Rusia ka mbajtur dje votimet parlamentare, në të cilat nuk kanë munguar që të marrin pjesë edhe të moshuarit. Megjithatë, për dy prej tyre, votimi ka rezultuar fatal.
Siç bëjnë me dije mediat ruse, në Novogorod, një 77-vjeçar vdiq në qendrën e votimit pak pasi kishte hedhur votën e tij, ndërsa një i moshuar vdiq në Moskë teksa bëhej gati për të votuar.
Por, këto vdekje nuk kanë penguar 109-vjeçaren Buruhan Kastojeva për të dalë nga shtëpia dhe për të shkuar të votojë.