Britania shpall në kërkim Ilir Kumbaron

7 Dhjetor 2011, 18:09Politika TEMA

Ish-punonjësi i SHIK-ut, Ilir Kumbaro është shpallur në kërkim nga autoritetet britanike. Kumbaro akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995, ndërsa i është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996, pas pretendimeve të tij se ai ishte refugjat kosovar duke u paraqitur me emrin e rremë, Shaqa Shatri.

Një inspektor i policisë në njësinë e ekstradimit, Pete Rance, tha se beson që Kumbaro ndodhet ende në Britaninë e Madhe, por mund të jetë larguar nga Londra ndërsa po fshihet nga miqtë e tij. Siç raporton BBC, policia metropolitane kërkon të gjejë 58-vjeçarin Ilir Nazmi Kumbaro, pasi ai nuk u paraqit në seancën dëgjimore të ekstradimit që ishte planifikuar javën e kaluar.

Policia ka lëshuar një apel për gjetjen e Kumbaros, ndërsa ka publikuar edhe një numër telefoni për këdo që ka informacione për të.

7 komente në “Britania shpall në kërkim Ilir Kumbaron”

  1. Vlora says:

    do ket dal per gjah edhe kumbaro……..

  2. Bardhi Tolabi says:

    Ata qe e kane “fshehur”,i duan te “miren”.Ja prit,kur te dale haberi,se u gjet diku,por fatkeqesisht kishte “ngrire” nga te ftohtit,se kishte dale jashte per ajer te paster.Pra,na vjen keq,por nuk mund te deshmoje ne gjyqin e hapur per zhdukjen e te ndjerit Remzi Hoxha,sepse Perendia se bashku me gojen i morri dhe jeten.Eh,cfare fati te keq kane te gjithe deshmitaret,te cilet shohin apo degjojne dicka,qe lidhet me Sali Berishen dhe familjen e tij biollogjike apo politike.

  3. Lirimi nga Hamburgu says:

    Të nderuar lexues dhe komentues të gazetës Tema mendoj se kush do që do hap dhe do lexoj këtë link do e kuptoj ku ndodhet Z.Ilir Kumbaro http://bit.ly/jAL5ep ju faleminderit.

    1. mirko says:

      perralla me mbret jo me larg se para dy ditesh e gjeta nje nga librat e tij ne librarine kryesore te Shkodres.Kot thua qe s’me lejohet libri un e gjeta bile ne mes te Shkodres .Kujt ti besoj ketu…..?

      1. Shkodra says:

        Zoti Mirko, ke gjetur librin Heronjët e Kotësisë,është e vertetë por jo Odiseja e një Deteltivi apo jo?.Lexoje për kë libër behet fjalë që nuk i botojnë dhe pastaj shprehu.

  4. mergim tari says:

    SI KA MUNDESI QE NUK I GJEN GJE NJEREZIT E ZINJ

  5. nastradini says:

    Po pse nuk i vune ne kembe nje byzylyk elektrononik? Kur e kishin ne dore? Sic bejne me te gjithe kriminelet? Shtete me te vogla dhe shume me pak famoze pernga Drejtesia sesa United Kingdom? Ka te drejte familja e te gjorit Remzi Hoxha. Qe Drejtesia po tallet me te atin e tyre. Qe Saliu e likuidoi si zog pule. Sepse ashtu i tha truni dallkauk tropojan. Njesoj si CAMORRA siciliane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje