A ishte arritje takimi i Merkozisë?

5 Dhjetor 2011, 23:37Politika TEMA

Ndërsa mediat franceze dhe ato gjermane janë në garë për të treguar se kush i dha tonet takimit të sotëm mes Sarkozi dhe Merkel, “Der Spiegel” shkruan se takimi nuk ishte as historik e as epokal. Madje, ai nuk arriti tu japë qetësi tregjeve.

E në orët e pasdites Financial Times bën me dije se agjencia ‘Standard and Poor’s’ do ulë vlerësimin ndaj Gjermanisë për aftësinë borxhshlyese. Bashkë me Gjermaninë, bie vlerësimi edhe për Francën, Austrinë, Finlandën e Luksemburgun.

Jo më kot Sarkozi tha se duhet të nxitojmë.

Por a do zgjidhen gjërat në kohë?

Merkel e Sarkozi u shfaqën të lumtur e dorë përdore. Secili pranoi të bëjë lëshimet e tij. Gjermania pranoi se Gjykata Europiane për Drejtësinë nuk do vendosë veton për buxhetet, kurse Sarkozi pranoi se do ketë sanksione automatike për ata që thyejnë rregullat.

Në propozimet franko- gjermane përfshihen:

-Sanksionet automatike për çdo vend që kalon deficitin 3 përqind të GDP

-Një ‘Rregull i Artë’ për buxhetet e vendeve anëtare të eurozonës

-Investitorëve privatë nuk do u kërkohet kurrë të marrin përsipër humbjet si në rastin e Greqisë

-Paketa e shpëtimit, ose e ashtuquajtura Mekanizmi Europian për Stabilitetin- do avancojë në vitin 2012 nga viti 2013, me vendime që merren me shumicë të cilësuar e jo me unanimitet

-Liderët e eurozonës do takohen çdo muaj për sa kohë që kriza vazhdon.

Por dyshimi më i madh mbetet sërish koha. Negociatat do vazhdojnë për muaj. Dhe ajo që ngre më shumë pikëpyetje, sipas analistit të BBC, Gavin Hewitt është se si do ulet ky mal borxhesh kur rritja ekonomike është thuajse zero.

1 komente në “A ishte arritje takimi i Merkozisë?”

  1. raimondi says:

    Ritje ekonomike ka vetem Shqiperia hahahahaha–Por ka me termend 3 per qind ritje kete vit
    –Haje mbaj Salen tani kur te ulerase lartr e poshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje