Pakti PD- PS nuk bën punë, BE: "Progresi i vendit, i pakët. Zgjedhjet- bindshëm me probleme"

6 Dhjetor 2011, 17:56Politika TEMA

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet dhe Shqipëria, duke mos lënë shpresa për marrjen e statusit këtë dimër, pavarësisht vlerësimit për paktin e fundit politik mes palëve.

“Këshilli mirëpret hapat e fundit pozitive lidhur me bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës, në krijimin e një Komisioni Parlamentar për  reformën zgjedhore dhe një grup pune për reformën e rregullores së Parlamentit, si dhe një kalendari për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e shumicës. Këto zhvillime pozitive duhet të ndihmojnë për të kapërcyer bllokimin që ka dominuar skenën politike të vendit.  Zgjedhjet e fundit të muajit maj u konsideruan në përgjithësi konkurruese dhe transparente. Megjithatë, procesi elektoral u shënua bindshëm nga parregullsi, të cilat duhen adresuar brenda kornizës ligjore të reformës. Në mënyrë të përmbledhur, Shqipëria ka bërë progres të limituar për të përmbushur kriteret politike për anëtarësim dhe për 12 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave”, thuhet në qëndrimin për Shqipërinë.

Më tej, në këtë qëndrim, që përban vetëm tre paragrafë në deklaratën e përgjithshme, thuhet se “Këshilli inkurajon qeverinë dhe opozitën për të ndërtuar mbi këto zhvillime pozitive të kohëve të fundit rivendosjen e plotë dhe mbajtjen e një dialogu konstruktiv politik, për të mbështetur funksionimin e duhur dhe pavarësinë e institucioneve kryesore demokratike, sidomos parlamentit dhe gjyqësorit. BE-ja mbetet e angazhuar ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendit në këtë proces”.

Më poshtë vjen dhe rekomandimi i radhës, që i ngjan pak a shumë të atij të një viti më parë, kur BE kërkoi reforma dhe progres: “ Në përputhje me  përfundimet e tij, Këshilli gjithashtu inkurajon autoritetet shqiptare që të intensifikojnë përpjekjet në axhendën e reformave, në zbatim të veçantë të dymbëdhjetë prioritetet kryesore. Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme, veçanërisht në fushat kyçe, duke përfshirë gjyqësorin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbrojtjen e të gjitha pakicave, si dhe e drejta e pronës. Duke rënë dakord midis qeverisë dhe opozitës, në bashkëpunim me shoqërinë civile, në një reformë të plotë zgjedhore, duke adresuar të gjitha rekomandimet nga OSBE/ODIHR-it që nga viti 2007 para zgjedhjeve të ardhshme. Vetëm me përmbushjen e rekomandimeve të përmendura më lart, Shqipëria do të jetë në gjendje për të ecur përpara drejt BE-së, në përputhje me Konkluzionet e Këshillit në dhjetor 2010“, përfundon dhe paragrafi që i dedikohet Shqipërisë.

 

 PS: Konkulizionet e BE-së tregojnë defiçitin demokratik

 

Partia Socialiste ka qenë e para që ka reaguar mbi konkluzionet e Këshillit të BE-së, duke i konsideruar të drejta dhe alarmante në të njëjtën kohë.

“Partia Socialiste gjykon se konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi defiçitin demokratik e institucional të vendit tonë. Këto konkluzione tregojnë qartë se çfarë e ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë statusin e kandidatit për Bashkimin Europian. Duke gjykuar me shumë shqetësim qasjen vetëshfajësuese të palës tjetër ndërkohë që përgjegjësia madhore për dy dështime rradhazi me statusin është qartësisht e qeverisë, Partia Socialiste nënvizon vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithshka i takon që një dështim i tretë të shmanget”, thuhet në deklaratën e PS-së të shpërndarë për mediat pak minuta më parë.

3 komente në “Pakti PD- PS nuk bën punë, BE: “Progresi i vendit, i pakët. Zgjedhjet- bindshëm me probleme””

  1. tourkofagos says:

    ABSOLUTISHT asgje nuk do te plotesoi Shqiperia,per fat te keq nuk behesh evropian me turkoshake,,,,,fatale!

  2. Kalorsi i zi says:

    File, gezuar festen e hashures ahahhaha Ne Akropol po shperndajne hashuren gratis byrazeret, shko dhe thuaj se je Tourkofagos ke dy racione gratuit ahaha Hajrixhiu po konsomon ha shuren

  3. Ramy says:

    Shume nga keta te BE jane kamunista prandaj genjejne per 12 kushtet. Ato i kena plotsu tana me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje