SHENIM/ Krenar që nuk merr vota për vete e partinë e tij

5 Dhjetor 2011, 13:33Politika TEMA
SHENIM/ Krenar që nuk merr vota për vete e partinë e tij

Dita e diel ishte një ditë e mbarë për dy vende- me disa ngjashmëri me Shqipërinë. Së pari në Kroaci opozita arriti të dalë fitimtare, duke mposhtur qeverinë që vetëm pak ditë më parë mori miratimin nga Parlamenti Europian për anëtarësim në BE në vitin 2013. Rruga e Kroacisë pritet të jetë shumë e vështirë për shkak të korrupsionit, papunësisë, por edhe problemeve të tjera ekonomiko- financiare, që e rendisin atë si një vend të ngjashëm me Greqinë.

Së dyti, në Rusi votuesit ndëshkuan Vladimir Putinin për qeverisjen e tij dhe për faktin se kërkon të jetë në përjetësi në pushtet. Edhe pse manipulimet kanë qenë masive, sërish Putin nuk arriti të ndalë rënien e lirë të partisë së tij.

Shqipëria ngjan me Kroacinë për shkak të synimeve të përbashkëta për integrim, kurse me Rusinë për mënyrën se si bëhen zgjedhjet dhe se si qeveris një emër i vetëm.

Ndërkohë të dielën në Durrës, kryeministri ynë, më i plakur se kurrë, u tha të rinjve se ai po qëndron në pushtet pasi ka rrëzuar Nanon duke përdorur Edi Ramën. Ngjashëm mund të kishte thënë se sërish është në pushtet se po përdor Metën për të mposhtur Edi Ramën. Çudi e madhe që asnjëri nga ata studentë që do marrin një copë diplomë dhe do jetojnë në parajsën e Berishës, nuk e pyeti se përse nuk flet ti kryeministër sa e ke rritur partinë tënde në zgjedhje, sa vota ke marrë ti si Sali Berisha dhe logoja e partisë tënde. Duket se i ka mbetur arma e fundit që pas zgjedhjeve lokale kjo e përdorimit të votave të të tjerëve për të trembur opozitën. Si është e mundur që ky kopshti me lule nuk i jep vota këtij kryeministri mjaftueshëm sa për të qëndruar në pushtet pa pasur nevojë të përçajë të tjerët, të përdorë kulisa e të devijojë vota që janë drejtuar së pari kundër tij? A e keni dëgjuar të flasë për votat që merr ai vetë, reformat e tij dhe logoja e partisë që drejton? Ky duket se është mjerimi i fundit, tentativa e fundit për tu thënë shqiptarëve se unë jetoj falë përçarjeve, jo falë votave. Dhe përdor një tezë që ia plaste turinjve Fatos Nano kur ishte në opozitë. Sa herë e kemi dëgjuar Nanon t’i thoshte se Berisha është humbësi më i keq, kundërshtari më i dobët, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje. Tani këto gjëra ia thotë kundërshtarit të tij. Sa keq të jesh krenar që nuk merr vota dot!

 

 

21 komente në “SHENIM/ Krenar që nuk merr vota për vete e partinë e tij”

  1. norton says:

    SA FOTO E PESHTIRE , SHTRIGANI ME TE RINJTE , OPO MIRE TE NA BEHET MBAJME KETE PLEHER NE KRYE , TE ZGJEDHUR ISHIN KETA TE RINJTE ?? APO VENTE KUSH TE DONTE ??? DUKE DEGJUAR PYETJET PERGJIGJET NGJANTE ME SHUM SI NJE TEKIM I ENVER HOXHES ME TE RINJT E FORUMIT RINOR TE PARTIS SE PUNES , TE GJITHE TE LUMTUR TE GEZUAR ME PERALLAT E XHAXHA SALIUT

    1. Argita_B says:

      Po te shihesh foton, Sali Sallomi ne te majten e tij ka zgjedhur nje top modele nga fshati tij…

  2. eli-Tiv says:

    …duhet ti ndalohet ne menyre kategorike ketij njeriu te takohet me te rrinjte..Saliu eshte shembelltyre e njeriut imoral…genjen..vjedh..vret..e perseri genjen—dhe e gjithe kjo ne menyre transparente..prinderit duhet te ndergjegjesohen urgjentisht !!!
    Shkollat e mjedise tew tilla jane kthyer ne dekor te ketij imorali..

    1. APOKALYPSIS says:

      Jo moj e nderuar, ne kete bote te lire kushdo ka te drejte te beje zgjedhjet e veta!!
      Ajo qe duhej ishte qe keta te rinj (te mjere, me keq se aksionistet e Enverit) duhej te bojkotonin kete vrases, kete kriminel 20-vjecar te atij vendi, e jo te me krekoseshin ketu ne photo me keq se Rinia e PPSH-se!!

      Fatkeqesia e atij vendi tashme nuk eshte Berisha se ai ka rrjethur, po eshte gjithe ai popull dhe rini qe e pranojne per kryeminister, bile i bejne dhe qejfin ne kete menyre kaq te neveritshme!

  3. geri says:

    do ta provoje ne 2013 ky kopil kur ti marre 15 deputete LSI se c’fare kualicioni ka ndertu kur tia blejn votat, se sot me mire eshte me qene me LSI.se ben shum pare….

  4. elvi says:

    Berisha nuk ka genjyer.Ai ka thene te verteten.Se qe Rama ka bashkepunuar me te per rrezimin e Nanos kjo nuk eshte ndonje e re dhe kete e dine sh.mire te gjithe e sidomos ata me prane qarqeve te Ps-s.Qe mjafti ishte nje buratin i zotit Rama edhe ky eshte fakt gjithashtu.Kete e tregon me se miri Erjon Veliaj qe deklarohej asnjeanes ne krye te tij e me pas vrapoi te lepinte kocken qe i hodhi Rama duke kandiduar per deputet ne rastin e pare.Ishte ky Erioni qe drejtonte protestat Nano ik dhe eshte po ky buratin qe sot vendoset ne krye te organizimit te kesaj partie duke perqeshur keshtu ata perkrahes te Nanos qe kane dhene shume me teper per ate parti por qe bejne gabimin te shprehin mendimin e tyre haptazi,gje te cilen Rama nuk e koncepton e as nuk e fal dot.Por Ps-ja nuk mund te jete kjo dhe nuk mund te jete vetem kaq:Nuk mund te perfaqsohet nga Erioni,as nga stafi i bashkise,as nga ndertuesit e shperblyer.Nuk mund te vihet e tera ne funksion te njerit dhe te endrres se tij per kryeminister.Kjo e majte e sotme eshte e coroditur,e percare dhe me e dobet se kurre.Kjo nuk mund te perbej kurrsesi alternative!

    1. Emir says:

      Shumë mirë Elvi, po do të dëshiroja që ti të shtosh dhe reagimin e Edi Ramës, duke e akuzuar Sali Berishën si rrenacak pa cak.

  5. ana says:

    vetem nje te ardhme ka shqiperia qe mendoj mund te jet me i miri Bamir Topi te ndrojm nje her vetem pd ps nje forc e tert do ishte shum mir ju lutem jepni sygjerime

  6. Elvi says:

    Fatkeqsisht une nuk shoh mundesi te nje poli te 3-te(pervec Lsi qe jam e bindur do vazhdoj gjithnje me aleanca) ne Shqiperi.E para sepse nuk hyn me ne vizionin e ketij populli qe tashme sheh vetem 2 ngjyra dhe e dyta sepse mungojne fatkeqsisht lider qe te vihen ne loje me keto rregulla.Te Topi nuk shoh personalisht asnje alternative,asnje vizion dhe as karizmen e nevojshme politike sepse ka fjetur shume dhe tani qe u zgjua per interesat e tij krejtesisht personal ne kerkim te rizgjedhjes eshte teper vone.Shoh te ky personazh paralelizma te pafundme me ate qe ka qene karriera politike e Rames ne Ps.Te dy pershtyne ne pjaten ku hengren me kenaqsi te madhe per vite me rradhe…

  7. luksenburg says:

    Per te pare intelektin e kryeministrit shqiptar,mjafton te shikoni intervisten qe dha ne krah te berluskonit ne tirane.Me palaco nuk behet me.idjot debil komlet.edhe nje adoleshent nuk do eksitohej ne ate forme. Ne qofte se kataklizma do te ndodhe ne bote,nuk do behej me keq cka bere SALIU ne shqiperi.

  8. sali says:

    Rinia shqiptare eshte rinija me me pa identitet ne boten e qyteteruar .Kudo ne bote jane te rinjte qe bejne ndryshimet .kurse ne shqiperi megjithese 90 % e saj eshte e papune e pa asnje shprese per te ardhmen vete dhe degjon idiotsirat e personit i cili e ka lene dhe po e le ne kete gjendje rinine e vendi te vet .Turp per keta te rinj pa ndjenje per vehten e tyre te pakten qe vene e marin pjese te degjojne ginjeshtrat e radhes .Me vjen keq per ta qe e quajne vehten studenta

  9. Liza says:

    Fytyra me e ndyre qe mund te nxjerre rraca njerezore

  10. SADIU says:

    O TE RINJ! PAS KUJT VINI O TE SHKRET. PO VAJTE PAS TIJ VETEM TE KEQIA TE VIJNE, VARFERI, PAPUNESI DHE PO QE SE DO TE VAZHDOJ EDHE PAK MUAJ AI DHE URI MASIVE DOTE KETE SE QE LYPIN I KINI PARE KAZANVE TE PLEHRAVE DHE TE ULUR NEPER KRYQEZIMIT TE RRUGEVE NE TIRANE APO QYTETE TE TJERE.

  11. alban says:

    Ajo qe me shqeteson me tevertete eshte fakti se si kamundesi qe keta te rinj, te pakten ne moshe te tille duken, pranojne te shkojne ne nje takim ku do te flase vrasesi i shqiptareve, vjedhesi i pasurise kombetare te Shqiperise, manipulatorit te pashembullt ne historine boterore te votimeve, perçaresi e i madh i popullit dhe ipopullit shqiptar!? Ndoshta mund te jene femijet e anetareve te PD dhe te LSI si dhe femijet e te punesuarve te Ilir Metes, ndyshe nuk shpjegohet! Turp dhe harram!

  12. maloku i pagdhendur says:

    Jam dakord me shkrimin por pjeserisht.Nuk kuptoj se si nje kryeminister flet para brezit te ri per brockulla si nje njeri i rendomt qe thote hapur se cfare mjetesh perdor per te marre dhe mbajtur pushtetin, ne nje kohe qe duhet te jete sherbetori i tyre dhe te zgjidh problemet e njerezve dhe te vet studenteve qe ai i genjen me paturpesi.Po per aresimin ska cte thote trapi se merr pare nga Kristali ku kristalizohet e ardhmja e tyre..Edhe arsimin e prishi e i vuri kazmen. Tung

  13. BARO CORROGJAFI says:

    EDHE VETE KETA TE RINJ DO TE MBETEN TE TURPERUAR NJE DITE KUR TE SHOHIN KETE FOTO (ME HIR APO ME PAHIR),SE SI E KANE GJETUR DURIMIN TE DEGJOJNE NJE KRYMINISTER TE TILLE: RRENCAK,HIPOKRIT,DEMAGOG,VRASES,TE PABESE,I ETUR DERI NE VDEKJE PER PUSHTET,MASHTRUESI ME I MADH I SHQIPTAREVE,MJESHTER I KONVERTIMEVE POLITIKE,.(.ME ASNJE CILESI POZITIVE.)tE SHUMTE JANE ATA QE E BESOJNE QORRAZI.eDHE ATYRE DO T’JU VIJE TURP NGA VETJA NESER.

  14. Shkupi says:

    Nuk eshte problem Berisha por berishizmi.Historikisht nuk kane qene problem as Noli,as Zogu,as Enveri,…problem kane qene nolistet,zogistet,enveristet,…Shqiptaret me sy te mbyllura dhe me ,axhele,i pranojne ideologjite,i kultivojne,i konsumojne,i rrenjosin ne shpirterat e tyre,dhe cka eshte me e keqja i mbrojne me fanatizem madje edhe me cmimin e vellavrasjes.Ne kete drejtim duhet te angazhohemi per te shenuar nje ndryshim thelbesor,gjithmone per te mos u gozhduar ne ideologjite perkatese.

  15. tomori beratit says:

    Nuk mund ta kuptoj e besoj qe akoma paska te RINJ qe besojn e dalin ne foto me kete te semur psiqik?TURP;TURP;TURP.Kjo eshte çmenduri.

  16. ivani i madh says:

    KY saliu hunde palla pse svete ne nje universitet jashte vendit ku jetojne e punojne emigrantet e te beje nje debat si ky i DURSIT ME FEMIJET E EMIGRANTVE QE STUDJOJNE NE KETO UNIVERSITETE E TA SHOHIM SI DO DALE KY KARAGJOZ I DALE BOJE e BEN NE DURES SE ATJE TE GJITHE STUDENTET JANE TE PERGJUAR NGA SHIKU e pasaj kane probleme me diplomimin e tyre,ata sjane budallenj qe te miren me nje te rjedhur nga trute. E cmund te presesh nga nje plake llafazane qe sle hale pa trazuar se era e saj e kenaq.

  17. dymi says:

    Sal-iu eshte fatkeqesia e kombit. Tani i leverdis te thote se kam bashkpunuar me Edin per rrezimin e Nanos, sepse me kete synon qe te beje diversion tek ata socialiste miope qe nuk iu ndahet shpirti nga batakciu qe ja futi me keq se te gjithe PS; ti beje ata qe te zemerohen me Edin. Ka nje fatalitet ne historine e Shqiperise. Neqofte se Koco Tashkua nuk do te merrte Enverin ne mbledhjen per formimin e PKSH, do te na ishte kursyer ndoshte vendosja e atij komunizmi aq te eger. Ne vitin 1990 ne ditet kur zhvilloheshin demonstratat kunder rregjimit, neqofte se Edi Rama nuk do te kishte qene ne Korfuz per celjen e nje ekspozite pikture dhe neqoftese nuk do te kishte arritur me vonese pasi kishte mbaruar votimi naten, kur u zgjodh Komisioni Nismetar per organizimin e PD,pa dyshim qe ai, pra Edi Rama do te ishte zgjedhur kryetar i PD dhe do ta kishte perzene me shkelma Sal-iun si te derguarin e Ramizit tek studentet si dhe per brohoritjen qe beri ne sheshin e studenteve per Ramizin.
    Por kjo do te kishte persiri nje pasoje te keqe. ne kete rast Saliu do te ishte bere kryetar i PS dhe per pasoje ajo parti do te kishte mbetur edhe sot e gjithe diten nje parti enveriste sic e la Ramizi ne mos me keq.
    Vete mortja e merr te rinj, femije te pafajshem etj dhe nuk fshin nga faqja e dheut plehren. Po nuk thote kot i ziu popull qe nuk bie rrufea ne hale.

  18. maloku says:

    O Baro

    Ja ke thene shumicen ketij njriu te pashpirte POR ke harruar dhe nje veti te Salias qe eshte PEDOPHILE sepse prandaj vete takon femijte ky kelysh i fundit i komunizmit. Ky hajdut dhe vrases i pabese dhe pedophile po nuk e futi shqiperine dhe njehere ne lufte nuk iken. Eshte turp i madhe i ketyre te rinjve mgjse ata jane kelyshet e tij sepse baballaret i kane cuar me zorre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje