Topi-deputetëve të PD: “Mos u bëni zvarranikë. Partia e re është opsion i hapur”

7 Dhjetor 2011, 11:09Politika TEMA

Kreu i shtetit, gjatë një interviste në NEWS 24, ka komentuar rrëzimin e dekretit të tij për Sali Shehun si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai tha se deputetët e PD nuk duhet të bëhen zvarranikë. “Është mirë që gjërat të thuhen hapur, pa deformime. Askush nuk e ka filluar punën si politikan. Secili ka ardhur me një background akademik. Secili vjen me këmbët e veta në politikë, ndryshe mund të dalësh si zvarranik ose do të lënë të zvarritesh deri në fund. Sot është momenti që njerëzit që merren me politikë të dalin prej saj ashtu siç janë. Ata që mund të dredhin bishtin, mund të jetojnë gjatë në politikë,” tha Topi.

I pyetur për klimën e acaruar mes tij e Berishës, presidenti tha se nuk e di ende profilin e saj. “Edhe sot nuk e kam marrë vesh profilin e kësaj klime të krijuar. Dikush duhet ta thotë. Madje gjatë karrierës sime akademike dhe politike nuk mund të thotë njeri se kam fyer dikë. S’e kam bërë asnjëherë as në debate në parlament. Jam i përqendruar për të dhënë argumentin sepse debati bëhet për shoqërinë dhe është i domosdoshëm sepse do të rikthehen prapë tek qytetarët për të marrë votën,” tha presidenti.

Në fund të intervistës, kreu i shtetit deklaroi se është i hapur për krijimin e një partie të re. “Nëse jam atraktiv, do të krijoj parti të re. Kam qenë i hapur dhe do vazhdoj të jem i hapur, dhe pastaj të gjitha opsionet janë të hapura sipas aftësive, sipas mundësive. Por tani ushtroj detyrën e presidentit. Nuk është institucion partiak.”

19 komente në “Topi-deputetëve të PD: “Mos u bëni zvarranikë. Partia e re është opsion i hapur””

  1. hakmarja e popullit mbi ty says:

    shko ore,po na mbush mendjen ti djali i mire i tirones, ti ju zvarite vete sales ,ja ke friken, nuk di ta kundershtosh , pse emerove sali shehun ti, e jo ndonje tjeter , mundesisht jo nga politike e me aq, jo nga politika e sales, sali shehu polic ka qene, ka bere ndonje juridik do te thuash , si gjithe te pa aftit e politikes qe po na behen me disa diploma te mara andej-kendej,jo ore bamke, edhe ai vlonjati se ja harova emrin politikan i deshtuar eshte ,lepires i saliuit ,se nuk i thiri saliu e nuk shkuan si qener pas tij duke te braktisur ty, te hiku koha bamir,duhej bure te tregoheshe ne fillimet e tua te presidences, kishe shume raste qe nuk i perdore se nuk ke burerine e nevojeshme te atij qe quhet politikan. duke te perfshire edhe ty do ju quaja sharlatane e disa edhe kriminel

  2. stalinsali says:

    Thirrje e bukur, z.Topi. Po e shumta mund te mbledhesh “te pakenaqurit” e PD se shumicen e lidh ngushte biznesi me “partine” dhe s’duan t’ja dine fare se kush eshte i pari i fshatit, mjafton qe “biznesi” i tyre shkaterrimtar dhe fitimprures te vazhdoje.

    1. sokoli says:

      Shume e sakte. Politikanet tane nuk kane ideologji madje as dhe pikpamje politike por thjesht jane te varur nga bizneset e tyre ndaj dhe levizjet e tyre sa ne ne nje parti tek nje tjeter ashtu sikur dhe transferimet e sportisteve behen thjesht per poste te premtuara.

  3. Njerzit te besojn o z. Bamir Topi . Un mendoj se ke treguar seriozitet dhe ekuiliber ne shume situata , dhe tani ka ardhur koha qe te udheheqesh vete situatat sipas vizionit tend.

  4. liri says:

    o njerez un nuk ju kuptoj,i keq dhe presidenti qe eshte njeriu me i njerezishem ne politiken shqiptare.te pakten ai eshte i vetmi se cfare ka then e ka ber.nuk ja dha detin grekut nuk firmosi per pleherat dhe shume gjera te tjera.bravo president.dhe urime.te gjithe keto qe po zvarriten tashi jane zvarranike dhe do ngelen.

    1. M says:

      Te jesh i njerezishem eshte norme e nuk ka vend per mburrje, por si nje shoqeri anormale qe jemi, njeriun e njerezishem e konsiderojme hero. Megjithate ne kete kontekst Bamir Topi ja vlen

  5. Leone-53 says:

    Se si eshte “ndertuar” shoqeria shqiptare keto 20 vjet “demokraci” kuptohet qe eshte pak e veshtire fillimisht ndertimi i nje partie vertet te djathte, por nje gje e tille eshte e domozdoshme per shqiptaret e vertet te djathte. Duhet ndaluar sa me shpejt “revanshi” i superkomunistit te keq Sali Berisha! Kjo per te miren e pergjithshme te cdo shqiptari te ndershem, i cdo krahu qoft!…

  6. dritani says:

    Te flasesh me “heshtjen tende” a quhet “zvarritje’?

  7. pelivan says:

    Gjat ketyre 20.vjeteve kane ikur shume kuadro nga PD.Por asgje s’ka ndryshuar nga keta te larguar,(Ca e ca jane kethyer per turpin e tyre),vec terheqjes se vemendjes,qe mbas saje Sali Zeza te gatuaj te zezat e menus se perditeshme… Kete efekt ka dhe pretendimi i zotit Topi,te na terheq vemendjen,qe te humbasim dite te tera duke menduar per cudit qe do sjell topi i topit te saliut! Per ata qe u ka mbetur dhe pak mend ne kuke! Topi i kishte te gjitha mundesit qe i’a jepe ligji,si president i vendit,si kryetar me i larte i drejtesise,si komandant suprem i forcave te armatosura te Shqiperise qe,ta bente zap horrin e qeverris dhe ministrave te tije per Gerdecin,21 janarin per nje mij e nje te zezat e ketije vendi sot e nje 20 vjete…Pra ishte vete komandanti i ketyre forcave qe vran e qe vrasin ende.Perse ky Topi nuk i tha prokurorise publikisht:-Merri si te pandehur keta horra,(c’duhen deshmitaret ketu?)Dhe vet z.Topi te jepte doreheqjen,sepse ai eshte supremi i ketyre forcave qe vrane,pra ja ben Bu…qe ai jo vetem eshte fajtor,por eshte ajo qe une prej kohesh kam ngulur kembe si mushka qe,TOPI,TPALLI,SALIU,SILVA KONTI,SHIKU,(Po mor po,ky shik),jane te lidhur nyje,si asnje here tjeter,ne nje loje me fine se kurr ndonje here,te udhehequr nga nje dhelper marsi… per te fituar me se s’bene me 2013,sepse ne te kunderten ata e dine si buka qe hane qe do vene ne burg me 100%Dhe ata do fitojn! Behet fjale per jet’a vdekje te sigurt te tyre.Ata,kane zgjedhur te paren me se s’ben,dhe nese do pritet 2013-ta. jane te fituar. Kjo eshte e verteta e hidhur qe, na duhet ta gelltisem per aq here sa hidhet nje lajm ne tregun e medjes se ky apo ai politikan, do krijoi kete,apo ate parti qe, do i heq saliut e lektoratin edhe,edhe,edhe … dengla! z.Topi!Ketije populli i duhet edhe etika juaj,por,me shume i duhet pergjegjesia juaj per ato qe thash me larte,qe deri me sot s’kini thene asgje serjoze per gjithe keto bema ugerzeze ardhur nga eseset,te cilet varen direkt nga ju,pastaj nga qeveria qe ju po e”sulmoni” tani ne fund te mandatit tuaj,si gjithenje per te terhequr vemendjen! Le,se na e hodhe o zoti Topi…

  8. F.Kola says:

    Te lumte Z.Topi keshtu te do populli dhe te respekton me shume, me se fundi shpresat po ringjallen per nje Shqiperi vertet demokratike.Jemi me ju na ke pas te gjitheve.

  9. Dana says:

    Zoti president,ju sigurisht nuk jeni shembulli i virtytit qe tregon me gisht te tjeret.Ju ate gisht e keni lyer per se miri…Tani jeni rizgjuar pas nje gjumi te gjate vetem per interesa personale.Ne fillim e ndjete dridhjen e postit dhe u drodhet dhe ju.Tani e keni te qarte pamundesine e rizgjedhjes dhe po beni cmos qe te mbani nje pozicion ne politike.Kam pershtypjen qe shqiptaret falin shume gjera pervec pabesise dhe hipokrizise.Ajo qe bete ju me ate vote ju kthye si bumerang….jo se ju duhej domosdoeshmerisht te votonit pd(partine tuaj),por te pakten mund te kishit hedhur nje vote te pavlefshme.Presidenti i zgjedhur,figure ne partine ne pozite qe voton kryetarin e opozites…kjo pra eshte pabesia dhe hipokrizia madje dhe inkoherenca do te shtoja.Mund te kishit zgjedhur me qe nga te votuarit nuk hiqnit dot dore,te pakten te mos ja jepnit voten askujt.Nje flete boshe ndoshta do ju kishte dhene pak me shume dinjitet,se ai turp qe bete qe nga dinjite kishte pako gje.Ju zgjodhet gjithsesi te ishit i PABESE

  10. BENI says:

    Po ka te drejte Topi,Te gjithe po vjedhin ,por vete presidenti JO .Jo se nuk don por ska gje ne dore .Partine ta krijoje ,pse jo .Si fillim me duar te pasrtera ,pastaj … e keni parasysh ju “politikanet”se sikur te gjithe te korruptuarit kane nga nje parti .Pastaj aj e ka gati partine ,Shpresoj mos te jete ALEANCA KUQ E ZI .Por sido qe te behet puna ,prape sebashku i ndajne ,por mos i besoni ,se ata te gjithe jane njesoj .Te gjithe vendet ku po lulezon korrupsioni po marrin shembull nga politikanet tane,nga Shqiperia, po si re populli nuk i shikon dot. Apo skane q’te bejne , deri sa ne Shqiperi akoma flitet ,per 1 vote=1 thes mielli ….vajjjjjjjjjj.Po si nuk leshon zoti ndonje rrufe ne parlament , e ti djege te gjithe ,apo edhe zotin e kane korruptuar???

  11. Realisti says:

    80% e intelektualve Shqipetare(Shqiperi e Kosove)jane zvarranik per mendimin tim,se po te ishte e kunderta e kesaj sot do te ishim supeeeeerrrrrr

  12. Shebeniku says:

    Ik ore Idjot i pèrkedhelur. Ik or frikacak. Ik ore qè mohon faren (origjinen e babait) e mburresh me tokèn qè u kultivove. Je njè President Koti. Jam kurioz kush èshtè shtetèsia jote e fshehur?

  13. Gjon Kruja says:

    Jo 80% por 98% jane servila dhe sahan lepiresa.
    emigranti
    us

  14. ana says:

    o njerez shikoni gjerat pak me gjere po te kishte nderhyre bamir topi ne keto gjera 21 janari apo gerdeci etjer do ishte ber nami ne shqiperi por do jet shum shpejt ajo dit qe do ti jepni te drejt heshtjes se tij ai esht nje burr shteti me vlera

    1. dritani says:

      27 te vdekur e rreth 300 te plagosur ne Gerdec, ne shekullin e 21-te, ne mes te Europes nuk te duket nami ty!!!!!!!!!!
      Sa me gjere t’i shohim gjerat? p. sh. te kish vdekur gjysma e Tiranes nga shperthimi. A eshte mjaftueshem gjere?

      Zemra ishin prinder femijesh dhe femije ata, jo qen e mace!!!! Tifozi numer 1 i Tirones duhet ta kishte thene fjalen e tij. Jo per gje, por eshte mender me thone Kryekomandant i Ushtrise.

  15. tg usa says:

    bamiro kam 2 pyetje
    ku luan kete jave juventusi?
    ku luan kete jave tirona?

  16. agim says:

    Me fol te verteten per Bamir Topin ai eshte si i themi nga ne ….varr i pa bere…pra ska snje vlere,ai as smundet me kritikue,as me ofendoe,as me dhene ide per te ecur perpara,eshte perqendruar tek do dekorime kot dhe ato ja ben me fjale pra eshte njeri kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje