Kryeargumenti i tij është i plotë: Kush del në opozitë me dëshirë të tij, s’ka frikë nga e kaluara e vet, kush do të rrijë me çdo çmim në pushtet, ka frikë nga ajo që ka bërë. Një intervistë e gjatë e Dritan Priftit rreth betejës së tij për të denoncuar kupolën e korrupsionit në qeveri, si dhe raportet e tij me personazhet që denoncimi i tij ka bërë publik. E ardhmja e tij në politikë, shpresat tek opozita dhe disa konsiderata të tij për Berishën, Topin, Nanon, Ramën etj. Zoti Prifti flet dhe për idetë e tij për zhvillimin ekonomik, sistemin bankar, rreziqet e krizës dhe keqqeverisjen e vendit.
Jam i pastër ndaj kam zgjedhur opozitën
Po te kisha bere korrupsion dhe po te kisha frike nga puna qe kisha bere si Ministër, do isha sot me goje mbyllur dhe i strukur pas rraheve te maxhorances. Kam punuar pastër. S’kam frike nga asgjë dhe askush. Prandaj jam me dëshire ne opozite, dhe armiqtë i kam me te tërbuar se kurrë ne pushtet.
Meta i ngjan dëshmitarëve të vet
Ilir Metën e ka mbrojtur Spartak Braho dhe Fatmir Merkaj. Njeri është prokuror i komunizmit qe ka dënuar njerëz ne litar, pastaj është përzier ne trafik droge denoncuar nga vete Ilir Meta, pasi kishte nxjerre viza për 2 trafikante droge te arrestuar ne Itali. Tjetri ish shofer i Ilir Metes, qe mban sot te fshehur nen emrin e tij aksione ne koncesione hidrocentralesh dhe toka ne bregdet. Ata shpifen sot se kam kërkuar para për një koncesion, kur gjithë Shqipëria e pa videon me zë dhe figure ku shefi i tyre mi ofroi 700,000 euro dhe 7%. Pse do t’i kërkoja këtyre unë, kur vete shefi tyre mi ofroi këto para?!
Portreti hakmarrës i Ilir Metës
Ne momentin qe Ilir Metës nuk i plotësohet vetëm një kërkese, ai harron çdo gjë, harron çdo nder, harron çdo sakrifice qe është bere për te, harron sa here e ke shpëtuar politikisht, harron sa luftëra ke luftuar për te, harron sa armiq ke bere për te, harron çdo gjë qe ke bere për te një jete te tere se bashku. Te hedh poshtë pa asnjë hezitim. Te shkel me këmbe pa asnjë mëdyshje. Te godet me çdo mjet. Te fut ne burg shokët, miqtë, familjaret. Te izolon me presione. Te shpartallon me thashetheme dhe shpifje. Te sulmon me media. Te godet me polici. Te poshtëron deri ne maksimum. Nëse ne fund ti lodhesh nga gjithë këto sulme dhe shkon i kërkon falje, ai qesh me te madhe, qesh ne mënyrë histerike. Pastaj te flak ne fund te rreshtit dhe te shtrydh dhe piken e fundit te gjakut.
LSI s’ka të ardhme në politikë
Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ajo mund te marr vetëm 1 deputet. Nëse do ketë korrektim kombëtar mund te mare 2 deputete. S’ka asnjë shans për me shume se kaq. LSI ka humbur frymën dhe idealin ne elektorat. Te vetmet vota qe do marr LSI ne te ardhmen, do jene vetëm ato qe do blejë me para, dhe ato qe merr prej te punësuarve ne administrate, qe s’duan te humbin punën dhe privilegjet.
Misioni LSI tek Berisha
LSI nuk luajti asnjë rol kontrollues apo balancues për pushtetin arbitrar te PD. Përkundrazi PD dhe LSI ndanë pushtetin mes tyre, dhe u siguruan qe secila te vjedh pa u cenuar nga pala tjetër.
Intervistoi: Blerina Gjoka
Zoti Prifti, sjellja juaj politike e publike ka krijuar një reaksion të madh politik dhe publik gjithashtu duke bërë që emri juaj që sot e tutje të lidhet me një nga skandalet më të mëdha të politikës shqiptare. Që këtej e tutje është e mundur që emri juaj të lidhet një herë e përgjithmonë me atë që quhet “historia e përgjimeve”, nga të cilat duket se vetëm maja e ajsbergut ka dalë. Si ndiheni në rolin e ri që i keni caktuar vetes që nga janari i vitit që shkoi? A jeni penduar qoftë dhe një herë për vendimin që morët në atë kohë?
Pyetja juaj nuk me pëlqen, sepse kërkon te me kompleksojë moralisht duke me vene ne rolin e një përgjuesi, rol te cilin shoqëria shqiptare e përbuz si reminishence e një shoqërie komuniste, me liri te kontrolluara. Megjithatë unë e respektoj gazetën TEMA dhe rolin e saj te pazevendesueshem opozitar, dhe për ketë respekt do t’i përgjigjem gjithë pyetjeve tuaja.
Nuk kam përgjuar kurrë asnjë person. Kam regjistruar ne video Ilir Metën dhe ndonjë bashkëpunëtor te tij, me qëllimin e vetëm ti tregoja shqiptareve me figure dhe zë, se kush është ky personazh ne te vërtetë. Ky veprim s’ka te bejë me përgjimin, por me denoncimin e guximshëm te korrupsionit qeveritar, te cilin nëse nuk do veproja unë, Shqipëria s’kishte për ta pare me sy kurrë. Shqipëria mban ne shpine politikane trashaluq e te korruptuar deri ne palce, dhe voton për ata bazuar ne propagandën televizive. Unë besoj se kam bere një akt patriotik, me shume kosto personale, duke nxjerre përpara botes fytyrën e vërtetë te një politikani, qe e kemi pasur Kryeministër, Zv/kryeminister dhe shume here Ministër, por qe nuk e kishim njohur kurrë, si e njohëm ne atë video tronditëse.
Nuk jam penduar asnjëherë qe kam denoncuar Ilir Metën dhe korrupsionin e tij. Ai kishte 20 vjet qe mbijetonte ne politike duke dhunuar shokët e miqtë, duke përdorur çdo njeri dhe çdo gjë qe kishte mundësi për te pasuruar veten me korrupsion, vjedhje dhe pabesi, pa respektuar asnjë norme morale apo shoqërore. Jo qe nuk jam penduar, por jam i lumtur qe isha unë qe i tregova gjithë Shqipërisë se kush është kjo mostër qe flet për integrimin dhe vepron vetëm për xhepin e tij, qe flet për burrëri dhe vepron me pabesi, qe flet për miq dhe i trajton si armiq. Nuk jam penduar qe jam ndare përfundimisht nga Ilir Meta dhe s’kam me asnjë lidhje me ketë familje te degjeneruar politike.
Me vjen keq sigurisht kur aktin tim e shohin si përgjim, kur e shohin si pabesi ndaj një shoku. Njerëzit nuk e njohin Ilir Metën e vërtetë. Ai nuk ka shokë. Ai vetëm i përdor shokët për te fituar për vete, dhe ne momentin qe kërkesat e tij te pafund për abuzime nuk plotësohen, ai hedh poshtë çdo shok. Nuk ka rendësi sa kërkesa ke plotësuar me pare. Nuk ka rendësi sa ke sakrifikuar për atë. S’ka rendësi sa leke i ke dhëne, sa ndere i ke bere, sa kosto ke paguar prej tij, sa je lodhur për punët e tij. Ne momentin qe Ilir Metës nuk i plotësohet vetëm një kërkese, ai harron çdo gjë, harron çdo nder, harron çdo sakrifice qe është bere për te, harron sa here e ke shpëtuar politikisht, harron sa luftëra ke luftuar për te, harron sa armiq ke bere për te, harron çdo gjë qe ke bere për te një jete te tere se bashku. Te hedh poshtë pa asnjë hezitim. Te shkel me këmbe pa asnjë mëdyshje. Te godet me çdo mjet. Te fut ne burg shokët, miqtë, familjaret. Te izolon me presione. Te shpartallon me thashetheme dhe shpifje. Te sulmon me media. Te godet me polici. Te poshtëron deri ne maksimum. Nëse ne fund ti lodhesh nga gjithë këto sulme dhe shkon i kërkon falje, ai qesh me te madhe, qesh ne mënyre histerike. Pastaj te flak ne fund te rreshtit dhe te shtrydh dhe piken e fundit te gjakut.
Kjo histori ndodhi me mua. Provova gjithë presionet qe dikujt mund ti shkojnë ne mendje. Kërcënime për te me futur ne burg, pasi mi futi ne burg padrejtësisht dy miq. Kërcënime për heqje nga puna çdo jave. Kërcënime për familjen dhe fëmijët. Presione mafioze qe vetëm një mendje perverse i mendon. Nëse unë nuk do mendoja te mbrohesha prej tij, edhe me disa fakte te fiksuara ne video, sot do isha shkatërruar plotësisht nga ai. Do ishin sajuar qindra akuza, qindra dëshmitare te rreme. Do ishin shkruar qindra faqe gazetash dhe do ishin bere qindra kronika për korrupsionin tim imagjinar, vetëm për te kënaqur inatin dhe urrejtjen e tij, për qëndresën e një njeriu qe nuk e përkuli dot.
Bërja e disa videove për korrupsion e tij, dhe te disa miqve qe ai dërgonte tek unë për favore te paligjshme, ishte detyre historike për mua. Kjo ishte një detyre se pari ndaj familjes time, pastaj dhe ndaj këtij vendi, qe majm pa ditur gjë mostra si Ilir Meta.
Nuk kam as pendesën me te vogël për gjithshka qe kam bere. Jam shume i forte dhe si rezultat i kësaj qe kam bere. Kam rritur dhe shumëfishuar elektoratin dhe mbështetësit e mi. Kam dhëne një shembull publik, si asnjë politikan tjetër deri me sot.
Ka zëra që besojnë se ju i mbajtët këto video për vete me shpresën e ndonjë pakti me Ilir Metën, ndërkohë që ka zëra të tjerë që besojnë se ju u nxitët për t’i regjistruar nga frika e natyrshme njerëzore jo vetëm për karrierën tuaj politike, por për jetën tuaj? Sa të vërteta ka në këto opinione të krijuara?
E sqarova pse i bëra videot. Jam me fat qe jam ndare përfundimisht prej Ilir Metës. Po te doja te beja pakte, te jeni te sigurte qe i kisha bere dhe sot do isha akoma ne qeveri. Ishte një kohe qe Ilir Meta me ofroi te bëhesha Ministër i Jashtëm, por unë e refuzova. Ne një kohe tjetër, pasi isha larguar nga qeveria, me ofroi serish gjate një dreke ne Rogner te futesha serish ne qeveri per dy muaj. Unë kam refuzuar me neveri çdo oferte për ribashkim me atë. Kam pasur këshilla dhe oferta edhe nga te tjerë ne qeveri, por unë s’kam pranuar asgjë. Kam dale me dëshire ne opozite. Me thoni për ke tjetër keni dëgjuar te refuzojë oferta qeverie dhe te dale vete me dëshire ne opozite? Ketë pjese duhet ta analizoni dhe kuptoni me kujdes ju gazetaret. Po te kisha bere korrupsion dhe po te kisha frike nga puna qe kisha bere si Ministër, do isha sot me goje mbyllur dhe i strukur pas rraheve te maxhorances. Kam punuar paster. S’kam frike nga asgjë dhe askush. Prandaj jam me dëshire ne opozite, dhe armiqtë i kam me te tërbuar se kurrë ne pushtet.
Gjatë kësaj kohe përveç impaktit që pati tek publiku, Ilir Meta vazhdon të jetë i pafajshëm “de jure”. Nëse Gjykata e Lartë nuk do ta marrë parasysh dëshminë tuaj dhe as faktet e ofruara nga ju dhe do e nxjerrë të larë Metën, do e quani gjithë këtë përpjekje një dështim tuajin? A do bëni denoncime të tjera në Prokurori pas kësaj?
Shqiptaret e dine se sot ne ketë vend nuk ka drejtësi. Nuk do habitesha fare nga asnjë vendim i Gjykatës se Larte. Drejtësia sot i është përulur pushtetit dhe është plotësisht ne anën e tij. Unë s’kam pasur objektiv te fus Ilir Metën ne burg. Kam pasur objektiv te bej transparence dhe e bëra. Do ta bej sa here te jete e nevojshme, sa here te kem bindjen se i shërben te mirës.
Zoti Prifti, ju keni qenë një nga drejtuesit e LSI-së e themeluesit e saj. Si u ndjetë kur edhe pasi të gjithë e panë Metën në atë video duke kërkuar ndere e duke ofruar ryshfete, LSI rezultoi, të paktën sipas statistikave të KQZ-së me rritje të numrit të votave në favor të saj në zgjedhjet e 8 majit?
Zgjedhjet lokale nuk janë kurrë tregues i besueshëm për zgjedhjet e përgjithshme. Po te marrim rezultatet e partive te vogla ne zgjedhjet lokale, ato duhet te ishin te gjitha ne parlament sot. Ne zgjedhjet lokale te 2007, Nard Ndoka mori mbi 40,000 vota, Gjinushi mbi 50,000, Mediu mbi 50,000 dhe Milo po keshtu. Pothuajse te njëjtat rezultate morën këto parti dhe ne 2011. Ndërsa ne Parlament, përveç Mediut, askush tjetër nuk u fut. LSI ne zgjedhjet e fundit lokale hodhi shume para dhe bleu shume vota. Unë e njoh me detaje atë parti. Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ajo mund te marrë vetëm 1 deputet. Nëse do ketë korrektim kombëtar mund te mare 2 deputete. S’ka asnjë shans për me shume se kaq. LSI ka humbur frymën dhe idealin ne elektorat. Te vetmet vota qe do marr LSI ne te ardhmen, do jene vetëm ato qe do blejë me para, dhe ato qe merr prej te punësuarve ne administrate, qe s’duan te humbin punën dhe privilegjet. Por votat e blera dhe ato te se punësuarve nuk janë baze elektorale, ato janë te përkohshme.
Ka të bëjë kjo (mbështetje elektorale) sipas jush me standardin e pranuar në një shumicë të lartë tek shqiptarët se “kush mundet vjedh dhe unë ashtu do bëja në vend të tij”?
Profesor Sabit Brokaj pas zgjedhjeve lokale beri një koment te bukur për votën e LSI. “Paska humbur boshti moral i votuesve…”- tha. Votat e blera nuk kane as parti as moral.
Një video tjetër për të cilën është folur në media dhe është gjetur në kompjuterin tuaj nga ekspertët e huaj dukej se ju komprometonte dhe juve në një aferë korruptive me ish-zv/ministrin Beqiraj… ndërkohë shumë vetë ju quajnë një “të penduar” që ke vendosur të dalësh në krahun e drejtësinë… Cila është përgjigjja juaj për këtë?
Unë s’jam i penduar për asgjë. S’kam asnjë bashkëpunim me Prokurorinë. Prokuroria gjeti një video tjetër ne kompjuterin tim dhe dyshoi se leket qe me jepte mua ne shtëpinë time Z. Beqiraj kishin lidhje me detyrën. Për ketë kane 10 muaj qe bëjnë hetime. Unë e kam sqaruar qe ky episod s’ka asnjë lidhje me detyrën, s’ka te beje me asnjë afere korruptive. Prokuroria duhet te flasë. Kane 10 muaj qe hetojnë. Duhet te përfundojnë hetimet dhe te bëjnë transparence. Unë, ndryshe nga Ilir Meta qe lejoi Prokurorinë te hetonte vetëm 3 muaj, kam lejuar te hetohem për 10 muaj. I kam dhëne Prokurorisë shtese te kohës se hetimit sa here kane kërkuar. Por ndjehem i lodhur nga kjo tejzgjatje e hetimit. Do doja te mbaronte kjo histori dhe te gjithë te merrnin vesh te vërtetën. Unë e kam deklaruar qe ditën e pare te ngritjes se dyshimeve për ketë video. Kam thëne e kam regjistruar vete, dhe ajo video ka pasur objektiv përsëri Ilir Metën dhe miqtë e tij.
Flitet që Ilir Meta ka siguruar videon tuaj me Z. Beqiraj dhe do ta publikojë së shpejti.
E di qe ekspertet shqiptarë te Gjykatës se Larte kane vjedhur te gjitha videot qe ishin ne laptopin tim. Ne atë laptop për fat ishin vetëm 4-5 video dhe ata i kane vjedhur. Kam dëgjuar qe Meta thërret vizitorë ne shtëpinë e tij dhe i tregon vetëm 2 minuta nga kjo video, nga 45 minuta film total, dhe vetëm te pjesës kur jepen paratë. Unë kam dashur ta bej vete publike ketë video, por avokati s’më ka lejuar me arsyen qe nxjerrja e sekretit te hetimit është e dënueshme. Megjithatë jam i hapur për transparence te plote. S’besoj se Ilir Meta do ta publikojë atë, sepse ajo rendon pozitat e tij ne gjyqin qe po zhvillohet kundër tij. Mbasi ta mbylli gjyqin, ai do vrapojë te rifutet ne qeveri, dhe s’besoj se kërkon te hape ndonjë gjyq tjetër.
Ministria e Ekonomisë, të cilën ju e keni drejtuar në atë kohë, sapo është përfshirë në një skandal tjetër korrupsioni, ku janë arrestuar shumë punonjës e drejtues të saj, të gjithë anëtarë të LSI-së. Si e shihni këtë veprim të shtetit, si një luftë politike brenda aleatëve PD-LSI apo si një nismë reale që premton më shumë luftë kundër korrupsionit në administratë?
Me vjen keq për atë qe ka ndodhur. Roland Celmeta ka qene djalë i mire, aktivist i LSI dhe jo hajdut. Jam çuditur kur kam dëgjuar emrin e tij. Te tjerët ishin kushërinj te Ministrave apo figurave te tjera te larta te LSI dhe s’kishin frike nga asgjë. Ata ishin ne pune për te vjedhur. Nuk di detaje sesi ka ndodhur kjo goditje. S’di nëse është lufte PD-LSI apo thjesht një pune e mire e Prokurorisë. Nuk mund te abuzoj me faktet qe nuk i di.
Gjatë seancës së fundit në Gjykatë u përmend dhe emri i gruas tuaj, ndërkohë që në reagimin tuaj ndihej emocioni. Cila është e vërteta e kësaj akuze?
Emrin e gruas time e përmendi me shpifje një mashtrues profesionist, Bekim Halilaj. Ky ka qene dënuar nga gjykata me 3 vjet burg për mashtrim, sepse u ka marre borxhe njerëzve ne Durrës e Përmet dhe u zhduk për disa vjet ne Greqi. Ky është trafikant dhe është marre me kontrabandën e naftës me Maqedoninë ne kohen e embargos kundër Jugosllavisë. Ky njeri guxoi te shpifte kundër familjes time. Ilir Meta këta lloj miqsh ka. Shpresën tek këta e ka, qe te mashtroje Gjykatën. Qe nga dita kur ky mashtrues doli ne media kundër meje, kam takuar dhjetëra njerëz qe me kane marre telefon dhe me kane treguar si i ka mashtruar Bekim Halilaj. S’dua t’i përmend me emra, por janë me dhjetëra njerëzit qe ky i ka akoma borxhe dhe qe i fshihet. Sot ky mashtruesi ka hapur një klub nate ne Tirane dhe bën pisllëqe nga ato te dënueshmet. Këta njerëz përdor Ilir Meta. Këta ka miq.
Edhe sot dëshmitari Fatmir Merkaj dëshmoi kundër jush…
Sot pasi me informuan se cfare kane thëne këta personazhe ne Gjykate, unë bëra një deklarate te shkurtër për mediet. Po e citoj: Me vjen te qesh kur shoh sa poshtë ka rene Ilir Meta me mbrojtjen ne gjyqin e tij. Sot e ka mbrojtur Spartak Braho dhe Fatmir Merkaj. Njeri është prokuror i komunizmit qe ka dënuar njerëz ne litar, pastaj është përzier ne trafik droge denoncuar nga vete Ilir Meta, pasi kishte nxjerre viza për 2 trafikante droge te arrestuar ne Itali. Tjetri ish- shofer i Ilir Metës, qe mban sot te fshehur nen emrin e tij aksione ne koncesione hidrocentralesh dhe toka ne bregdet. Ata shpifen sot se kam kërkuar para për një koncesion, kur gjithë Shqipëria e pa videon me zë dhe figure ku shefi i tyre mi ofroi 700,000 euro dhe 7%. Pse do t’i kërkoja këtyre unë, kur vete shefi tyre m’i ofroi këto para?! Ta katandisesh veten te mbrohesh ne gjykate nga ish shoferi jot dhe nga një matrapaz droge, e bëjnë Ilir Metën me te pabesueshëm ne sytë e gjithë Shqipërisë. Këta personazhe nuk i hedhin dot hi syve gjithë Shqipërisë.
Edhe Agim Rrapaj me te birin dëshmuan kundër jush. Kurse Rezart Taçi dëshmoi pro dëshmisë tuaj dhe tregoi që Bekim Halilaj ja kishte kërkuar rafinerinë me qera.
Agim Rrapaj, nëse ju kujtohet, është personazhi qe Ilir Meta me nxori te fliste ne telefon me mua, gjate videos. Ky person njihet nga publiku shqiptar, sepse ne 2005 është kallëzuar për korrupsion nga Sali Berisha dhe Jemin Gjana, sepse kishte vjedhur si drejtor ne projektin e Ministrisë se Bujqësisë, 2KR. Gjykata e shkalles se pare e dënoi Z. Agim Rrapaj me 2 vjet burg për këto vjedhje. Ky Agim Rrapaj ka qene arrestuar edhe ne Itali për disa marifete, por ja gjeti anën dhe doli pas disa javësh ndalim. Shikoje sa qesharak behet Ilir Meta me këta dëshmitarë. Bekim Halilaj i dënuar me 3 vjet burg. Agim Rrapaj me 2 vjet burg. Këta mashtrues dalin para gjykatës dhe shpifin hapur, por harrojnë qe unë i njoh me rrënje dhe dege, i njoh mire. Kam thëne shume pak për këta, ne krahasim me aq sa di.
Zoti Prifti, një pikë tjetër që mbetet me interes për publikun është marrëdhënia e re që ju po tentoni të krijoni me Partinë Socialiste. Publiku dhe media sidomos nuk mund t’i harrojë akuzat e ndërsjella mes jush e zotit Rama apo eksponentëve të tjerë të kësaj partie, nga e cila ka pasur akuza të forta ndaj jush për korrupsion. Ku ndodhen këto marrëdhënie? Sa afër ndiheni me PS-në sot kur kuptohet që ju bashkon opozitarizmi ndaj qeverisë aktuale?
Dua t’i harroj ato histori. PS shpifi kundër meje kur isha ne qeveri, sepse nxitej nga Ilir Meta, i cili i kish premtuar Rames qe do ikte nga koalicioni me Berishën dhe vetëm mua s’me kishte me vete. Ishte një sulm me shpifje. Unë jam i vetmi politikan qe kam deklaruar çdo qindarke qe kam si pasuri, dhe ata merreshin me ato qe unë vete deklaroja. Histori intrigash e shpifjesh. Nga inati edhe unë bëra disa deklarata emocionale kundër Rames apo Erjon Braçes. Me vjen keq për ato, dhe do doja mos t’i kisha bere. Fajin e kishin te dyja palët, qe na përdori përsëri pabesisht Meta.
Unë tani jam i orientuar drejt Partise Socialiste. Do doja mos te isha larguar kurrë prej asaj partie, por sjellja e Fatos Nanos dhe Edi Rames ne momente te caktuara e bene te pamundur bashkëjetesën. Duhet te kisha qene me largpamës, me i duruar dhe me i matur. Ikja nga partitë e mëdha drejt partive te vogla nuk është zgjidhje për askënd. Ne Shqipëri nuk mbijeton dot me ketë sistem politik, dhe ketë sistem zgjedhor, duke qene parti e vogël. Duhet te punosh 100 here me shume se partitë e medha, dhe përsëri mund te mos arrish kurrë asgjë, sepse ditën e zgjedhjeve votat e tua i ndajnë pa asnjë frike te mëdhenjtë.
Te kalojmë ne një bllok tjetër pyetjesh. Si e gjykoni punën që bën sot qeveria?
Ne s’kemi qeveri. Ajo nuk ndjehet për mire askund. Shqipërinë e mbajnë vetëm bizneset private, te cilat punojnë me shume vështirësi, mes dhunës e korrupsionit qeveritar, për te mbajtur ekonominë e këtij vendi ne këmbe, dhe për te furnizuar ketë popull me gjerat me jetike. Qeveria vetëm pengon. Ministrat vonojnë punët, krijojnë pengesa artificiale për biznesin me qellim zhvatjen prej tyre te bakshisheve te majme. E them sinqerisht qe nuk kemi qeveri. Ne mbijetojmë për shkak te sistemit kapitalist dhe shtresës se sipermarresve, qe punojnë për te mbijetuar ky vend. Duhet ja dimë për nder vetëm shtresës se biznesit dhe shqiptareve te thjeshte qe paguajnë taksa dhe punojnë.
A është e përgatitur Shqipëria për te përballuar një krize te monedhës evropiane, apo ndonjë falimentim te Greqisë apo Italisë?
Shqipëria nuk është e përgatitur për asgjë. Kam pare draft-buxhetin e vitit 2012. S’ka asnjë mase anti-krize. S’ka asnjë fond për te ndihmuar bankat nëse kane dyndje nga depozituesit për te tërhequr depozitat e tyre. Nëse bie monedha Euro, bie Evropa. Kjo do sjelle një frike dhe krize pan-evropiane, jo vetëm te BE. Para një muaji Kancelaria Merkel ne kongresin e partisë se saj CDU deklaroi se “Paqja nuk mund te merret si e mirëqenë”, d.m.th se rreziqet janë te mëdha, deri tek lufta. Kurse pak dite me pare Ministri i Financave te Frances foli me hapur, duke thëne se kjo situate financiare ne Evrope mund te sjelle luftëra. Ne Shqipëri ne nuk jemi gati për te përballuar asgjë.
Ju mendoni se bankat shqiptare janë te rrezikuara?
Zyrtarisht FMN thotë se kreditë e këqija ne Shqipëri, ato qe nuk paguhen, kane shkuar 18% te portofolit te bankave. E vërteta është qe ato janë rreth 30%, sepse deklarimet qe bëhen ne Bankën Qendrore janë me rezerva, dhe fshehin te vërtetën. Kjo është shifra me e larte ne Evrope për kreditë e këqija. Edhe 18% është shume e larte. Unë do isha i alarmuar për gjendjen e bankave ne Shqipëri. Këtu askush nuk flet për ketë situate. Qeveria s’ka asnjë fond ne dispozicion për bankat, nëse ndodh një mungese likuiditeti.
Ju mendoni përkeqësim te gjendjes ekonomike ne vend ne 2012?
Viti tjetër do jete shume me keq. FMN dhe Qeveria e thonë ketë hapur. Do bjere kreditimi ekonomisë, do bjere konsumi, do rritet papunësia dhe si rrjedhoje do rritet varfëria. Unë parashikoj qe fundi i 2012 do jete shume me i keq, se fundi 2011. Qeveria nuk po merr asnjë mase për te stimuluar prodhimin, për te rritur punësimin. Ministrat numërojnë ditët ne pushtet dhe presin si hiena te vjedhin diçka me shume çdo dite. Shoh një paralize idesh për te qeverisur. Shoh recesion te pashmangshëm.
Qeveria rizgjodhi Ardian Fullanin për Guvernator te Bankës se Shqipërisë. A mendon se ishte vendim i mire para krizës qe pritet?
Fullani ka punuar mire ne mandatin e pare. në dua te zhvishem nga ngjyrat politike ne ketë rast, dhe te pranoj se rizgjedhja e tij ishte veprimi i duhur. Partia Socialiste e kritikon sepse ai ka bere disa veprime haptas ne favor te qeverise. Unë nuk shoh asnjë gabim këtu. Guvernatori e ka për detyre te mbështese qeverinë, pavarësisht se fare ngjyre politike ka. Fullani është bankier i vjetër, ka eksperience dhe duhet te rizgjidhej Guvernator. Kam bindjen se ai do mbështesr qeverinë socialiste ne 2013, sepse kjo është detyra e tij. Banka Qendrore dhe Qeveria janë dy institucione qe nuk mund te punojnë te ndare.
Si tu duken zgjedhjet ne kryesine e PS?
Demokracia ne nivelin e saj me te larte. Me pëlqeu mënyra si u bene zgjedhjet dhe përbërja e kryesisë se re. Rama ka filluar një rruge te re, te menduar, qe do ta sjellë me siguri drejt pushtetit. Bashkimi i gjithë vlerave është rruga e duhur. Hapja e partisë është rruga e duhur. Programi i ri qeverisës është i studiuar thelle dhe është rruga e duhur për te bindur shqiptaret për ndryshimin.
Nëse e ardhmja e sjell te bashkëpunoni përsëri me Ilir Metën, si e gjykoni?
Nëse bashkëpunimi duhet ne shërbim te vendit, te rikthimit te se majtës ne pushtet apo te integrimit euro-atlantik, unë nuk mund ta përjashtoj kategorikisht. Unë me Ilir Metën s’mund te jem me mik. Nëse partitë apo formacionet politike duhet te bashkëpunojnë për hir te vendit, unë jam ne politike për t’i shërbyer vendit tim.
E mendoni një ri-bashkim Rama, Nano, Meta, etj?
Nano s’ka asnjë shans te behet President, nëse nuk propozohet apo mbështetet nga PS. Meta s’ka asnjë shans te ringrihet politikisht nëse nuk rikthehet majtas. Rama do ta kishte fitoren tepër te thjeshte nëse te gjithë do ishin bashke. Vendimi i takon Rames ta marre. Ata 2 te tjerët kam bindjen qe janë gati. Megjithatë te arrihet kjo, dikush duhet te vej një bast te madh me te ardhmen e vet. Unë personalisht e pranoj dhe ketë kompromis, nëse sjell rrëzimin e menjëhershëm te Berishës. Ndryshe s’ka asnjë vlere, dhe del krejtësisht jashtë logjike. Unë e pranoj bashkimin me te keqen me te vogël, për te hequr te keqen e madhe.
A jeni penduar qe mbështetët krijimin e maxhorances PD-LSI?
PO. Për ketë jam penduar. Ne fillim mendova qe kjo aleance ishte e nevojshme për heqjen e vizave dhe për te zbutur polarizimin politik ne vend, drejt një qeverisje me normale dhe me te kontrolluar. Por gabova. LSI nuk luajti asnjë rol kontrollues apo balancues për pushtetin arbitrar te PD. Përkundrazi PD dhe LSI ndanë pushtetin mes tyre, dhe u siguruan qe secila te vjedh pa u cenuar nga pala tjetër. Ky është gabimi me i madh i karrierës time politike. Edhe sikur te dal nga politika për shkak te këtij gabimi, e meritoj plotësisht.
Ne vend ka filluar kriza energjetike. Çfare po ndodh?
Nuk ka asnjë justifikim as dhe për një minute ndërprerje te energjisë elektrike. Berisha ka premtuar qe s’do ketë kurrë kufizime, por duket qe dhe ky ishte një mashtrim. Kufizimet kane filluar për shkak te korrupsionit te KESH dhe CEZ. KESH ka pasur aq shume ujë këto 2 vjetet e fundit, sa duhet te kishte depozituar energji ose para te paktën për 6 muaj importe te plota. KESH ka shitur energji me korrupsion, e ka shitur lire dhe paratë i ka prishur për rrush dhe kumbulla. Ilir Meta vjet, pas një vizite ne Prage tek CEZ, i beri një ulje çmimit te blerjes se energjisë prej CEZ nga KESH me 20%, duke ja futur kështu thikën ndërvarjes se shtetit, për interesa te dyshimta. CEZ nga ana e vet është një dështim i plote. Privatizimi dështoi dhe kostot i vuajnë qytetaret. CEZ nuk rriti arkëtimet dhe nuk beri investime serioze për te ulur humbjet. CEZ vepron me kufizimet e energjisë pa asnjë kriter, kur kufizimet ndalohen me ligj. Ne ketë situate skandaloze furnizimi, KESH dhe CEZ kërkojnë te rrisin çmimin për konsumatoret. Kjo është e pajustifikuar dhe e padrejte. Çmimi nuk duhet te rritet asnjë qindarke, por duhet te ulet për konsumatoret. Populli i thjeshte nuk duhet te paguaj korrupsionin e KESH, CEZ dhe Qeverise.
E dini ju Z. Prifti se drejtori i CEZ ka rroge 66,000 euro ne muaj?
Ketë nuk e kam dëgjuar kurrë. Qenka skandaloze. Unë di një fakt tjetër: di qe një mik i Ilir Metës ka marre një kontrate nga CEZ për te mbledhe borxhet e kësaj kompanie, qe janë mbi 200 milion euro. Përqindja qe merr miku i Ilir Metës nga borxhet qe mbledh është rreth 26% ose 28%. Pra, nëse mbledh 1 milion euro, ai mban për vete 260,000 euro. Ketë dhurate ja beri atij Meta pak dite pasi u be Ministër i Ekonomisë. Verifikojeni nëse mundeni. S’besoj se jua jep njeri ketë informacion, por përpiquni. Unë di shume gjera, por kujt t’ia themi? Këtu s’ka gjykata. Këtu nuk dënohet askush. Unë s’mund te luftoj i vetëm me balozat.
Si mendoni kush fiton zgjedhjet e 2013?
Zgjedhjet do jene me shpejt se 2013. Zgjedhjet do jene ne 2012. Kjo qeveri nuk do ta shtyje dot me gjate. Zgjedhjet do t’i fitoj opozita. Nuk besoj se ka një shumice shqiptaresh qe duan te vazhdojnë dhe për 4 vjet te tjerë agoninë qe po jetojmë nen Sali Berishën. Berisha e ka talent qe sa here ka pushtetin, e sjell Shqipërinë ne buze greminës.
Mendoni se Presidenti Topi do kthehet ne një faktor te rendesishem politik me partine e re qe premton se do krijoje?
Presidenti Bamir Topi është një personalitet i se djathtës shqiptare. Ai është i pakorruptuar, i paperfolur dhe i dashur për te djathtët. Ne Presidence atij ju rriten vlerat. Tregoi qe ai nuk blihet, nuk trembet dhe orientohet drejt për interesin kombëtar. Ai e ktheu Presidencën ne një institucion te pavarur, dinjitoz dhe te respektueshëm. Si një figure e pastër e se djathtës, Z. Topi do dije te orientohet drejt premtimeve te pambajtura te se djathtës ne 20 vjet. E djathta dështoi me çështjen e pronës, sepse ata e vodhën për interesa te tyre. E djathta dështoi me rehabilitimin e shtresës se persekutuar te komunizmit, sepse përfaqësuesit lider te se djathtës ishin ish-komuniste. E djathta dështoi me krijimin e klasës se mesme dhe te pasur te popullsisë, e cila do ishte baza elektorale e saj, sepse ata u përpoqën te pasuronin vetëm veten dhe oborrin e tyre. Ne 20 vjet, e djathta e drejtuar nga Berisha dështoi te punonte për te djathtën. Bamir Topi e ka fushën e hapur, sepse e djathta e vërtetë është e zhgënjyer dhe e papërfaqësuar. Ai ka për te qene faktor absolut ne zgjedhjet e ardhshme.
Ç’mendoni për emërimet e Topit për KLSH?
Sali Shehu dhe Bujar Leskaj kane qene kandidatura dinjitoze. Këto propozime rezonojne pozitivisht tek te djathtët e vërtetë. Bamir Topi e ka filluar mire aksionin e ri politik.
Kush mendon se do jete presidenti i ri i vendit?
Unë e kam Prifti mbiemrin, por nuk jam profet. Kështu si e ka nisur Berisha, propozimi për President do jete për ndonjë ekstremist qe ka dhëne prova ne shërbim te PD-se. Mbase propozon ndonjë Arben Ristani, ndonjë Sashenka apo ndonjë emër nga këta, qe mbi çdo vlere dhe ligj, mbi interesin e Shqipërisë, kane vene interesin e PD-se. Ketë radhe propozimi i PD-se do jete për ndonjë ekstremist politik dhe shërbëtor te bindur.
bravo prifti te gjithe njerzit e ndershem te vlersojn nese kandidon perseri te gjith miqte qe kam ne fjer do votojn per ty
Dritan Prifti per mua ka meriten e madhe se u tregoi shqiptarve fytyren e vertet te Ilir Metes,por pyetja pse e beri kete gje eshte akoma e hapur.Me beri pershtypje kur thote se nga inati shpifte per Edi Ramen…A ne kopesht jemi more zoti Prift???Ti je ne pozit te veshtir,dhe ske si te thuash ndryshe.Por me pelqeve kur thua se Bamir Topi do jete personi qe do mbizotroi zgjedhjet e ardhshme,faktor absolut,sic e quani ju.Kam rezervat e mia per Dritan Priftin,por nuk eshte akoma koha.Prifti eshte dinak,i zgjuar,kompetent, dhe me te u ka ngecur sharra ne gozhde Berishes dhe Metes,por edhe Edit ka per ti ngelur.
Te lumte Dritan Prifti!!Je nje myzeqar TRIM dhe i ZGJUAR!!!E ke bere Ilir Meten te flase me vete,ndersa Berishen te dridhet se mund t’i rrezohet qeverija!!!Mbeshtete PS-ne me te gjitha forcat dhe pendesa jote e sinqerte per vendimet ne te kaluaren tende,KANE VLERA TE PA ZEVENDESUESHME!!!KJO TREGON SE TI JE NE RADHE TE PARE NJERI E JO KAFSHE SI BANDITET E PUSHTETIT TE SOTEM BERISHIST!!!FEMIJET E TU DO TE MBURREM ME TY TERE JETEN!!!HALLALL QUMESHTIN E NENES!!!
Te lumte Prifti.Te gjith bejne gabim ne jete.Eshte normale.Por dikush lufton per te riparuar ate qe ka gabuar eshte ndershmeri.DRITAN PRIFTI je trim dhe sa me shume tu bjesh ne koke ketyre hajduterve aq me shume ata do te te kene friken sepse jane buracak.KOMPLIMENTE DRITAN.
Komplimente Dritan Prifti.
Gjithe Shqiperia eshte me Ty Dritan.
Drite te te behet rruga qe ke nisur se edhe ne te gjithe do te te ndjekim.
Formo Parti te re. Njerezit e duan shume Ndershmerine dhe Karakterin e Forte dhe do te te vijne nga pas. Ti do te behesh Partia qe aq shume kemi enderruar ne shqiptaret e Shqiperise dhe me ty do te shkojme ne BE brenda disa muajve.
bravo dritan prifti…ne nje rruge te gjate njeriu i rregullon edhe gabimet kur do ….dhe ti kete po e ben
Bravo Dritan.
Me denoncimin tend ke çentruar grushtin me te rende ne surratin e dyshes Berisha – Meta.Do te duhej dhe nje e “majte” fatale per te hedhur k.o keta xhepista te pasurive publike.
Si alternative kemi zgjedhur, ashtu si plaku kinez, te ulemi buze lumit, te armatosur me durim duke pritur kalimin e kufomes qeveritare se dekompozuar prej kohesh. “Che palle”- do te thoshin italianet.
Zoti Prifti, me qendrimin qe keni mbajtur nga shfaqja e videos deri me sot, keni krijuar nje Respekt te lart ne popull. Po nderoni veten dhe po ndihmoni vendin ne kete lufte qe i ke shpallur mafjes Meta-Berisha. Njerezit e ndershem jane me ju. Perendia t’ju ruaj nga kriminelet!!!
Zoti Prifti.
Je ne rrugen e duhur. Mos u terhiq per asnje moment. Presioni qe behet ndaj teje, i cdo lloj forme qofte, tregon forcen tende dhe njeherazi friken e atyre qe e kane lepurin e korrupsionit e pislleqeve ne bark.Mendoj qe gjithcka qe ke te dokumentuar dhe te provuar, duhet ta vesh ne dispozicion te Organeve te Drejtesise, pamvarsisht se ato sot nuk jane te pavarura dhe nuk japin drejtesi. Te akuzuarit me nxjerrjen e problemeve te reja do te tulaten dhe do te fshihen si minjte e gjirizit dhe vete drejtesia do te detyrohet te levize prej vendit sepse me ceshtjet e nisura, te zvarriturra apo te mbyllura ne favor te krimineleve apo te korruptuareve, ka marre nje pergjegjesi penale mbi supe dhe shume shpejt do te filloje krrisja e shtylles kurrizore qe kesaj drejtesie i eshte deformuar me keq se kurrizi dhe hunda e Saliut Bimbashit.
Popullin e ke me vete. Kreditet si politikan te jane shtuar tej mase.
Mendoj se sa me shpejt , duhet te jesh aktiv dhe te kerkosh mbeshtetjen e PS dhe ne bashkepunim me forcen e kesaj partie te madhe opozitare, duhet ta detyroni Sali dhe Ilir Mavrine te kapitullojne pa kushte para 2013. Mbeshtetja e Partise Socialiste madje duhet te te jepet dhe pa ja kerkuar ti.Duke patur figuren e paster, guximin dhe pjekurine qe ke do te jesh 1000 here me i forte dhe i pa prekeshem duke u rikthyer fuqishem dhe sa me pare ne Partine Socialiste qe te krijoi profilin tend si politikan.
Tani sa e mbarova interviste ,Dritan fm per sinqeritetin,me nje gje nuk jam dakort per ate kanditimin e BUJAR LESKAJ (ai eshte shembulli i njeriu me te gjitha te keqijat)nejse nuk te ve shume faj se ndoshta nuk do shume armiq,po nje gje te keshe te qarte qe gjithe shqiptaret e ndershem kudo qe jane brenda dhe jashte vendit jane me ju.
ORE Z:PRIFTI QE TANI DO VEJA BAST ME JU QE ZGJEDHJET MBAHEN ME 2013 DHE KETO ZGJEDHJE KA PER TI FITUAR PD´,PS MUND TI FITOJ ZGJEDhJET ME RAMEN VETEM NE VITIN 2100
S’di pse më rrjedhin lot sa herë që shoh a lexoj diçka të madhërishme:
Sa për shembull.
Në këto vitet e fundit do të përmend disa raste që kam qarë:
Teksa i ngulitur me sy, veshë, mendje e zemër tek ekranni, ndërsa Hashim Thaçi lexonte Deklaratën e Pavarsisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008.
Elsa Lilën tek fliste se u fut me dëshirë në grevën e Urisë në çadrat para Krye-Hajdutërisë.
Janë edhe disa raste të tjera, si p.sh, kur kam bërë Betimin Ushtarak më 1983 në oborrin e Brigadës së Vjetër në Kavajë.
Por hera e fundit ishte kjo, tek lexoja këtë intervistë me Z. Dritan Prifri.
Të lumtë, djalë!
Njerëz të tillë i duhen vendit. A ka më të tillë në të ashtuquajturën LSI apo qoftë edhe PD?
Kështu do të përshpejtohej Rizgjimi Shqiptar!
Kur më?
Dritan Prifti eshte shume here me i mencur se Ilir Meta.
Normale qe do ta vesh akoma me keq me shpatulla pas murit Kokelopen, Z. Prifti.
Prifti ka nuhatje ne politike, eshte i artikuluar, i arsimuar, ka nerv dhe ka treguar se eshte njeri i aksionit politik. E djathta liberale dhe ne pergjithesi qendra ka nevoje per figura te tilla qe balancojne populizmin dhe anarshine e dy kraheve te politikes shqiptare. Pershkrimi qe i ben Metes,po ti shtosh pershkrimin qe i ka bere Rama dhe ta mbyllesh me shprehjen lapidare te Cac Angjelit:”Mallkuar dita qe te kam njohur ty”, del se Meta eshte Ferri i Dantes i politikes shqiptare.
Myzeqeja dhe Libofsha duhet te ndihen mire me kete djale qe i futi dy kembet ne nje kepuce aksidentit te politikes shqiptare me emrin Meta.
Bravo Dritan. Eshte nje interviste ne kohen dhe vendin e duhur.
Ti sot je ne mes te tunelit, por ke drite nga te dy anet. Shqiperia ka nevoje per ty.
komplimenta marin-komenti juaj eshte sh i bukur…
brilante…..thenia se “Kush del në opozitë me dëshirë të tij, s’ka frikë nga e kaluara e vet, kush do të rrijë me çdo çmim në pushtet, ka frikë nga ajo që ka bërë”
Te lumte.
Anila
Sa budallej jeni o shqiptare i hani mashtrimet e priftit po ai nje fotokopje e kokelopes eshte .konflikti eshte kush te vjedhe me shume
E dini cdo te thote te dalesh kunder Ilir METES?
Po jeni bere pervers ne te peshtyrin dhe ne perbaltjen e kujtdo qe denoncon me fakte te pakundershtuara mafien.
Ndaj perfundoni gjithmone te shpellari Sali…qe ju a “qeveris” sic duhet qejfin.
i nderuar i ke hyre nje rruge shume te veshtire por besoj se do ja dalish ner kete vend te djallosur nga servile te pangopur ZOTI qofte me femijet tuaj ne keto momente te veshtira kam shume per te thene se jam nje nder themeluesit e freshit dhe e njof me mir mbase ju ilir meten tradhetarin me te madh te kombit e ka shit interesat e ps dhe kombit qe nga 94 duhet mbase ta dishe mir dhe shume djem kan ikur nga kjo jete more i nderuar nga keto prapaskena te ketyre kelysheve antishqiptar nuk po zgjatem me me kete pleher si iliri e suita e tije zoti ua thefte qafen bashke me sali serbin