Paniku euro mbërrin në Shqipëri. Zhak Delor: Euro pati të meta që në fillim

3 Dhjetor 2011, 11:08Politika TEMA

Në Tiranë, Shkup dhe Beograd, monedhat vendase njohën forcim gjatë ditëve të fundit, ndërsa njerëzit po nguten të këmbejnë eurot e tyre në monedha alternative, njofton gazeta “Shqip”.

Euro u këmbye të premten për 138.25 lekë, kuota më e ulët e regjistruar që nga 11 janari i këtij viti. Në krahasim me të enjten, euro humbi 0.7 për qind, ndërsa në krahasim me një javë më parë, euro kushton 1.3 për qind më lirë.

Leku u forcua dje edhe kundrejt dollarit, i cili u këmbye me 102.57 lekë sipas kursit mesatar të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Nëntori nuk njihet si një muaj pozitiv për lekun. Përgjatë dekadës së fundit, leku gjatë kësaj periudhe të vitit ka njohur dobësim gradual për shkak të rritjes së importeve për ushqime dhe energji.

Ndërkohë, një nga arkitektët e monedhës evropiane, Zhak Delor, ka deklaruar se eurozona pati të meta që në fillim.

Ai tha për Daily Telegraph se mungesa e fuqive qendrore për të koordinuar politikat ekonomike, lejoi disa anëtarë të abuzojnë me borxhet. Delor, që ka drejtuar Komisionin Europian nga viti 1985-1995, tha se ministrat e Financave mbyllën një sy ndaj problemeve që po lindnin, në vend që t’i trajtonin.

30 komente në “Paniku euro mbërrin në Shqipëri. Zhak Delor: Euro pati të meta që në fillim”

  1. Argita_B says:

    Flitet se shtepia e bardhe eshte ne bisedime me kabinetin e Sali Sallomit ne menyre qe Amerika te perdori lekun si monedhe zyrtare nese dollari do te falimentoj.
    Te njeten gje kerkojne dhe Sarkozy e Merkel, por per momentin Sali Sallomi nuk ka pranuar ti takoje.

  2. Kalorsi i zi says:

    Zhak Delor i pari qe ka thene ne 1992 , Shqiperia duhet te largoje Sali berishen nga politika.
    Ulja e valutes ka per qellim mledhjen e saj ne tregun Perendimor, me pas leku humb vleren dhe duhen thase per te blere 1 buke.

    1. eleftheriskepsi says:

      Kritika të ashpra të qeverisë së politikës së Kancelares Angela Merkel për të luftuar krizën ekonomike shkruan sot revista gjermane Der Spiegel.

      Nëpërmjet faqes së internetit të revistës ,akuzohet politika e qeverisë federale ne te cilen jan mbledhur te gjitha shpresat se rrezikon
      euron, dhe paralajmëroi se, në qoftë se ajo vazhdon të bjerë, atëherë bashkimin monetar së shpejti do ti takoj se kaluarës.

      1. Kalorsi i zi says:

        eleftheriskepsi ,
        Po sikur keto informacione te kene per qellim mbledhjen e valutes neper vendet jashte BE, duke kuptuar dhe eurodollaret qe bredhin jashte sistemit bankiar, qe perdoren nga Mafiet lokale te cilet nga frika e zhdukjes Euros nga tregu BE, shpejtojne ti kembejne ?
        Per mendimin tim qellimi eshte tjeter dhe Historia do na tregoje shume shpejt.

        1. eleftheriskepsi says:

          Kaloresi keto qe thua ti kan baze,sepse mos te harrojm se kriza ne Eyrop filloi ”PER CUDI!!!! KAQ PAPRITUR ” ne 2008 me bonot toksike ne te cilat omos shume me vone u morr vesh pos ishin “NGATERRUAR ” prap per cudi!!!!bankat evropiane.Cuditerisht ne 2009 kishte nje rritje te aksioneve dhe sikur mos te kishte ndodhur asgje, ra nje “heshtje” dhe u shuan zerat e te gjithe atyre qe filluan te ngrinin zerin kunder politikes se bankave dhe golden boys.
          Pra mos te zgjatem ,kriza u be krize evropiane.(pa dashur ketu te futem ne problemet e vecanta qe me te vertet ka Greqia),kjo krize per shume kohe kishte vetem nje emer GREQI,dhe tashme kjo jo vetem qe nuk eshte e vertete por eshte edhe hera e pare qe edhe pse ngadal po pranohet.Po te shikojm , kriza në Greqi u shfaq si një krizë borxhi. Por, Portugalia dhe Spanja sidomos, nuk kishte borzhe te shumta. Borxhi i Spanjës ka qenë 69% dhe Portugalisë më pak se 90%.Te lind pyetja, si u infektuhen pastaj? Spanja u infektua nga mania ne sektorin e ndertimeve dhe nga kredite toksike tipu SHBA !!!
          Irlandia për shkak të sjelljes Uragani gamblers,pra per shkak te sjlljeve zhogadhore te bankave si rrejedhim falimentimin e tyre dhe si pasojnë të gjithë ekonomis .(para kesaj edhe atje u vu re nje orgazem ne sektorin e ndertimeve) .Kjo krize ka nje emer dhe shkaktar eshte sistemi bankar.Dhe kete “KRIZE” fatkeqesisht duan ta kalojn ne kurrizin e popujve.Ajo qe po ndodh sot eshte jasht cdo lloj logjike.Borzhet qe me perpara kishte nje shtet , ,tashme i kalojn drejteperdrejt ne kurrizin tone.
          Te sugjeroj te lezosh librin “Banka” te Marc Roche.
          Dite te mbar

          1. eleftheriskepsi says:

            Nuk duhet anashkuluar fakti qe ,para ca ditesh per here te pare Gjermania morri nje shuplak nga tregjet .Kjo ,nuk ndodhi nga frika se mund te mos jete ne gjendje Gjermania te paguaj borzhet.
            E kunderta u mendua.Tregjet nuk e kan te qart se cdo te ndodh me evron si monedh.Pikerisht,ketu ushtrohet edhe kritika ndaj GJermanis.

            1. Tironci Lugano says:

              Lefteria
              Mos flit kot kur ju referohesh Gjermanise qe nuk qenka ne gjendje te paguaje borxhet.Nese nuk e ben Gjermania kush e ben atehere Sapnja per te mos thene ndonje shtet tjeter?Kriza ka qene gjithmone e pranishme dmth dihej por heshtej e prisnin te ndodhte ndonje mrekulli.Mrekullia nuk ndodhi e jemi ketu tani.

              1. eleftheriskepsi says:

                Tironci mos shtrmberoni c ka thash.
                Nuk thash qe Gjermania nuk mund te paguaj borzhet.Thash qe here e pare qe Gjermania doli ne treg per te huazuar dhe tregjet u treguan skeptik(fakti qe gjermania nuk morri borzh me kestin qe deshiroj),dhe kjo jo per shkak mosbesimi ndaj Gjermanis,por askush nuk e di ne te vertet se cdo te ndodh me evron.
                Besoj pos tani me kuptuat.

                1. Tironci Lugano says:

                  Lefteria
                  Une nuk shtremberoj asgje e se kam ne natyre.Thjeshte ju referova cka keni shkruar.Lexoje dhe nje here kementin tend e pastaj do bindesh

  3. studenti says:

    Kesaj pune nuk po i duket fundi. Evropa i ka punet keq, por Shqiperia mund ti kete edhe me keq akoma ne se disa gjera nuk menaxhohen si duhet.

    Te gjitha depozitat e shqiptareve jane ne banka te huaja, te cilat mund te falimentojne nga dita ne dite. Fullani me Boden nuk e kane idene se c’po ndodh ne bote, por edhe per ato qe ata kuptojne nuk kutpon Saliu i cili nuk i pyet fare as njerin as tjetrin.

    Pyesni veten perse nuk u evituea 97 ne Shqiperi. Mund te ishte evituar fare kollaj, por Saliu si i trashe qe eshte nuk e kuptoi kurre rrezikun qe sillnin firmat piramidale.

    Po ndodh edhe tani cdo gje nga e para. Ne gjithe boten shtetet po perpiqen te balancojne buxhetin dhe te ulin borxhet. Ne po i cojme ne maje me argumentin se i kemi me te ulta se te tjeret. Cfare nuk kuptojne keta idiote eshte se te tjeret prodhojne ndonje gje, kurse ne nuk prodhojme asgje.

    Te behemi gati per nje 97 tjeter. Ka per te ndodhur e njejta gje nga ana financiare. Shihni Argjentinen, Greqine. Tek ne do te jete me keq.

    1. Denis says:

      Studenti,

      Si student qe je, ke ende shume per te mesuar, por meso gjene e pare njehere qe bankat ketu jane filiale dhe te kontrolluara sipas ligjit shqiptar per bankat, rregulloreve, udhezimeve te Bankes se Shqiperise dhe standardeve lokale te kontabilitetit. Prandaj 5 paragrafet qe ke shkruar nuk kane asnje baze.

      Respekte

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Jam dhe vazhdoj te jem shume optimist per euron, kurse per lekun no koment.

  5. Gentian says:

    Jacques Delor flet alla Sarkozi dhe Sarkozia eshte presidenti me JOPopullor qe ka njohur Franca. Dhe nga sarkozia nuk mund te presesh te beje politika per te ndihmuar Euron. Por ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te zgjidhet me se francezet e dine se kush eshte ai. Do te shpetojne francezet e bashke me ta edhe Europa e bashke me Europen edhe ne.

  6. Denis says:

    Mos ja fusni kot se eshte thjesht nje levizje normale e tregut. Perse askush nuk u habit kur euro u ngrit nga 135 ne 140, dhe sot habiten qe zbret nga 140 ne 138? Z. gazetar dhe disa te tjere ketu mbase bejne mire t’i shohin me me kujdes te dhenat historike dhe te bejne nje krahasim edhe me levizjet qe ka EUR kundrejt monedhave kryesore te botes dhe do te kuptoni qe luhatjet ne kursin e kembimit jane pjese normale e nje tregu te lire.

    Boll spekulluat e perhapet panik kot me kot.

    1. Tironci Lugano says:

      Denis
      Sot raporti euro dollar eshte 1.33 e jo 1.38.Nese do ju referohemi shifrave euro sot eshte e mbivleresuar ne raport me dollarin.Jane Amerikanet qe per qellimet e tyre e mbajne valuten e tyre te ulet
      pershendetje

      1. Denis says:

        Tironci,

        Artikulli po flet per EUR/LEK jo EUR/USD.

        Personalisht i njoh mire financat nderkombetare dhe mund te te them me bindje se per aq sa di dhe aq sa kuptoj Eur nuk eshte as e mbivleresuar dhe as e nenvleresuar kundrejt USD. Nuk e di nga e nxjerr ti kete perfundim por per mua nuk qendron. Do te flisja per nen apo mbi-vleresim nese euro do te binte pre e spekullatoreve por sot diskutohet ekzistenca ose jo e Euros, jo per faj te spekullatoreve, dhe ne kete situate eshte tregu i lire ai qe percakton cmimin i cili s’mund te jete as mbi as nen-vleresuar.

        Respekte,

        1. Tironci Lugano says:

          Denis
          Po te rikujtoj ose me sakte duhet ta dish se sa ishte raporti i euro dollar ne lindjen e euros dmth diten kur ajo u be monedhe e hyri ne treg.U mundua disa vite me pare banka qendrore te nderhynte per te ulur vleren e euros ne raport me dollarin por me kot.Personalisht mendoj qe me shume siklete e dhimbje euro do mbijetoje.
          pershendetje

          1. Denis says:

            Tironci,

            E di shume mire sa ka qene por nuk mund te krahasosh kursin e sotem me te para 10 viteve e te thuash se meqe para 10 viteve ka qene X, sot eshte e mbi apo nenvleresuar. Mos harro qe EURUSD ka qene edhe me 1.6 ne 2008, ne mos gaboj, dhe mua i bie te me linde e drejta te them sot se EURUSD eshte e nenvleresuar. Analiza per kursin e kembimit mes monedhave nuk funksionon ne kete menyre, ne afatgjate funskionon koncepti i paritetit.

            Respekte,

  7. tekniku says:

    Te pergatitemi per me te keqen,cdo vend Europian ne monedhen e tij,qe do te sjelle dhimbje te medha.Por ky eshte realitet i pranueshem tani edhe nga qe e ideuan Eurozonen si te tille.Ky eksperiment i dhimbshem dhe deshire e mire gati gati mblodhi ne nje cati vellezer te pasur,super te pasur dhe kusherinj fukarenj qe morren borxhe dhe i bene rrush e kumbulla.Por sa kohe supershteti hegjemonist gjerman do te paguaje per kushurinjte e varfer.Pak kohe ka mbetur kur do te shohim ne qarkullim dojcmark again.

  8. plaku says:

    Djema, une kisha deshire tju jepja keto lajme qe, kam mbledhur sot ne lidhje me Eurokrizen.
    linku :

    http://www.stern.de/wirtschaft/news/schuldenkrise-zentralbanken-fluten-maerkte-mit-geld-1757202.html

    Materjali : Bankat qendrore me te fuqishme mbytin tregun me leke
    Bankat me te medha qendrore kane paraqitur.nje program te perbashket per mbeshtetjen e tregjeve financjare. Banka Qendrore Europjane ( BQE ), dhe bankat qendrore te Kanadase, USA, Japoni, Zvicer dhe Anglise rane dakord me kete program, me qellim qe „te bejne me likuit ( me leke te thate ) sistemin financjar.
    Qellimi i ketij aksioni eshte qe te reduktojne tensionet ne tregje dhe keshtu te ndihmojne ekonomine reale. Bankat qendrore rane dakord qe norma interesi te caktuara per dhenjen borxh te lekeve midis njera tjetres te ulen per gjysem me qellim qe ne te gjitha rajonet e devizes te ofrohen devizat e cdo lloji, ne raste se kushtet e tregut e kerkojne kete gje.

    Tani ne lidhje me Gjermanine. Dje Merkel mbajti nje fjalim ne Parlamentin gjerman ku persa i perket krizes se Euros midis te tjerash tha :
    -Eurobondsa nuk do te kete. Banka Qendrore Europjane do te luftoje per stabilitetin e Euros.
    – Kontratat europjane duhet te ndryshohen ose te behen te reja. Duhet te futet ne te gjitha vendet e Eurozone ligji i frenes se kursimit.Duhet te jete e kjarte se tani e tutje nuk do te kete me shifra kufizuese REFERENCIALE por shifra kufizuese te detyrueshme me ligj per te gjithe. Ne se do kete shmangje nga keto shifra, nuk do te kete me vend per interpretime politike. Tani do te futen direk dhe menjehere ne funksjonim masa ndeshkuese automatike.
    -Vetem keshtu do te fitojme perseri besimin e tregjeve financjare.

    Une kam mendimin se, m.q.s. tregu, sic u tha me siper po mbytet me likuiditet dhe me kushte me te mira, pra rriten oferta ne devizen e Euros, mos kjo valle ka efektin provizor te uljes se vleres se Euros ne lidhje me lekun shqiptar.
    Miq, une jam nje elifimatrak ne ekonomi, por kam mendimin se kjo ulje e perkoheshme e vleres se lekut nuk tregon aspak se Euro ka mbaruar. Mendoj se per momentin keto jane pralla me mbret. Kujtoj edhe nje here se nuk jam ekonomist, por nje lexues i thjeshte gazetash.

    1. Denis says:

      Plaku,

      Likuiditeti u hodh ne USD (jo ne sensin e hedhjes se parave ne sistem) por ai do tu ofrohet nga bankat qendrore te cilat sherbejne si LLR bankave te niveleve te dyta me nje norme 0.5% me te ulet se aktualisht. Hedhja e USD ne treg nuk ka asnje lidhje me krizen e borxhit ne Europe, thjesht sa e qetesoi perkohesisht situaten pasi duhet te kuptosh qe ne periudhe krize te gjithe investitoret largojne monedhat me risk dhe ato me pak likuide dhe i drejtohen monedhave likuide, dhe monedha me likuide sot ne bote eshte USD. Rritja e momentit e EUR dhe renia e USD nuk ka te beje me zgjidhjen e krizes se Europes por me hedhjen e USD ne treg, pra nuk eshte rritur vlera e EUR por eshte ulur vlera e USD! Sidoqofte une nuk kam qene ne pune dhe nuk di si kane ecur tregjet dy ditet e fundit por me duket se dje nga pasditja EUR ra serish ne tregjet nderkombetare. Java ne vijim pritet te jete vendimtare per te ardhmen e EUR dhe Eurozones, sidomos dita e hene, e enjte dhe e premte per takimet me Sarkozy+Merkel, vendimet e ECB dhe samitin e BE per Euron te premten.

      Tung,

      1. plaku says:

        Denis,
        Ti e di se une mesoj nga ty. A ka mundesi te lutem te me spjegosh se cfare do te thote LLR qe ke permendur ti me siper. Faleminderit paraprakisht. Pershendetje.

        1. Denis says:

          Plaku,

          LLR aka Lender of the Last Resort, sherben zakonisht banka qendrore e nje vendi per bankat dhe institucionet e tjera financiare te atij vendi te cilat nese nuk arrijne te marrin dot hua nga bankat apo institucionet e tjera, mund t’i drejtohen bankes qendrore e cila e furnizon gjithnje me likuiditet, por qe ka nje kosto me te larte sesa norma e interesit te tregut, ndryshe do te prishej nocioni i tregut te lire. Ne Shqiperi LLR kuptohet qe eshte Banka e Shqiperise.

          1. Tironci Lugano says:

            Denis
            Kur tregjet nderkombetare jane ne rrezik sic ti thua me te drejte i largojne monedhat e “rrezikeshme”.Deri ketu jam poltesisht dakort em ty.Aty ku sjam dakort(bisede te kuptohemi) qe i drejtohen monedhes amerikane pra dollarit.I dashur Denis dollari sot eshte monedhe me rrisk.Monedhat qe tregjet preferojne ne kete moment pra krize eshte franga dhe jeni japones te quajtura ndryshe monedha rifuxhio e ne kete moment keto monedha forcohen.Aktualisht jane monedhat me te forta ne tereg.E me te drejte si banka qendrore svicerane dhe ajo japonese nderhyne te ulin kursin e monedhave te tyre ne menyre qe te zbusin efektet e tyre ekonomike.Japonia po e ndjen shume kete gje per faktin e tregut te madh qe ajo zoteron ne bote.
            pershendetje

            1. Denis says:

              Tironci,

              Bashke mund te mos biem dakord per shume gjera (shoqerisht kuptohet) por fakti qe sot USD eshte monedha me likuide e botes dhe te gjitha monedhat kryesore jane te kuotuara kundrejt saj, eshte FAKT! Nuk dua te zgjatem me shume ne mbrojtje te kesaj qe po them sepse kush i njeh financat nderkombetare e di mire sa i sakte jam, por po te them vetem qe rezervat valutore te bankave qendrore te vendeve te botes mbahen ne USD dhe EUR. Nuk jam i sigurt per peshen specifike te seciles por raporti duhet te jete diku te 80%/20%. Madje kur Banka Qendore e Kines para pak vitesh nisi te shqyrtonte diversifikimin e portofolit dhe shtimin e peshes se EUR ne rezerven e saj valutore, EURUSD u rrit ndjeshem ne mos gaboj me 200 pips brenda dites.

              CHF konsiderohet si monedha e sigurt ne raste konfliktesh nderkombetare, edhe per shkak te specifikes se Zvicres si shtet asnjeanes, por CHF nuk eshte monedhe likuide. Sa per JPY, miku im, Japonia eshte vendi qe rrezikon me shume falimentin sesa cdo shtet tjeter Europian, dhe ky qe po them nuk eshte spekullim. Nje monedhe likuide, e shprehur me terma te trashe, eshte ajo monedhe e cila mund te konvertohet me lehte ne cdo vend te botes dhe kjo monedhe sot per sot eshte USD. Dikur ka qene GBP per shkak te shtrirjes dhe fuqise se madhe ekonomike te perandorise britanike, sot eshte USD. Prandaj edhe politika monetare e SHBA ndikon drejtperdrejt edhe vendet e tjera dhe falimenti i gushtit i SHBA shihej si nje ngjarje e pakonceptueshme.

              Respekte,

          2. plaku says:

            Denis,
            Shume faleminderit per pergjigjen. Te uroj ty dhe famîljes nje te djele te mbare. Pershendetje.

  9. arti NY says:

    Spanja,Irlanda,Portugalia,Italia,Greqia kane berenje kerkese zyrtare Sali Abdull Berisha dhe superguvernatorit Fullani qe te perdorin Lekun si monedhe zyrtare por tirana zyrtare po e shqyrton kete kerkese.. por sipas disa informacioneve Sali beu do kerkoj nga keto shtet qe te ulin borxhin publik dhe pastaj mund te aderojne Lekun tone..

  10. homeri says:

    per mu.a monedha baze nderkombetare eshte dollari ,euro ne fillimin e vete ishte e barabarte me dollarin ,kurse ne kushtetet e tanishme eshte e mbi vleresuar dhe tregjet evropiane kane veshtiresi te madhe ne eksportin e prodhimeve .Te gjitha keto behen qe te kontrollohen financat e shteteve dhe qe shtetet si gjermania e franca te degjohen me shume.Euro do qendroje ,do te cvleresohet me teje ,por do te kete rregulla me te forta ne eurozone

  11. Patrioti pa interes says:

    Po sikur te prishet Evropa ku do takohemi me shqiptaret e Kosoves ne?Politikanet shqiptare plasen duke thene qe me Kosoven do takohemi ne BE.Po na prishet vendtakimi!!!1Prandaj duhet te jemi nje shtet me i madh dhe me “i numerueshem:ne arenen nderkombetare.

  12. moli 0 says:

    per mua ne kete kohe turbolence financiare rifugio me e sigurte per kapitalet eshte floriri dhe mattone .e para njeriu qe ne kohet e lashta ka mbajtur rezervat e tij ne flori sepse eshte nje materie qe nuk zhveresohet ne kohe krize ansi ndodh e kunderta mbivlersohet.po te vesh re kohet e fundit ketu ne ITALI jane shtuar tregetaret qe mbledhin flori dhe po te shikosh vleren e floririt eshte radopiuar ne 2vjet. 1 kg 24carat=41000€.e dyta me mattone nenkuptoj investim ne pasuri te paluajtshme sepse ky lloj kapitali zhvleresohet me ngadal se valuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje