Mbijeton në Alaskë falë birrës së ngrirë

5 Dhjetor 2011, 14:20Lifestyle TEMA

Një shofer që mbeti i bllokuar për tre ditë në temperatura minus 17 gradë, mbijetoi duke ngrënë birrën e ngrirë.

Clifton Vial, 52 vjeç, mbeti i bllokuar me makinën e tij Toyota Tacoma. Për çudi, ai nuk ishte i përgatitur për këtë situatë, pasi dihet se njerëzit aty lëvizin të përgatitur. Pa sinjal në celular, ai priti derisa njerëzit të kuptonin se ai kishte humbur. U fut në një thes gjumi dhe rreth këmbëve mbështolli një peshqir. Ndonjëherë ndizte makinën për tu nxehur. Duke kërkuar në makinë, gjeti disa birra në kanoçe, të ngrira. Hapi birrat e ngrira Coors Light dhe nisi të hante nga birra e ngrirë. Pasi nuk u paraqit në punë, nisi kërkimi për të. Vetëm pas dy ditësh arritën të gjejnë makinën e tij të zhytur në dëborë.

2 komente në “Mbijeton në Alaskë falë birrës së ngrirë”

  1. gallata says:

    Goxha reklame per kete birre !

    1. birra says:

      Me mir te pish koka kola se ket birr te shpifur
      Si uj i gazum esht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje