Çfarë gëzimi! Policët italianë festojnë kapjen e mafiozit (FOTO)

7 Dhjetor 2011, 23:35Politika TEMA
Çfarë gëzimi! Policët italianë festojnë kapjen e

Policët në një qytet të vogël italian shpërthyen në brohorima pasi kapën një boss të mafias, që kishte qenë në arrati prej 15 vitesh. Michele Zagaria, 53 vjeç, u kap nga oficerët e armatosur që përdorën një buldozer dhe një vinç për të hyrë në bunkerin sekret nëntokësore ku fshihej.

I ashtuquajturi “Capastorta” “kryembrapshti”, e kishte marrë këtë emër për shkak të reputacionit të dhunshëm. Ai ka qenë kumbari i një prej klaneve më gjakatarë në Itali.

Zagaria ishte një nga shefat kryesorë të klanit të Kazalezëve- një nga familjet më të frikshme të Kamorras.

Policia zbuloi se Zagaria jetonte në një bunker të fshehtë të nëndheshëm, në qytezën e tij të lindjes, Kasapeneza, pranë Napolit.

Drejtues i klanit të fuqishëm të “Casalesi”-t, Zagaria është dënuar me disa dënime të përjetshme në mungesë, për akuzat e vrasjes, trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit dhe kanosjes ndaj bizneseve.

Ndërkohë, Ministrja e Brendshme e Italisë, Anna Maria Cancellieri, e cilësoi arrestimin e tij si një “sukses të madh për shtetin” dhe “një goditje e rëndë jo vetëm për klanin Casalesi, por edhe për organizatën e Kamorës në përgjithësi”.

Klani i “Casalesi” është një prej disa rrjeteve kriminale që formojnë organizatën e Kamorës, dominuese në krahunën e Napolit dhe përreth.

“Zagaria i ka kaluar vitet e arratisë pranë shtëpisë së tij pasi bosët e mafias mund të ushtrojnë ndikimin e tyre vetëm në një mjedis që i mbron ata”, u shpreh prokurori Piero Grasso.

12 komente në “Çfarë gëzimi! Policët italianë festojnë kapjen e mafiozit (FOTO)”

  1. erjon says:

    Zagaria??? kokrra shqiptarit =>>> Arberesh

    1. raimondi says:

      Bravo Policia !

      Po ai mafiozi qenka shume i konsumuar

  2. Hajde ne kok te sales dhe ilirit tani

    1. fule says:

      Nje cope bosi te provinces kapen te shkreten. Keta po gezojne sikur arrestuan Ilir Meten, dora vete.

      1. 30 miljarde euro kushtonte vllai. Ilir meta me gjith salen kushtojne sa bunkieri ku flinte ky lleshi

        1. Tani po flet mire o “çoban i derrit” (miqesore). Hallall birra me kernacka. Mos u merr më me plehera e kriminele si TURKOFAGOS qe ne “emer” te krishterimit tone kerkojne gjak e duan te bejne kurban njerez te pafajshem e rob te zotit vetem se jane myslymane (si 2/3 e ne shqiptareve). Une vete jam i krishter (siç je dhe ti besoj) dhe feja jone eshte shembull i tolerances e mirkuptimit.

  3. arber says:

    ah italianet si bejn sikur kane arrite gje!!!…ata qeverisen nga mafioze dhe ka mundesi qe ai ne foto do shijoje jeten ne burg me te gjitha privilegjet dhe do dalin mbas 10 vjetesh

  4. Cakalli7 says:

    me kete fytyre duket si llogaritar i thjeshte

  5. Lorencihasa says:

    O cuna shikJeni me vemendje sja Kane vene prangat fare hehehehe. Kjo so te Thote qe Po e sapiens ne ndonje vile

  6. TEFTA ALIKAJ says:

    KETO JANE GEZIMET NE KAPITALIZEM;GEZIME NGA HALLI

  7. policPhilly says:

    kapen lesht e hamomit Italianet..ishte FBI qe e ndoqi per 1 muaj.. dhe u dorzoi italianve ..

  8. Landi- Sverige says:

    Eshte me se normale qe te gezohen. Zagaria eshte nje nga bosat me te medhenj te Kamorres qe kishte lidhje jo vetem me shtetin por edhe me qeverine e Berluskonit. Duhej te jepte doreheqjen Berluskoni qe te arestohej ky mafioz i cili kontrollonte gjithshka qe nga droga e deri tek jeta e perditshme e qytetareve dhe e shtetareve. Ai mbahet dhe si kapua i trafikut te cimontos dhe nuk eshte rastesi qe shume fabrika ne marveshje me qeverine Berisha mbushen Shqiperine. Gjithashtu eshte kapua i plehrave te zones se Napolit qe per cudi perseri pritet te zbrazen ne token shqiptare. Keshtu qe TemA nuk kini pse te cuditeni perse gezon policia italiane, por ti beni presion prokurorise te kontrolloj te gjitha marveshjet e qeverise Berisha per cimentot, plehrat, TEC-it ne Vlore, e shume e shume marveshje te tjera te dyshimta per lidhje me mafien italiane.
    Ne Itali shteti ne bashkepunim me Interpolin dhe me FBI arriti nje sukses te jashtezakonshem qe do ti hapi rrugen arrestimeve te shumta te ketij rrjeti mafioz nderkombetare. Po ne Shqiperi a do te ndodhe dicka e tille? E vetmja shprese eshte qe prokuroria, ne qoftese ka kurajon, nen mbeshtetjen e gazetareve trima dhe te pa perlyer me korupsion si dhe te nje opozite te paster dhe te vendosur per te luftuar krimin, te coje para drejtesise kete mafie qeveritare e shteterore qe po mbyt shoqerine shqiptare ne kete tranzicion pa fund. Ndryshe do te ngelemi llumi i Europes per korupsion, vjedhje, trafik te paligjshem, shplarje parash, kriminalitet dhe terorizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje