Kur qeveria shpalli privatizimin e ARMO-s këtu e katër vite më parë, ‘amerikanët’ që e morën premtuan se do investonin në vitet e para 250 milion dollarë. Në fakt ‘amerikani’ që privatizoi kompaninë kishte qenë veçse një shqiptar. Tani, në një raport të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, jepen shifra të frikshme për borxhin që ARMO i ka kompanisë Albpetrol. Bëhet fjalë për 35 milion dollarë naftë, gaz dhe hollues, që janë marrë pa kryer pagesat. Duke shtuar interesat, shuma shkon në 39 milion dollarë. KLSH ka kontrolluar 118 institucione në gjashtë muaj dhe shuma e dëmit është në total 69 milion dollarë. Ndërkohë, vetëm nga borxhi i ARMO-s vjen shifra e frikshme prej 39 milion dollarë. Albpetrol është në prag të privatizimit dhe duket si një plaçkë për tu grabitur në prag të dorëzimit. Shqiptarët po paguajnë kostot e këtyre politikave skandaloze e korruptive. Bloza që thithin çdo ditë, xhepat e zbrazura nga çmimet skandaloze të karburanteve dhe makinat e shkatërruara nga cilësia e dobët e tyre janë një sinjal dëshpërues për gjendjen e këtij sektori.
… te shkoj tja kerkoj milanit!
Ju merrni lajmet per Afganistanit dhe i botoni ketu, sikur jane per Shqiperine. Ketu eshte parajse dhe zhvillim i gjithanshem.
Nuk jane te besueshem komunistet jo!
E vertete ore, po ne sikur ishim vend i industrializuar qe jemi eden i Evropes..apooo. Nejse Albpetrolin nuk e di kujt do ja shesin dhe me siguri do thone qe nuk ben nje lek…pervecse kredi te pafundme kjo kompani ka koncesione te plota mbi fushat naftesjellese te Shqiperise qe vetem per disa puse bene qe Kompnia Bankers te rritet ne 2009 me 30% ne burse. puooo sala or tajj asht kopili qut, para se me hum pushtetin po ban edhe privatizimee, e rroft e kjoft sa kto mualeee