi i rezikshem, per sa kohe ata nuk njohin Kosoven. Te tjerat nuk ja vlen te flasesh si Magna Grecia, pasi jemi ne ballkan dhe jo ne Apenine.

  8. Zani Burimi says:

    Ky Leka (3 Dhjetor, 2011 në 2:27 pm)ne krye te heres eshte vertet pa asnje lloj sensi, sepse secili nga shkencetaret e medhenj ne kohen e Enverit ka dhene kontributin e vet ne fushen e tij mbeten dhe jane njerez te medhenj, ani se kane jetuar ne ate kohe. Saktesisht si historian Arben Puto tash kohet e fundit ka bere nje studim me vlera te medha per luften italo-greke, se Shqiperia kish ne qeverine kukull ca kuislinge qe ne tere boten kane vetem nje vule: turpin e tradhtarit. Ata ose ato qe duan t’i ngrene me zor (t’i “rivleresojne me demek) libra te shkruar nga pseudohistoriane ato figura te zeza kuislinge shtremberojne historine. Ka nje zgjedhje nga te dyja:ose patriot, ose tradhtar. Ndersa ndonje si te medhenjte Noli, Konica,Fishta e te tjere MALE si ata, nuk i ze qederi se nuk mund te shkoje peshtyma e tyre deri te Majat.
    Mbetem me siguri te verejtja me shume vend e artikullit te djeshem te A.Roshit qe moderatoret te mos lejojne te shfaqen ne faqen online zhgarravites qe do te behen sebep qe te mos e hapim fare faqen e gazetave, cilado qofte ajo.
    P.r.sh. TEMA!

  9. kola says:

    Libri i Putos eshte shume pozitiv. AI nxjerr te gjitha detajet e personave qe jane te perfshire. Publiku duhte te njohue te gjitha anet. Per mendimin tim njeriu njihet ne dite te veshtira. Shume nga keta “Patriote” ju pelqeu italia apo gjermania si shtete evropiane (ne krahasim me vendet ballkanike ) keshtu bene gabimin fatal qe te bashkonin interesat e tyre duke menajnuar vendin. Kultura Evropiante e tyre ju sherbey qe te shiteshin me shtrenjte tek te huajt por jo te zhvillonin vendin e tyre.

  10. analist says:

    Eshte ironi idiote qe nenshkruesit e ligjit te luftes ndaj Greqise sot te festohen si heronj nga berishizmi dhe ne te njejten kohe te akuzohet Greqia pse mban ne fuqi ligjin (gjithsesi absurd) e luftes ndaj Shqiperise.

  11. nastradini says:

    Stefanaq Pollo dhe Arben Puto po te kishte demokraci te vertete ne Shqiperi sot duhej te ishin ne burg. Me akuzen e deformimit te historise dhe shtremberimin e fakteve historike dhe ngjarjeve reale. Ne librin “Historia e Shqiperise” dhe ne shume botime te tjera qe i sajonin nen syrin “vigjilent” te enver Hoxhes. Pervec burgut duhej t’i fshinin nga lista e shkencetareve te nderuar shqiptare. Sic ka ndodhur me kalemxhinjte komuniste ne shume vende te tjera. PO por JO ne Demokracine e Sali Berishes. Shikoni Genc Pollo-Demokratin, birin e Stefanaqit. Dhe beni sehir si fryhet si gjeli maje plehut demokratik te Sali Komunistit. Dhe as ne mendje nuk i shkon t’i kerkoje falje popullit shqiptar dhe te thote: “Me fal o popull se im ate ju ka mashtruar dhe genjyer me trillimet e tij!” Mashtrime qe i kane zbuluar pothuaj te gjithe historianet e huaj qe kane pasur objekt studimi shqiperine. Shikoni o milet Arben Puton si nje putane e vertete, kur del dhe fryhet edhe ai si gjel deti ne emisionet famoze TV-te kombetare. Duke vazhduar me mashtrime e tij famoze. Per ngjarje dhe fakte lidhur me fatin e Shqiperise dhe shqiptareve. Para do kohe ne bashkepunim me dhenderin historian te Bahri Omarit, Pellumb Xhufi “hodhen drite” mbi komplotin ango-greko-amerikan kunder Shqiperise. ne vitet e largeta 1941-1948. Pa paraqitur asnje fakt apo dokument konkret. Pershendetje gazetes TEMA nga nastradini. Qe po hap nje teme, e cila do t’i kthjelltesoje shqiptaret nga indoktrinizimi qe i kane bere keta historiane kriminele me shpelarje komunsto-enveriste te trunit.

  12. Niko Maloku says:

    Publikuar më: 1 Dhjetor, 2011 Opinione | nga AMA-News KOMUNIKIM ME TË VDEKURIT
    Viktor Malaj

    Në botën e këtejme ka qenë zakon që t’iu dërgohen letra dhe mesazhe të gjallëve nga të gjallët dhe të vdekurit të lihen në “punën e tyre”. Jo më kot, shqiptarët kanë thënien e vjetër, “I gjalli me të gjallët dhe i vdekuri me të vdekurit”. Mirëpo, meqenëse shumica e këtyre të gjallëve, këtej sipër janë, në fakt, të vdekur, e gjykova të arsyeshme që t’ju drejtohem ju të vdekurve, që duhej të ishit gjallë.

    Po bëhen gati shtatë dekada që ju keni vdekur, në të vërtetë që ju kanë vrarë, dhe këtej sipër kanë ndodhur shumë ndryshime. Nuk dua t’ju bezdis me histori të gjata, por më duhet t’ju informoj për disa momente kryesore që kanë të bëjnë edhe me ju drejtpërdrejt.

    Pas vrasjes suaj, në pushtet në Shqipëri erdhën shokët tuaj, të cilët sunduan për 45 vjet pa ndërprerje. Mendoj se juve nuk duhet t’ju mbetet shumë merak fakti që nuk ishit midis tyre gjate kësaj kohe. Shanset tuaja, po të kishit jetuar, do të kishin qenë 50 me 50 për qind. Kjo do të thotë se ju mund të ngjiteshit në sferat më të larta të pushtetit të tyre, por edhe mund të përfundonit në Spaç apo Burrel, ku disa shokë tuajt e ngrysën një pjesë të jetës. Meqenëse nuk e dini, më duhet t’ju them se ato dy vende simbolizojnë “shtëpitë e korrektimit” për armiqtë e atij pushteti.

    Sa ju përket juve, meqenëse nuk trazonit njeri, ne ju kemi respektuar. Për këtë qëllim, ju shpallëm heronj, ju kënduam këngë dhe ju ngritëm një memorial në qendër të Shkodrës, në mënyrë që, nëpërmjet tij, të ngrinim në piedestal heroizmin e atyre që luftojnë për çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe të mbajmë të gjalle neverinë dhe ndëshkimin për bashkëpunëtorët e pushtuesit dhe vrasësit e luftëtareve të lirisë.

    Por, kohet ndryshojnë. Ndërrohen pushtetet dhe, bashkë me to, edhe morali dhe kriteret e vlerësimit të njerëzve. Ju, nuk duhet të keni besuar kurrë se në Shqipëri, në pushtet do të vinin ata që u vranë apo bartësit dhe zëdhënësit shpirtërorë të parimeve të tyre morale. Por, ja që edhe gjëra të tilla ndodhin. Qysh nga ky moment, nderimi për ju nuk ka kurrfarë shansesh të bashkëjetojë me shoqërinë “moderne” shqiptare.

    Jo shumë kohë më parë, monumenti juaj, që ndodhej në qendër të Shkodrës, është hequr dhe dërguar në periferi të qytetit, në një vend me plehra, ku pak kush ju shikon dhe askush nuk preferon të kaloje aty. Mos u mërzisni për këtë fakt. Plehrat kanë mbuluar edhe varrezat e ish-shokëve tuaj që e dhanë jetën ashtu si ju. Në të vërtetë, plehrat kanë mbuluar gjithë Shqipërinë. Ato kanë mbërritur edhe në Parlament, në Qeveri, në Bashki e kudo tjetër. Pse plehrat ndodhen kudo, edhe monumenti juaj është zhvendosur në mes të plehrave.

    Tani, ne kemi kritere të tjera për vlerësimin e individëve dhe të veprave të tyre. Ne jetojmë në shekullin e 21-te, në kohët moderne, në kohën e VIP-ve. Ju mund të pyesni se çfarë janë ata. Këtej thonë se janë Persona Shumë të Rëndësishëm, por mua me ngjan se kjo fjale përkthehet “Vetëm Interesi Personal”. Në këtë elitë njerëzish, marrëzisht të admirueshëm, bëjnë pjesë tri kategori shoqërore: E para, janë gjithë hajdutët e pasurisë kombëtare, të cilët, qysh nga 1990, kur ndryshuam sistemin politik, kanë dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në grabitjen e vlerave materiale (nëpërmjet privatizimeve) dhe monetare (nëpërmjet tenderëve) të popullit shqiptar. Këta individë janë jo vetëm të rëndësishëm, por ata përcaktojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Shumë prej nesh i admirojmë, në vend që t’i urrejmë. I quajmë të zotët, në vend që t’i damkosim si grabitës, u japim pushtet në vend që t’i ndëshkojmë. Madje, kemi filluar t’i konsiderojmë me “gjak blu” dhe si njerëz të lindur për të na sunduar.

    Së dyti, në elitën e sipërpërmendur bëjnë pjesë politikanët e vendit, merita e vetme e të cilëve është se gjatë këtyre dy dekadave e kanë bërë Shqipërinë “lesh Arapi”. Ata, së bashku me kategorinë e parë, bëjnë ligjin dhe menaxhojnë jetët tona. Jo vetëm kaq, por, çfarë është më e rëndësishme, ata manipulojnë edhe mendjet tona. Duke qenë në aleancë me kategorinë e parë dhe duke pasur në dorë të gjitha mjetet propagandistike, kryesisht të ngritura me “bizneset” e lartpërmendura, ata bëjnë çmos dhe, madje ia kanë arritur, që të na bindin se pa ata nuk mund të ekzistojmë. Në këtë mënyrë, duke na bërë të mendojmë çfarë ata duan që ne të mendojmë, ia kanë lehtësuar vetes sundimin e tyre mbi ne. Ata na sundojnë nëpërmjet sundimit të mendjeve tona. Kush të sundon mendjen e ka shumë të lehte të sundojë gjithë jetën tënde, pa pasur nevoje për “ushtri e polici”. Sepse, kështu, çdo i sunduar e ka një “polic” në ndërgjegjen e vet.

    Në kategorinë e tretë të elitës së përmendur bëjnë pjesë, kryesisht, individët e ekstravagancës njerëzore. Njerëz të artit “modern” dhe kulturës “bashkëkohore”, ku sundon lakuriqësia dhe demonstrimi i të gjitha veseve njerëzore, për hir të fitimit material, janë ekstremisht të çmuar, të kërkuar, të reklamuar, të imituar. Pse jo, edhe të adhuruar.

    Kështu pra, në këtë ambient social dhe moral, individë si ju nuk kanë vend. Vendi i tyre është tek plehrat. Sot nuk vlerësohen ata që luftojnë për çlirim kombëtar duke sakrifikuar jetët e tyre, por ata që sakrifikojnë vendin dhe popullin për të mirën e jetëve të tyre dhe të pasardhësve të tyre biologjikë. Sot përçmohen ata që luftuan pushtuesin dhe ngrihen në piedestal ata që u puthën me pushtuesit. Ata që ju vranë ju, vetëm pse kërkonit të ngrinit popullin në luftë kundër pushtuesit, sot janë në krye të vendit e të kuvendit. Ata u arratisen së bashku me pushtuesin, por u kthyen këtu mbas 1990 dhe deklaruan se, me urdhër të tyre i kishin vrarë edhe nja 60 shqiptarë të tjerë. Pushteti “demokratik”, i entuziazmuar nga ky akt “patriotik” i tyre, iu dha medaljen e demokracisë. Një lukuni e tërë bashkëpunëtorësh dhe spiunësh të pushtuesve të vendit dhe të të huajve të tjerë janë dekoruar gjatë kësaj kohe për merita dhe shërbime ndaj vendit. Bashkëpunëtorët e pushtuesve, ne, tani, i dekorojmë me Urdhrin e Skënderbeut, i cili simbolizon Kryeluftëtarin për çlirimin e vendit nga pushtuesi. Mirëpo, edhe Skënderbeun kemi filluar ta godasim, ta fyejmë e mohojmë, sepse paska bërë gabim që i është kundërvënë superfuqisë së kohës.

    Po, pse, vetëm Skënderbeun? Edhe Ismail Qemali e Isa Boletini, Dede Gjon Luli e Selam Musai, dhe ata që mobilizuan dhe udhëhoqën popullin në Luftën Nacionalçlirimtare, tani konsiderohen antikombëtarë. Dhe, kryesisht, a e dini se përse? Për faktin se patën “paturpësinë” të luftonin kundër perandorive të kohës, kur dihej se nuk ia dilnin dot. Në këtë mënyrë na shkaktuan shumë dëme. Sot konsiderohen atdhetarë, jo ata që e ushqyen Shqipërinë, por ata që e molën dhe po e mjelin përditë. Ballaban Pasha dhe Hamza Kastrioti, Esat Pasha dhe Shefqet Vërlaci, Ahmet Zogu dhe Sali Berisha, Xhafer Deva dhe Ali bej Këlcyra janë simboli i patriotizmit dhe dinjitetit kombëtar.

    Të luftosh kundër të Madhit, kundër të fortit, edhe kur ai të hipën në shpinë, sot konsiderohet jo vetëm turp, por edhe faj. Të mëdhenjtë dhe të fortët duhet vetëm t’i respektosh, t’i adhurosh, të jesh gjithmonë me ta dhe pro tyre. A nuk e thotë edhe legjenda jonë e Kreshnikeve se, midis tri ofertave, të parët tanë kreshnikë zgjodhën Forcën si gjënë më të nevojshme dhe më të adhurueshme? Para tre vitesh ne i bëmë thirrje nëpërmjet shtypit Perandorisë së Kohës, duke iu lutur të na pushtonin. Sigurisht, për të mirën tonë. Perandorin e pritëm me pompozitet dhe tani i kemi bërë edhe një monument. Ky fakt tregon qarte evolucionin dhe mendjemprehtësinë tonë pasi, ndërsa në botë ish-Perandori kërkohet të arrestohet për “Krime Kundër Njerëzimit”, ne i falemi përditë monumentit të tij madhështor.

    Të entuziazmuar nga ky ndryshim i ndërgjegjes sonë kombëtare, edhe qeveria turke po na kërkon të ndryshojmë tekstet tona të historisë dhe t’i konsiderojmë ushtritë dhe administratën turke, jo si pushtues, por si administratore të vendit. Disa njerëz të pagdhendur, si puna ime, kanë nisur të pyesin se, përse iu duhej turqve të vinin të armatosur me heshta e shpata për të na bërë nder, për të na bërë njerëz të emancipuar? Ne jemi kureshtarë të dimë se ku shkuan taksat që na mori Turku për 450 vjet? Për t’ia hequr vetes çdo dyshim, kërkuam të gjenim gjurmët e infrastrukturës që turqit na kanë lënë, numrin e shkollave, universiteteve dhe akademive që ata hapën tek ne, urbanistikën dhe arkitekturën që trashëguam prej tyre etj. Kërkuam po nuk gjetëm. As qeveria turke, si nismëtare e ndryshimit të historisë sonë, nuk po na thotë gjë. Dhe, unë ende besoj se kemi të drejtë t’ia kërkojmë këto një superfuqie që na ka “administruar” për gati pesë shekuj. Mirëpo, ka të tjerë, më atdhetarë se unë, që “administrimin ” turk e konsiderojnë fatbardhësi për këtë popull të pagdhendur.

    Jo vetëm kaq, por në Kosovë i kanë ngritur një përmendore Sulltan Muratit për kontributin e dhënë në zhvillimin e hapësirës gjeo-sociale shqiptare, ashtu si në Shkodër, ku nuk ka vend për ju, i kanë ngritur një përmendore një gjenerali të ushtrive pushtuese. Tani, po na thonë se edhe italianët dhe gjermanët nuk ishin pushtues dhe se tek ne erdhën ose për të na ndihmuar të bashkoheshim, ose, thjesht iu ra rruga këtej. Kështu, pra, del që ju heronjtë dhe shokët tuaj bëtë gabim që i trazuat “miqtë” tanë italianë e gjermanë që, në atë kohë, u shpallën pushtues dhe armiq nga gjithë bota perëndimore.

    Ju mund të pyesni se ç’bëjnë drejtuesit politikë, lokalë dhe qendrorë të Shkodrës, në gjendjen që jetojmë. Ata janë antikomunistë të betuar dhe ky fakt sot shërben si pasaportë vlerash sublime dhe të pakontestueshme. Një pasaportë e tillë, sfumon çdo hije dyshimi dhe nuk lejon marrjen në konsiderate të të qenit hajdut, mashtrues, spiun, rrugaç etj. Prania juaj në qendër të qytetit ishte e padurueshme për këta politikanë dhe, veçanërisht, për Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, e cila, edhe nga fisi ku ka lindur, edhe nga fisi ku është martuar, ka pasur nderin të kishte nga një përfaqësues në grupin e “atdhetarëve” që i dërguan mbretit pushtues Kurorën e Skënderbeut, Kryeluftëtarit për çlirim nga i huaji. Për këto merita të saj ne shpresojmë që vitin tjetër ta bëjmë Presidente të vendit. E meriton.

    Ata që luftuan pushtuesit, si puna juaj, ne i dërgojmë në plehra, ndërsa ata që luftuan kundër vëllezërve të tyre komunistë (sigurisht, për t’iu marrë pushtetin) ne i vlerësojmë me “Nderi i Kombit”. Nuk ka kurrfarë çudie në këtë mes. Të tillë titull i kemi akorduar edhe një individi të vrarë këto kohët e fundit nga bandat rivale të kontrabandës së armëve, ashtu siç i kemi akorduar një titull të tillë edhe një komune që ndodhet jo shumë larg vendit ku kanë shpënë monumentin tuaj. Kjo komunë, e shquar ndër shekuj vetëm për rritjen e qepëve, kishte meritën se në vitin 1946, nën drejtimin e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazi-fashistë, organizoi një lëvizje të armatosur. Jo kundër pushtuesve, sepse ata ishin të mirë, por kundër regjimit të shokëve tuaj, i cili ishte shumë i keq dhe rrezikonte që t’i ndëshkonte krerët organizatorë si tradhtarë, siç bënë të gjitha vendet, lindore dhe perëndimore.

    Në këtë situatë, Fryma e Re Kombëtare është rritur së tepërmi këto kohët e fundit. Të rinjtë shqiptarë sot e kanë kuptuar se lufta për liri kombëtare është e pavlefshme dhe sakrificat për përfitime personale janë gjëja e vetme për të cilën ia vlen të sakrifikosh. Kështu, ndërsa baballarët e tyre ankohen për regjimin komunist që i dërgonte me detyrim në stërvitje ushtarake, ku përgatiteshin për një mbrojtje të mundshme të vendit nga ndonjë sulm i mundshëm, shumë të rinj të sotëm, nën shembullin e politikanëve, bëjnë ç’është e mundur për të përbuzur çdo detyrë të kryer, në të shkuarën e afërt apo të largët, për të mbrojtur atdheun. Nga ana tjetër, të rinjtë tanë atdhedashës, bëjnë çmos që të mund të shkojnë në shërbime me pagesë nëpër botë për të ruajtur rendin dhe qetësinë e zotërinjve të planetit. Për këtë arsye ata shpërblehen mirë dhe i ndajnë këto shpërblime me gjeneralët shqiptarë që ua mundësojnë shërbimin fitimprurëse, por jetërrezikues.

    Ka qenë zakon që në fund të Nëntorit të përkujtonim ditën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit të vendit. Kjo e dyta tani nuk ekziston, pasi ikja e gjermanëve dhe ardhja e shokëve tuaj në pushtet tani quhet pushtim, quhet pushtimi komunist. Para asaj dite ne ishim të çliruar, të bashkuar, të pavarur, të zhvilluar. Mjerisht, ajo ditë na i prishi gjithë punët e vendit e të kombit. Kështu thotë morali dhe propaganda e kohës.

    Për ju, sot nuk do t’ia dijë thuajse askush. Përveç një grushti ish-shokësh tuaj të mbetur gjallë dhe ndonjë individi nga Vlora heroike që kërkoi që monumentin tuaj ta transferonin në atë qytet, të tjerët nuk ndihen fare. Shumica e pasardhësve tuaj janë strukur në përpjekje për të mbijetuar. Një pjesë e vogël e atyre pasardhësve i janë përkushtuar me gjithë shpirt fitimit material, për të cilin janë gati t’ju kthejnë shpinën jo vetëm juve, por edhe gjithë Shqipërisë. Ju nuk i nevojiteni kujt, pasi ju ndodheni në botën tjetër, nuk keni pushtet në këtë botë që të mund të ofroni ofiqe shtetërore, lehtësisht të përdorshme për vjelje ryshfetesh. Ju nuk mund të jepni tendera që pasurojnë individët “e zotë”. Meqë ra fjala, a e dini se çfarë janë tenderët? Janë disa procedura ligjore që iu japin mundësi zyrtarëve politikë dhe sipërmarrësve të biznesit që të marrin paratë e popullit nga buxheti i shtetit dhe t’i ndajnë mes tyre.

    Për të mos u zgjatur, më duhet t’ju them se vitin tjetër ne festojmë 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Në këtë ngjarje të madhe vendin kryesor do ta zënë ata që ia kthyen shpinën Shqipërisë kur ajo kishte më shumë nevoje për ta. Kështu, Mbreti Zog, që ishte Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, kur erdhi Italia për të na “bashkuar” si komb dhe ia mbathi së bashku me familjen, oborrin dhe valixhet me ar, do të zërë një ndër vendet kryesore si shtetformues dhe atdhembrojtës. Ai zbrazi 101 topa kur i lindi i biri dhe nuk e shkrehu asnjë pas dy ditësh, kur erdhën italianet. Ne ia kemi vënë emrin e tij njërit prej bulevardeve kryesore të kryeqytetit, i kemi ngritur një monument në katundin e lindjes, do i kthejmë eshtrat në atdhe dhe, nuk përjashtohet mundësia t’i ngremë edhe ndonjë përmendore tjetër. Fakti se iu pati dhëne jugosllaveve Shën Naumin dhe kullotat e Vermoshit nuk përbën problem pasi, siç tha edhe i biri para disa viteve, nuk është ndonjë dëm i madh pse i jep të huajit një gisht. Meqë edhe i biri trashëgon të njëjtin atdhetarizëm dhe ndjenje sakrifice ndaj kombit, i kemi dhënë disa vila dhe pallate që i ati pati ndërtuar me paratë e buxhetit të shtetit të atëhershëm. Arin që pati marrë nga thesari i shtetit ia kemi bërë hallall për shkak të sakrificave të shumta që kanë bërë për Shqipërinë, si familje katundare që arriti të mbretëronte mbi një popull të pabindur. Ikjen e tij nga Shqipëria, kur ajo kishte më shumë nevoje për të, e kanë çmuar si të arsyeshme jo vetëm pasardhësit e tij biologjikë e politikë, jo vetëm tufa pambarimisht e madhe e analfabeteve të dijes, por edhe një pjesë e elitës tonë intelektuale, duke përfshirë edhe kandidatin tonë për Çmimin Nobel në letërsi, i cili thotë se poshtërim dhe njollë kombëtare do të kishte qenë sikur Italia të kishte zënë rob Mbretëreshën dhe jo zaptimi i Shqipërisë nga Italia.

    Periudha e luftës që bëtë ju e shokët tuaj, si dhe ajo e sundimit të shokëve tuaj, do të zënë një pjesë fare të vogël të ngjarjeve përkujtimore të shtetit shqiptar dhe, sigurisht, do të përbëjë pjesën më të errët të kësaj trashëgimie shtetformuese. Kjo për faktin se shumë kundërshtarë të regjimit të shokëve tuaj qenë dënuar gjatë asaj kohe. Kështu pati bërë edhe Mbreti Zog, por ai kishte gjithmonë të drejtë. Arsimimi i popullit shqiptar, elektrifikimi i vendit, zhdukja e gjakmarrjes dhe e sëmundjeve ngjitëse, emancipimi i femrave dhe barazia e tyre me meshkujt, shtrirja e shërbimit shëndetësor falas në të gjitha njësitë territoriale të vendit, bonifikimi i kënetave dhe ndërtimi i rrjeti hekurudhor, zhvillimi i artit popullor, arkeologjisë, vendosja e rendit dhe sigurisë së brendshme dhe sigurimi i moscenimit të integritetit territorial të vendit, gjate asaj kohe, nuk do të përmenden fare.

    Një gjë e tillë, përveç mllefit të atyre që përmendëm më sipër, do të ndodhë edhe për faktin se, po u veprua kështu, do të këtë nga ata “budallenj” që do të fillojnë të krahasojnë punën e qeverive të sotme me ato të asaj kohe. Aq më tepër që, në krye të punëve kemi një qeveri që deshi t’iu japë grekëve nja 255 Km2 det në këmbim (në dukje) të një vote për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, sot kemi një shtrirje gjithnjë e më të madhe të gjakmarrjes dhe të analfabetizmit si dhe një shërbim mjekësor të përqendruar vetëm në qytete dhe vetëm me para. Kufij nuk kemi fare dhe të huajt vijnë e na zhvarrosin eshtrat e paraardhësve tanë për t’i paraqitur si dëshmi të vendbanimeve të paraardhësve të tyre. Nga ana tjetër, të huajt po paguajnë dhe blejnë me para shumë shtetas shqiptarë për të vërtetuar se kanë kombësinë e tyre dhe se numri i njerëzve me kombësi joshqiptare është shumë më i madh se ç’është në të vërtetë. Në këto kushte, periudha paraardhëse, ose s’duhet përmendur, ose duhet përmendur vetëm për keq.

    Ju mund të dëshpëroheni dhe të thoni se paskeni luftuar gabimisht dhe sakrifikuar kot se koti. Po, po, kështu thotë morali i kohës. Por, megjithatë, unë, edhe sikur të ndodhesha një mijë herë në vendin tuaj, do të veproja ashtu si vepruat ju. Historia e popujve është e gjate dhe morali shoqëror lëkundet, por shtyllat kryesore të tij nuk rrëzohen, megjithëse mund të pësojnë krisje.

    Nuk kam gjetur deri tani asnjë rast në historinë botërore që t’iu jetë dhënë shkelmi luftëtarëve të lirisë dhe të jenë glorifikuar dashnorët e pushtuesve. Megjithatë, po vazhdoj kërkimet e mija, pasi dija nuk ka fund. Ndërkohë, ju mos u dëshpëroni dhe mos e ulni kokën, edhe kur pranë jush kalojnë taborët “modernë”, të veshur me kostume të shtrenjta që mbajnë erë kalbëzim moral dhe antishqiptarizëm. Edhe pse monumenti juaj është degdisur tek plehrat, ju duhet të jeni krenarë, pasi ata që e kanë bërë këtë do të përfundojnë vetë në koshin e plehrave të historisë. Kjo do të ndodhë atëherë kur shumicës së popullit shqiptar do t’i dalë “narkoza” e vdekjes morale që po i injektohet pa pushim prej 20 vitesh.

    Ju do mbeteni ashtu siç thonë vargjet e Himnit Kombëtar të shqiptarëve:

    Trim, burrë quhet e nderohet

    Atdheut kush iu bë theror,

    Përjetë ai do të kujtohet,

    Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor

  13. A T Z says:

    CDO DITE E ME TEPER VERTETOHET SE ARMIQTE E SHPALLUR NE KOHEN E ENVER HOXHES ISHIN DHE DO TE MBETEN ARMIQ TE KOMBIT TONE DHE ME PARADOKSALJA E KESAJ CESHTJE ESHTE SE TREGON ATE QE NEVE SHAJME KETO 21 VJETET E FUNDIT SE ISHTE ME TE VERTET NJE UDHEHEQES LARGPAMES ME TE MIRAT DHE TE KEQIJAT E VETA.MJAFTON TE SHOHIM CFARE PODHIQESH TE SHURROSURA PUTHIN KETA TE SOTMIT DO TE KUPTOSH,P.SH. NUMRI 1 KA HEQUR EDHE BREKET PERPARA SERBOGREKEVE NDERSA TJETRI QUAN MIQ TE VLEFSHEM ATA QE LEGJITIMOJNE DIKTATORIN QE EKZEKUTON NE MES TE DITES NE BULEVARDIN ME SIMBOLIK TE TE GJITHE KOMBIT.EH,ME MIRE TE NA MUNGOJE KJO ELITE POLITIKANESH ME GJITHE QENET PLEQ QE PO NGORDHIN NJE NGA NJE DHE KELYSHET E TYRE QE JANE BERE SIMBOL I PALIGJSHMERISE DHE I ARROGANCES NE KETE TERRITOR QE QUHET SHQIPERI.IKU MACJA DHE PO KERCEJNE MINJTE.TRADHETINE SHUME E ADHURUAN PO TRADHETARIN ASNJE NUK E BEN MIK.O SHQIPNI E MJERA SHQIPNI KUSH TE KA QIT ME KRYET NE HI.

  14. Arben Puto flet si demokrat i vertete.Cili francez do t’ia falte shkrimtarit apo gazetarit me te madh te saj flirtet me pushtuesit nazist? Po cili amerikan do ta bente nje gje te tille? Ilir Ikonomi eshte nje poliglot ne gjuhe te huaja. Por kjo nuk mjafton. Pse nuk merret me artin e te perkthyerit ku eshte talent? Arben Puto eshte historian profesionist. Puto nxjerr dokumente, pse ju vjen hidhur? Tre vellezerit Frasheri vdiqen me nga nje kothere buke ne xhep per Shqiperine; c’pune ka gazetari pa karakter faik Konica perkrah tyre? Faik Konica ka qene talent i rralle ne gazetari e stetike, por cfare thote sot nuk e thote neser. Nuk ka patur karakter. Buke thate le te hante dhe me fashizmin nuk duhej te felliqej. Ka dale edhe Salih Ram Berisha mjek, por ai hiqet si historian. Pse? Ne fushen e Historise futen te gjithe, por ajo eshte po aq shkence ekzakte sa eshte edhe matematika. U fut Enver Hoxha dhe keputi mufka per Haxhi Qamilin; tani futet edhe Sali Berisha e keput brockulla per Ahmet Zogun. Neqoftese do te shkruash te verteten per Zogun, Sala te pushon nga puna. Ai jep parate e instituteve, fol po deshe kunder, te nesermen te kap reforma…He, he, si erdhi puna ne Shqiperi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje